Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministria e Shëndetësisë bën publike të dhënat për përbërjen, funksionimin dhe informacionet e kontaktit me qëndrat komunitare të shëndetit mendor. 

MSH:  Në Tiranë, tre qëndra komunitare të shëndetit mendor

 

Ministria e Shëndetësisë vë në dijeni opinionin publik të interesuar se aktualisht në Tiranë funksionojnë tre qëndra të rëndësishme të trajtimit të rasteve për të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor. Konkretisht, ato janë: 

1. Qëndra Komunitare e  Shendetit Mendor  nr.1 ( ndodhet mbrapa ambasades Amerikane) me nr. tel 04- 375-929 

2. Qëndra Komunitare e Shëndetit Mendor nr. 2 (ndodhet  tek 21-shi tek çerdhja 4-Stinët)  me nr. tel 04-259-426 

3. Qëndra Komunitare e Shëndetit Mendor  nr.3 ( ndodhet tek poliklinika e specialiteteve nr 3) me nr. cel 0682274042 

Këto qëndra  janë funksionale dhe veç popullatës prej 150 mijë banorësh, ofrojnë shërbime dhe janë në dispozicion edhe për familjet e tragjedisë së Gërdecit. 

Shërbimi në këto qëndra ofrohet nga një ekip multi disiplinar me:

3 mjek psikiatër

6 infermiere

2 psikologe

2 punonjës social

2-3 terapist okupacional 

Shërbimet që ofrojnë këto qëndra janë: 

Vlerësimi; diagnostikim dhe vlerësim shumë planesh I pacientit. 

Vizita shtëpie; ofrohet shërbim në shtëpi në rastet kur pacienti nuk mund të frekuentojë qëndreën, në rastet e ndërhyrjes në krizë, në vëzhgimin e ecurisë së terapisë etj. 

Punë terapeutike me individin dhe familjen; ndërgjegjësim për gjendjen ku ndodhet vetë pacienti, mundësitë që ka për përmirësimin e funksionimit, këshillim, psikoedukim, psikoterapi, takime individuale me familjarët peër informim mbi problemet e shëndetit mendor, për të rritur shprehite e përballimit të situatës problematike etj. 

Ndërhyrje për të ngritur një rrjet social ndihme jashtë familjes; forcimi I rrjetit natyral të ndihmës dhe koordinimi me agjenci dhe institucione të tjera që mund të ofrojnë shërbime ndaj pacienit,punësimi. 

Krijimi dhe forcimi I marrdhënieve me kujdesin e shërbimit parësor dhe me shërbimin e psikiatrisë pranë QSUT-së. 

Riaftësimi; përfshirje në veprimtari krijuese dhe argetuese me qëllim pasurimin e shprehive sociale dhe profesionale (si kursi I anglishtes dhe kursi I kompjuterit). 

Këshillim Social dhe Advokaci. 
 

Gjithashtu  pranë QKSHM nr.1 dhe nr.3, një pjesëe stafit multidisiplinar ofron shërbime për fëmijë/adoleshent (0-18 vjec). 
 

2. QENDRA KOMBETARE E MIRERRITJES, ZHVILLIMIT DHE 

   REHABILITIMT TE FEMIJEVE TIRANE. 
 

QKMZHRF ndodhet në Kombinat, Tiranë me nr tel 04- 351- 893 

QKMZHRF- ofron ; 

- diagnostikim

- vlerësim

- psikoterapi

- këshillim psiko-social

- Trajtim medico-edukativ 

Me një personel me: 

- mjek pediatër zhvillimi

- mjek psikiatër

- psikolog

- punonjës social

- edukatore zhvillimi

- fizioterapist

- ergoterapist

- logopedist 

Numri total i  punonjësve 68. 

Kjo është një qëndër për fëmijë 0-6 vjeç dhe është ngritur si një qëndër prevenuese, diagnostikuese dhe trajtuese për të gjitha problematikat e fëmijërisë së hershme. 

Shërbimi në këtë qëndër ofrohet nga një ekip multidisiplinar, i cili nëpërmjet punës së tij të kualifikuar, përpiqet maksimalisht t` ju sjellë fëmijëve me probleme zhvillimi dhe familjeve të tyre vlerësimin maksimal. 

Misioni i qendrës është të përmirësojë cilësinë e jetës së fëmijëve me nevojave të veçanta dhe të mbështesë familjet e tyre në proçesin e mirërritjes, kujdesit dhe edukimit të fëmijëve. 

Procesi diagnostik dhe trajtues mundësohet edhe nga shërbimi me shtretër.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 20 Mars 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara