Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

MSH:  Shëndeti mendor, prioritet i Politikave Shëndetësore

MSH: Mbështetje dhe falenderim për punonjësit e shëndetit mendor

MSH: Janë organizuar trainime për punonjësit e shëndetit mendor si dhe për mjekët e familjes 


Shqipëria, në zbatim të ligjit të Shëndetit Mendor, ka zhvilluar dhe po zbaton planin e veprimit për zhvillimin e shërbimeve të shëndetit mendor, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj personave në nevojë dhe familjeve të tyre.

'Në sajë të koordinimit të përpjekjeve reformuese të dikasterit të Shëndetësisë dhe strukturave në varësi, në bashkëpunim me OBSH-në, aktualisht Tirana është e mbuluar me tre qëndra shërbim komunitar multidisiplinar të shëndetit mendor. Në Dibër, Gramsh, Vlorë dhe Shkodër, funksionojnë qendrat e shëndetit mendor, ndërsa janë duke u ngritur qëndra të tilla në Korçë dhe Cërrik ', dhe po zhvillohen edhe trajnime për punonjësit mendor (që kanë një raport 1 psikiatër për 780 mijë banorë) dhe mjekët e familjes.

Në kuadër të konkretizimit të Strategjisë së Shëndetit Mendor, ka përfunduar rehabilitimi i Shërbimeve të Pranimit në Spitalet Psikiatrike, të cilat synojnë krijimin e një shërbimi modern të pranimit sipas kritereve të OBSH, me qëllim reduktimin e shtretërve, duke evituar shtrimet e panevojshme. Gjithashtu janë organizuar aktivitete me karakter sensibilizues dhe është miratuar rregullorja e shëndetit mendor. 

Ministria e Shëndetësisë, në zbatimin e reformës në fushën e shëndetit mendor, është orientuar drejt ngritjes dhe zhvillimit të një sistemi të balancuar me synim afatgjatë fuqizimin dhe shtrirjen e rrjetit të strukturave komunitare; ofrimit të shërbimeve nga ekipe multidisiplinare nëpërmjet futjes së figurave të reja profesionale (punonjës socialë dhe psikolog), optimizimit të shërbimeve ekzistuese dhe bashkëpunimit më funksional ndërmjet strukturave me shtretër (e në mënyrë të veçantë me shërbimin e mjekut të familjes, me qëllim bërjen efektive të rrjetit të të gjitha strukturave ekzistuese dhe të reja të shërbimit shëndetësor dhe shoqëror). 

”Një aspekt i rëndësishëm i kësaj reforme është kualifikimi i personelit të sektorit të shëndetit mendor, duke u përpjekur për një bashkërendim më të mirë të të gjitha mundësive dhe ndërhyrjeve. Sistemi ynë shëndetësor po ndeshet me vështirësinë e punësimit të personelit në këto shërbime”, duke shtuar se për përballimin e kësaj sfide në përpjekjet për të rritur motivimin e personelit Qeveria, me propozim të MSH, ka miratuar në korrik 2007 rritjen e pagave deri në 30 % për të gjitha kategoritë e punonjësve të këtij sektori.

Kostoja e zbatimit të reformës është e lartë, pasi përllogariten jo vetëm ndërlikimet në jetën individuale të njeriut me sëmundje mendore, që mbeten jashtë skemave arsimore apo të punësimit, por edhe mundimet e familjes që i vjen në ndihmë, bashkëshortet që lënë punën për t'i ndenjur pranë partnerit të prekur, prindërit pleq që kujdesen dhe ndihmojnë me pensionet e tyre, fëmijët e vegjël që rriten në stres.

Për të gjitha këto arsye, reforma e shëndetit mendor është nje ndërmarrje që intereson jo thjesht të prekurit drejtpërdrejt nga semundja, por grupe të tëra komunitare dhe është një ndërmarrje me kosto të lartë shoqërore dhe ekonomike. Nisur nga ky fakt, ministria e Shëndetësisë vazhdon të udhëheqë nismën, të cilën OBSH-ja, në vitin 2000, e pagëzoi ' Mos Përjashto, Fillo të Ndihmosh '.

 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 20 Maj 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara