|

![]()
Anila Godo
Aktualisht: Ministre e Shëndetësisë
Datëlindja: 05. 01. 1956
Vendlindja: Tiranë
Detyrat
1980 – 1989 Mjeke pediatre e përgjithshme , D.P
1989 e në vijim Mjeke në klinikën e Onkohematologjisë
1990 e në vijim Pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë
Funksionet
2003 - 2007 Zv. Dekane e Fakultetit të Mjekësisë
1997 – 2003 Shefe e Departamentit të Pediatrisë
1995 e në vijim Shefe e Shërbimit të Onkohematologjisë
Funksion i veçantë
2002 -2006 Kryetare e Shoqatës Pediatrike Shqiptare
Anëtare e Këshillit të Lartë të Arsimit e të Shkencës (KALSH)
Grada Shkencore
1996 “Doktor i Shkencave”
2000 Titulli pedagogjik “Profesor i Asociuar”
Aktualisht në proçes shqyrtimi për titullin akademik “Profesor”
Formimi Pasuniversitar
1980 – 1983 Pediatri të Përgjithshme, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë
1987 – 1989 Hematologji pediatrike, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë.
1991 Specializim 1.5 mujor, spitali “ Bambino Gesu”,
Romë, Itali
Specializim dy mujor, Programi TEMPUS, për mësimdhënie, në Universitetin “ La Sapienza ”, Romë, Itali
1994-1995 Specializim 9 mujor në Universitetin Katolik të Leuvenit, Belgjikë, Shërbimi Onkohematologji Pediatrike.
1997 Kurs tre javor p ë r menaxhimin spitalor, organizuar nga AUPHA, Tiranë
Specializim 2.5 mujor, Programi TEMPUS ALBA, për mësimdhënien, Universiteti “Lariboisiere”, Paris, Francë.
Kurs trajnimi 4 javor, Spitali “ S. Jude”, Memphis, USA
Provime Pasuniversitare
Pediatri e Përgjithshme 10/10
Hematologji pediatrike 10/10
Gjuhë frënge 9/10
Filozofi 10/10
Gjuha italiane 65/100
Drejtime të reja
Në vitin 1995 , pas kthimit nga specializimi në Belgjikë, ka realizuar organizimin e onkologjisë pediatrike në klinikën e pediatrisë, deri në atë kohë ndjekur në Spitalin Onkologjik.
Titullar Lënde
Znj. Anila Godo është titullare e lëndës së Hematologjisë Pediatrike, që prej vitit 1990, dhe që prej vitit 1995 edhe i Onkologjisë Pediatrike.
Hartues Programesh
Znj. Godo është hartuese e programit universitar dhe pas-universitar të lëndës së pediatrisë, në përgjithesi, dhe të asaj onkohematologjike, në veçanti.
Ajo është organizuese dhe drejtuese shkencore e mbi 10 konferencave mjekësore kombëtare me pjesëmarrje internacionale.
Aktivitet i mëtejshëm shkencor
Referime - 40 referime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare
Botime - 20 brenda dhe jashtë vendit
Pjesëmarrëse në Studime
Drejtuese, nga pala shqiptare e Projektit “ Lufta kundër mal-nutricionit në disa zona të Shqipërise”, e OJQ “Komuniteti Sant' Egidio”, financuar nga Qeveria Italiane. Përfunduar në vitin 1999.
Koordinatore e projektit të studimit mbi Anemite Hypokrome, në disa zona të Shqipërisë, financuar nga Banka Botërore, realizuar nga Komuniteti Sant' Egidio (në vazhdim ).
Gjuhë të Huaja
Frëngjisht - njohuri të mira, me dëshmi
Italisht - njohuri shumë të mira, me dëshmi
Anglisht - njohuri të mira |