F
Family doctor (Mjeku i familjes)
Mjek, i cili ka për detyrë t’u sigurojë njerëzve një shërbim shëndetësor të gjërë që nga fillimi i jetës deri në vdekje dhe ti keshillojë ata për të gjithë aspektet e shëndetit, pavarësisht nga mosha, seksi, grupi etnik ose besimi.
F A O - Shkurt anglisht për “Food and Agricultural Organisation of the United Nation" (Organizata pcr Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara).
Themeluar në vitin 1945. Ka 158 vende anëtare. FAO kërkon të nxisë prodhimin bujqësor, pyjor, peshktarinë dhe të përmirësojë shpërndarjen e tyre. Gjithashtu ajo i jep asistence teknike qeverive të vendeve anëtare për përmirësimin e ushqyerjes. Qendra është në Romë.
Fee-for-service (Tarife për shërbim). Shih “Reimbursement” dhe “Payment”. Në dallim me fjalën “Capitation”
Pagesa që i bëhet një ofruesi të shërbimeve shëndetësore për çdo akt apo shërbim që bën.
Përkufizim plotësues: Një mekanizëm pagese me anë të të cilit një ofrues i kujdesit shëndetësor ose një institucion i kujdesit shëndetësor paguhet sa herë që ofrohet një shërbim i rimbursueshëm (për shembull një vizitë, një procedurë kirugjikale, një test diagnostik etj). I referohet një metode rimbursimi për ofruesin e shërbimit shëndetësor. Ai paguhet për çdo shërbim të veçantë që i bën pacientit sipas një liste tarifash.
Fee schedule (Skeda, lista e tarifave)
Një listë e miratuar tarifash për çdo shërbim që propagandohet nga një kompani sigurimesh, agjensi qeveritare ose një shoqëri profesionistësh.
Financial resource allocation (Alokimi i burimeve financiare)
Çdo proces me anë të të cilit burimet financiare rrjedhin nga një pagues i një palë të tretë (për shembull qeveri, sigurues etj) përmes një institucioni të kujdesit shëndetësor tek ofruesi klinik i veçantë.
Financing (Financim)
Nxjerrje,gjetje, sigurim i të ardhurave për të paguar mallrat ose shërbimet
Përkufizim plotësues: Funksion i sistemit shëndetësor që merret me mobilizmin, grumbullimin dhe alokimin e parave për të mbuluar nevojat shëndetësore, veç apo bashkarisht në sistemin shëndetësor.
Fixed budget (Buxhet fiks). Në dallim me “Flexible budget”
Një buxhet që nuk modifikohet nga ndryshimet në volumin e shërbimeve
Fixed cost (Kosto fikse). Shih “Cost”
Fringe benefits: Perfitime shtesë,suplementare
Flexible budget (Buxhet fleksibel) në dallim me “Fixed budget”
Një buxhet që modifikohet sipas ndryshimeve në volumin e shërbimeve
Food safety (Siguri ushqimore)
Nënkupton se sa të sigurtë janë ushqimet që hamë nga pikëpamja shëndetësore.
Food security (Sigurimi i ushqimit)
Nënkupton te siguruarit e ushqimit për të ngrënë.
Foreing aid (Ndihmë e huaj)
Transferimi i fondeve publike në formën e borxheve ose granteve, të dhëna ose direkt nga një qeveri tek tjetra (ndihma dypalëshe) ose indirekt përmes agjensive ndërkombëtare ose shumëpalëshe si Banka Boterore etj.
Funding (Dhënie fondesh, financim)
Të sigurosh institucionet e kujdesit shëndetësor me burime financiare që duhen për të kryer një seri të përgjithshme aktivitetesh që lidhen me shëndetin.
Ngandonjehere përdoret në vend të fjalës financim ose për të përshkruar procesin e grumbullimit të parave për ti dhene fonde kujdesit shëndetësor.
Fundholding (Mbajtje e fondeve)
Një sistem pagese për kujdesin mjeksor, i cili ka karakteristikat e meposhtme: Burimet financiare për kujdesin shëndetësor alokohen për frymë. Burimet fianciare ruhen në një fond dhe mjeku i përgjithshëm zakonisht është vendim-marrësi për alokimin e fondeve.
Fillimi i faqes |