A
Abortion (Dështim)
Dështimi është një procedurë kirurgjike ose mjekësore për të ndërprerë shtatzaninë, duke larguar fetusin dhe placentën prej uterusit.
Acceptability (Pranueshmëri)
Është niveli se deri ku një shërbim plotëson nevojat kulturore dhe standartet e një bashkësie njerëzish. Ky nivel nga ana e tij do të ndikojë mbi përdorimin e këtij apo atij shërbimi.
Accessibility(access) of health care (Aksesibiliteti, aksesi ne kujdesin shëndetësor)
Një tregues që mat atë pjesë të popullsisë që arrin të sigurojë shërbimet e duhura shëndetësore.
Aksesibiliteti financiar tregon sesa në gjëndje është masa e njerëzve për të paguar për kujdesin shëndetësor. Zakonisht ai mund të matet përmes rezultateve të një studimi mbi gatishmërinë dhe mundësinë e një popullate për të paguar.
Aksesibiliteti gjeografik tregon sesa të shtrirë janë shërbimet shëndetësore në hapësirë.
Sigurisht që kjo lidhet me shpërndarjen e infrastrukturës në një rajon të caktuar, por gjithashtu edhe me sigurimin aktual të këtyre shërbimeve në këto institucione.
Aksesibiliteti gjeografik varet nga mjetet lokale të transportit, si dhe nga topografia lokale.
Aksesibiliteti kulturor tregon nëse aksesi ndaj shërbimeve shëndetësore pengohet nga tabutë kulturore.
Këtu mund të jepen tre shembuj(i) a mund të përdorin gratë shërbimet shëndetësore nëse të gjithë mjekët në institucionin shëndetësor janë meshkuj? (ii) a do të përdorin personat që i përkasin një pakice etnike shërbime ku punojnë njerëz nga shumica e popullsisë? (iii) a do të përdorin njerëzit shërbimet shëndetësore për procese të cilat konsiderohen natyrore, pra që nuk kanë nevojë për ndërhyrje mjekësore (si shtatzania)?
Accountability (Përgjegjshmëri)
Detyrimi për ti bërë publike periodikisht drejtpërsëdrejti dhe tërthorazi, në detajet e duhura dhe në mënyrë harmonike të gjithë palëve, parimet, qëllimet, procedurat, lidhjet, rezultatet, të ardhurat dhe shpenzimet e çdo veprimtarie apo punë, në mënyrë që ato të mund të vlerësohen nga palët e interesuara.
Accreditation (Akreditim). Shih gjithashtu “Licensing”
Procesi me anë të të cilit një agjensi e autorizuar ose një organizatë tjetër vlerëson dhe njeh një institutucion ose një individ sipas një seri “standartesh” të cilat përshkruajnë strukturat dhe proceset që kontribuojnë në rezultatet e dëshirueshme për pacientin.
Në dallim me liçensimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor, i cili zakonisht është i detyrueshëm dhe i imponuar nga qeveria, akreditimi zakonisht është vullnetar dhe kryesisht i administruar nga organizmat jo-qeveritare. Akreditimi ka dy tipare kryesore: parimin e kontrollit të jashtëm dhe përdorimin e standarteve.
Active immunity (Imuniteti aktiv)
Një rezistencë e krijuar si përgjigje ndaj një ngacmimi me antigjen (një agjent infektiv ose një vaksinë) dhe zakonisht e karakterizuar nga prania e antitrupave të prodhuar nga strehuesi.
Acute Respiratory Infections-shkurt ARI (Infeksione akute respiratore)
Infeksione të rrugëve të frymëmarrjes që lidhen më tepër me moshën fëminore pasi shaktojnë një sëmundshmëri dhe një vdekshmëri të lartë. Nga pneumonia në botë ne vitin 2000 vdiqën më tepër fëmije se nga çdo sëmundje tjetër.
Adequacy (Përshtatshmëri, mjaftueshmëri).Shih gjithashtu “Appropriateness”
Zbatimi i atyre masave, teknologjive dhe burimeve të cilat do të ishin të mjaftueshme nga pikëpamja cilësore dhe sasiore për të arritur qëllimin e dëshiruar.
Të qënit i përshtatshëm (adekuat) dhe të qënit siç duhet (appropriate) shpesh përdoren njësoj, megjithëse ka një dallim të lehtë midis tyre. Kur thuhet se një kujdes shëndetësor është i përshtatshëm (adekuat) ka një tendencë që ai të kuptohet si “i mjaftueshëm” gjë që e dallon nga një shërbim “siç duhet”(approriate) që do të thotë më tepër si “pikërisht ai shërbim që nevojitet”.
Administration (Administrim). Shih “Management”
Administered prices (Çmime të administruara). Shih “Prices”
Adverse selection (Përzgjedhje e keqe). Në dallim me “Cream skimming”
Një situatë ku individët janë të aftë të blejnë sigurime në ato shkallë përfitimi, të cilat janë poshtë përqindjeve të ndërshme ,pasi informacioni që ata kanë nuk është i disponueshëm nga siguruesit .Informacioni në këtë rast quhet asimetrik.
Përkufizim plotësues: Një proces i cili ndodh kur individe të cilët priten të kenë humbje të ndryshme, paguajnë të njëjtin premium për sigurimet shëndetësore, dhe ku ato që priten të kenë humbje më të vogla dalin nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke lënë aty vetëm individë me humbje të pritshme të mëdha.
Përzgjedhja e keqe mund ta bëjë të vështirë ekzistencën e sigurimit privat.
Advocacy: Ngritje e zerit ne mbrojte te diçkaje apo dikujt.
Affordability (Përballueshmëria, mundësia financiare, se sa mund t’ia dalësh financiarisht)
Është shkalla sesa klientët e një shërbimi janë në gjëndje të paguajnë atë shërbim
Kjo do të varet nga shpërndarja e të ardhurave, kostoja e shërbimit dhe mekanizmi financiar (për shembull nëse risqet janë marrë përsipër nga të gjithë, nësë ekzistojnë përjashtime për ata që kanë rrogë të ulët etj).
Age-adjusted mortality rate (Shkalla e vdekshmërisë e modifikuar sipas moshës)
Një shkallë e vdekshmërisë që modifikohet në mënyrë statistikore për të eleminuar efektet e shpërndarjeve të ndryshme të moshave në popullata të ndryshme.
Agency principle (Parimi i agjensisë)
Procesi i ekzistencës së një palë që quhet agjent e cila merr vendime në emër të një palë tjetër që quhet principali.
Age-specific mortality rate (Shkalla e vdekshmërisë specifike sipas moshës)
Një shkallë e vdekshmërisë për një grup-moshë të caktuar. Numëruesi është numri i vdekjeve në atë grup moshe ndërsa emëruesi është numri i personave në atë grup moshe.
Agent (Agjent)
Një faktor si për shembull një mikroorganizëm, substancë kimike ose ndonjë formë e rrezatimit, prania , apo prania e tepruar ose mungesa relative e te cilit është thelbësore për shfaqjen e problemeve shëndetësore.
AIDS-Acquired Immunodeficiency Syndrome (Sindromi i Pamjaftueshmërisë Imunitare të Fituar)
Një dobësim progresiv i sistemit imunitar i shoqëruar nga një ose me shumë sëmundje indikatore (infeksione oportuniste), përfshirë sarkomën e Kaposit, kancerin invaziv cervical, pneumoninë nga Pneumocisti carini dhe sindromin e dobësimit Gjatë AIDS-it, përkeqësimi i sistemit imunitar dallohet nga pakësimi i qelizave ndihmëse T, të cilat ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të kundërtrupave. AIDS shkaktohet nga një retrovirus i quajtur HIV
Albanian Red Cross (Kryqi i Kuq Shqiptar)
Themeluar në 1921. Fushat kryesore të ndërhyrjes janë shëndeti,shoqëria, informacioni dhe përhapja e parimeve të lëvizjes botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysëmhënës së Kuqe dhe i të drejtës humanitare ndërkombëtare. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar është themeluar në vitin 1864.
Alcohol dependance (Vartësi nga alkoli)
Një nevojë për doza të përsëritura të alkolit për tu ndjerë mirë ose për të mos u ndjerë keq
Allocative efficiency (Efiçienca alokative). Shih “Efficiency”
Alternative hypothesis (Hipoteza alternative)
Hipoteza që duhet zbatuar kur hipoteza zero rezulton jo e besueshme, në të cilën ekspozimi ka lidhje me sëmundjen.
Alternative medicine ( Mjekesi alternative): Një kategori e gjere e sistemeve trajtuese (si për shembull kiropraktika, mjekesia me bime, akupunktura, homeopatia, naturopatia dhe devocioni shpirteror) ose tradita te bazuara ne kulture si shkenca Kineze dhe Kristiane. Karakterstika kryesore e tyre eshte se nuk pranohet nga shkencat biomjeksore. Gjithashtu quhet edhe si mjekesi plotesuese.
Ambulatory care (Kujdesi ambulator). Shih gjithashtu “Outpatient care” dhe “Primary/Secondary/Tertiary health care”
Të gjitha llojet e shërbimeve që i ofrohen pacientit, të cilat nuk e detyrojnë atë të zërë një shtrat institucional si pacient i shtruar, gjatë shërbimit që ai merr.
Kur ky lloj kujdesi shëndetësor jepet edhe në institucione të cilët ofrojnë gjithashtu kujdes për pacientë të shtruar. Ai quhet “kujdesi për pacientë të jashtëm”(outpatient)
Përkufizim plotësues:Shërbimet e kujdesit shëndetësor që ofrohen në shumë mjedise që shtrihen nga zyrat e mjekëve deri tek institucionet e pavaruara ambulatore kirurgjikale dhe qëndrat e kateterizimit kardiak.
Amenities: (Komoditete, Rehatira)
Perfshin cdo perfitim te prekshem dhe jo te prekshem , vecanerisht ato qe e bejne dicka (p.sh spitalin) me terheqes ose i shtojne vlere, apo qe ndihmojne ne rehati apo komoditet .
Per shembull ne nje spital “amenities” jane nje salle komputerash, nje sherbim interneti, nje salle lodrash, nje sherbim postar, nje salle mbremjesh , nje faks, telefon, apo fotokopjatrice, dyqane te ndryshem , nje sherbim postar .Por edhe nje pamje e bukur nga dritarja e nje spitali perfshihet ne kete term.
American Red Cross (Kryqi i Kuq Amerikan)
Ai vepron në Shqipëri që prej 1999 në mbështetje të partnerit të tij shqiptar.Aktivitetet e tij përfshijnë programe në ndihmat ushqimore, edukimin shëndetësor, mobilizimin social, mbështetje teknike për fushatat e fruthit dhe rubeolës etj.
Analytic epidemiology (Epidemiologjia analitike)
Ajo degë e epidemiologjisë që merren me kërkimin e shkaqeve dhe pasojave mbi shëndetin.Ajo përdor grupe krahasimi, të cilët ofrojnë të dhëna bazë për të përcaktuar nga pikëpamja sasiore asocijimin midis ekspozimeve dhe rezultateve si dhe hipoteza mbi lidhjet shkakësore.
Analytic study (Studim analitik)
Një studim krahasues që synon të identifikojë dhe të përcaktojë nga pikëpamja sasiore asocijimet, hipotezat dhe të identifikojë shkaqet. Dy tipe të zakonshme janë studimi kohort dhe ai rast-kontroll.
Antibiotic (Antibiotik)
Një medikament për të trajtuar infeksionet bakteriale. Era e antibiotikëve ka filluar në vitin 1945. Babai i tyre mbahet Aleksandër Fleming
Antigen (Antigjen)
Është një substance e huaj që shkakton një përgjigje imunitare në organizëm (prodhimin e kundërtrupave për të luftuar antigjenët).Shëmbuj të zakonshëm të antigjeneve janë bakteriet dhe viruset që shkaktojnë sëmundje tek njeriu. Kundërtrupi formohet në përgjigje të një antigjeni të specifik, duke mos reaguar me të tjerë
.
