G
Gatekeeper (Portjer)
Një mjek i kujdesit shëndetësor parësor (ose ndonjë ofrues tjetër) i cili është përgjegjës për mbikqyrjen dhe koordinimin e të gjitha nevojave mjekësore të pacientit. Portjeri duhet të autorizojë çdo rekomandim të pacientit tek një specialist ose një spital.
Me përjashtim të rasteve të urgjencës, ky lloj autorizimi duhet të jepet përpara se të fillojë kujdesi shëndetësor. Funksioni i portjerit është një mënyrë për ta larguar pacientin nga vetërekomandimi i panevojshëm drejt shërbimeve të specializuara të kushtueshme.
GAVI (Global Alliance for Vaccines and Immunisation)
Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI) është një koalicion ndërkombëtar partneresh. Ajo përfshin qeveritë nacionale, organizatat ndërkombëtare si psh. Fondi i Kombeve të Bashkuara të Fëmijeve (UNICEF), Organizata Botërore e Shëndetesisë (WHO) dhe Banka Botërore, Institucionet bamirëse, si psh. Programi i Vaksinimit të Femijeve Bill dhe Melinda Gates dhe Fondacioni Rockfeler, sektori privat i përfaqësuar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave te Manifakturave Farmaceutike dhe institucionet kërkimore dhe të shëndetit publik. Aleanca u krijua zyrtarisht në Davos të Zvicrës në Janar 2000.
GDP (xhi-di-pi).Shih “Gross domestic product”
Gender mainstreaming
Përfshirja e çështjeve gjinore në rrymën e përgjithshme të zhvillimit
Gender sensitivity (Ndjeshmëria gjinore)
Përfshirja e perspektivës gjinore në politikat dhe strategjitë shëndetësore. Një perspektivë e tillë çon në një kuptim më të mirë të fakteve që ndikojnë në shëndetin e grave dhe burrave. Kjo nuk merret vetëm me dallimet biologjike midis grave dhe burrave ose me rolin riprodhues të grave, por pranon edhe efektet e marrëdhenieve, roleve dhe përgjegjësive të përcaktuara nga aspektet sociale, kulturore dhe ato të sjelljes veçanerisht për shendetin individual, të familjes dhe të komunitetit.
General (medical) practitioner-GP (Mjek i përgjithshëm). Shih gjithashtu “Physician”
Një mjek i përgjithshëm ose mjek i familjes, i cili është pika e parë e kontaktit me shërbimet shëndetësore për të gjitha rastet jo urgjente.
Generic drugs (Medikamente xhenerike)
Medikamente të cilat janë identike nga pikëpamja kimike me preparatin farmaceutik të prodhuar nga një firmë, e cila i ka dhënë emrin e vetëm si prodhuese e tij, por që prodhohen nga konkurentë, pasi firmës i ka skaduar patenta për atë medikament.
Global budget (Buxhet global). Shih gjithashtu “Budget”
Një shumë parashë totale, e fiksuar që më parë, me anë të të cilës synohet të mbulohet kostoja totale e shërbimeve, zakonisht për një vit.
Një tip i buxhetit fiks që siç e tregon edhe fjala flet se paguesi i buxhetit i lë hapësirë marrësit të buxhetit (për shembull spitalit) për të vendosur se në çfarë zërash ta shpenzojë paranë.
Përkufizim plotësues: Pagesa e një shume të caktuar për të mbuluar shpenzimet operative të shërbimeve të ofruara nga një spital në një periudhe të dhënë kohe.
Global Fund for HIV/AIDS, TB and Malaria (Fondi global për HIV/AIDS, TB dhe Malarien)
U ngrit në janar 2002 si një instrument financiar, plotësues i programeve ekzistuese për këto sëmundje. Qëllimi i Fondit Global është që të tërheqë, menaxhojë dhe nxjerrë burime shtesë përmes partneritetit privato-publik. Kjo do të çonte në një pakësim të infeksioneve, sëmundjeve edhe vdekjeve të shkaktuara nga këto tre sëmundje.
