Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Zyra e shtypit
 
 

Shoqata Botërore e Mjekësisë (World Medical Association) viziton Urdhrin e Mjekëve të Shqiperise

Prioritet: “Vet-rregullimin Profesional dhe Zhvillimin e Vazhdueshëm Profesional të Mjekëve dhe pranimi i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë si anëtar i rregullt i kësaj organizate 

më date 22 - 24 Shtator 2008 viziton Urdhrin e Mjekëve të Shqiperise delegacioni i Shoqatës Botërore të Mjekësisë (World Medical Association) i përbërë nga Dr. JON SNæDAL, President dhe Dr. OTMAR KLOIBER, Sekretar i Përgjithshëm.  

      Me këtë rast, sot më datë 23 Shtator 2008, Ora 11.30 në Hotel “Tirana International”, Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë me praninë e presidentit të këtij këshilli, dr. Din Abazaj, organizoi një takim me presidentët e Këshillave Rajonale të UMSH, kryetarët e shoqatave profesionale të mjekëve dhe përfaqësues institucionesh. 

         Dr. Jon Snædal foli mbi atributet dhe funksionet e WMA, si nje organizatë ndërkombëtare që përfaqëson mjekët nga e gjithë bota. Ajo është krijuar më 17 Shtator 1947 ku mjekë nga 27 vende u mblodhën në Asamblenë e Parë të Përgjithshme  të WMA në Paris. Aktualisht në WMA marrin pjesë mbi 80 shoqata mjekësore kombëtare. Gjatë aktivitetit 61 vjeçar të WMA, në Asambletë e Përgjithshme që mbahen çdo vit në vende të ndryshme të botës, ajo ka miratuar shumë deklarata dhe dokumenta që i rekomandohen shoqatave kombëtare për zbatim të tilla si: 

  • Kodi Ndërkombëtar i Etikës Mjekësore (1949, 1968, 1983, 2006);
  • Deklarata e Gjenevës “Mbi detyrat e Mjekut dhe Betimi” (1948, 1968, 1983, 1994, 2005, 2006)
  • Principet Etike për kërkim mjekësore me publikun (njerëzit).
  • Trajtimi degradues apo dënimi i të burgosurve (1975).
  • Deklarata e Lizbonës  “Të drejtat e Pacientit” (1981, 1995, 2005).
  • Deklarata e Venecias “Sëmundjet që përfundojnë në vdekje” (1983, 2006).
  • Deklarata e Madridit “Mbi autonominë profesionale dhe vetrregullimit” (1987, 2005).

e shumë të tjera.

Ndërsa Dr. Otmar Kloiber mbajti një ligjeratë mbi “Vet-rregullimin Profesional dhe Zhvillimin e Vazhdueshëm Profesional të Mjekëve”, si një nga pikat më kryesore për ministrimë e shëndetësisë. Gjithashtu , theksi u vu në aplikimin që vendi ynë ka bërë për antarësimin në Shoqatën botërore të mjekësisë. Për këtë, Në Asamblenë e Përgjithshme të WMA që do të mbahet më 15-18 Tetor 2008 në Seul të Koresë së Jugut do të miratohet edhe pranimi i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë si anëtar i rregullt i kësaj organizate. 

 

 


 

Qytetarë!

Denonconi korrupsionin në sistemin shëndetësor në 069 20 24 322

Tirane, me 23 Shtator 2008

 
 

TOP

     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara