C
Capital (Kapital)
Një grumbullim i burimeve financiare që nuk duhet për konsumim ditor. Ky lejon një kontribut në drejtim të veprimtarisë prodhuese, duke investuar në kapitalin fizik
(si ndërtesat) dhe në atë njerëzor (si edukimi dhe trajnimi)
:
Capital expenditure (Shpenzim kapital)
Shpenzimi që duhet për financimin e institucioneve dhe pajisjeve te përhershme ose gjysëm te përhershme si ndërtesat etj..Shpenzimi kapital nënkupton gjithashtu dhe shpenzim investues ose jo rrjedhës.
Capitation (Pagesë për koke, për frymë). Në dallim me “Fee-for-service”
Një pagesë fikse që i bëhet një ofruesi të shërbimit shëndetësor (për shembull një mjeku) për çdo person të listes që i shërbehet për një periudhe të caktuar kohe
Termi përdoret gjithashtu për alokimin e parave për frymë paguesve të një palë të tretë për shembull sigurimeve shëndetësore nga një fond i përbashkët.
Përkufizim plotësues: Një mekanizëm pagese ku një institucion merr një sasi fikse të paracaktuar parashë për një periudhe kohe (për shembull një muaj, një vit) për çdo individ për të cilin ajo është përgjegjës për ti plotësuar nevoja të caktuara shëndetësore (për shembull kujdesi parësor, kujdesi dytësor), pavaresisht nga volumi i shërbimeve të kryera. Me fjalë të tjera, pagesat ndryshojnë sipas numrit të pacienteve të regjistruar, por jo sipas numrit të shërbimeve për pacient. Anët e mira dhe të keqia të pagesës për frymë janë: parandalon mbipërdorimein e shërbimeve, por në të njëjtën kohë kufizon shërbimet e nevojshme.
Carrier (Mbartës)
Një njeri ose kafshë pa sëmundje të dukshme, që strehon një agjent të një sëmundjeje infektive dhe që është i aftë që të transmetojë këtë agjent tek të tjerët.
Case (Rast)
Në epidemiologji është një shembull i numërueshëm i një sëmundjeje të veçante, një çrregullimi apo një gjëndjeje nën studim në një popullatë ose grup studimi. Ngandonjëherë i referohet edhe vetë personit me një sëmundje të caktuar.
Case-based payment (Pagesë mbi bazën e rastit). Shih gjithashtu edhe “Payment “ dhe ”Diagnosis-related group”
Kur paguesit e një palë të tretë paguajnë mjekët/spitalet sipas rastit që ata trajtojnë, dhe jo sipas shërbimit ose ditëve të shtratit.
Pagesa sipas rastit mund të bazohet në një përqindje të vetme për rast, por në shumicën e rasteve bazohet në një skemë pagesash sipas diagnozës, shpesh e quajtur “grupet mbi bazën e diagnozës”. Metoda e tjera përfshijnë Kategorite e Menaxhimit të Pacientit dhe Klasifikimi i Sëmundjeve.
Case-control study (Studim rast-controll)
Një studim në të cilin faktoret e riskut të njerëzve me një sëmundje krahasohen me ata pa sëmundje.
Case definition (Përkufizimi i rastit)
Një seri kriteresh standarte për të vendosur nëse një person ka një sëmundje të caktuar apo një gjëndje shëndetësore të veçante, duke specifikuar kriteret klinike, kufijtë në kohë,vend dhe personin.
Case-fatality rate (Shkalla e rast-fatalitetit)
Proporcioni i personave me një gjëndje të caktuar shëndetësore (rastet) të cilët vdesin për shkak të asaj gjendjeje shëndetësore. Emëruesi është numri rasteve incidente, ndërsa numëruesi është numri i vdekjeve nga ky shkak specifik.
Case-mix (Përbërja e rasteve)
Përbërja e pacienteve të trajtuar nga një spital ose një tjetër ofrues i shërbimeve
Shkalla e indeksit të përbërjes së rasteve është një masë që mat kompleksitetin e rasteve.Një shkallë më e larte kompleksiteti shoqërohet me një vlerë më të larte në këtë shkallë.
Cash limit (Kufiri i parave në dore, pará të thata, cash)
Një kufi që vendoset nga qeveria për sasinë e parasë që mund të shpenzojë një organizem publik gjatë një viti financiar.
Catchment area (Zona e shtrirjes, zone deri ku mund të mbulojë një shërbim)
Një zone gjeografike e përcaktuar nga një plan shëndetësor dhe ku shërben një ofrues i shërbimit shëndetësor
Ndonjëherë quhet zona e shërbimit shëndetësor. Zona e shtrirjes është një zonë gjeografike që mund të paraqitet në një hartë.
Cause of disease (Shkaku i sëmundjes)
Një faktor që ndikon direkt në shfaqen e një sëmundjeje. Një reduktim i këtij faktori në popullate duhet të çojë në pakësimin e ndeshjes së kësaj sëmundjeje.
Cause-specific mortality rate (Shkalla e vdekshmërisë sipas shkakut specifik)
Shkalla e vdekshmërisë nga një shkak i caktuar për një popullatë. Numëruesi është numri i vdekjeve që i atribuohet shkaqeve specifike gjatë një intervali kohor të caktuar, ndërsa emëruesi është popullata në mesin e intervalit kohor.
Census (Numërim, regjistrim i popullsisë)
Numërimi i të gjithë popullsisë, zakonisht me detaje për vendbanimin, moshën, seksin, punën, grupin etnik, gjëndjen civile, historinë e lindjes dhe raportin me kreun e familjes
Centers for Disease Control and Prevention-CDC (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve)
Është një agjensi e shquar e shëndetit publik të SHBA-së me qendër në Atlanta që merret me kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Center of Excellence (Qendër që ofron shërbim shume të specializuar)
Ofrues të shërbimit shëndetësor që zgjidhen për të kryer disa procedura të specializuara për arsye të ekspertizës së tyre dhe gadishmërise për të ofruar ulje çmimesh.
Centralization (Centralizim)
Përqëndrimi i funksioneve menaxheriale në një pikë brenda sistemit.
Centralized planning (Planifikim i centralizuar)
Planifikim që drejtohet në mënyrë qendrore nga shteti dhe që mbulon të gjitha mallrat dhe shërbimet që do të prodhohen dhe se si faktoret e prodhimit do të ndahen midis sektoreve të një biznesi në një ekonomi.
Certification (Çertifikim)
Procesi përmes të cilit agjensi qeveritare dhe jo qeveritare ose shoqata te ndryshme vlerësojnë dhe njohin një person, i cili përmbush standarte të paracaktuara.
Chain of infection (Zinxhiri i infeksionit)
Një proces që fillon kur një agjent e lë rezervuarin ose strehuesin e tij përmes një porte dalëse dhe kalon në një strehues tjetër nepërmjet rrugeve të caktuara, për ta infektuar atë.
Charges (Pagesa, ajo ç’ka i ngarkohet dikujt të paguajë, çmim, ngarkesë paguese). Shih gjithashtu edhe “Prices”
Një çmim që i vendoset mallrave ose shërbimeve. Një tip i veçante çmimi është çmimi i përdoruesit.
Chemotherapy (Kemoterapi)
Terapi me anë te medikamenteve për kancerin. Në përgjithësi bëhet me cikle.
C I N D I - Shkurt në anglisht për “Contrywide Integrated Noncommunicable
Disease Intervention Program », (Programi i Ndërhyrjes së Integruar për Sëmundjet e Patransmetueshme)
I themeluar në 1982. Ka si qëllim kryesor përmirësimin e shëndetit të popullatës dhe cilesisë së jetës, duke pakësuar vdekjet e parakoheshme, sëmundjet dhe paaftësinë.
Clinical audit (Kontroll i rezultateve klinike). Shih gjithashtu edhe “(economic) Outcome”
Një vlerësim dhe matje e rregullt ,periodike nga eksperte të mjeksisë të standarteve klinike që ata arrijnë. Një kontroll që bazohet mbi rezultatet klinike është një shqyrtim dhe vlerësim retrospektiv i detajuar i të dhënave të pacientit bashkë me dimensionet e specifikuara të kujdesit, zakonisht i kryer nga mjekë dhe personeli tjetër mjekësor.
Clinical guidelines (Direktiva klinike). Shih gjithashtu fjalën “Guidelinës”
Raporte të hartuara në mënyrë sistematike për të asistuar mjeket dhe pacientet në vendimet e tyre lidhur me kujdesin e duhur shëndetësor në rrethana klinike specifike.
Direktivat klinike synojnë mbështetjen e vendimeve klinike të profesionisteve të kujdesit shëndetësor (përfshirë ofruesit ) dhe pacientëve/konsumatoreve lidhur me ndërhyrjet për kushte specifike klinike, duke dekurajuar praktikat jo të përshtatshme dhe duke përmirësuar koordinimin midis ofruesve të ndryshëm.
Clinical outcome (Rezultati klinik).Shih “Health outcome”
Clinical trial (Prove klinike)
Një test për të parë se sa mirë vepron një medikament i ri në njerëz
Co-insurance (rate) (Shkalla e) Bashkë-sigurim-it. Shih gjithashtu “Cost sharing”
Ndarje e kostos në formën e një serie proporcionesh të kostos së shërbimit.
Përkufizim plotësues: Kur pacienti paguan një proporcion të caktuar fiks të kostos së shërbimit, dhe kur pala e tretë paguan pjesën që mbetet.
Cohort (Kohort)
Një pjesë e popullsisë me tipare të përbashkta zakonisht moshën. Për shembull të gjithë ata individe të cilët kanë lindur në vitin 1970 në Shqipëri formojnë kohortin e lindjes 1970.
Cold chain (Zinxhir ftohës)
Nënkupton terësinë e hallkave teknike që sigurojnë ruajtjen në gjendje funksionale të një preparati biologjik.Kryesisht përdoret për ruajtjen e vaksinve që të mos prishen deri në momentin e përdorimit të tyre.
Combination therapy (Terapi e kombinuar)
Përdorimi i dy ose me tepër medikamenteve për trajtimin e një sëmundjeje.
Command and control economy (Ekonomia komando dhe kontrollo). Shih gjithashtu “Semashko model”
Është një rregullim shtetëror i tregut të kujdesit shëndetësor përmes një plani të detajuar qendor dhe fiksimit të çmimeve,sasisë dhe kapacitetit ose një rregullim prej shtetit i sistemit të kujdesit shëndetësor publik të integruar përmes menaxhimit sipas direktivave, me qëllim planifikimin dhe menaxhimin e alokimit të burimeve dhe ndjekjen e objektivave të efiçiences pa u mbështetur në treg ose konkurence.
Shembull tipik i kujdesit shëndetësor është modeli Semashko
Përkufizim plotësues: Aty ku qeveria vendos sesa mallra duhet të prodhohen, si dhe prej kujt,pra e kundërta e shëmbullit të “tregut të lire”, në të cilin çmimet vendosen thjeshtë nga forca e kërkesës dhe ofertës. Në realitet, pak ekonomi veprojnë plotësisht si ekonomi tregu ose plotësisht si të komandës. Në më të shumten e rasteve kemi të bëjme me tregje të planifikuara, tregje të rregulluara ose të menaxhuara, me shkallë të ndryshme të përfshirjes së shtetit në operacionet dhe rezultatet e tregut.
Commercial sex workers (Punonjës komerciale të seksit)
Një term i zakonshëm mjekësor, epidemiologjik për njerëzit (zakonisht femra, por edhe meshkuj) të cilët angazhohen në prostitucion si punësim.
Commissioning (Komisionim)
Procesi me anë të të cilit përkufizohen nevojat shëndetësore të popullsisë, përcaktohen prioritetet dhe blihen e vlerësohen shërbimet.(Kuptimi i parë në anglisht i kesaj fjale është të ngarkuarit nga dikush për të berë një punë)
Common source outbreak (Shpërthim me burim të përbashkët)
Një shpërthim që ndodh kur një grup personash ekspozohen ndaj një shkaktari të dëmshëm si një agjent infektiv ose toksinë
Community action for health (Veprimi i komunitetit për shëndetin)
I referohet përpjekjeve kolektive nga ana e komunitetit, të cilat synojnë rritjen e kontrollit të komunitetit mbi faktorët percaktues (determinantet) të shëndetit duke përmirësuar keshtu shëndetin.
Community care (Kujdesi komunitar). Shih “Social care”
Community effectiveness (Efektiviteti mbi komunitetin ). Shih gjithashtu “Effectiveness” dhe “Efficacy”
Aftësia e një aksioni të caktuar mjekësor për të ndryshuar historinë kombëtare të një sëmundje të caktuar për më mirë,në kushtet aktuale të praktikes dhe zbatimit.
Ndryshe nga efikasiteti, efektiviteti mbi komunitetin është ai përfitim që vjen në kushtet aktuale të zbatimit, është ai përfitim që arrihet në praktiken klinike të përditshme.
Përkufizim plotësues: Përfitimi nga përdorimi i një teknologjie për një problem të veçante në kushtet e përgjithshme ose kushtet e rutinës.
Community participation (Pjesëmarrja e komunitetit)
Përfshirja aktive e njerëzve që jetojnë sëbashku në një formë të caktuar të organizmit social dhe kohezioni në planifikim, veprim dhe kontroll të kujdesit shëndetësor parësor, duke përdorur burime lokale, kombëtare dhe burime të tjera
Community rating (Klasifikim komunitar, listë komunitare)
Vendosja e të njëjtit premium për çdo person në një komunitet, pavarësisht nga mosha,seksi dhe sëmundjet e mëparshme)
Përkufizim plotësues: Ai sistem i klasifikimit me anë të të cilit një plan ose një institucion i cili bën dëmshpërblimin (kompensimin) shëndetësor shqyrton të gjithë përvojën e të gjithë personave që kanë nënshkruar një kontratë të sigurimit shëndetësor apo të gjithë anëtareve brënda një zone të caktuar gjeografike ose një zone të “komnunitetit” dhe i përdor këto të dhëna për të përcaktuar përqindjen për frymë që do të jetë e përbashkët për të gjitha grupet, pavarësisht nga përvoja individuale për pretendime në ndonjë prej grupeve.
Comprehensive health system (Sistem shëndetësor gjithëanshëm)
Një sistem shëndetësor që përfshin të gjithë elementet e duhur për të përmbushur të gjitha nevojat e popullatës.
Compulsory health insurance (Sigurim shëndetësor i detyrueshëm)
Sigurim shëndetësor nën një skemë publike të detyrueshme që zbatohet me ligj. Pagesa për një sigurim të tillë bëhet përmes taksës. Detyrimi mund ti vendoset punëdhenësve për të paguar kontributet në emër të punëmarrësve. Kontributet mund të varen nga sasia e të ardhurave dhe të jenë progresive. Zakonisht sigurimi shëndetësor i detyrueshëm administrohet nga organizma publike.
Confidence interval (Intervali i besimit, konfidencës)
Një diapazon vlerash për një variabel të caktuar për shembull një shkallë, i ndërtuar në mënyrë të tillë që ky diapazon të këtë një probabilitet të caktuar për të përfshire vlerat e vërteta të variablit. Ky probabilitet i caktuar quhet niveli i konfidences dhe pikat e fundit të intervalit të konfidences quhen kufijtë e konfidencës..
Confidence limit (Kufiri i besimit, konfidencës)
Vlera minimale ose maksimale e një intervali të konfidencës.
Consensus building (Ndërtimi i konsensusit)
Procesi me anë të të cilit një grup arrin marrëveshje lidhur me zgjidhjen më të mirë të një problemi ose zgjidhjen më të mirë midis opsioneve alternative
Consumer satisfaction (Kënaqja e konsumatorit)
Një masë me anë së ciles mund të merren të dhena apo vlerësime nga ana e konsumatorit lidhur me shërbimet që ofrohen nga një institucion i caktuar. Në kontekstin e këtij fjalori do të ishin për shembull një spital, një mjek ose një një ofrues i shërbimit shëndetësor.
Contact (Kontakt)
Ekspozimi ndaj një burimi infeksioni ose vetë personi i ekspozuar.
Contagious (Ngjitës)
I aftë të transmetohet nga një person tek një tjetër përmes kontaktit ose afërsisë së madhe.
Contagious diseases (Sëmundje ngjitëse)
Sëmundje që kalon nga një person tek tjetri.
Contigency plan-Rëndom përkthehet si plani i kontigjencës por që në shqip do te ishte “plani i rastisjes”. Pra është një plan i cili përdoret kur kemi të bëjmë me rastisjen e një ngjarje.
Control (Kontroll)
Në studimin rast-kontroll, është grupi i krahasimit që nuk ka sëmundje
Control of disease (Kontrolli i sëmundjes)
Reduktimi i incidences së sëmundjes, prevalences, sëmundshmërisë ose vdekshmërisë si rezultat e përpjekjeve të qëllimshme. Keshtu sëmundja mund të mos jetë me e rëndësishme nga pikepamja e shëndetit publik, por prapëseprapë duhen masat e ndërhyrjeve të vazhdueshme për ta mbajtur këtë reduktim.
Cost and volume contract (Kontratë kostoje dhe volumi). Shih “Contracts”
Cost benefit analysis (Analiza kosto-përfitim). Shih “Economic analysis”
Cost-effectiveness analysis (Analiza kosto-efektivitet). Shih gjithashtu “Economic analysis”
Consultation (Konsultim)
Kontakti midis pacientit dhe specialistit mjekësor aty ku ofrohet shërbimi shëndetësor
Përkufizim plotësues: Një këshill prej dy ose më tepër personash të cilët synojnë të arrijnë një vendim përmes shkëmbimit të informacionit. Gjatë këtij procesi mund të kërkohet një opinion eksperti ose një këshille.
Consumer sovereignity (Sovraniteti i konsumatorit)
I gjithë pushteti që konsumatoret mund të kenë në një treg për të kontrolluar natyrën, cilesinë dhe volumin e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, duke blerë vetëm ato mallra dhe shërbime që ata duan dhe që janë të aftë për ti paguar.
Sovraniteti i konsumatorit është i lartë kur ka informacion të mirë dhe të saktë për konsumatorin dhe ku ka konkurencë midis shërbimeve.
Contract (Kontratë)
Marrëveshje midis paguesit dhe ofruesit, e cila përcakton që më parë shërbimet shëndetësore që do të ofrohen, si dhe sasinë, cilesinë dhe çmimin e tyre.
Ka forma të ndryshme të kontratave të kujdesit shëndetësor. Në terminologjinë e Mbreterinë së Bashkuar ato janë quajtur kontrata në bllok, kontrata kosto-volum, dhe kontrata kosto për rast.
Përkufizim plotësues: Kontratat në bllok: bleresi paguan një shumë fikse për shërbimet që do ti behen. Identifikohen nivelet e aktiviteteve,por nuk paguhet asnje shumë shtesë nëse aktiviteti aktual është më i larte, por gjithashtu nuk paguhet mbrapsht asnjë pará nëse nivelet janë më të ulta. Kontratat kosto-volum kërkojnë të ofrojnë stimuj dhe shpërblejnë përpjeket e marketingut, të cilat rezultojnë në një rritje në kërkesë /rekomandim përtej limitit të vendosur në kontratë. Kontratat kosto për rast kërkojnë të rikuperojnë pagesën për të mbuluar kostot e plota për çdo konsultim, procedure operative, kurse trajtimi ose qëndrimin në spital.
Contract model (Modeli i kontrates). Në dallim me “Integrated model”
Sistemi i ofrimit të shërbimit shëndetësor, i cili përfshin kontrata midis tre palëve të ndara: a) përfituesit ose pacientët b) mbartësit e parave ose bleresit që veprojnë në emër të ketyre përfituesve dhe c) ofruesit e shërbimeve
Përkufizim plotësues: Në një kuptim më të ngushtë, modeli i kontrates përdoret kryesisht për një sistem pagesash direkte nën kontrate nga siguruesit ose palët e treta tek ofruesit për shërbimet e bera ndaj pacientëve të siguruar (të cilët marrin përfitimet në natyrë)
Ky përkufizim i ngushtë është në kontrast me modelin e rimbursimit të pacientit, i cili është për sigurimin shëndetësor të detyrueshëm ose vullnetar duke përfshire rimbursimin me pará në dore të pacienteve për të gjithë ose për një pjesë të kostos për shërbimin shëndetësor të përfituar.
