Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

MSH: 15363 punonjës të sektorit shëndetësor përfitojnë rritje pagash që nga 1 Korriku 2008

Shëndetësia me rroga më të larta, mjekë dhe infermierë deri në 15% rritje rroge

Planifikimi dhe administrimi i sistemit shëndetësor prioritet i përdorimit të buxhetit 

Punonjësit e sektorit shëndetësor, në vijim të politikës që Qeveria Shqiptare po ndjek këto vite, duke filluar nga 1 Korriku 2008, përfitojnë rritje mesatare pagash, në masën 15 për qind.

Ministria e Shëndetësisë, bën të ditur se për vitin 2008 është planifikuar rritje pagash për të gjitha kategoritë e punonjësve në sektorin shëndetësor, ku numri total i të cilëve arrin në 15363 punonjës. 

Rritja mesatare e pagave është 15 përqind. Për kategoritë kryesore, punonjësit me arsim të lartë dhe personeli infermieror përfitojnë një rritje pagash në masën 15 përqind, ndërsa për nëpunësit civile, punonjësit e aparatit të Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e pagës do të jetë në masën 5 përqind.

Gjithashtu, Qeveria ka miratuar aplikimin e shtesës për kualifikimin shkencor për punonjësit e sektorit shëndetësor, në të njëjtën mënyrë me nënpunësit e tjerë të administratës publike. Ndërkohë, me vendimin e rritjes së pagave të personelit infermieror është miratuar dhe rritja e shtesës së pagës së punonjësve të infermieristikës për punën në turnin e dytë. Kjo shtesë nga 50 lekë në ditë, është ndryshuar në 120 lekë në ditë.

Nga të dhënat mësohet se rritjet e pagave në vitet e mëparshme kanë qenë për vitin 2005 në masën 11 përqind, për vititn 2006 në masën 20 përqind dhe në vitin 2007 ka qenë një rritje prej 20 përqind.

Efekti financiar, që rrjedh nga zbatimi i vlerave të reja të pagave do të përballohet nga fondet e politikave të parashikuara në buxhetin e shtetit, për rritjen e pagave për vitin 2008. 
 

Nivelet e pagave për disa nga kategoritë kryesore paraqiten si më poshtë:

 
deri më 1 Korrik
pas 1 Korrikut 2008
Mjekë në QSUT
37393
43000
Mjekë në institucione të tjera
32409
37000
Infermierë në QSUT
25270
29000
Infermierë në institucione të tjera
20800
27000

Që prej vitit 2005 dhe deri tani, shëndetësia vijon të jetë sektori i dytë ose i tretë më i financuar nga buxheti i shtetit. Investimet në shëndetësi janë rritur deri të dy herë, fondet për medikamente janë rritur tre herë, dhe në tërësi shpenzimet për pajisje, mallra e shërbime janë rritur çdo vit me 12-15%.   

MSH për vitin 2008 ka një buxhet 8.7% herë më të lartë se më 2007, vit në të cilën pati një rritje masive të pagave të mjekëve, infermierëve dhe stafit mbështetës me rreth 15-23%. Këtë vit ka rritje të ndjeshme të pagave për infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë.

Prioritetet e përdorimit të buxhetit shtetëror për vitin 2008 vijojnë të jenë shërbimet në kujdesin dytësor, në kujdesin parësor, në shëndetin publik dhe në planifimimin e administrimin e sistemit shëndetësor. 

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 17 Korrik 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara