Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministria e Shëndetësisë kryen investime të mëdha për spitalet e reja në QSUT, Kavajë, Shkodër dhe Durrës 

Ndoka: Brenda 2009 një spital i ri modern në Tiranë 

Ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, inspektoi sot punimet e kryera në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas projektit të ri, në këtë qëndër do të investohen 14 milion dollarë nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB) dhe 7.4 milion dollarë nga Qeveria Shqipëtare. Në përfundimin e fazës së parë të projektit ku bën pjesë ndërtimi i një ndërtese të re spitalore me 5 kate ku do të vendosen  shërbimet e ekzaminimeve të imazherise dhe diaknostikimit; qendra e sterilizimit; urgjenca; mjeksia e përgjithshme, laboratorët klinikë, hematologjia, si dhe laboratori historlogjik. Brenda saj do të jenë 115 shtretër për trajtimin e të sëmurëve. Ministria ka parashikuar financimin e pajisjeve të reja mjeksore dhe deri në mesin e vitit 2009 spitali do të jetë tërësisht i pajisur e në dispozicion të qytetarëve. 

Qendra e traumatologjisë që do të ngrihet në godinën e re, pranë Sëmundjeve të Brendshme (6 katëshit) në Qëndrën Spitalitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, do të jetë më e specializuar. Kjo ishte deklarata e Ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, i cili inspektoi punimet e fazës së parë për ndërtimin e spitalit të ri. Ndërsa komponenti i pajisjeve mjeksore do të financohet nga Qeveria Shqiptare në masën e rreth 8 milion eurove.

 
“Në këtë spital të ri me pesë kate, i cili pritet të përfundojë brënda viti 2009, shërbimi i traumatologjisë në QSUT do të jetë më i specializuar. Kjo do të thotë që edhe QSUT do të ketë shërbimin e saj”, deklaroi Ndoka, duke shtuar se ndërtimi i spitalit më të ri në Tiranë (me sipërfaqe prej 75 mijë metrash katrorë) u vlen të gjithë spitaleve, mjekëve dhe qytetarëve, pasi përqëndrimi i disa shërbimeve si ai i urgjencës, imazherisë, laboratorëve dhe i mjekësisë interne do të ndihmojë në mbarëvajtjen dhe efektivitetin e punës së spiatlin “Nënë Tereza”QSUT. ” 

Ndërtimi i deritanishëm i spitalit të ri në QSUT i takon fazës së parë, nga shtatë fazat e parashikuara në Masterplanin e zhvillimit të kesaj Qendre.  Në këtë Fazë po realizohet një ndërtesë e re spitalore me 5 kate ku do të vendosen shërbimet spitalore. Në katin e nëndheshëm do të funksionojë Departmenti i Imazherisë,Diagnostika funksionale (fillimisht e paparashikuar) dhe Sterilizimi Qendror (fillimisht I paparashikuar). Në katin e parë të spitalit do të vednoset Departamenti i Urgjencës Mjekësore Nr. 1 dhe Departatmenti i Urgjencës Mjekesore Nr. 2, (përfshirë 18 shtretër me qëndrimi observimi afatshkurtër). Në katin e dytë do të ketë pavione të Mjekësisë së Përgjithshme (2 x 30 shtretër), ndërsa kati i tretë do të jetë Reanimacioni me 15 shtretër (fillimisht, i parashikuar me 10 shtretër) dhe laburatori kimik. Kati I Katërt do të përmbajë Departamentin e Hematologjise (me16 shtretër standard, 6 shtretër të specializuar dhe 14 vende për kujdes ambulator). Kati i fundit i spitalit të ri do të ketë shtatë Salla Operacioni, Dhoma e Zgjimit pas Operacionit (8 shtretër) dhe Laboratori Histologjik.

 
Numri i përgjithshëm i shteterve është 115. Blerja e pajisjeve mjekësore do të përfshijë pajisjet e imazherisë, diagnostikës dhe laboratorëve, të cilat do të zhvillohetn gjatë vitit në vazhdim për të mos penguar ecurinë e ndërtimit. Buxheti për këtë qëllim është i disponueshëm nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo fazë e ketij projekti parashikohet të perfundojë rreth mesit të vitit 2009.  
Faza e Dytë e punimeve ( që kushton 23.039.120,00 USD) të masterplanit pritet të nisë menjëherë pas fazës së pare. 
 

Bashkëngjitur keni të dhënat për katër projektet e financimeve të huaja dhe të buxhetit të shtetit në spitalet kryesore: 
 

Faza e parë - QSUT 

Kjo është  Faza e Parë, nga 7 fazat e parashikuara në Masterplanin e zhvillimit të kësaj Qendre.  Në këtë Fazë po realizohet një ndërtesë e re spitalore me 5 kate ku do të vendosen  këto shërbime: 

Kati nëntokë:    Ekzaminimet e imazherisë dhe diaknostikimit; 

                            Qendra e sterilizimit.

Kati i Pare:        Urgjenca 1 dhe Urgjenca 2   me 18 shtretër observimi . 

Kati i Dytë:        Mjeksia e Përgjithshme me 60 shtretër  

Kati i Tretë:       Me 15 shtretër dhe Laboratoret Klinikë

                  
Kati i Katërt:  Departamenti I Hematologjisë me 16 shtretër standard, 6 shtretër të specializuar dhe 14 shtretër për pacientët ambulatore. 

Kati i Pestë :       7 salla operacioni , 8 shtretër post operator dhe Laboratori Histologjik 

Pra numri I përgjithshëm I shtetërve është 115. 

Blerja e pajisjeve mjkësore do te kryehet me dy ose tre lote nga të cilat loti kryesor do të jetë ai ku do të përfshihen pajisjet e imazherisë, diagnostikës dhe laboratorëve, I cili do të duhet të zhvillohet gjatë vitit në vazhdim(2008) për të mos penguar ecurinë e ndërtimit. Buxheti është I disponueshëm nga Ministria e Shëndetësisë për këtë qëllim. Kjo fazë e këtij projekti parashikohet të përfundojë rreth mesit të vitit 2009.

 
 

II. Faza e III-të  e Projektit të Spitalit Rajonal Shkodër 

Vlera e investimit të Fazes së III ështe rreth 10.5 Milion Euro, nga të cilat 6.29 Milion Euro mbulohen nga CEB (59% e kostos së Projektit), ndërsa 4.041 Milion Euro nga Qeveria Shqiptare. Një shumë prej 169 Mijë Euro është gjetur nga CEB si Grant. 
 

Përsa i përket rëndësisë së implementimit të këtij Projekti theksojmë se kjo Fazë konsiderohet si një pjesë integrale e dy fazave të më përparshme të përfunduara dhe pa të cilën ky spital nuk do të kryente funksionet bazë të parashikuara për funksionimin e tij. 

Duke parë rëndësinë e vacantë të përfundimit të këtij projekti, Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar të fillojë ndërtimin të kesaj faze në mes të vitit 2008. 

Objektivi kryesor i Fazës së III është realizimi i shërbimeve të përfshira në Masterpalan që janë si më poshtë vijon: 

Rehabilitimi i të gjithë godinës ekzistuese të spitalit të sëmurëve mendor dhe ndryshimi i destinacionit të tij në disa shërbime të tjera. 

  • Godinat  që do të rehabilitohen përfshijnë: reparti i diagnostikimit, reparti i farmacisë, reparti i fizioterapisë , reparti i endoskopisë, 72 shtretër të pediatrisë 39 shtretër të kirurgjise, 39 shtretër për sëmundjet e brendshme, reparti i patologjisë, administrata si dhe dhomat e mjekëve dhe të stafit  për mjeksinë e përgjithshme, kirurgjinë, pediatrinë dhe radiologjinë.
  • Godinat e reja do të përfshijnë: Guzhinën, sallat elektro-mekanike si dhe do të bëhet lidhja e godinave me njëra-tjetrën brenda spitalit.
  • Poliklinika e qytetit do të transferohet brenda qendrës spitalore duke bërë përshtatjen dhe rehabilitimin e njërës prej godinave ekzistuese.
 
 

Objektivat kryesore të kësaj faze përsa i përket funksionimit të brendshëm : 

  • Përmirësimi i shërbimit të pacienteve të shtruar ashtu edhe për ata ambulatore duke u ofruar një shërbim mjeksor me nivel të lartë profesional.
  • Gjithashtu realizimi i kësaj faze do të zgjidh përfundimisht ndarjen e vizitave dignostikuese për pacientët e shtruar dhe ata ambulatorë .
  • Akomodimin e pacientëve me sëmundje mendore kronikë në godina të përshtatshme të ashtuquajtura “Casa Mimosa”, si dhe akomodimin e pacientëve me sëmundje mendore akute në godina brenda hapësirës së Spitalit.
 

Si përfundim, zbatimi i Fazës së I dhe të II konfirmoi korrektësine Masterplanit. Statistikat tregojnë që shërbimi shëndetësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës është përmirësuar së tepërmi dhe numri pacientëve të trajtuar këtu është rritur.

Realizimi i Fazës së III do të kompletojë shërbimin në këtë spital duke përmirësuar akoma më tepër trajtimin si të pacientëve të shtruar ashtu edhe atyre ambulatorë .Kosto e diagnostikimit dhe treajtimit do të ulet. 

III.  Faza e Dytë e Rehabilitimit të Spitalit të Përgjithshëm të Durrësit 

Projekti i Rehabilitimit të Spitalit të Përgjithshëm të Durrësit (Faza e Dytë) po realizohet me  një financim si kredi e butë prej 7,046 Milion Dollarë Amerikanë prej Bankës Islamike për Zhvillim kryesisht për pjesën e punimeve civile dhe të Qeverisë Shqipëtare me një financim prej 1,177 Milion Dollarë Amerikanë si kontributi lokal në këtë projekt  kryesisht për pajisjet dhe mobilierinë spitalore të kësaj faze. 

Projekti, i cili është drejt përfundimit, ka si qëllim ndërtimin e një ndërtese të re me katër kate në territorin e Spitalit të Përgjithshëm të Durrësit duke rritur kapacitetin me tij me 160 shtretër  si dhe rehabilitimin rrënjësor të ndërtesës së maternitetit po brenda këtij Spitali, duke iu përgjigjur nevojave të popullsisë së Durrësit dhe të rajonit. Dorëzimi I këtij objekti spitalor do të behet brenda muajit Prill të këtij viti. 
 

IV.  Ndërtimi I Spitalit të Ri të Përgjithshëm të Kavajës. 

Projekti i Ndërtimit të Spitalit të Ri të Përgjithshëm të Kavajës po realizohet me një financim si kredi e butë prej 5,69 Milion Dollarë Amerikanë prej Bankës Islamike për Zhvillim kryesisht për mbulimin e punimeve civile të ndërtimit të spitalit, një shumë prej 2,42 Milion Dollarë Amerikanë prej Fondit OPEC për financimin e pajisjeve mjekësore dhe 650 Mijë Dollarë Amerikanë nga Qeveria Shqipëtare si kontibut lokal në ketë projekt. Punimet civile për ndërtimin e këtij spitali kanë nisur në Tetor 2007 dhe pritet të përfundojë brenda 6 mujorit të parë 2009.  

Projekti i ndërtimit të Spitalit të ri të Përgjithshëm të Kavajes synon ofrimin e një shërbimi spitalor cilësor për popullsinë e Kavajës dhe ai do të jetë i pajisur me shërbimet kryesore spitalore të: patologjisë, pediatrisë, obstektrikë-gjinekologjisë, mikrokirurgjisë, kirurgjisë së urgjencës dhe reanimacionit. E reja në këtë spital do të jetë vendosja e shërbimit të fizioterapisë në të.  Ky spital do të ketë në total rreth 90 shtretër.

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 20 Shkurt 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara