Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Liberalizohen procedurat për licensimin e aktiviteteve në sistemin shëndetësor 

MSH: Ndryshojnë procedurat për licensimin e farmacive 

Për një kategori të caktuar licensash për ushtrimin e aktiviteteve private procedurat do të kryhen në Drejtoritë Rajonale të Rretheve  

Miratohen ndryshimet në Ligjin e Barnave dhe Shërbimin Farmaceutik  

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave, vendosi liberalizimin e procedurave të licensimit të disa aktiviteteve private në sistemin shëndetësor.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, ligjit nr. 3766, datë 17.12.1963 “Për kujdesin shëndetësor”, i ndryshuar, ligjit nr. 8167, datë 21.11,1996 “Për shërbimin shëndetësor stomatollogjik”, i ndryshuar, ligjit nr. 7975, datë 26.07.1995 “Për barnat narkotike dhe substancat psikotrope”, i ndryshuar si dhe ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave, vendosi në mbledhjen e sotme që:

  1. Personat fizik dhe juridik, vendas dhe të huaj që duan të ushtrojnë veprimtari private në fushën e shëndetësisë, i nënshtrohen procesit të licensimit për ushtrimin e aktivitetit.
 

    2. Ministria e Shëndetësisë, licenson aktivitetet e mëposhtme:

    1. Spitalet
    2. Fabrikimin e medikamenteve, materialeve të mjekimit dhe paisjeve mjekësore
    3. Import – eksportin dhe tregëtimin me shumicë e pakicë të barnave narkotike dhe substancave psikotrope
 

    3. Aktivitetet e tjera në fushën e shëndetësisë, licensohen nga  Drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethe. 

  1. Për licensimin e aktivitet privat në fushën e shëndetësisë, zbatohet procedura e autodeklarimit, duke u dorëzuar “Formulari i Autodeklarimit”.
 
  1. Ministri i Shëndetësisë, miraton “Formularin e Autodeklarimit” për secilin aktivitet në fushën e shëndetësisë.
 
  1. “Formulari i Autodeklarimit”, dorëzohet nga subjekti pranë institucioneve shëndetësore, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 2 dhe 3 të këtij vendimi.
 
  1. Institucioni shëndetësor, i përcaktuar në pikën 2 dhe 3 të këtij vendimi, brënda 20 (njëzet) ditësh, nga dorëzimi i “Formularit të Autodeklarimit”, kryen inspektimin për verifikimin e kushteve të ambientit si dhe autodeklarimit të bërë nga subjekti. Nëse rezultati i inspektimit përputhet me autodeklarimin e subjektit, lëshohet “Akt Miratimi Provizor”, i cili është i vlefshëm për një periudhë 10(dhjetë) ditore deri në përgatitjen e dokumentit që e shpall veprimtarinë të  licensuar.
 
  1. Nëse brënda 20 (njëzet) ditësh nga dita e dorëzimit të “Formularit të Autodeklarimit”, institucioni shëndetësor i ngarkuar, nuk shprehet, veprimtaria quhet e miratuar.
 
  1. Vendimi nr. 238, datë 10.04.2003 “Për licensimin e veprimtarisë private në fushën e shëndetësisë, shfuqizohet.
 
 

Projekt vendimi “Për miratimin e veprimtarisë private në fushën e shëndetësisë”, përgatitet në kuadër të reformës rregullatore, me qëllim heqjen e barrierave të tepërta në ushtrimin e veprimtarisë private në fushën e shëndetësisë. 

Prej  një viti, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës, në kuadrin e reformës rregullatore, në bashkëpunim me grupin  “Task Forc” është punuar  dhe është rënë dakort për të heq mjaft nga kërkesat e përcaktuara për  licensimin për aktivitet privat. 

Në mënyrë të përmbledhur  nëpërmjet këtij projekt vendimi  hiqen  disa nga kërkesat të cilat nuk kanë vlerë reale si:

  • Hiqet  akti  pronësisë dhe kontrata e qerasë .
  • Hiqet detyrimi  për anëtarësimin  në shoqatat e  profesionistëve.
  • Hiqen  vërtetimet nga gjykata, prokuroria e përmbarimi.
 

Kërkesa për hapjen e një aktiviteti privat në fushën e shëndetësisë me këtë vendim kthehet në një formular autodeklarimi, i cili do të konceptohet në tre pjesë: 

Në pjesën  e parë deklaron gjeneralitetet, lloin e aktivitetetit që kërkon të ushtroj, adresën e ushtrimit të aktivitetit, nr. e certifikatës së rregjistrimit tatimor, lejen e ushtrimit të profesionit nga urdhrat e profesionistëve.

Në pjesën e dytë deklaron  zbatimin e gjithë kritereve të përcaktuara nga Ministri i Shëndetësisë për  ambientin, aparaturat, paisjet.

Në pjesën e tretë deklaron se subjekti njeh dhe zbaton aktet ligjore dhe nënligjore në fushën ku do të kryej aktivitet privat si dhe mban përgjegjësi të plotë për  çka ka deklaruar në këtë formular.  

“Formularët e Autodeklarimit”, miratohen nga Ministri i Shëndetësisë, sipas fushave që mbulojnë. Gjithashtu, formularit i bashkëlidhet gen-plani i  ambientit si dhe leja higjeno - sanitare e këtij ambienti. 

Dorëzimi i formularëve për të aplikuar për miratimin e aktivitetit, bazuar në këtë vendim, tashmë do të bëhet pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Spitalet, fabrikuesit e barnave, materialeve të mjekimit dhe paisjeve mjekësore dhe në drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethet përkatëse për  aktivitetet e tjera të fushës së shëndetësisë. 

Brënda një periudhe 20 (njëzet) ditore nga data e dorëzimit të formularit të Autodeklarimit” institucioni shëndetësor i përcaktuar sipas pikave 2 dhe 3 të këtij vendimi, duhet të organizojë inspektimin për verifikimin e kushteve të ambientit dhe deklarimeve të paraqitura në formular. 

Nëse rezultati i inspektimit përputhet me ç` është deklaruar në formular  nga subjekti, athere lëshohet “Akti Miratim Provizor” I vlefshëm për një periudhë 10(dhjetë) ditore, deri në përgatitjen e dokumentit që e deklaron  subjektin të licensuar për të kryer aktivitet privat në fushën e shëndetësisë. 

Nëse brënda 20 (njëzet) ditësh nga dita e dorëzimit të “Formularit të

Autodeklarimit”, institucioni shëndetësor i ngarkuar nuk shprehet,

veprimtaria quhet  e miratuar automatikisht.  

Gjithashtu, e re e këtij vendimi është se gjithë procesi i licensimit për aktivitetet që përcaktohen në pikën 3 të vendimit do të bëhet nga strukturat lokale të shëndetësisë duke përcaktuar dhe afate kohore, duke lehtësuar kështu  këtë proces.

Kjo do të shoqërohet  me një  inspektim  mjaft të fortë prej  strukturave shëndetësore  në mënyrë që heqja e barrierave të mos  të  jap  impakt negative në drejtim të uljes së standarteve në  shërbimin shëndetësor.   

Në projekt vendim janë pasqyruar vrejtjet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës. 

Për  këtë, për  lehtësimin e barrierave administrative,  mbështetur dhe në reformën rregullatore që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, paraqesim projekt - vendimin “Për miratimin e veprimtarisë private në fushën e shëndetësisë”. 

                                    

* * *

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar projektligjin “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për barnat dhe Shërbimin farmaceutik”. Ky projektligj është përgatitur në zbatim të reformës rregullatore për lehtësimin e procedurave të dhënies së licensave, lejeve, autorizimeve nga MSH. 

Ç`farë të rejash sjell ky projektligj?  

    1. Tregëtimi me shumicë i barnave do të miratohet jo më nga Komisioni i Licensimit në MSH por nga Drejtoritë e Shëndetit Publik nëpër rrethe.
    2. Vendoset parimi i autodeklarimit të subjektit që kërkon të ushtrojë aktivitet në fushën farmaceutike
    3. Kriteret që duhet të plotësojë subjekti do të miratohen me VKM ndërsa modeli i autodeklarimit do të miratohet nga Ministri i Shëndetësisë.
    4. Vendoset parimi i miratimit të heshtur pra nëse autoriteti i autorizuar nuk jep miratimin ose mosmiratimin e veprimtarisë për një perjudhë 20 ditore nga paraqitja e autodeklarimit atëherë kjo veprimtari konsiderohet e miratuar
    5. Eshtë reduktuar eksperianca e punës për drejtuesin teknik të shpërndarësit farmaceutik nga 2 ( ligji i vjetër) ne 1 ( propozuar)
    6. Eshtë reduktuar eksperienca e punës për drejtuesin teknik të farmacisë nga 3 ( ligji  i vjetër) ne 1 ( propozuar)
    7. Farmacisti pajiset me lejen e ushtrimit të profesionit nga Urdhëri i Farmacistit
    8. Veprimtaria e farmacive do të miratohet jo më nga Komisioni i Licensimit në MSH por nga Drejtoritë e Shëndetit Publik nëpër rrethe, edhe këtu mbështetur në parimin e autodeklarimit të subjektit
    9. Eshtë hequr lëshimi i lejeve të importit për barnat e rregjistruara e cila jepej nga QKKB. Projektligji prashikon kryerjen e procedurave të importit pranë zyrave doganore  të hyrjes dhe mbi bazën e regjistrit të barnave të botuar.
    10. Duke qenë se procesi i licensimit bëhet me autodeklarim  funksioni për marrjen e masave për kundravajtjet administrative  dhe heqjen e licensës ( këtë funksion në ligjin në fuqi e ka Komisioni i Licesnimit)i ngarkohen inspektorëve farmaceutikë.
 
 

Edhe projektvendimi për miratimin e veprimtarisë private në fushën e shëndetësisë, është propozuar në zbatim të reformës rregullatore për lehtësimin e procedurave të dhënies së licensave, lejeve, autorizimeve nga MSH. 
 

    Të gjithë veprimtaritë e tjera do të licensohen nga DSHP 

  1. Hiqen disa nga kërkesat që i kërkoheshin subjekteve sipas vendimit të mëparshëm si:
 

        Akti i pronësisë dhe kontrata e qerasë

        Vërtetimi nga gjykata, prokuroria dhe përmbarimi  

  1. Vendoset parimi i autodeklarimit dhe miratimit të hështur për të gjithë veprimtarite në fushën e shëndetësisë.
 
  1. Formulari i autodeklarimit miratohet nga Ministri i Shëndetësisë.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 18 Qershor 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara