|
Ministrja e Shëndetësisë znj.Anila Godo përuron urgjencën e re të qytetit të Sarandës
Ministrja e Shëndetësisë,znj. Anila Godo ka përuruar sot, urgjencën e re në qytetin bregdetar të Sarandës. Në këtë ceremoni morën pjesë te gjithë autoritetet vendore të rrethit. Pas ceremonisë, Ministrja e Shëndetësisë, Zj.Anila Godo është takuar me personelin e Spitalit, ku është njohur me problemet e hasura të stafit dhe ka siguruar bashkëpunimin e ministrisë me autoritetet vendore për problemet e shëndetësisë.
Vizita e Ministres së Shëndetësisë, zj.Godo, ka vijuar në spitalin e Delvinës, në kuadër të inspketimit të qëndrave shëndetësore në vend, që nisi ditën e djeshme me spitalin e Tepelenës e më pas me atë të Gjirokatrës.
Ministrja Godo, pas takimit me drejtuesit dhe mjekët e spitalit të Tepelenës u shpreh:
“Kemi ardhur me drejtuesit e Drejtorisë Spitalore dhe shëndetit parësor për të parë problemet e shëndetësisë në Tepelenë. Faktikisht probleme ka mjaft, por problemi më kryesor që në e gjejmë në rrethet e thella është mungesa e specialistëve. Në shumë specialitete mungojnë specialistët, të cilët për arsye të ndryshme janë larguar ng tepelena dhe nuk janë zëvenndësuar me të tjerë. Është një problem që po kthehet në prioritet për tu zgjidhur nga Ministria e Shëndetësisë. Ka dhe probleme të tjera që në shpresojmë se mund të ndërhyhet për ti minimizuar dhe zbutur ato ose zgjidhur përfundimisht, ashtu siç janë problemet që kanë të bëjnë me shërbimin parësor të ambulancave dhe qendrave shëndetësore në komuna.”
Gjithashtu znj. Godo u shpreh se këtë vit mund te të gjendet një zgjidhje të mirë në bazë të projektit të mbështetur nga USAID dhe qeveria shqiptare për rikonstruksionin dhe pajisjen qoftë me kapacitete njerëzore profesionale qoftë me pajisje mjekësore të të gjitha qendrave shëndetësore.
“Ka probleme të tjera që kanë të bëjnë me rikonstruksionin e spitalit të Tepelenës, -tha ministrja Godo.. Në fakt për 3 vjet nuk është vënë dorë në spital sidomos reparte si ai i pediatrisë dhe i patologjisë meritojnë një rikonstruksion dhe kjo do të diskutohet në ministri. Ka dhe probleme të tjera të cilat do t’I konsideroja të zgjidhshme si disa aparatura në laboratore jofunksionale. Përsa I përket shpërndarjes së medikamenteve më duket që Tepelena është më pak problem nga rrethet e tjera, duket që është menaxhuar më mirë nga drejtuesit. Siç dihet problemi I medikamenteve është një problem për tërë vitin, për tërë shëndetësinë shqiptare.”
Edhe në spitalin e Gjirokastrës, sikurse sot, në Spitalin e Sarandës dhe Delvinës, Ministrja e Shëndetësisë, znj. Godo ka vërejtur problemet me të cilat haset sistemi shëndetësor në këto rrethe. Sipas saj prioritet i ministrisë mbetet përmirësimi I shërbimit në shëndetin parësor dhe pajisja me medikamente. Godo është shprehur se problemet me stoqet e medikamenteve janë të mbartura që prej vitit të kaluar dhe së shpejti do të gjendet një mënyrë më efikase e shpërndarjes së tyre.
Në kuadër të këtyre vizitave, Ministrja e Shëndetësisë, znj.Godo, ka ndaluar edhe në komunën e Lazaratit, ku ka takuar autoritetet e pushtetit vendor dhe është njohur me problemet e kësaj zone në fushën e shëndetësisë
Qytetarë!
Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322
Tirane, me 19 Shtator 2008 |