Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Ministri Ndoka në Poliçan e Berat 

MSH: Situata në Poliçan është normalizuar 

Ndoka: “Pushteti vendor të garantojë ujin e pijshëm”

Kontroll të vazhdueshëm mbi cilësinë e ujit

Të repektohen normat e klorifikimit dhe të sigurohen standartet e rrjetit shpërndarës 

Ministri i Shëndetësisë Ndoka, vizitoi sot Qendrën Shëndetësore të Poliçanit. Në këtë qendër gjatë kësaj jave u trajtuan një numër i konsiderueshëm pacientësh me probleme gastro-intestinale. Ministri Ndoka u njoh nga afër me situatën e krijuar pas shtrimit në spital të dhjetëra qytetarëve të këtij qyteti me probleme serioze të shkaktuar nga uji ndotur. 

Duke falenderuar mjekët për gadishmërinë dhe përkushtimin deri në normalizimin e plotë të gjendjes, Ndoka i bëri thirrje pushtetit vendor të tregojë më shumë kujdes për klorifikimin e ujit të pijshëm dhe në verifikimin e problemeve të tubacioneve të dëmtuara, që mund të ketë qenë edhe shkaku i infeksionit të shkaktuar në banorët e Poliçanit.

Grupi i punës, i ngritur urgjent me urdhër të ministrit Ndoka me përfaqësues të MSH - së, ISHP – së dhe specialist të spitalit të Beratit po merren me analizimin e shkaqeve që krijuan këtë situatë, ku rreth 70 persona u paraqitën me të njëjtën sindromë. Janë marrë mostra të ujit të pijshëm, për të analizuar nëse është ky shkaku i infektimit të banorëve.  

Të gjithë pacientët paraqitën probleme gastro – intestinale, në formë të lehtë, por gjendja e tyre është normalizuar.  

Ministri Ndoka, vizitoi gjithashtu sot edhe spitalin Rajonal të Beratit, spital i cili tregoi gadishmëri dhe profesionalizëm maksimal në përballimin e situatës së krijuar.

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 20 Qershor 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara