Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

MINISTRI NDOKA KËRKON RRITJEN E KUJDESIT NDAJ PACIENTËVE

Gjatë analizës një vjetore të punës së drejtorisë së shëndetit publik në qarkun e Korçë


Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka mori pjesë sot në analizën e drejtorisë së shëndetit publik në qarkun e Korçës për vitin 2007,  gjatë së cilës kërkoi rritjen e kujdesit dhe  transparencës me pacientët.

Në fjalën e tij, Ministri i Shëndetësisë u shpreh se “në një spital rajonal, me kushte bashkëkohore siç është ky i Korçës, u shërbehet afro 270 mijë qytetarëve, prandaj dhe kërkoj nga personeli i këtij spitali një kujdes maksimal për pacientët".
 
Ministri Ndoka shtoi se gjatë vitit të kaluar u shënua rënie e rasteve të numrit të vdekjeve, por nënvizoi ai “kërkohet më shumë kujdes dhe vëmendje për rastet e sëmundjeve epidemiologjike, me qëllim shmangien e alarmit në opinion”. Sipas tij, në funksion të përmirësimit të kujdesit mjekësor dhe mbrojtjes së shëndetit të pacientëve, në tremujorin e parë të këtij viti do të kalohen në parlament dy ligje të rëndësishme, ai për financimin e kujdesit shëndetësor dhe ligji  bazë i shëndetësisë.
 
Një nga prioritetet e këtij viti, vijoi ministri, do të jetë përfshirja e të gjithë qytetarëve në  skemën e sigurimeve shëndetësore.
 
Në përfundim Ministri Ndoka, kërkoi nga drejtuesit e spitalit të Korçës, që të zgjerojnë bashkëpunimin me spitalet e vendeve fqinje të Greqisë dhe Maqedonisë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Prefektja e Qarkut Korcë znj. Elfrida Zefi, përshëndeti punën e bluzave të bardha të këtij qyteti dhe ofroi kontribut dhe mbështetje për qëllimin e përbashkët në shërbim të qytetarit.

 

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 17 Janar 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara