|
Ministrja e Shëndetësisë, znj.Anila Godo, takime pranë Bankës së Këshillit të Europës në Paris.
Ministrja e Shëndetësisë Zj.Anila Godo, zhvilloi nje vizitë pune, në datat 17 e 18 Tetor 2008 pranë Bankës së Këshillit të Europës në Paris me Zëvendës Guvernatorin e Bankës së Këshillit të Europës Z. Imre Tarafás, Drejtorin e Departamentit të Projekteve të CEB Z. Theodore Ivanov dhe Menaxherin për CEB-it për Shqipërinë Z. Cristian Tabacaru. Gjatë këtyre takimeve u zhvilluan bisedime kryesisht në lidhje me projektet që bashkëfinancohen nga kjo organizatë në sektorin e Shëndetësisë e konkretisht lidhur me Projektin e Fazës së Parë te QSUT-se; Projekti i Fazës së Dytë të QSUT-se dhe Projekti I Fazës së Tretë të Spitalit Rajonal të Shkodrës .
Në lidhje me keto projekte:
- Faza e Pare e Spitalit Universitar “Nene Tereza“ te Tiranes
Projekti i Fazës së Parë të QSUT-se parashikon nje vlerë investimi prej 21.4 Milion Dollarë Amerikane ndërkohë që vetëm vlera e komponentit të ndërtimit është 20.25 Milion Dollarë Amerikane. Prej vlerës totale të investimit CEB-i financon 63% te komponentit të ndërtimit dhe Qeveria Shqipetare 37%. Projekti është bërë efektiv në Shtator 2005 dhe pritej që ai të përfundonte në Dhjetor 2008. Pas rishikimeve të bëra ai parashikohet të perfundojë ne fund të vitit 2009. Në këto rishikime përfshihet edhe shtesa e dy kateve në godinen A e cila do të bëhet me financimin e Qeverise Shqipëtare në vlerën 1,48 Milion Euro dhe është rënë dakord ndërmjet CEB-it dhe Ministrisë së Finanacave që kjo vlerë të konsiderohet si kontribut i Qeverisë për Fazën e Dytë të Masterplanit; Aktualisht pritet që nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të alokohet buxheti i nevojshëm prej 8.3 Milion Euro(Buxheti i vitit 2009) për financimin e komponentit të pajisjeve mjekësore ndërkohë që lista e pajisjeve si dhe specifikimet teknike janë të përgatitura nga Konsulenti. Shumë i rëndësishëm mbetet koordinimi i aktivitetit të ndërtimit me instalimin e pajisjeve në mënyrë që të evitohet përfundimi i ndërtimit pa pasur të instaluara pajisjet, gjë e cila do te shkaktonte shumë dëmtime në godinën e re dhe kosto shtesë të konsiderueshme.
- Faza e Dytë e Spitalit Universitar “Nënë Tereza“ të Tiranës
Vlera e investimit për këtë fazë është parashikuar rreth 57 Milion Euro së bashku me teknologjinë mjekësore sipas tabelës më poshtë:
| |
Elementet |
Kostoja (pa TVSh-ne) |
| 1 |
Punime civile dhe pajisje dy katet shtese, ndërtesa kryesore |
12 748 000,00 |
| 2 |
Punime civile dhe pajisje ndërtesa e re |
40 252 000,00 |
| 3 |
Mbikqyrje punimesh, asistence teknike, prokurime |
2 600 000,00 |
| 4 |
Perditesimi i Master Planit |
200 000,00 |
| 5 |
Studimi i Ndikimit ne Mjedis (SNM) |
200 000,00 |
| 6 |
Studimi i energjise |
180 000,00 |
| 7 |
Komponenti i Teknologjise se Informacionit |
250 000,00 |
| 8 |
Trajnime, transferim, organizim |
200 000,00 |
| 9 |
PIU + auditimi i projektit |
350 000,00 |
| |
Totali |
56 980 000,00 Euro |
CEB-i parashikohet të financojë 50% të kostos së përgjithshme neto 28,490,000 Euro të kostos totale. Gjithashtu, është aplikuar për një kontribut prej IPF të Komisionit Europian, për aktivitetet e studimeve, asistencës teknike dhe të mbikqyrjes. Një shumë prej 580,000 Euro është miratuar tashmë prej bordit të IPF në Qershor 2008, me qëllimin për të mbuluar elementet e Përmirësimit të Master Planit, Studimit të Ndikimit në Mjedis dhe të Studimit Energjitik. Është në pritje pjesëmarrja në financim prej Fondit OPEC me rreth 22 Milion Euro (Hua + Grante). Pjesa e mbetur nga investimi i përgjithshëm për këtë fazë, do të mbulohet nga Buxheti i Qeverisë Shqipëtare.
- Faza e Tretë e Spitalit Rajonal të Shkodrës
Projekti synon vazhdimin e rehabilitimit të Spitalit të Shkodrës, në pajtim me planin e përgjithshëm të ndërtimit dhe të rehabilitimit të përmirësuar (Master Plani)
Punët kryesore të planifikuara të fazës së tretë do të jenë:
(i) Përfundimi i realizimit të departamenteve dhe shërbimeve që përfshihen në Master Planin fillestar (Rehabilitimi i Spitalit Psikiatrik, Spitalit Pediatrik, Ndërtesës Ndërmjetëse dhe Ndërtimi i godinave të reja për Departamentin e Endoskopisë, Pavionit të pacientëve për sëmundje akute mendore, kuzhina, lavanderia, zgjerimi i mjediseve teknike);
(ii) Ndërtimi i mjediseve të përshtatshme për pacientët akute dhe kronikë të psikiatrisë gjatë vitit të parë të zbatimit;
(iii) Integrimi i poliklinikës në zonën spitalore (me rreth 15-17 shërbime);
(iv) Organizimi i një rrjedhe të logjikshme të punës;
(v) Përmirësimi i regjistrimit dhe menaxhimit.
Kostoja e përgjithshme e parashikuar e Projektit eshte 10.5 Milion Euro pa përfshirë TVSH-në
nga te cilat 6 Milion Euro financohen si kredi e bute prej CEB , 150 000 Euro jane grant I dhene nga CEB dhe 4,331 Milion Euro eshte kontributi i Qeverise Shqipetare. Zbatimi i Projektit do te shtrihet ne periudhen 2008-2010 dhe data e perfundimit te tij eshte parashikuar 31 Dhjetor 2010.
Projekti i Fazës e Tretë dhe permbyllese te rehabilitimit/ndertimit te Spitalit Rajonal te Shkodres do të përmirësojë aksesin e kujdesit shëndetësor për banorët e qarkut të Shkodrës dhe të rrethinave, duke garantuar një sistem kujdesi shëndetësor të efektshëm dhe të qëndrueshëm. Menjëherë pas përfundimit të rehabilitimit sipas kesaj faze, spitali do të zbatojë kritere të reja të shërbimeve shëndetësore dhe do të përfshijë një bashkërendim të mirë ndërmjet shërbimeve të specializuara, një dizenjo të përshtatur ndaj nevojave te pacientit dhe te personelit, një fleksibilitet të gjerë për ndryshime te mundshme, standarde të përshtatshme të kujdesit, të gjitha këto në interesin më të mirë të pacientëve të shtruar dhe ambulatorë prej Qarkut të Shkodrës.
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 17 Tetor 2008 |