Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ministria e Shëndetësisë
 
 

Ministri
Kabineti
Misioni
Organizimi i Sistemit Shëndetësor
Struktura
Zyra e Shtypit
Institucionet Vartese

Album Fotografik
Historiku

 
     
 
Organizimi
 
 

Organizimi i sistemit shendetesor

Sistemi Shendetesor ne Shqiperi eshte kryesisht publik. Shteti siguron pjesen me te madhe te sherbimeve qe i ofrohen popullates si ne fushen e promocionit, parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit. Sektori privat eshte akoma ne hapat e pare dhe mbulon pjesen me te madhe te sherbimit farmaceutik, sherbimit stomatologjik dhe disa klinika diagnostikuese specialitetesh te cilat jane perqendruar kryesisht ne Tirane.

Ne sektorin publik rolin e liderit e luan Ministria e Shendetesise e cila eshte hartuese dhe pergjegjese per politikat dhe strategjite e sistemit shendetesor, per rregullimin e tij si dhe per koordinimin e te gjithe aktoreve brenda dhe jashte sistemit.

Sherbimi shendetesor diagnostikues dhe kurues eshte i organizuar ne tre nivele: sherbimi paresor, sherbimi spitalor dytesor, dhe spitalor terciar.

Sherbimet e shendetit publik dhe promocionit ofrohen ne kuadrin e shendetit paresor dhe mbeshteten dhe mbikqyren nga ISHP

Krahas ketyre ofrojne sherbimet e tyre edhe nje sere institucionesh nacionale si Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut, Qendra Kombetare e Mirerritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit te Femijes, Klinika Stomatologjike Universitare, etj.
Ne mbeshtetje te institucioneve shendetesore funksionojne edhe Qendra Kombetare e Inxhinierise Biomjekesore dhe Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave.

Me perjashtim te Tiranes ku ne kuadrin e nje projekti pilot eshte riorganizuar sherbimi shendetesor paresor dhe eshte krijuar ASHR–ja, ne çdo distrikt funsionon nje DSHP-Drejtoria e Shendetit Publik e cila duhet te koordinoje te gjitha sherbimet shendetesore te rrethit. Ne 12 rrethet e medha (qendra te rajoneve) krahas DSHP-ve, funksionojne si drejtori te veçanta Drejtoria Spitalore dhe Drejtoria e Kujdesit Shendetesor Paresor. Ky organizim do te rishikohet me perfundimin e projektit pilot te ASHR-se duke synuar krijimin e autoriteteve rajonale qe do te koordinojne funksionimin e sherbimeve shendetesore ne rang rajoni.

Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor

Sigurimi Shendetesor ne Republiken e Shqiperise eshte institucionalizuar ne baze te Ligjit “Per Sigurimet Shendetesore ne Republiken e Shqiperise” (Nr. 7870), date 13.10.1994. Ai eshte i tipit Bismarkian. Skema e Sigurimeve Shendetesore ka hyre ne zbatim me 1 mars 1995 si nje mekanizem i rendesishem ne reformimin e sistemit shendetesor, si ne drejtim te menyres se financimit dhe rritjes se burimeve per kujdesin shendetesor, ashtu dhe te permiresimit te cilesise se sherbimeve.

Institucione nacionale

Sistemi shendetesor ne Shqiperi mbeshtetet edhe nga nje sere institucionesh nacionale, te cilat varen direkt nga Ministria e Shendetesise.

Instituti i Shendetit Publik

Institucioni me i larte teknik ne fushen e shendetit publik eshte Instituti i Shendetit Publik i cili eshte nje institucion nacional nen varesine direkte te Ministrise se Shendetesise. Detyrat e tij perfshijne studimin dhe monitorimin e faktoreve te riskut, survejancen e semundjeve ngjitese, referencen laboratorike si edhe menaxhimin e programeve te vaksinimit. Zbatimi i mjaft programeve afatshkurtra me natyre studimore apo promovuese te shendetit eshte gjithashtu pjese e aktivitetit te tij. Instituti i Shendetit Publik luan edhe nje rol te rendesishem lidhur me trainimin ne fushen e shendetit publik.

Qendra Kombetare Kontrollit te Barnave

Qendra eshte institucioni pergjegjes per kontrollin e cdo veprimtari ne fushen farmacetike. Ajo ushtron kontroll mbi a) veprimtarite e fabrikimin, mjediset dhe pajisjet e tij b) tregtimin me shumice dhe pakice si dhe kushtet e ruajtjes se barnave,
c) lendet e para medikamentoze dhe lendet ndihmese ambalazhuese d) barnat e importura nga te gjitha subjektet e licensuara.

Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut

Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut ka si qellim sigurimin e gjakut dhe produkteve te tij per te plotesuar ne menyren me optimale kerkesat per transfuzione qe nevojiten per, trajtimin e personave te aksidentuar, pacienteve qe vuajne nga anemia e rende dhe kronike, pacienteve me kancer, pacienteve qe do t'u nenshtrohen nderhyrjeve kirurgjikale, grave qe kane hemoragji te madhe gjate lindjes.
Sherbimi Kombetar i Transfuzionit eshte i perbere nga 29 banka gjaku, 3 banka gjaku ne Tirane dhe 26 ne rrethe.

Qendra Kombetare e Mirerritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit te Femijeve Tirane

QKMZHRF Tirane eshte ngritur si Qender Kombetare, Diagnostikuese, Trajtuese e Trainuese ne vitin 2000, mbi bazen e spitalit distrofik Tirane.
Misioni saj eshte permiresimi i cilesise se jetes se femijeve me nevoja te vecanta, si dhe mbeshtetja e familjeve te tyre, per ti pasur partnere ato ne rrugen e gjate te rehabilitimit, kujdesit dhe edukimit te ketyre femijeve.

Qendra Kombetare e Inxhinierise Biomjekesore

Qellimi i saj eshte profilaksia dhe mirembajtja e pajisjeve mjeksore me qellim qe pajisjet mjeksore te kombinuara me personelin e institucioneve shendetesore (mjeke, specialiste, infermiere) t`i sherbejne sa me mire pacienteve, duke rritur cilesine ne shebimin ndaj tyre.

 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara