|
Nėn presidencėn e Shqipėrisė nisi sot mbledhja e 14 e
Rrjetit tė Shėndetėsisė sė Europės Juglindore. Ky aktivitet i
rėndėsishėm nėn kujdesin e Ministrisė sonė tė Shėndetėsisė (nė pėrputhje
me vendimet e Forumit tė Dytė tė Ministrave tė Shėndetėsisė sė Rajonit
tė Evropės Juglindore) zgjat 3 ditė dhe zhvillohet nė Hotel Adriatik,
Durrės.
Takimi u hap nga ministri Maksim Cikuli nė rolin e
presidentit tė Rrjetit tė Shėndetėsisė sė Europės Juglindore dhe u
pėrshėndet nga autoritete tė Paktit tė Stabilitetit, Kėshillit tė
Evropės, Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, Bankės Europiane pėr
Zhvillim, IOM, si dhe pėrfaqėsues tė vendeve donatore tė Bashkimit
Europian si dhe tė Zvicrės, Norvegjisė etj. Numri total i pjesėmarrėsve
nga rajoni dhe bota ishte 53.
Qėllimi final i Paktit tė Stabilitetit pėr Europėn Jug
Lindore ėshtė integrimi i vendeve tė rajonit tė Europės Juglindore nė
Bashkimin Europian, nėpėrmjet bashkėpunimit rajonal nė fushėn e
shėndetit publik, pėrmirėsimit dhe njėsimit tė strategjive dhe
legjislacionit me ato tė BE, si dhe zbatimit nė terren tė projekteve
teknike.
Pas mbledhjes sė 13 nė Jahorina, nė Bosnje-Hercegovinė,
aktivitetet e Rrjetit tė Shėndetėsisė sė Europės Juglindore janė
fokusuar nė dy projekte: Pėr Shėndetin e Nėnės dhe Fėmijės, dhe tė
Kujdesit dhe Sigurisė nė Punė, si njė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar
shėndetin e popullatės sė EJL. Pasi shėndetėsia nuk ėshtė thjesht njė
urė paqeje por dhe njė urė drejt mirėqenies.
Diskutimet e djeshme dhe tė dy ditėve nė vijim kanė nė
qendėr ēėshtje me rėndėsi ndėrkufitare tė shėndetit publik, qė burojnė
nga nevoja pėr proēeset kombėtare tė reformimit me rėndėsi pėr
integrimin e vendeve nė strukturat Europiane. Siē ėshtė propozuar nga
Presidenca Shqiptare, mbledhja e Durrėsit do tė mbulojė ēėshtjet e
mėposhtme:
-
proēeset e reformimit tė shėndetit mendor nė EJL dhe
transformimin e projektit tė shėndetit mendor nė njė program
afat-gjatė tė bashkėpunimit rajonal;
-
pėrgatitja pėr pandemitė dhe kapacitetet aktuale tė
shėrbimeve tė shėndetit publik dhe trajtimi i tyre nė sistemet
shėndetėsore tė rajonit.
Si vijim i ēėshtjeve tė mėsipėrme, mbledhja e 14 e
Rrjetit tė Shėndetėsisė sė Europės Juglindore do tė:
-
rishikojė progresin qė nga mbledhja e 13 e Rrjetit
nė Bosnjė-Hercegovinė
-
tė diskutojė dhe bjerė dakort pėr rekomandimet dhe
angazhimet nė politikat rajonale pėr Shėndetin Mendor dhe
Pėrgatitjen pėr Pandemitė
-
tė bjerė dakort dhe tė miratojė vendimet pėr
projektin e Kujdesit pėr Nėnėn dhe tė Fėmijės dhe Projektin e
Ushqimit dhe tė Ushqyerjes
-
tė bjerė dakort pėr transformimin e Zyrės Rajonale
tė Projektit tė Shėndetit Mendor nė njė Qendėr Rajonale tė Shėndetit
Mendor
tė rishikojė ēėshtjen e pronėsisė rajonale, tė identifikojė problemet
dhe tė bjerė dakort pėr hapat e mėtejshėm
Rėndėsia e projekteve tė shėndetit publik nėn
Paktin e Stabilitetit pėr Europėn Juglindore qėndron sė pari nė
rėndėsinė e bashkėpunimit rajonal dhe pėrgatitjes sė vendeve tė rajonit
tė EJL pėr hyrjen nė BE, duke pėrafruar legjislacionin dhe strategjitė
kombėtare me ato tė BE si dhe nga pėrfitimet konkrete tė zbatimi tė
projekteve tė shėndetit publik nė fushat e shėndetit mendor, kontrollit
tė sėmundjeve infektive, luftės kundėr duhanit, sigurisė ushqimore,
kujdesit pėr nėnėn dhe tė porsalindurin, gjakut dhe nėnprodukteve tė
tij, etj.
Sistemet e Informacionit Shėndetėsor.
Ėshtė kryer analiza e sistemeve ekzistuese tė
informacionit pėr mbledhjen dhe proēesimin e informacionit pėr shėndetin
mendor; janė analizuar kriteret pėr identifikimin e grupeve nė rrezik
pėr pėrjashtim shoqėror; ėshtė zhvilluar pyetėsori pėr monitorimin e
vazhduar pėr aktivitetet e qėndrave komunitare tė shėndetit mendor, si
dhe ėshtė programuar drafti i parė elektronik i kartelės elektronike tė
pacientit nė mbėshtetetje tė aktivitetve klinike dhe manaxheriale tė
qėndrave komunitare tė shėndetit mendor.
Kontrolli i sėmundjeve ngjitėse.
Ėshtė kryer analiza e sistemeve tė survejancės dhe tė
njoftimit tė hershėm nė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar sistemet kombėtare;
harmonizimi i udhėzuesve dhe proēedurave me pėrkufizimet aktuale tė BE;
janė pėrmirėsuar Udhėzuesit dhe Politikat Kombėtare tė Sistemeve tė
Survejimit tė Sėmundjeve Ngjitėse dhe Pėrgjegjės ndaj Epidemive; ėshtė
hartuar paketa e trainimit nė epidemiologjinė e aplikuar pėr punonjėsit
e terrenit; janė forcuar kapacitetet nė epidemiologjinė e aplikuar dhe
tė terrenit; janė rritur kapacitetet njerėzore dhe institucionale pėr
pėrmirėsimin e standardeve pėr mbrojtjen dhe sigurinė e shėndetit;
pėrgatitja e planeve kombėtare pėr parandalimin e Influencės; vlerėsimi
i kapaciteteve tė laboratoreve tė influencės dhe sistemet e survejancės
sė gripit.
Kontrolli i duhanit
Ėshte arritur ratifikimi i Konventės kundėr Duhanit
si dhe ka pasur njė proēes aktiv pėr miratimin e ligjit dhe strategjive
kombėtare pėr kontrollin e duhanit. Ka pasur dhe njė rritje tė
mbėshtetjes sė publikut pėr masat pėr kontrollin e duhanit.
Projekti pėr Ushqimin dhe Nutricionin.
Ėshtė bėrė analiza e sistemeve ekzistuese tė Sigurisė
Ushqimore dhe Nutricionit pėr mbledhjen dhe pėrpunimin e informacionit
pėr sigurinė ushqimore pėr tė siguruar sisteme efektive dhe me bazė
shkencore pėr nevojat specifike tė vendit. Ėshtė hartuar njė dokument qė
pėrmbledh strategjitė, legjislacionin dhe strukturat mė moderne tė
Sigurisė Ushqimore.
Gjaku dhe nėnproduktet e tij.
Ėshtė bėrė analiza e politikave tė sigurisė s gjakut,
shrbimimeve dhe rezervave t gjakur dhe nėnprodukteve
tė tij; ėshtė bėrė analiza e cilėsisė sė shėrbimit tė transfuzionit tė
gjakut; ėshtė pėrmirėsuar politika kombėtare pėr sigurinė e gjakut.
Shėndeti i Nėnės dhe i tė Porsalindurit.
Projekti sapo ka filluar dhe planifikohet tė rrisė
cilėsinė e kujdesit pėr shėndetin e nėnės dhe tė tė porsalindurit me
hartimin e standardeve, udhėzuesve dhe protokolleve kombėtare;
rishikimit tė ligjeve, politikave pėr tė siguruar mbulim universal me
ndėrhyrje efektive pėr shėndetin e nėnės dhe tė tė porsalindurit; si dhe
ngritja e modelit tė zbatimit tė kujdesit bazuar mbi praktikat, bazuar
mbi faktet si dhe me rekomandimet e OBSH.
Shėndeti Mendor.
Ėshtė kryer vlerėsim mbi politikat dhe legjislacionin
e shėrbimeve tė shėndetit mendor, ėshtė hartuar lista e standardeve tė
shėrbimeve komunitare tė shėndetit mendor, ėshtė ngritur qėndra pilot nė
komunitet pėr kujdesin pėr tė sėmuret mendore; ėshtė rritur
ndėrgjegjėsimi pėr rėndėsinė e shėdetit mendor.

|