Goal (Qëllim). Shih gjithashtu “Objective”
Një synim i përgjithshëm drejt të cilit tentohet të shkohet Deklarim i një gjëndje ose qëllimi të deshirueshëm për të ardhmen.
Një qëllim ndryshon nga një objektiv pasi ka një afat më të gjatë dhe zakonisht është i gjërë. Brënda sektorit shëndetësor OBSH-ja e ka përcaktuar qëllimin e “Shëndetit për të gjithë në vitin 2000” i cili thote se “ Si minimum të gjithë njerëzit në të gjitha vendet duhet të kenë të paktën atë nivel të shëndetit që ata të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë prodhuese dhe të marrin pjesë aktive në jetën sociale të vendit në të cilin jetojnë”. Përveç kesaj OBSH-ja pranon se “ që të arrihet një nivel i tillë i shëndetit, çdo individ duhet të këtë akses në kujdesin shëndetësor parësor dhe përmes tij në të gjitha nivelet e një sistemi të shtrirë shëndetësor”.
Qëllimi shëndetësor: Qëllimet shëndetësore përmbledhin rezultatet e shëndetit, që një vend apo një komunitet mund të shpresojë të arrije në një periudhe të caktuar kohe nën driten e njohurive dhe burimeve ekzistuese.
Good (Mall)
Term që nënkupton produkte të prekshme, konkrete që kontribuojnë në përmbushjen e kërkesës.
Për të plotësuar kërkesën shërbimet shëndetësore tentojnë të kombinojnë përdorimin e mallrave me shërbimet
Përkufizim plotësues: Mallra meritë janë ato mallra që i ofrohen publikut përmes vendimeve politike. Në këtë rast jo domosdoshmerisht mallrat kërkohen nga publiku, ose të paktën nuk kërkohen në sasinë e ofruar, por sipas politikaneve publiku duhet ti këtë ato në interes të tij
Mallra superiore janë ato mallra dhe shërbime, për të cilat kërkesa rritet me rritjen e të ardhurave.
Governance (Qeverisje)
Të ushtruarit e autoritetit politik, ekonomik dhe administrativ në menaxhimin e punëve të një vendi në të gjitha nivelet.
Që nga futja e fjales “stewardship”(të kujdesurit), termi “qeverisje” ndonjëherë reduktohet në marrëdhënien midis pronareve dhe menaxhimit të një organizate, domethënë qeverisja e spitaleve private do të ushtrohej nga pronarët e tij të interesuar për shembull që të nxjerrin përfitime, ndërsa roli “stewardship” i qeverisë do të synonte sigurimin për shembull të aksesit, dhe kostove të pranueshme nga pikëpamja sociale. Megjithatë si fjala “governance” ashtu dhe fjala “stewardship” nuk përkthen kollaj në gjuhë të tjera.
Grant
Fond i dhënë për një qëllim të veçantë një personi ose një institucioni, i cili nuk kthehet mbrapsht.
Gross domestic product-GDP (Produkti i brendshëm bruto-(xhi-di-pi)
Vlera monetare e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend, në një ekonomi, gjatë një viti.
Vlera totale në pará e të gjitha mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një ekonomi gjatë një periudhe kohe të caktuar (zakonisht një vit), plus të ardhurën neto nga prona prej investimeve jashtë shtetit.
Ground water (Ujra nëntokësore)
Nënkupton ujrat e pastra të pijshme
Guidelines (Udhëzues). Shih gjithashtu “Clinical guidelines”
Një seri hapash të cilat mund të ndërmerren në kryerjen e një detyre ose në zbatimin e një politike dhe mënyra e bërjes së një gjëje të tillë.
Ngandonjëherë të quajtura direktiva klinike, të cilat ofrojnë hapat dhe mjetet për një diagnoze dhe trajtim të duhur.
Përkufizim plotësues: Udhezuesit janë mjete për të asistuar në një proces drejt arritjes së rezultatit.
Fillimi i faqes |