Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937

 

 

D

DALE. Shih,  “Disability-adjusted life expectancy”

DALY.. Shih “ Disability-adjusted life year”

Day cases (Raste ditore). Shih “Day care”

Day care (Kujdes ditor)
Shërbimet mjekësore dhe paramjekësore për pacientë që janë shtruar zyrtarisht për diagnostikim, trajtim ose tipe të tjera të kujdesit shëndetësor, me synimin për nxjerrjen e pacientit në të njëjtën ditë. Ndonjëherë njihet si rastet ditore

Death-to-case ratio (Raporti vdekje-rast)
Është numri i vdekjeve nga një sëmundje e caktuar gjatë një periudhe kohe të caktuar pjestuar me numrin e rasteve të reja të asaj sëmundjeje  të identifikuar gjatë të njëjtës periudhë kohe.

Decentralization  (Decentralizim). Shih gjithashtu  “De-concentration” “Delegation”, “Devolution”,”Privatization”
Ndryshimi i marrëdhënieve brënda dhe midis një serie strukturash organizative/organizmash, që çon në kalimin e  autoritetit për të planifikuar, marrë vendime ose menaxhuar funksione publike nga niveli kombëtar  në një organizatë apo agjensi në nivelin lokal.
Decentralizimi mund të marrë forma të ndryshme. Me kryesoret janë dekoncentrimi, devolucioni, delegimi dhe privatizimi.
Përkufizim plotësues: Kalimi i autoritetit ose shpërndarja e pushtetit në planifikim, menaxhim dhe vendim-marrje publike nga niveli kombëtar në nivelet lokale, ose në mënyrë më të përgjithshme nga një nivel më i lartë në një nivel më të ulet qeverisjeje.

Deconcentration (Dekoncentrim). Shih gjithashtu  “Decentralization”
Kalimi i disa autoriteteteve administrative nga pushteti qendror tek zyrat lokale të ministrive qendrore.Në këtë rast kemi kalim vetëm të autoritetit administrativ dhe jo politik në një ose me shumë nivele më të ulta. Ky është quajtur modeli “ministror”
Për Ministrinë e Shëndetesisë kjo do të përfshinte në mënyrë tipike njesite e niveleve administrative  subnacionale (rreth,distrikt,lokale) të Ministrisë së Shëndetesisë duke marrë përsipër detyra administrative që më parë kryheshin në nivel qendror, por duke mbetur nën vartesinë e qeverisë qendrore (për shembull autoritetet shëndetësore në nivele prefekture apo rrethi, bordet e menaxhimit shëndetësor etj)

Deductible (Një shumë që mbahet, që hiqet nga diçka). Shih gjithashtu “Cost-sharing”
Ndarje e kostos në formën e një sasie fikse e cila duhet paguar për një shërbim ose e një kostoje totale që lind gjatë një periudhe të caktuar nga një person i siguruar përpara se  paguesi i një palë të tretë të mbulojë të gjithë ose një përqindje të kostos që mbetet.
Sasia që duhet të paguhet nga një person i siguruar me një kontrate të kujdesit shëndetësor përpara se përfitimet të bëhen të pagueshme. Në fakt është si një masë që shmang  mbipërdorimin e shërbimeve.

Delegation (Delegim). Shih dhe “Decentralization”
Ti japësh një autoriteti të drejtën për të planifikuar dhe zbatuar vendimet lidhur me aktivitete të veçanta pa mbikqyrjen direkte nga një autoritet më i larte.
Përkufizim plotësues: Kalimi i përgjegjësive tek zyrat lokale ose organizatat jashtë strukturës së qeverisë qëndrore si për shembull organizatat gati publike (jo-qeveritare), por me ruajtjen e kontrollit indirekt nga qeveria qëndrore.

Demographic information (Informacion demografik)
Karakteristikat e personit si mosha, seksi, raca dhe puna, të cilat  përdoren në epidemiologjinë deskriptive për të karakterizuar popullatën në risk.

Denominator (Emërues)
Porcioni i poshtëm e një thyese që përdoret  për të përllogaritur një shkallë apo një raport. Zakonisht emërues është popullata në risk

Dependant (I varur nga dikush tjetër, që nuk bën dot vetë)
Burri apo gruaja, femijet ose të afërm të tjerë të ngushtë të një personi i cili mbulohet nga një plan shëndetësor por pa paguar taksa, kontribute dhe premuime shtesë. Përgjithësisht mund të quhen familjarët e te siguruarit.

Dependent variable (Variabel e varur)
Në analizën statistikore është variabli përfundimtar ose variabli vlerat e të cilit janë funksion  i vlerave të tjera (të quajtura variabla të pavarura)

Descriptive epidemiology (Epidemiologjia deskriptive)
Ai aspekt i epidemiollogjisë që merret me organizmin dhe përmbledhjen e të dhënave shëndetësore sipas kohes, vendit dhe personit.

Determinant (Faktor percaktues,determinant)
Çdo faktor,qoftë ngjarje, karaktetistikë ose ndonjë gjë tjetër e përcaktueshme, që sjell ndryshim në gjëndjen shëndetësore.

Devolution (Devolucion). Shih gjithashtu edhe “Decentralization”
Përfshin kalimin e përgjegjësisë dhe shkallës së pavarësisë tek pushteti rajonal ose lokal, me ose pa përgjegjësinë financiare (për shembull aftësia për të siguruar dhe shpenzuar të ardhura)
Quhet gjithashtu decentralizim politik. Ndryshe nga dekoncentrimi, këto institucione përgjithësisht janë të pavarur nga pushteti qëndror lidhur me funksionet dhe përgjegjesite e tyre.
Përkufizim plotësues: Kur qeveria heq dorë nga disa funksione duke ia lënë institucioneve të reja ose të ndryshme, jashtë kontrollit direkt të saj.
Devolucion do të thotë krijimi ose forcimi  i niveleve  subnacionale të qeverisë , që në thelb janë  të pavarura nga niveli kombëtar  në lidhje me  një seri funksionesh. Ato mund të quhen pushteti rajonal ose lokal.

Diagnosis-based payment (Pagesë  mbi bazën e diagnozes)
I referohet një mekanizmi në të cilin ofruesi ose institucioni i kujdesit shëndetësor merr një  pagesë fikse, të paracaktuar për çdo rast të trajtimit të një individi me një diagnoze specifike.

Diagnosis-related group (Grup mbi bazën e diagnozes(DRG). Shih gjithashtu “Case payment”
Një mënyrë për kategorizimin e pacienteve sipas diagnozes dhe intensitetit të burimeve të kërkuara, zakonisht për kohën  e qendrimit në spital. Pagesa sipas grupit  të diagnozes është lloji më i zakonshëm i pagesave mbi bazë rasti.

DFID (Department for International Development)
Është departamenti i Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillim Ndërkombëtar.Vepron në Shqiperi edhe në fushën e shëndetësisë.

Direct cost (Kostoja direkte). Shih  “Cost”

Direct transmission (Transmetimi direkt)
Kalimi imediat i një agjenti nga rezervuari tek strehuesi i ndjeshëm përmes kontaktit direkt ose përmes spërklave.

Disability (Paaftësi)
Në konteksin shëndetësor çdo kufizim ose mungesë e aftësisë për të kryer një aktivitet në një mënyrë ose brënda atyre  kufijve që quhen nomal për qëniet njerëzore.

Disability-adjusted life year -DALY (Vit jetë i modifikuar/korrigjuar duke marre  parasysh  paaftësinë). Shih gjithashtu  “cost-utility analysis, QALY”
Një  mënyrë për të matur peshën e sëmundjes së një popullsie. Ajo kombinon humbjen e jetës nga vdekja e parakoheshme me humbjen e jetës së shëndetshme nga  paaftësia
Një vit jetë i llogaritur duke marrë në konsiderate paaftësinë (a disability-adjusted year, DALY) është një masë kohore e cila i lejon epidemiologet të llogarisin në një tregues të vetëm vitet e humbura të jetës shkaktuar nga vdekja e parakohshme ( ku vdekje e parakoshme quhet ajo vdekje e cila ndodh përpara moshes  në të cilen personi i vdekur pritej të mbijetonte nëse do të ishte  anëtar  i një popullate të standartizuar me një pritshmeri jetësore në lindje të barabarte me atë të popullatës boterore me jetëgjatësinë më të madhe, në Japoni) dhe vitet e jetuara në invaliditët me një gravitet dhe një kohezgjatjeje të caktuar. Një DALY është një vit me pak në jetën e shëndetshme.
DALE është pritshmeria e jetës në lindje duke marrë në konsiderate paaftësinë. Në dallim me metoden DALY, ajo nuk bën dallimin e kontributit të një sëmundje individuale  me rezultatin e përgjithshëm.
Përkufizim plotësues: Një indikator i hartuar për të përcaktuar nga pikepamja sasiore peshën globale të sëmundjeve. Ai reflekton kufizime funksionale dhe vdekshmërinë e hershme, dhe modifikohet sipas moshes, seksit dhe kohëzgjatjes së sëmundjes.

Discharge (Nxjerrje, dalje nga spitali)
Përfundimi zyrtar i qëndrimit të pacientit në një spital ose ndonjë  institucion tjetër shëndetësor ku ai është shtruar. Nxjerrja  mund të jetë për në shtëpi, nga një spital në tjetrin dhe pas vdekjes.

 

 

Disease prevention (Parandalimi i sëmundjes)
Masa që synojnë jo vetëm parandalimin e shfaqjes së sëmundjes, si imunizimi ose kontrolli i vektorëve të sëmundjes ose aktivitetet kundër duhanit, por gjithashtu  ndalimi i përparimit dhe reduktimi i pasojave të saj me t’u shfaqur sëmundja.

Disease control (Kontrolli i sëmundjes)
Është reduktimi i incidences së sëmundjes, prevalencës, sëmundshmërisë ose vdekshmërise si rezultat i përpjekeve të synimshme që kjo sëmundje të mos jetë më e një rëndësie për shëndetin publik. Kërkon ndërhyrje të vazhdueshme për ta ruajtur këtë reduktim.

Distribution (Përhapja, shpërndarja)
Në epidemiologji është frekuenca dhe tabloja e karakteristikave dhe ngjarjeve që lidhen me shëndetin në një popullate të caktuar.

Dispensary (Dispanseri)
Një institucion i specializuar ambulator, i cili mund të varet nga një spital ose të shërbejë si një institucion i pavarur.
Termi është përdorur më tepër për vendet e Evropes Lindore dhe ato në zhvillim
Përkufizim plotësues: Një institucion që merret me grupe sëmundjesh të veçanta ose me nëngrupe popullsie (sipas moshës ose gjendjes sociale). Përpjekjet kryesore të këtyre institucioneve synojnë parandalimin dhe diagnostikimin përmes kontrollit dhe monitorimit sistematik të grupeve të pacienteve, shpesh me ndihmen e fushatave masive, megjithëse këto institucione kanë gjithashtu edhe pajisje terapeutike.

District hospital (Spital rrethi)
Nënkupton një spital që për nga zona mbulon vetem një rreth. Zakonisht numërojnë 100-200 shtretër dhe ofrojnë katër shërbime bazë  si sëmundjet e brëndëshme,  pediatria, kirurgjia, obsteriko-gjinekologjia.

DPT-Vaksinë për parandalimin e difterisë, kolles së mirë dhe tetanozit. Për një mbrojtje të plotë nga këto sëmundje femija ka nevojë për vaksinimin bazë me tre injeksione 2 muajsh, 4 muajsh, 6 muajsh dhe tre rivaksinime 24 muajsh, 6 vjeç, 15 vjeç.

D O T S -Shkurtim në anglisht për “Direct Observed Treatment Short–Course
(Trajtim Afatshkurter nën Vezhgimin Direkt)
Është strategjia e OBSH-së për luftimin e tuberkulozit.
Nga Banka Botërore përsa i përket analizës kosto/efektivitet mbahet si një prej ndërhyrjeve më të leverdisshme bashkë me imunizimin.

Droplet spread (Përhapje me stërkla)
Transmetimi direkt i një agjenti infektiv nga rezervuari drejt një strehuesi të ndjeshëm, përmes  stërklave  nga tështitja, kolla apo të folurit.

Drugs manifacturing (Prodhimi i barnave)
Prodhimi, kontrolli, amballazhimi dhe etiketimi i barnave.

Drug registration (Regjistrimi i barnave)
Procedura e shqyrtimit dhe studimit të dokumentacionit që përmban të dhëna të plota për  çdo bar kimik, farmaceutik, biologjik, farmako-toksikologjik e kimik, si dhe kryerja e provave kimike kur kërkohet një gjë e tillë.

Fillimi i faqes

Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2007 | Të gjitha të drejtat e rezervuara