Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministrja Godo takim pune me z. F. A. Willson, Ambasador i Britanisë së Madhe 

Godo : Bashkëpunim konkret për reformat në shëndetësi

Godo: Prioritet specializimi i mjekëve

Godo – Willson: Bashkëpunim për përfundimin e reformave

Sot, Ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë znj. Anila Godo, zhvilloi një takim pune me, z. F. A. Willson, Ambasador i Britanisë së Madhe në vendin tonë. 

Ministrja Godo, duke vënë në dukje marrdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve, tregoi gadishmërinë maksimale për bashkëpunim me Britaninë e Madhe në realizimin e reformave në shëndetësi, bashkëpunim ky që pritet të përmirësojë dhe të modernizojë sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Ministrja Godo, propozoi bashkëpumin për përmirësimin e standarteve, trajnimin e mjekëve tanë në Britani, si pika kyçe për rritjen e standarteve të shërbimit shëndetësor. 

Z. Willson, përgëzoi ministren për detyrën në krye të këtij institucioni duke ofruar mbështetje maksimale për realizimin e reformave të ndërmara për rritjen e cilësisë së shërbimit për pacientët shqiptar. Ky bashkëpunim konsiston sidomos në trainimin e stafit mjekësor.

Ministrja Godo, falenderoi në emër të MSH - së ambasadorin e Britanisë së Madhe për bashkëpunimin dhe ndihmën, duke theksuar historinë e gjatë të këtij bashkëpunimi mes dy vendeve mike në fushën e shëndetësisë.  

Zoti Ambasador, shprehu mbështetjen e tij dhe besimin se kërkesa për bashkëpunim mes dy vendeve do të ketë një reagim pozitiv edhe nga Ministria e Shëndetësisë në Britani. 

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 19 Gusht 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara