Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ndoka – Tragjedia: Të plagosurit e shtruar nuk janë në rrezik për jetën  

Ndoka: Shërbim psikologjik për të plagosurit dhe familjarët e tyre

Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, zhvilloi sot një tjetër takim me drejtuesit e Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe Spitalin Ushtarak, me synim rivlerësimin e situatës shëndetësore të rreth 45 të plagosurve të shtruar. 

“Pacientët e shtruar po përballojnë një situatë të vështirë edhe nga ana psikologjike. Ata veç plagëve të marra kanë humbur edhe të afërmit e tyre. Për këtë arsye një kujdes i veçantë po i kushtohet edhe shërbimit psikologjik”, u shpreh ministri Ndoka, duke shtuar se mjekët po e kryejnë detyrën e tyre me të njëjtën përkujdesje, pavarësisht ngarkesës së punës gjatë ditëve të fundit.  

Ndoka gjatë vizitës në QSUT, deklaroi se gjendja shëndetësore e pacientëve të shtruar është e mirë. “Ka pacientë që kanë probleme me djegiet, por nuk janë në rrezik për jetën”, konfirmoi Ndoka, sipas të cilit deri tani nga të dhënat e mjekëve nuk mendohet të trasnportohet ndonjë pacient për kurim në vendet fqinje. Ato po marrin shërbimin e duhur mjekësor.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të 16 të plagosurve të transportuarve për kurim në Itali, Ndoka, tha se “jemi informuar se dy prej pacinetëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Po mbajmë komtakte të vazhdueshme me autoritete italiane”. 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në QSUT po trajtohen 22 persona (7 pacientë në reanimacion dhe 15 në pavion) dhe në Spitalin Ushtarak 23 pacientë.   

Shërbimi i okulistikës në QSUT, i cili dy ditë më parë priti 19 të plagosur, aktualisht nuk ka më pacientë. I fundit është larguar mëngjesin e sotëm.

QSUT spitali më i madh në vend, në ditët e para të tragjedisë trajtoi rreth 62 të plagosur, të shtruar në Spitalin e Djegie Plastikës, në okulistikë dhe në urgjencën e spitalit nr. 2.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 18 Mars 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara