Poliklinika, rikonstroksion dhe modernizim shërbimesh
Poliklinika, rikonstruksion dhe pajise moderne shendetësore
Investimi në poliklinikën nr. 3 , 400. 000 euro.
Rrritje e cilësisë së shërbimit për pacientët
Kushte më të mira punë për mjekët
` Referuar artikullit të Gazetës Shqiptare, datë 17/04/2008, mbi disa probleme lidhur me rikonstruksionin e Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3 sqarojmë se :
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Kooperacionin Italian, siç dihet, do të rikonstruktojë disa poliklinika për shërbimet e specializuara ambulatore në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Dibër. Në Tiranë në këtë projekt janë përfshire Poliklinika e Specialiteteve nr. 2 dhe nr. 3 .
Në Poliklinikën Qëndrore (nr. 3), që është institucioni shëndetësor me ngarkesë më të madhe, fillimi i punimeve sigurisht ka sjellë pengesa në zhvillimin normal të aktivitetit të mjekëve dhe shërbimin ndaj pacientit .
Këto kushte janë të detyrueshme sepse një pjesë e specialisteve janë ngushtuar duke punuar në ambiente të përbashkëta me kolegët e tyre.
Kjo poliklinikë në përfundim të rehabilitimit të saj do të këtë ambiente të bollshme, teknologji mjekësore moderne dhe kushte shumë më të mira shërbimi si për punonjesit ashtu dhe për pacientët .
Me të gjithë specialistët dhe autoritetet drejtuese të këtij institucioni janë përcaktuar ambientet e nevojshme për çdo specialitet mjeksor, bazuar jo vetëm në hapsirat aktuale, por edhe në perspektivë, duke patur parasysh punën voluminoze që kryen ky institucion.
Ky projekt ka angazhuar gjithashtu edhe ekspertë të huaj me pervojën e duhur në fushën e ndërtimit dhe planifikimit shëndetësor . Investimi në poliklinikën nr. 3 kap vlerën e 400. 000 euro.
Shërbimet e specializuara do të vendosen sipas një funksionimi racional duke u gërshetuar në bazë të nevojave që pacienti të mos sorollatet sipas rekomandimit që do t’i japë mjeku specialist.
Çdo shërbim i cili është ngritur bazuar në urdhëresat e Ministrisë së Shëndetësisë apo rregulloret përkatëse, përfshirë ketu edhe atë dermovenerian, do të funksionojë sipas standartit të parashikuar në rregulloren përkatëse.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 17 Prill 2008 |