Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937

 

 

H

Health (Shëndet)
Është një gjendje e mirëqënies së plotë fizike, mendore dhe sociale dhe jo vetëm mungesa e sëmundjes apo të qënit i pamundur.
 
Health benefit (Përfitim shëndetësor)
Në ekonominë e shëndetit një përfitim shëndetësor është ai i cili siguron një përfitim nga pikepamja e reduktimit të kostos ose përmirësimit të shëndetit.

Health care (Kujdes shëndetësor)
Çdo tip shërbimi që ofrohet nga specialistet ose paraspecialistet me një impakt në statusin shëndetësor.
Përkufizim plotësues: Mallra dhe shërbime që përdoren si impute për të prodhuar shëndet. Në disa analiza, është koha dhe njohuritë e përdorura për të ruajtur dhe promovuar  kujdesin shëndetësor, plus imput-eve të kujdesit shëndetësor konvencional

Health care professional (Profesionist i kujdesit shëndetësor)
Një individ i cili është trajnuar në një specialitet ose është arsimuar në një fushë që ka të bëjë me shëndetin. Kjo mund të përfshije administraten, ofrimin direkt të kujdesit shëndetësor për pacientin, dhe shërbimet ndihmëse.

Health care system (Sistemi i kujdesit shëndetësor). Shih gjithashtu “Health system” , “Beveridge/Bismarckian/Semashko system”, “Social health insurance”,“Contract/ Integrated model”
Një strukturë zyrtare për një popullsi të caktuar, financimi, menaxhimi, shtrirja dhe përmbajtja e së cilës përcaktohet me ligj dhe rregullore.
Ai siguron shërbime për njerëzit për të kontribuar në shëndetin e tyre dhe ofrohet në mjedise të caktuara si shtëpi, institucione arsimore, vende pune, vende publike, komunitetete, spitale dhe klinika.
Sistemi i kujdesit shëndetësor (ofrimi) i referohet shërbimeve të kujdesit shëndetësor që  kryhen në  sektorin e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor. Është sistemi që merret me masat mjekësore dhe terapeutike që synojnë të ruajnë dhe përmirësojnë  kushtet shëndetësore të pacientit.
Përkufizim plotësue: Një seri elementesh dhe lidhjet e tyre  në teresinë komplekse, të ngritur për ti shërbyer nevojave shëndetësore të popullsisë.

Health centre (Qendër shëndetësore)
Një institucion që ofron shërbime mjekësore dhe sanitare (ambulatore) për një grup specifik në një popullsi.
Idealisht ky shërbim duhet të përfshije a) kujdes mjekësor dhe sanitar (si parandalues ashtu dhe promovues të shëndetit) për individe, familje dhe grupe të tjera specifike  dhe shoqërinë si një të tërë b) kujdes mjeksësor për pacientet si brënda qendrës shëndetësore ashtu dhe në shtëpi dhe c) shërbime rehabilituese bashkë me institucionet e mirëqënies sociale. Në Evropen Lindore këto quheshin dispanseri dhe poliklinika. Në perëndim mund të quhen  praktikat e mjekëve ose qendrat e komunitetit.

Health competence (Kompetence shëndetësore)
Kompetencë individuale për të ndikuar faktoret që përcaktojnë shëndetin.

Health determinants (Faktorë përcaktues të shëndetit)
Seria e faktorëve personalë socialë, ekonomikë dhe mjedisorë të cilët përcaktojnë statusin shëndetësor të individeve ose të një popullsie. Faktorët që ndikojnë shëndetin janë të shumtë dhe interaktive. Promocioni shëndetësor në thelb merret me veprimin dhe avokacinë e determinateve të shëndetit që janë të modifikueshëm, dhe jo vetëm me ata që lidhen me veprime të indvideve siç janë sjelljet e shëndetshme dhe menyra e jetesës por edhe faktore si të ardhurat dhe statusi social, arsimi, punësimi dhe kushtet e punës, aksesi tek shërbimet e përshtatshme shëndetësore dhe mjedisi fizik

Health development (Zhvillimi i shëndetit)
Procesi i përmirësimit të vazhdueshëm  progresiv të statusit shëndetësor të popullsisë

Health economics (Ekonomia e shëndetit)
Disiplina e ekonomisë e zbatuar në shëndetësi. Ajo përpiqet ti japë përgjigje pyetjeve të tilla si :Sa  prej burimeve të shoqërisë i dedikohen shëndetësisë ? Çfarë përparesie i jepet aspekteve të ndryshme të shëndetesisë dhe shërbimeve shëndetësore? Për çfare shërbimesh shëndetësore njerëzit janë gati të paguajnë? Cilat janë shpenzimet e drejtpërdrejta dhe terthore? Cili është impakti i shërbimeve shëndetësore në ekonominë e vendit etj.

Health education  (Edukimi shëndetësor)
Procesi i planifikuar dhe i menaxhuar, i investimit në edukim për të arritur përmirësimin  në shëndetin e popullsisë.

Health expectancy (Pritshmëria  e shëndetit)
Tregon sipas  normave dhe perceptimeve sociale dhe standarteve profesionale proporcionin e asaj pjese të jetës që pritet të jetë e shëndetshme dhe e përmbushur,  pa sëmundje dhe paaftësi.

Health expenditure (Shpenzim shëndetësor). Shih “Public health care expenditure” “Private health care expenditure” dhe “ Total expenditure on health”

Health facility (Institucion, ndërtesë shëndetësore)
Një ndërtesë ku ushtrohet mjekësia

Health for All (Shëndet për të Gjithë)
Arritja nga të gjithë njerëzit e botës i një niveli të shëndetit që do ti lejonte ata të bënin një jetë produktive nga pikëpamja sociale dhe ekonomike.

Health for All policy (Politika e Shëndetit për të Gjithë)
Politikë e cila bazohet në parimet e barazisë dhe pjesëmarrjen demokratike në marrjen e vendimeve, pra në vlerat e shëndetit për të gjithë. Ajo merret me menyren (stilin) e jetesës, mjedisin dhe kujdesin shëndetësor. Lançuar nga OBSH në 1978.

Health gain (Fitim në shëndet, përmirësim në shëndet)
Një përmirësim i matshëm në shëndetin e një individi ose popullsie, përfshire  jetëgjatësinë dhe cilesinë e jetës.

 

Health impact assessment (Vlerësimi i impaktit shëndetësor)
Një vlerësim i të gjitha efekteve  te drejtpërdrejta apo tërthorta të një politike, programi, shërbimi ose institucioni mbi gjendjen shëndetësore dhe mbi gjithë zhvillimin shëndetësor dhe social-ekonomik

Health indicator (Indikator, tregues shëndetësor)
Indikatori shëndetësor është një karakteritikë e një individi, popullate ose mjedisi i cili  matet (direkt ose indirekt) dhe mund të përdoret për të përshkruar një ose më tepër aspekte të shëndetit të një individi ose popullsie (cilesinë, sasinë dhe kohën)

Health information system (Sistemi i informacionit shëndetësor)
Një kombinim i statistikave shëndetësore nga burime të ndryshme që përdoret për të nxjerre informacion lidhur me gjendjen shëndetësore, kujdesin shëndetësor, ofrimin edhe përdorimin e shërbimeve shëndetësore dhe impaktin mbi shëndet.

Health insurance (Sigurim shëndetësor)
Një mekanizem me anë të të cilit merret para për pagimin e shërbimeve shëndetësore prej kontributeve. Pagimi mund të jetë vullnetar dhe i detyrueshëm. Kontributet e sigurimeve shëndetësore mund të kombinohen edhe me pagesa për përfitime të tjera sociale e në këtë rast ajo quhet një skemë e sigurimit social.

Health insurance fund (Fondi i sigurimeve shëndetësore). Shih  “Sickness fund”

Health Insurance Institute (Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor)
Krijuar në 1 mars 1995. Mbulon një pjesë të çmimit të barnave në rrjetin e hapur farmaceutik dhe shpenzimet për mjekun e përgjithshëm dhe të familjes.

Health outcome (Rezultat shëndetësor)
Ndryshime në gjendjen shëndetësore (sëmundshmëri, vdekshmëri) që rezultojnë nga ofrimi i shërbimeve shëndetësore.
Rezultati klinik është efekti ose mungesa e efektit të një ndërhyrjeje të kujdesit shëndetësor mbi gjendjen shëndetësore.

Health plan (Plan shëndetësor)
Një term i gjërë për të gjitha llojet e skemave publike apo private të mbulimit me kujdes shëndetësor përfshire për shembull sistemet kombëtare shëndetësore, skemat e sigurimeve shëndetësore dhe skemat e sigurimeve shëndetësore private.

Health policy (Politike shëndetësore)
Një seri vendimesh, zotimesh publike ose procedurash zyrtare brenda institucioneve (kryesisht qeverisë) të cilat përcaktojnë prioritetet dhe parametrat për veprim në përgjigje të nevojave shëndetësore, burimeve të disponueshme dhe trysnisë politike.
Shpesh politika shëndetësore vihet në jetë përmes legjislacionit ose formave të tjera të drejtimit, të cilat përcaktojnë rregulloret dhe  stimujt që bëjnë të mundur ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe programeve dhe aksesin tek këto shërbime dhe programe.

Health post (Ambulancë)
Njesia me e vogel funksionale e sistemit shëndetësor. Kërkesa minimale është prania e një mami-infermiereje

Health potential (Potencial shëndetësor)
Niveli më i plotë i mundëshm i shëndetit që mund të arrijë ndonjë individ. Potenciali shëndetësor përcaktohet nga kujdesi për vehten dhe për të tjeret, nga të qënit të aftë për të marrë vendime dhe për të pasur kontroll mbi jetën tënde dhe duke siguruar që shoqëria në të cilën jetohet krijon kushtet që lejojnë arritjen  e shëndetit nga të gjithë anëtaret e saj.

Health professional (Profesionist i shëndetit)
Një person që ndihmon në identifikimin dhe trajtimin e sëmundjes ose një paaftësie. Shpesh përdoret si sinonim për mjekun.

Health promotion (Promocion shëndetësor)
Është shkenca dhe arti për të ndihmuar njerëzit që të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës  drejt një gjendje optimale shëndeti ose procesi i aftësimit të individëve dhe bashkësive të tyre për të rritur kontrollin mbi determinantet e shëndetit, duke përmirësuar keshtu shëndetin e tyre. Është në fakt një kombinim i informacionit, edukimit ,kontrollit diagnostik dhe ndërhyrjeve në fushën e kujdesit shëndetësor për të lehtësuar ndryshimet në sjellje që do të përmirësonin shëndetin dhe do ta mbronin atë.

Health Promoting Schools (Shkollat e Promocionit Shëndetësor)
Shkolla të cilat synojnë arritjen e një mënyrë të shëndetshme të jetesës për të gjithë nxenësit e shkollës, duke zhvilluar mjedise mbështetëse që çojnë në një promocion të shëndetit. Shqipëria është pjesëtare e këtyre projekteve.

Health Promotion Hospital (Spital i promocionit shëndetësor)
Një spital i cili përpiqet të përfshije kulturen e promocionit shëndetësor në mjedisin spitalor, me synim përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, kushtet e punës dhe kenaqjen e stafit, pacientëve dhe familjarëve.

Health resources (Burimet shëndetësore). Shih gjithashtu “Input”
Mjetet e disponueshme për venien në punë të sistemit shëndetësor,përfshire burimet njerëzore, institucionet, pajisjet dhe bazën materiale,fondet financuese dhe njohuritë.

Health sector  (Sektori shëndetësor)
Sektor që konsiston në shërbime të organizuara publike dhe private (duke përfshire promocionin shëndetësor, parandalimin e sëmundjeve, diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin shëndetësor), politikat dhe veprimtarite e departamenteve shëndetësore dhe ministrive, OJQ-të që kanë të bëjnë me shëndetin dhe grupe të ndryshme komunitetesh dhe shoqata profesioniste.

 

 

Health services (Shërbime shëndetësore)
Çdo shërbim i cili mund të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit apo diagnozes, trajtimit dhe rehabilitimit të njerëzve të sëmure dhe  jo domosdoshmerish i kufizuar tek shërbimet mjekësore apo tek kujdesi shëndetësor
Shpesh me një përdorim më të kufizuar duke iu referuar shërbimeve të kujdesit shëndetësor, domëthëne atyre brenda sistemit të kujdesit shëndetësor.

Health service production (Prodhimi i shërbimeve shëndetësore)
Nënkupton të  gjitha llojet e shërbimeve shëndetësore që i ofrohen qoftë individit ashtu dhe komunitetit

Health services research (Kërkimi, puna kërkimore lidhur me  shërbimet shëndetësore)
Një fushe kërkimesh, e cila shqyrton impaktin e organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor mbi ofrimin, cilësinë, koston, aksesin dhe rezultatet  e shërbimeve të tilla.

Health services purchasing power parity (Fuqia ekuivalente e blerjes së shërbimeve shëndetësore). Shih “Purchasing power parity”

Health status (Gjendja, statusi shëndetësor)
Term për gjendjen shëndetësore të një individi, grupi ose popullate, e matur sipas  standarteve, indikatoreve të përcaktuar.

Health system (Sistemi shëndetësor). Shih gjithashtu “Health care system
Njerëzit, institucionet dhe burimet të rregulluara sëbashku në përputhje me politika  të përcaktuara, për të përmirësuar shëndetin e popullsisë të cilës i shërbejnë, duke iu përgjigjur shpresave legjitime të popullsisë dhe duke e mbrojtur atë ndaj  kostos së sëmundjes përmes një seri aktivitetesh.Qëllimi  kryesor i tij është përmirësimi i shëndetit.Sistemi shëndetësor është një term i gjerë, i cili përfshin si sistemin e kujdesit shëndetësor dhe aktivitetet e tjera,qëllimi kryesor i të cilit është të promovojë, riktheje dhe ruajë shëndetin (për shembull një mjedis i sigurtë, rrypat e sigurimit në automjete)

Health System Strategy (Strategjia e Sistemit Shëndetësor)
Është dokumenti i strategjisë  dhjetëvjeçare 2001-2110 i hartuar nga Ministria e Shëndetësise  me asistencën e Organizatës  Botërore të Shëndetësisë. Deri ne tetor të vitit 2002 në formë drafti.

Health target (Shënjestër shëndetësore). Shih gjithashtu “Goal”
Shënjestrat shëndetësore për një popullatë të caktuar flasin për atë se sa i madh është ndryshimi (duke përdorur një indikator shëndetësor) i cili mund të pritet në mënyrë të llogjikshme brënda një kohe të caktuar. Përgjithësisht shënjestrat bazohen në ndryshime specifike dhe të matshme të rezultateve (të ndërmjetme) shëndetësore.

 

Health technology (Teknollogjia shëndetësore). Shih gjithashtu “Health technology assessment”
Zbatimi i njohurive shkencore në zgjidhjen e problemeve shëndetësore
Përkufizim plotësues: Sipas një vlerësimi të Zyres Amerikane të Teknologjisë teknologjite shëndetësore janë medikamentet, pajisjet, procedurat dhe sistemet e mbështetjes organizative brënda të cilave ofrohet  kujdesi shëndetësor.

Health technology assessment (Vlerësimi i teknologjisë shëndetësore).
Vlerësim i gjërë i teknologjive ekzistuese dhe atyre të reja përfshirë medikamentet, procedurat, shërbimet, pajisjet lidhur me efektet e tyre mjekësore, ekonomike, sociale dhe etike.
Gjithashtu quhet edhe vlerësimi i teknollogjisë në kujdesin shëndetësor. Ai mund të trajtojë pasojat e drejtpërdrejta të teknologjisë ashtu dhe ato të terthorta. Qëllimi kryesor i tij është të mbajë të informuar politikëbërësit lidhur me kujdesin shëndetësor.
Përkufizim plotësues: Vlerësimi sistematik i vetive, efekteve dhe/ose impakteve të teknologjisë së kujdesit shëndetësor. Vlerësimi i teknologjisë shëndetësore përcakton një aktivitet  multidisiplinar që sistematikisht ekzaminon  rendimentin teknik, sigurinë, efikasitetin klinik, efektivitetin, koston, kosto-efektivitetin, impaktin organizativ, pasojat sociale, aspektet legale dhe etike të zbatimit të teknologjisë së shëndetit.

Healthy city (Qytet i shëndetshëm)
Është një qytet i cili në mënyrë të vazhdueshme krijon dhe përmirëson ato mjedise fizike dhe sociale, zgjeron ato burime të komunitetit të cilat  i mundësojnë njerëzit të mbështesin njeri tjetrin në kryerjen e të gjitha funksioneve të jetës dhe në zhvillimin e një potenciali të plotë të tyre. Projekti “Qytete të Shëndetshme” është një projekt zhvillimi afat-gjatë i cili kërkon të vendosë shëndetin në axhenden e vendimemarrësve në qytetet e Evropes dhe të ndërtojë një avokaci për shëndetin publik në nivel lokal.