Contracting-out (Kontraktimin i jashtëm, të kontraktuarit jashtë)
Shërbime që kërkohen me kontrate nga një ofrues (shpesh një spital) me një ofrues tjetër të specialzuar (për shembull lavanderi) që është në pronësi më vete.
Të kontraktuarit jashtë shpesh i referohet aktiviteteve për të cilat është përgjegjes sektori publik, por që kryhen përmes kontratave private
Contribution (Kontribut)
Pará që i pagohen një shoqërie sigurimesh nga një person i siguruar ose pará të pagura në emër të tij për të blerë një seri shërbimesh të caktuara (seria e këtyre shërbimeve njihet edhe si paketa e përfitimeve)
Kontributet zakonisht vendosen mbi bazën e një proporcioni fiks ndaj të ardhurave, e ashtuquajtura “shkalla e të ardhurave” midis një niveli të ardhurash dysheme dhe tavan. Kontributet gjithashtu mund të jenë dhe një premiun i njëllojte,mbi bazën e komunitetit (ndërsa një premiumi i diferencuar sipas moshes, seksit etj në sigurimin shëndetësor vullnetar nuk duhet të quhet kontibut). Pagesa për kontributet mund të përfshijë të drejtat për familjaret.
Controllable disease (Sëmundje e kontrollueshme): Një semundje e cila nuk mund te kurohet por mund të menaxhohet, pra mund të mbahet nën kontroll me dietë, ushtrime fizike dhe mjekim.
Cost(s) (Kosto)
Vlera e burimeve të përdorura në një aktivitet. Gjithashtu edhe benefitet që sakrifikohen përmes një zgjedhjeje të veçante veprimi sesa një tjetre.
Përkufizime plotësuese:
Kostot oportune: Janë vlera e përfitimeve të cilat kanë shkuar kot nga mos aplikimi i burimeve me alternativen më produktive të kostos.
Kostoja marxhinale:Eshtë ajo kosto ekstra që vjen pas rritjes me një njësi të rezultatit.
Kosto varibel: Kosto që ndryshojnë me ndryshimin e volumit të rezultatit
Kosto fikse: Kosto të cilat nuk ndryshojnë me sasinë ose volumin e rezultatit të pakten për një periudhe afatshkurtër.(për shembull qira për një hapsire)
Kosto direkte: Të gjitha mallrat, shërbimet dhe burimet e tjera të cilat konsumohen gjatë ofrimit të një shërbimi të caktuar ose fushe të caktuar (për shembull furnizimet spitalore)
përfshirë koston mjekësore (për shembull pagesën që i bëhet mjekëve, materialet) dhe kosto jo mjekësore (për shembull transporti për në spital).
Kosto indirekte: Shuma totale e kostos së sëmundshmërisë (mallrat dhe shërbimet që nuk u prodhuan si rezultat i të qënit të sëmure të pacientit)
Kostoja e vdekshmërisë:Mallrat dhe shërbimet që një person mund të kishte prodhuar nëse personi nuk do të ishte seëmurur ose nuk do të kishte vdekur.
Kostoja e produktivitetit: Kosto që lidhet me humbjen e produktivitetit që erdhi për shkak se punëmarrësi e lë punën për të ndihmuar pacientin
Kosto jo të prekshme:Zakonisht përdoret në vlerësimin ekonomik për të treguar veçori të tilla si dhimbja, ankthi ose deshpërimi, të cilat nuk mund të maten direkt nga pikepamja monetare.
Kostoja e burimeve: Janë burimet e përdorura për mallra dhe shërbime
Kostoja e përdoruesit: Është kostoja e një përdoruesi për blerjen dhe përdorimin e një produkti.
Cost containment (Frenimi i kostos)
Masa që merren për të reduktuar shpenzimin ose shkallën e rritjes së shpenzimeve ose koston për njësi të shërbimeve
Cost of illness (Kostoja e sëmundjes)
Kostoja totale që i shkaktohet një shoqërie nga një sëmundje e caktuar.
Kotoja totale përfshin si koston direkte ashtu dhe atë indirekte (shih “costs”)
Ka dy lloje studimesh për koston e sëmundjes. Ose të gjithë pacientet e prekur studjohen në lidhje me një periudhe specifike (metoda e prevalences) ose merren në konsiderate vetëm pacientet të cilët sëmuren gjatë një periudhe kohe (metoda e incidencës)
Cost per case contract (Kontrata kosto për rast). Shih “Contracts”
Cost-sharing (Ndarja e kostos). Shih gjithashtu “Deductible” “Co-payment “Co-insurance” “ User charge”
Një mënyrë ofrimi e sigurimit shëndetësor ose një pagesë e një palë të tretë që kërkon që individi i cili është i siguruar të paguajë një pjesë të kostos të kujdesit shëndetësor që ka marrë.
Kjo dallohet nga pagesa e premiumit të sigurimit shëndetësor, nga kontributi ose taksa të cilat paguhen pavaresisht nëse u dha apo nuk u dha kujdesi shëndetësor. Ndarja e kostos mund të jetë në formën e “deductibles”(fjale për fjale do të thote diçka që i hiqet dickaje) që është një sasi fikse e paguar nga personi i siguruar përpara se të marrë ndonjë përftim prej sigurimeve, një bashkëpagesë që është një shumë fikse e paguar nga të dy palët dhe një bashkësigurim që është një pagesë në proporcion me koston e shërbimit.
Cost shifting (Zhvendosja e kostos)
Procesi i përdorimit të të ardhurave me tepricë nga një seri shërbimesh ose pacientesh për të subvencionuar shërbime të tjera ose grupe të tjerë pacientësh.
Cost-utility analysis (Analiza kosto-dobishmeri). Shih “Economic analysis”
Coverage (Mbulim)
Ajo pjesë e popullsisë që gëzon të drejtën për përfitime të kujdesit shëndetësor(në natyre) në kuadrin e programeve publike.
Përveç nocionit së mbulimi tregon sa njerëz përfitojnë, ai shpesh shpreh edhe llojet dhe shtrirjen e ketyre përfitimeve. Kjo e fundit shpjegohet me tej në termin “paketa e përfitimeve”
Një perkufizim tjetër ka te bëjë me vaksinimin. Zakonisht shpreh përqindjen e njerëzve ose familjeve të cilët kanë përtituar një shërbim të veçante duke e krahasuar me ato të cilët kanë pasur nevojë për të, për shembull mbulesa vaksinale.
Cream skimming (Mbledhja e ajkes). Në dallim me “Adverse selection”
Një proces përmes së cilit një sigurues përpiqet të përzgjedhë individët më fitimprurës përsa i takon humbjeve të pritshme, në mënyrë që të rrisë përfitimet. Është e kundërta e “përzgjedhjes së keqe”
Përkufizim plotësues: Ajo zgjedhje që bëhet për të siguruar shërbimet më fitimprurëse ose për të siguruar personat më të shëndetshëm, duke shmangur në këtë mënyrë subvencionimin e mallrave publike dhe duke arritur përfitime ekstra. Për individët me humbje të pritshme të mëdha, mbledhja e ajkes mund ta bëje të vështire ose të pamundur blerjen e sigurimeve private.
Cross-sectional study. Shih “Horizontal survey”
Cross-subsidizing (Subvencionim i kryqëzuar)
Nënkupton mekanizmin e kompensimit që një pjesë e popullsisë bën për një tjetër për sa i takon sigurimeve shëndetësore. Më konkretisht për shembull të rinjte me punën e tyre mbajnë pensionistët.
Crude birth rate (Shkalla e të gjitha lindjeve, lindjet e përgjithshme)
Numri i lindjeve të gjalla në një vit i pjestuar me numrin e popullsisë
Crude death rate (Shkalla e te gjitha vdekjeve, vdekjet e përgjithshme)
Numri i vdekjeve në një vit i pjestuar me numrin e popullsisë
Crude mortality (Te gjitha vdekjet, vdekshmëria e përgjithshme)
Vdekshmëri nga të gjitha shkaqet në një popullate
Crude mortality rate (Shkalla e vdekshmërisë bruto)
Shkalla e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet në një popullate.
Cumulative (Kumulativ,i shumës, i mbledhjes)
Që mbledh ose integron të gjitha të dhënat ose vlerat e një variabli rastësor
Fillimi i faqes |