|
Informacion i Pergjithshem per Paktin e Stabilitetit per Europen
Juglindore dhe Rrjetin e Shendetesise se Europes Juglindore
Pakti i Stabilitetit per Europen Juglindore i ka fillimet ne vitin 1999,
pas mbarimit te konfliktit ne Kosove, dhe eshte nje perpjekje e qeverive
te vendeve anetare te BE per te stabilizuar rajonin e Europes
Juglindore, pas luftrave, duke punuar se bashku me vendet e rajonit dhe
me organizatat nderkombetare ne fushat e Demokracise, Ekonomise, dhe
Mbrojtjes dhe Sigurimit (http://www.stabilitypact.org).
Aktivitetet ne sektorin e Shendetesise, kryen nen supervizimin e Rrjetit
te Shendetesise se Europes Juglindore, qe perbehet nga perfaqesues te
larte te Ministrive te Shendetesise ne rajon, ne bashkepunim me
organizatat partnere si Organizata Boterore e Shendetesise, Keshilli i
Europes, dhe Banka per Zhvillim e Keshillit te Europes
(http://euro.who.int/stabilitypact).
Rrjeti i Shendetesise se Europes Juglindore i ka fillimet ne nenshkrimin
e Deklarates se Dubrovnikut ne vitin 2001, ku eshte rene dakort qe
vendet e rajonit: Shqiperia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia,
ish Republika Jugosllave e Maqedonise, Moldavia, Rumania, Serbi dhe Mali
i Zi, te punonin se bashku, duke zbatuar 8 projekte te perbashketa ne
ceshtje prioritare te shendetit publik si shendeti mendor, nutricioni,
sherbimet e urgjences, gjaku dhe nenproduktet e tij, semundjet
infektive, sistemet e informacionit, duhani, dhe me vone ne vitin 2005
dhe shendeti i nenes dhe femijes.
Rrjeti i Shendetesise se Europes Juglindore synon forcimin e
bashkepunimit rajonal, kalimin e pronesise se ketij bashkepunimi nga
Europa ne rajon, duke ndihmuar vendet qe te pershtasin ose permiresojne
strategjite dhe legjislacionin e tyre lidhur me prioritetet shendetesore
me ato te BE; duke zbatuar projekte me rendesi rajonale dhe duke rritur
kapacitetet lokale te punonjesve te shendetesise per tu pergjigjur ne
menyre te duhur sfidave te shendetit publik; duke bere te mundur keshtu,
afrimin e vendeve te rajonit dhe Shqiperise me afer integrimit ne
familjen e perbashket Europiane.
Projektet jane ne faza te ndryshme zhvillimi, Shqiperia eshte vendi ku
eshte dhe zyra rajonale per projektin e semundjeve infektive.
Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Shendetesise, rikonfirmojne qendrimin
e tyre per zbatimin sipas standarteve te percaktuara te projekteve te
miratuara, qendrim i shprehur dhe ne Forumin e Dyte te Ministrave te
Shendetesise se rajonit, te mbajtur Nentorin e kaluar ne Shkup; si dhe
vullnetin e mire per te forcuar bashkepunim rajonal dhe transferimin e
pronesise se ketij bashkepunimi ne rajon. Per kete qellim, MSH ka hapur
nje zyre mbeshtetese per Sekretariatin e Rrjetit te Shendetesise te
Europes Juglindore, prane kesaj Ministrie, si hap i pare ne drejtim te
transferimit te bashkepunimit ne rajon.
Rreth 5 milion Euro jane dhuruar nga vendet donatore qe nga 2001 per
zbatimin e 7 projekteve ne 7 vende te rajonit. Rendesia e projekteve
qendron jo aq shume ne sasine e parave te perdorura se sa ne arritjen e
nje klime te mire bashkepunimi qe do coje te gjithe rajonin me afer
integrimit ne BE.

|