Antiretroviral (Antiretroviral)
Një medikament, i cili ndalon ose suprimon veprimtarinë e një retrovirusi si ai i HIV-it. AZT-ja ishte medikamenti i parë antiretroviral që u përdor gjërësisht. Tani në treg po dalin të tjera medikamente edhe të kombinuara. Antiretroviralet nuk është se e kurojnë sëmundjen por ndihmojnë në menaxhimin e AIDS-it si një sëmundje kronike.
Appropriate(ness) (Përshtatshmeri ,të qënët siç duhet)
Flasim për përshtatshmeri ose të qënit siç duhet nëse një përfitim shëndetësor i kapërcen pasojat e pritshme negative në atë masë sa të justifikojë procedurat e kryera
Applied epidemiology (Epidemiologji e aplikuar)
Zbatimi ose praktikimi i epidemiollogjisë për të trajtuar probleme të shëndetit publik.
Appropriate health technology (Teknologjia shëndetësore e përshtatshme)
Metodat, procedurat, teknikat dhe paisjet në fushën e shëndetesisë që janë të bazuara shkencërisht, të përshtatura me nevojat lokale dhe të pranueshme për ata që i përdorin dhe për ata mbi të cilët përdoren dhe që mund të mirëmbahen dhe të shfrytezohen me burimet e komunitetit ose që një vend i caktuar mund ti përballojë financiarisht.
Assessment (Vlerësim)
Grumbullimi i rregullt, analiza dhe shkembimi i informacionit lidhur me kushtet shëndetësore, rreziqet dhe burimet në një komunitet. Procesi i vlerësimit duhet për të bërë identifikimin e tendencave të sëmundjes, aksidenteve dhe vdekjeve, faktoreve të cilët mund ti shkaktojnë ato, burimeve të disponueshme shëndetësore dhe zbatimit të tyre, nevojave të paplotësuara dhe perceptimimin e komunitetit lidhur me çeshtjet shëndetësore.
Association (Asocijim, shoqerim)
Lidhje statistikore midis dy ose me shumë ngjarjeve, karakteristikave ose variableve të tjera.
Asymptomatic (Asimptomatik)
Pa shënja klinike.Përdoret shumë kur flitet për HIV/AIDS, pasi i referohet mungesës së shënjave klinike megjithë praninë e virusit në organizëm.
ATC classification of drugs (Klasifikimi ATC i barnave)
Klasifikim i barnave, i bazuar në kriteret anatomike,terapeutike dhe kimike.
Availability (Disponueshmeria, prania)
Prania e shërbimeve shëndetësore të nevojshme.
Average length of stay (Ditë-qëndrimi mesatar)
Pjesëtimi i numrit total të ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital apo në një institucion të shërbimit akut, me numrin e daljeve apo shtrimeve në spital
Nëse dita e pranimit dhe dita e nxjerrjes numërohen si një ditë ose dy, kjo varet sipas vendit.
Attack rate (Shkalla e sulmit)
Një variant i shkallës së incidences, që zbatohet për një popullate të vogel dhe që vëzhgohet për një kohe të kufizuar, si për shembull gjatë një epidemie.
Authorisation of Drugs Manifacturing (Autorizimi për Fabrikimin e Barnave)
Një dokument i lëshuar nga Ministri i Shëndetësisë çdo subjekti të interesuar për të zhvilluar në Republiken e Shqipërisë veprimtari fabrikuese të barnave apo edhe për operacione fabrikimi të pjesëshme si fraksionim, konfeksionim dhe prezantim të barnave të destinuara për tu shitur në Shqipëri edhe për eksport.
AZT (Retrovir dhe zidovudinë)
Janë emrat e zakonshëm për substancen kimike 3-azidothymidinë. Ka qënë medikamenti i parë në treg për trajtimin e AIDS-it. Mendohej se ai mund të kishte qënë kura për sëmundjet që lidhen me AIDS-in, por shpresat u shuan në Kongresin Ndërkombëtar të AIDS-it në Berlin në 1993. AZT nuk është as i mirë si pretendojnë prodhuesit e saj,por nuk është aq i keq si akuzojnë aktivistët e AIDS-it. Në kombinim me medikamente të tjera (kokteil) ajo mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimit të HIV/AIDS. Ajo
patjetër që ndihmon në ndërprerjen e transmetimit perinatal të HIV-it.
Fillimi i faqes |