Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

GËRDEC - MSH: UJI I PIJSHËM DERI TANI I PANDOTUR NGA MBETJET TOKSIKE

MSH: Do të vaksinohen të gjithë të plagosurit e Gërdecit

Masat e Grupit të Përgjigjes së Shpejtë në Shëndetin Publik 

Uji i pijshëm në bashkinë Vorë, rezulton i pandotur nga mbetjet toksike, bën me dije, Ministria e Shëndetësisë, bazuar në rezultatet e punës së Grupit të Përgjigjes së Shpejtë në Shëndetin Publik.

Grupi i punës i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP, ASHR dhe OBSH, po japin rekomandimet përkatëse dhe vlerësimet paraprake të fakteve, masat parandaluese që duhen marrë në ujin e pijshëm, në vaksinimin e popullatës, dizinfektimin e kafshëve dhe grumbullimin e popullatës së zhvendosur në zonën e Vorës. 

Ministria e Shëndetësisë, sqaron se nga analizat e deritanishme të ujit të pijshëm, (mostra të marra nga pikat fundore dhe puset), tregojnë se uji i pijshëm nuk është i ndotur. Për monitorimin e ujit të pijshëm grupi i emergjencës po bashkëpunon me sektorin e Ujësjellësit, i cili po merret me klorinimin (për periudhën e emergjencës 2 miligram për litër ujë). Vlerësimi kimik dhe mikrobiologjik i ujit të pijshëm po kryhet intensivisht.

Veç ekzaminimit të ujit të pijshëm, zona Gërdec, ku ka ndodhur shpërthimi do t’i nënshtrohet dezinfektimit dhe pastrimit nga mbetjet toksike dhe kafshëve të ngordhura, me synim shmangien e kontaminimit të ambientit. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në bashkëpunim me bashkinë e Vorës, po zhvillohen kontrolle për praninë e kafshëve shtëpiake të ngordhura dhe po kryhet dezinfektimi në zonat e pastruara nga municionet.

Një nga vendimet e grupit të emergjencës është edhe vaksinimi i njerëzve të lënduar për  sëmundjen e tetanozit. Ministria e Shëndetësisë shpjegon se procesit të vaksinimit do t'i nënshtrohen personat  që kanë rënë në kontak me lëndët plasëse dhe me hekurishtet.

Grupi i Përgjigjes së Shpejtë në Shëndetin Publik ka konstatuar se përgjithësisht qendrat shëndetësore në bashkinë e Vorës janë jashtë funksionit, me dritare e dyer të thyera dhe tavane të rëna. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga shtatë qendrat shëndetësore (në  Gërdec, Marqinet, Marikaj, Muçaj, Gjokaj dhe Fushë Prezë, Vorë), vetëm dy janë funksionale.

Grupi i punës aktualisht po evidenton nevojat më emergjente të qendrave shëndetësore. MSH thekson se po shihet mundësia që një pjesë e dhomave të poliklinikave të vihen në punë me synim që sistemi të funksionojë të paktën për shërbimin psikologjik dhe mjekësor.

Këto masa konsiderohen nga Ministria e Shëndetësisë afatshkurta, pasi për ndërmarrjen e masave afatgjata fillimisht do të kryhet përllogaritja e kostos së dëmeve të shkaktuara.

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 17 Mars 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara