B
Baby friendly Hospital (Spital “Mik i foshnjave”)
Nisma “Spitalit Mik i Foshnjave” është një program ndërkombëtar i OBSH-së dhe UNICEF-it. Mbështetur në dhjetë hapat e ushqyerjes së sukseshme me gji, iniciativa njeh spitale dhe shtëpi lindjeje të cilat kanë ndërmarrë hapa për të siguruar një mjedis optimal për nxitjen, mbrojtjen dhe mbështetjen e ushqyerjes me gji. Ushqyerja me gji njihet nga një numër jashtezakonisht i madh autoritetesh shëndetësore si themeli i një shëndeti të mirë për foshnjat. Përveç kesaj, ushqyerja me gji ofron mundësi të mira për shëndetin e gruas si dhe për shoqërinë në formën e pakësimit të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor. Që nga krijimi i saj në vitin 1991 kjo nismë ka përfshirë rreth 15.000 spitale dhe shtëpi lindjeje në më tepër se 125 vënde, të cilët kanë marrë çmimin e nderuar “Mik i foshnjave”. Edhe në Shqipëri ka dy spitale të tilla, ai i Fierit dhe ai i Lezhës.
Baseline (Linja bazë, niveli bazë)
Një vrojtim apo një vlerë e cila përfaqëson nivelin bazë të një sasie të matshme, pra një lloj pike referimi.Informacioni i linjes së bazës shpesh përdoret për të bere krahasimin me të dhënat e reja, për të përcaktuar përparimin apo prapambetjen.
Basic needs (Nevojat bazë)
Një term i përdorur për mallrat dhe shërbimet bazë të nevojshme për një minimum standart jetese si ushqimi, strehimi, veshja, higjena dhe arsimi,
BCG Bacille Calmette Guérin (Bacili Calmette Guérin)
Vaksinë për të parandaluar tuberkulozin. Jepet në momentin e lindjes.
BCG do të thotë Bacille Calmette-Guerin (Bacili i Calmette-Guerin) BCG është një vaksinë për t'u mbrojtur nga tuberkulozi që e ka marë emrin sipas shkencëtareve francezë Calmette dhe Guerin. Vaksina është prodhuar për herë të parë në vitin 1924. Përdoret tek foshnjat dhe femijët në ato vënde ku ndeshet tuberkulozi. Në bazë të saj ka një version të zbutur të Mycobacterium bovis.
Bed days (Ditë-shtrat)
Një ditë gjatë së cilës një person qëndron në shtrat dhe ku pacienti kalon një natë në spital.
Ditë shtrat/për frymë ofron një mënyrë të maturi për të krahasuar shfrytëzimin e spitalit,duke marrë në konsideratë shtrimet, daljet dhe ditëqëndrimet.
Bed occupancy (Shfrytëzim shtrati)
Një tregues që shpreh shkallën e përdorimit të një shtrati spitalor nga pacientët.
Benchmarking (Krahasim).Shih gjithashtu “Best practice”.
Një proces i matjes së produktit ose shërbimit të një organizatë tjetër sipas standarteve specifike, në mënyrë që ta krahasosh atë me produktin apo shërbimin tënd.
Standartet e specifikuara për krahasim shpesh përfaqësojnë standarte mesatare.
Përkufizim plotësues: Krahasimi është një metode sistematike e përshkruar si “ të kërkuarit e praktikes më të mirë që do të çojë në një kryerje pune më të mirë” . Krahasimi mund të bëhet brenda të njëjtës organizatë (krahasim i brëndshëm),jashtë organizatës me një tjetër organizatë e cila prodhon të njëjtin produkt ose shërbim (krahasim i jashtëm) ose duke iu referuar një funksioni ose procesi të ngjashëm në një fushë tjetër (krahasim funksional)
Beneficiaries (Përfituesit)
Individet e mbuluar nga një plan shëndetësor, pra ata persona që përfitojnë prej këtij plani
Kur themi përfitues mund ti referohemi si planeve shëndetësore publike ashtu dhe atyre private. Shpesh në anglisht në sistemin publik përdoren me të njejtin kuptim termi i siguruar në tre variante “insuree” (person i siguruar, pra si emër),insured (i siguruar pra si mbiemer) dhe “member”(anetar) ndërsa në sistemin privat më tepër përdoren termat “enrollee (i rekrutuar) dhe subscriber (i abonuar).
Benefit (Përfitim). Shih gjithashtu fjalën “Health benefit”
Në sigurimin shëndetësor, mund të jetë qoftë një pagesë me pará në dore që paguhet për të plotësuar një pretendim, në kuadrin e kushteve të një politike të dëmshpërblimit ose sigurimi i shërbimeve në natyre sipas një skeme të sigurimit mjekësor.
Benefits package (Paketa e përfitimeve)
Seria e shërbimeve dhe avantazheve në pará apo natyre, të cilat i gëzon një person, që plotëson disa kritere të caktuara.
Ndonjëherë quhet “katalogu” ose “shporta” e përfitimeve.
Përkufizim plotësues:Në sistemin e sigurimit shëndetësor dhe social, paketa e përfitimeve siguron të drejtën për një seri të shërbimeve të kujdesit shëndetësor për të siguruarit, të cilët përcaktohen sipas kritereve të vendosura në skemë.
Best practice (Praktika më e mirë). Shih gjithashtu “Benchmarking”
Një ekzaminim i metodave me anë të të cilave arrihen rezultatet optimale.
Praktika më e mirë bashkë me krahasimin ,është një koncept organizativ që zbatohet në sektorin industrial dhe që gjithnjë e më tepër lidhet me menaxhimin dhe administrimin. Në këtë kontekst, “praktika më e mirë” i referohet një koncepti që shpreh një proces për të arritur përmirësime brënda agjensive ose mjediseve të veçanta me kalimin e kohes. Përmirësimet karakterizohen nga matja e cilësisë, efektivitetit, kosto-efektivitetit dhe rezultateve prodhuese.
Beveridge system (Sistemi Beverixh). Shih edhe “Sistemi i sigurimit social dhe shërbimeve shëndetësore që e ka origjinën nga raporti i Beverixhit në Angli dhe Uells, i publikuar për herë të parë në vitin 1943. Ky raport rekomandon sigurimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë njerëzit përmes sistemit qëndror të taksave dhe kontributeve të tjera financiare të detyrueshme dhe se një sistem i përfitimeve universale duhet të japë mbështetje kur tjetri është i papunë , i sëmure, invalid dhe ka dale në pension. Akti i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor i 1946 vendosi sigurimin e shërbimeve falas për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.
Sistemi Beverixh përfshin një pjesë të ndjeshme të ofruesve publike, që shpesh kanë personel që paguhet për këtë punë.
Bias (Njëanshmëri)
Devijimi i rezultateve nga e verteta ose procesi që çon në një devijim të tillë.Çdo tendence në grumbullimin, analizen, interpretimin, publikimin ose rishikimin e të dhënave që mund të çojë në konkluzionin se ato janë sistematikisht të ndryshme nga e vërteta.
Biennal Collaborative Agreement-BCA (Marrëveshje Dyvjeçare e Bashkëpunimit)
Nënkupton marrëveshjet dyvjeçare teknike të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Organizates Botërore të Shëndetesisë. Normalisht nëshkruhet nga Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i Zyres Rajonale i OBSH-së për Evropën.
Biological agent (Agjent biologjik)
Një mikroorganizëm, virus ose ndonjë lëndë tjetër toksike, e cila përdoret si armë gjatë luftës.
Biological warfare (Lufta biologjike)
Përdorimi ushtarak i agjentëve të dëmshëm biologjike si bakterie patogjene.
Biotechnology (Bioteknologji)
Përdorimi në shkallë industriale i proceseve biologjike, më dukshëm në rastin e teknikave rikombinuese të ADN-së, për të riprodhuar barna ose (nëpërmjet tharmë-timit) prodhime ushqimore në masë për njerëzit ose kafshët, nganjëherë me anë të riqarkullimit të mbeturinave.
Bioterrorism (Bioterrorizëm)
Terrorizëm që përdor agjente biologjike. Mund të jenë virusë, bakterie, rikecie, kërpudha ose toksina biologjike
Bismarckian system (Sistemi i Bismarkut). Shih gjithashtu “Health care system ”
Një sistem i sigurimit shëndetësor dhe social i futur në shekullin e 19 në Përandorinë Gjermane nën perandorin Bismark. Ky sistem është i detyrueshëm me ligj për shumicën ose për të gjithë popullsinë, në mënyrë që ajo të marrë sigurimin e caktuar nga një palë paguese e tretë përmes kontributeve që nuk lidhen me riskun dhe që janë të ndara nga taksat ose pagesat e tjera të vendosura me ligj.
Quhet gjithashtu sigurimi shëndetësor social. Kjo skemë përfaqësonte në parim një mënyrë për të shmangur impaktin e keq të papunësisë, varfërisë dhe sëmundjeve që prekin pjesë të gjëra të popullsisë.
Block contracts (Kontrata në bllok). Shih “Contracts”
Block grants (Grante në bllok)
Këto grante janë me shuma të pandara sipas zërave, të llogaritura në mënyrë prospektive, pra që më parë dhe të bazuara në kritere specifike, të cilët nuk mund të ndikohen nga autoritetet që i marrin këto grante për një periudhë afatshkurtër, për shembull grante që jepen mbi bazën e numrit të banorëve dhe shpërndarjen e tyre.
Këto lloj grantesh i referohen shpesh granteve nga qeveria për autoritetet lokale.
Blood bank (Banke gjaku).
Një vend ku grumbullohet gjaku nga dhuruesit, ku përcaktohet grupi, ndahet në komponente,ruhet dhe përgatitet për transfuzion
Blood screening (Kontroll i gjakut)
Nënkupton kontrollin laboratorik që i bëhet gjakut për të vërtetuar praninë e shkaktareve infektive,për shembull për HIV-in etj.
Breastmilk substitute (Zëvëndësues i qumështit të gjirit)
Një formulë ose qumësht që jepet në vend ose si shtesë e qumështit të gjirit.
Budget (Buxhet). Shih gjithashtu “Flexible/ Fixed/ Global/Open-ended budget”
Burime financiare që vihen në dispozicion për të siguruar një nivel të caktuar shërbimesh gjatë një periudhe të caktuar kohe ose për tu përdorur për një qëllim specifik.
Bureaucratic and political corruption (Korrupsioni burokratik dhe politik)
Kur politikanët apo burokratët përdorin pushtetin dhe ndikimin e tyre për të siguruar mbështetje elektorale. Për shembull ndërtimi i një spitali apo mosmbyllja e tij në një vend ku ai nuk nevojitet.
Burden of disease (Barre, peshë e sëmundjes)
Shpenzimet shëndetësore dhe social-ekonomike që rrjedhin nga një gjëndje e caktuar shëndetësore apo një sëmundje.
Fillimi i faqes |