Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937

 

 

E

Earmarked taxes (Taksa të vëna mënjanë)
Taksa të cilat grumbullohen me qëllimin specifik për përdorimin e tyre për kujdes shëndetësor

E C H O.Shkurt në anglisht për “European Community`s Humanitarian Office "(Zyra Humanitare e Komunitetit Evropian)
E pranishme në Shqipëri që prej 1997 edhe në fushën e shëndetësisë.

Ecology (Ekologji)
Studimi i marrëdhënieve midis organizmave dhe midis organizmave e mjedisit të tyre jo të gjallë.

Economic analysis/evaluation (Analiza ekonomike/evaluacion)
Një analize që bëhet për alokimin e burimeve të pamjaftueshme për përdorime konkuruese alternative dhe shpërndarjen e produkteve nga këto përdorime mes anëtarëve të shoqërisë.
Tre tipe të zakonshme të analizës ekonomike janë:
Analiza kosto-efektivitet, një tip analize e cila krahason ndërhyrjet ose programet që kanë  një matje të përbashkët të rezultateve shëndetësore në një situate ku, për një nivel të dhënë të burimeve, vendim-marrësi dëshiron të maksimalizojë përfitimet shëndetësore për një  popullsi të caktuar.
Analiza kosto-dobi, është një tip analize që mat përfitimet të ponderuara  në vite jete të dobishme (QALY) e cila nxjerr një raport të matjes së kostos për dobi duke dhënë mundësinë për krahasim midis programeve.
Analiza kosto-përfitim, është një tip analize që mat kostot dhe përfitimet në njësi monetare dhe nxjerr raportin  përfitim monetar neto/humbje ose kosto/përfitim
Shprehja “analiza kosto-përfitim”  ngandonjëherë përdoret si një term i përgjithshëm për evaluimin ekonomik.

Economic outcome (Rezultati ekonomik). Shih “Health outcome”
Rezultati i përdorimit të produkteve, shërbimeve dhe programeve të kujdesit shëndetësor që  ndikojnë koston nisur  nga një prej disa perspektivave.

Economics (Ekonomi). Shih gjithashtu “Health economics”
Studimi se si individet dhe shoqëritë zgjedhin alokimin e  burimeve të kufizuara prodhuese midis alternativave  konkuruese dhe shpërndarjen e produkeve  tek anëtaret e shoqërisë.
Përkufizim plotësues: Ekonomia e mirëqënies (Wellfare economics) është disiplina e cila studion menyren sesi aktiviteti ekonomik  mund të rregullohet  sa më mirë që të jetë e mundur për të arritur maksimumin ekonomik dhe mirëqënien sociale.

Economies of scale (Ekonomite e shkallës,shkallëzimit). Në dallim me “Economies of scope”
Flasim për ekonomi të shkallëzimit  kur kostoja  mesatare për njësi ulet ndërsa rezultati rritet..Ky përcaktim ka të bëjë me madhësinë aktuale të ndërmarrjes, e cila ka tendencë të ketë kosto më të ulët  nëse prodhon më shumë.
Përkufizim plotësues: Kur kostoja e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve ulet ndërsa numri i mallrave dhe shërbimeve rritet.

Economies of scope (Ekonomi të shtrijes-përfshirjes). Në dallim me  “Economies of scale”
Përfitime nga prodhimi i  mallrave ose shërbimeve të shumëllojshme (për shembull nëse është më e lirë të prodhosh  si mallin “x” ashtu dhe atë “y” sëbashku sesa te ndara)
Ky përkufizim ka të bëjë me përfitimet nga prodhimi i produkteve të ngjashme.

Effectiveness (Efektivitet). Shih gjithashtu “Efficacy”dhe
“Community effectiveness
Se sa një ndërhyrje, një procedurë ose një shërbim specifik arrin atë synim për të cilin është menduar për një popullsi të caktuar.
Ka dy lloje efektiviteti, efektivitet efikas dhe efektivitet mbi komunitetin. Shpesh fjala efektivitet përdoret për  këtë të fundit.
Përkufizim plotësues: Sa shumë arrihen objektivat.

Efficacy (Efikasitet). Shih gjithashtu “Effectiveness”  dhe “Community effectiveness”
Përfitimi nga përdorimi i teknollogjisë për një problem në kushte ideale për shembull në një mjedis laboratorik, në kuadrin e një protokolli të një prove rastësore .
Në kushte ideale përcaktimi i efikasitetit bazohet në rezultatet e një prove kontrolli rastësor. Në krahasim me efektivitetin  mbi komunitetin, efikasiteti zhvillohet në kushte ideale dhe të kontrolluara. 

Efficiency (Efiçienca)
Sa arrihen objektivat duke minimizuar përdorimin e burimeve.
Ka dy tipe të efiçiences, teknike dhe alokative.
Përkufizim plotësues: Efiçienca është arritja e vlerës më të mirë të mundshme për burime të përdorura. Efiçienca teknike nënkupton prodhimin më maksimal të mundshëm të output-eve nga një seri e dhene imput-esh. Efiçienca alokative është kur burimet alokohen në mënyrë të tillë sa çdo ndryshim në sasinë ose tipin e output-it që po prodhohet aktualisht do të sillte një gjëndje më të mirë se sa me parë. Efiçienca alokative kërkon që një ekonomi ti sigurojë anëtareve të saj sasinë dhe tipin e mallrave dhe shërbimeve që ata preferojnë më tepër.

Eligibility (Të pasurit të drejtë)

Të pasurit të drejtë për diçka ,për shembull për të përfituar nga sigurimet shëndetësore

 

Elimination of disease (Eleminimi i sëmundjes)
Reduktimi në zero i incidencës së një sëmundjeje në një zonë të caktuar gjeografike si rezultat i një përpjekje të synimshme.Megjithate, ajo kërkon masa ndërhyrjeje te vazhdueshme.

ELISA (Enzyme-linked immunosorbent Assay)
Një metodë diagnostikuese që në bazë të saj ka një enzimë, dhe që përdoret për diagnostikimin e pranisë së kundërtrupave në gjak.

Emergency admission (Pranim emergjent, urgjencë)
Kur një pacient që shtrohet në të njëjtën ditë kur bëhet kërkesa për shtrim

Endemic disease (Sëmundje endemike)
Prania konstante e një sëmundje ose agjenti infektiv brenda një zone të caktuar gjeografike ose një grupi popullate.

Enrollees (I rekrutuar,i futur në listen e përfitimeve).Shih  “Beneficiaries”

Entitlements (Të pasurit të drejtë për diçka)           
Përfitimet në natyrë ose në pará, për të cilat përfituesit kanë të drejtë me ligj.

Environmental factor (Faktor mjedisor)
Një faktor i jashtëm (gjeologjia, klima, insektet, higjena, shërbimet shëndetësore etj) të cilët ndikojnë mbi agjentin dhe mundesinë për ekspozim.

Environemental health (Shëndet mjedisor)
Ato aspekte të shëndetit njerëzor dhe sëmundjes të cilat përcaktohen nga faktore të mjedisit. Ai përfshin si efektet direkte patollogjike të lëndeve kimike, rrezatimeve dhe disa agjenteve biologjike ashtu dhe efektet shpesh indirekte mbi shëndetin dhe mirëqënien e mjedisit të gjërë fizik, psikollogjik, social dhe estetik.

EPI - Shkurt në anglisht për “Expanded Programme on Immunisation“ (Programi i Zgjeruar i Imunizimit)
Program i filluar nga OBSH-ja në vitin 1974 për të luftuar me anë të vaksinimit fillimisht gjashtë sëmundje si difteria, tetanozi, pertusi, fruthi, tuberkulozi dhe poliomieliti. Ky program përbën një prej arritjeve me të medha të shekullit te kaluar në shëndetin publik botëror.

Epidemic (Epidemi)
Shfaqja e sëmundjes në një numër shumë më të madh të rasteve të sesa ç’pritej, në një zonë të caktuar ose midis grupeve specifike të njerëzve për një periudhë të caktuar kohe.

Epidemic curve (Kurba epidemike)
Një histogram që tregon ecurinë e një shpërthimi të një sëmundjeje ose epidemie duke paraqitur numrin e rasteve nga  koha e fillimit.

Epidemic period (Periudha epidemike)
Një periudhe kohore gjatë së cilës numri i rasteve të një sëmundje të raportuar është më i madh nga sa pritet.

Epidemiologic triad (Triada, treshja epidemiologjike)
Një model tradicional i  shkaktimit të një sëmundje infektive. Përfshin tre komponentë, një agjent të jashtëm, një strehues të ndjeshëm dhe një mjedis i cili bashkon strehuesin dhe agjentin në mënyrë që të shfaqet sëmundja.

Epidemiology (Epidemiologji)
Studimi i përhapjes dhe i determinanteve të gjëndjes apo ngjarjeve shëndetësore në një popullate të caktuar dhe zbatimi  i këtij studimi për të kontrolluar problemet shëndetësore.

Equality (Barazi) 
Parimet, përmes së cilave të gjithë personat ose gjërat  që merren në shqyrtim trajtohen në të njëjtën  mënyrë.

Equity (Drejtësi, paanshmëri, barazvendosje, ofrim i shanceve te barabarta,drejtesi-barazi)
Parimi  i të qënit i ndershëm, i paanshëm ndaj të gjithëve në lidhje me një seri vlerash të përcaktuara dhe të pranuara.
Në shëndetësi kjo nënkupton se në mënyrë ideale çdo njeri duhet të këtë një shans të ndershëm ,duhet të arrije potencialin e plotë shëndetësor dhe në mënyrë më pragmatike askujt nuk duhet ti pengohet arritja e këtij potenciali, pra çdokush duhet të këtë akses gjeografik dhe financiar në burimet e disponueshme të kujdesit shëndetësor
Ka dy lloje të ekuitetit: ai horizontal që është parimi që thotë se ata që ndodhen në rrethana identike ose të ngjashme duhet të paguajnë sasi të barabarta taksash (ose kontributesh) dhe duhet të marrin sasi të ngjashme përfitimesh dhe, drejtesia  vertikale që është parimi që thote se ata që  ndodhen në rrethana të ndryshme në raport  me karakteristikat e këtij ekuiteti duhet të trajtohen po në mënyrë të diferencuar, pra ata me mundësi më të madhe ekonomike duhet të paguajnë më tepër dhe ata me nevoja më të mëdha duhet të marrin më tepër shërbim

Eradication (Çrrënjosje)
Reduktimi i përhershëm në zero i incidencës botërore të infeksionit i shkaktuar nga një agjent i caktuar si rezultat i përpjekjeve të synimshme. Nuk nevojiten më masa ndërhyrëse.

Essential drugs (Barna  thelbësore, esenciale). Shih gjithashtu
“Formulary”
Një iniciative politike për të siguruar se një numër minimal medikamentesh efektive është i disponueshëm për trajtimin e problemeve shëndetësore prioritare me një çmim që është i përballueshëm nga popullsia.
Një qëllim që lidhet me këtë është kursimi i burimeve që mund të përdoreshin duke dhënë  me recente medikamente më të shtrejta, madje edhe të panevojshme.

Estimate: Vlerësim i përafërt

Evidence-based health care (Kujdes shëndetësor i bazuar në fakte)
Kujdesi shëndetësor i bazuar në fakte është një përdorim i ndërgjegjshëm i fakteve më të mira aktuale në marrjen e vendimeve lidhur me  kujdesin për paciente individuale dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Faktet aktuale më të mira  nënkuptojnë informacionin nga një punë kërkimore përkatëse dhe e vlefshme lidhur me efektet e formave të ndryshme të kujdesit shëndetësor, dëmin potencial nga ekspozimi ndaj agjenteve të veçante, saktesinë e testeve diagnostike dhe  forcën parashikuese te faktoreve prognostike
Përkufizim plotësues: Kujdesi shëndetësor i bazuar mbi fakte ndodh kur vendimet që ndikojnë në kujdesin e pacientit, merren  siç duhet mbi bazën e një informacioni të vlefshëm dhe përkatës.

Evidence-based medicine (Mjeksi e bazuar në  fakte)
Përdorimi  i ndërgjegjshëm, i qartë dhe i kujdesshëm i fakteve më të mira aktuale në marrjen e vendimeve lidhur me kujdesin për pacientët individualë.
Praktika e mjeksisë të bazuar në fakte nënkupton integrimin e ekspertizës klinike individuale  me faktet klinike  më të mira të disponueshme nga puna kërkimore sistematike
Përkufizim plotësues: Analiza sistemike e informacionit lidhur me efektin e trajtimit dhe përdorimit të tij për të ofruar rezultate optimale shëndetësore.

Euro (EURO)
Me këtë emër njihet shkurtimisht  Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

European Alcohol Action Plan (Plani Evropian i Veprimit i Alkolit)
Një plan i cili u hartua në vitin 1992 me synim stimulimin  dhe ndihmën e vendeve evropiane  anëtare të OBSH-së për të parandaluar  rreziqet që i kanosen  shëndetit  dhe problemet sociale  që rrjedhin prej alkolit.

Evaluation (Evaluacion)
Një proces që tenton të përcaktojë  në mënyrë sa me simetrike dhe objektive që të jetë e mundur rëndësinë, efektivitetin dhe impaktin e aktiviteteve nën driten e objektivave të tyre
Exclusions: Sherbime shëndetësore qe nuk mbulohen nga polica e sigurimit shëndetësor te një personi.
Experience rating (Klasifikimi sipas përvojës)
Vendosja e një premiumi grup, bazuar mbi humbjet aktuale të përjetuara nga ai grup gjatë  një viti më parë ose gjatë viteve të mëparshme

Experimental study (Studim eksperimental)
Një studim në të cilin studjuesi specifikon kategorinë e ekspozimit për çdo individ (prova klinike) ose të komunitetit (prova e komunitetit) pastaj ndjek  individet apo komunitetin për të zbuluar efektet e ekspozimit.

Exposed group (Grupi i ekspozuar)
Një grup, anëtarët e të cilit janë ekspozuar ndaj një shkaktari të supozuar të sëmundjes.

Externality (Efekt nga brënda jashtë)
Rezultati i një aktiviteti që shkakton përfitime dytësore (efekte të dëshirueshme) ose dëme (shpenzime, ndotje) tek të tjerët, pa kompensim përkates ose pagesë prej atyre që e shkaktojnë këtë efekt të jashtëm. Gjithashtu  quhen edhe efekte anësore ose efektet e kapërcimit të kufirit (derdhjes).
Përkufizim plotësues: Kosto ose përfitime të cilat lindin nga prodhimi ose konsumi, të cilat bihen mbi individe ose grupe që nuk janë të përfshire direkt në prodhimin ose konsumin në fjalë dhe që nuk kompensohen. Për shembull, një ekternalitet përfitues është imunizimi i një individi ndaj sëmundjeve infektive i cili mund të bllokojë transmetimin e sëmundjes tek indvidet e tjere, të cilët nuk përfshihen direkt dhe që nuk paguajnë asgjë  për këtë mbrojtje.

Fillimi i faqes

Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2007 | Të gjitha të drejtat e rezervuara