|
Baza ligjore e liçensimit:
1. Ligji nr. 8167 datë 21.11.1996 “Për shërbimin shëndetësor
stomatologjik”
2. Ligj nr. 9106 datë 17.07.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e
Shqipërisë”
3. Ligji nr. 9323 datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”
4.V.K.M. nr. 238 datë 10.04.2003 “Për liçensimin e veprimtarisë private
në fushën e shëndetësisë”
5. Urdheri i Ministrit te Shendetesise Nr.2384 date 22.06.2006 “Per
dhenien e licenses per ushtrimin e aktivitetit privat ne fushen e
shendetesise”.
a) Dokumentacioni për liçensim të aktivitetit privat në
fushën e shëndetësisë depozitohet pranë Sektorit të Liçensimit të
Aktivitetit Privat në Ministrinë e Shëndetësisë. Dokumentacioni
pranohet i plotë (në përputhje me kriteret e liçensimit të
përcaktuara me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë).
b) Si rregull komisioni mblidhet çdo muaj. Subjektet e
interesuara paraqiten për tërheqjen e liçensës pranë sektorit të
liçensimit të aktivitetit privat.
c) Informacionin mbi subjektet e liçensuara botohet në
një nga mediat e shkruara (gazeta) më të shitura në vend për çdo
muaj. Liçensa duhet të tërhiqet brenda dy muajve nga data e
miratimit.
d) Formularët me kriteret e liçensimit shkarkohen nga
faqja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë specifike për llojin e
aktivitetit që kërkohet të liçensohet. Formulari është në formën e
autodeklarimit dhe duhet të plotësohet nga subjekti i interesuar
dhe të firmoset prej tij.
e) Bashkëlidhur formularit duhet të jenë të gjitha
dokumentat që kërkohen në të.
f) Subjekti mbanë përgjegjësi të plotë për vërtetsinë e
dokumentacionit që dorëzon.
g) Dokumentacioni i dorëzuar duhet të përmbajë adresën
e plotë të subjektit.
h) Në raste të caktuara sektori i liçensimit mund të
kërkojë edhe dokumenta shtesë për të sqaruar problematikën e
lindur.
Për paqartësi në lidhje me kriteret e liçensimit subjektet mund
të drejtohen në Sektorin e Liçensimit të aktivitetit privat në
Ministrinë e Shëndetësisë ose të telefonojnë në numrin 04 364902.
|