Healthy company (Kompani, shoqëri e shëndetshme)
Parimet e shoqërisë së shëndetshme përfshijnë një mjedis pune të sigurt, praktika  pune të shëndetshme, programe të promocionit shëndetësor dhe që trajtojnë faktoret psiko-sociale të riskut, vlerësimet e impaktit shëndetësor të prodhimeve që tregtohen dhe  kontributin në shëndet dhe në zhvillimin social në komunitet.

Healthy public policy (Politike publike e shëndetshme)
Një interes i hapur për shëndetin dhe  drejtesinë në shëndet në të gjitha sferat e politikes dhe përgjegjesisë për impaktin shëndetësor. Qëllimi kryesor është krijimi i një mjedisi mbështetës për ti bërë njerëzit të aftë që të bëjnë një jetë të shëndetshme.
         
Health workforce (Fuqia punëtore shëndetësore). Shih  “Human resources”

Herd immunity (Imuniteti i grupit)
Rezistenca e një grupi ndaj invazionit dhe përhapjes së një agjenti infektiv, bazuar mbi rezistencën ndaj infeksionit nga një proporcion i madh individësh, anëtarë të atij grupi

 

High risk behaviours (Sjellje me risk të lartë)
Janë ato sjellje që kanë shumë mundesi që të çojnë drejt një infeksioni si seks i pambrojtur (anal,vaginal, ndonjëherë edhe oral) përdorimi i shiringave të kontaminuara, renia në kontakt me lengje të trupit si gjaku, sperma, lëngu vaginal dhe ndoshta edhe pështyma edhe pse jo e zakonshme.

High-risk group (Grup me risk të lartë)
Një grup brenda një popullate që paraqet risk të lartë ndaj sëmundjes

HiT (Health Care System in Transition-Sistemi i Kujdesit Shëndetësor në Tranzicion)
Janë publikime përshkruese analitike mbi kujdesin shëndetësor të çdo vëndi. frut i një bashkëpunimi të OBSH-së me disa vende Evropiane Përëndimore si dhe  me vendin përkatës. Për Shqipërinë ekziston një  HiT i publikuar në 1999. Deri tani ata janë vetëm në anglisht. Gjenden edhe në internet në faqen e OBSH-së.

H I V - Shkurt në anglisht për “Human immunodeficiency Virus” (Virusi i pamjaftueshmërisë imunitare)
Retrovirusi që shkakton AIDS-in.

Home care (Kujdes në shtëpi)
Shërbime mjekësore dhe paramjekësore që i ofrohen pacienteve në shtëpi.
Ketu përfshihen shërbimet obstetrike në shtëpi, dializa shtëpijake,shërbimet telematike etj. Përjashtohen konsumi i mallrave mjekësore (medikamente dhe mallra të tjera mjekësore) që i jepen pacienteve të jashtëm si pjesë e konsumit privat shtëpijak.

Horizontal equity (Ndershmëri, ekuitet horizontal). Shih “Equity”

Horizontal survey (Studim horizontal)
Një studim i një popullate, ndoshta i stratifikuar sipas moshës, seksit, etnisë etj, por që bëhet në një moment  kohor të caktuar.

Hospital (Spital)
Një institucion qendrimi me pajisje për pacientë të shtruar për kujdes mjekësor dhe infermieristik 24 orësh, për diagnonstikim, trajtim dhe rehabilitim të të sëmurit apo aksidentuarit, zakonisht për gjendje mjekësore dhe kirurgjikale dhe i pajisur me të paktën një mjek. Spitalet mund të ofrojnë gjithashtu edhe kujdes për pacientë të pashtruar.

Hospital bed (Shtrat spitalor)
Një shtrat i rregullt dhe i pajisur me personel për akomodimin dhe përkujdesjen gjatë gjithë kohës  të pacientëve të shtruar, i vendosur në një pavion ose zonë të spitalit ku ofrohet kujdes mjekësor i vazhdueshëm. Është një tregues që mat kapacitetin spitalor.
Shtratet spitalore përjashtojnë krevatet e vegjël  për të sapolindurit, shtratet ditore, shtratet e improvizuar dhe të përkohshëm, shtratet që ndodhen në magazina, shtratet për qëllime të veçanta si për dializa apo për lindje. Database-i i OBSH-së numëron numrin e shtrateve spitalore si dhe shtratet spitalore në spitalet e kujdesit akut dhe shtratet në spitalet psikiatrike.Të dhenat e OECD-së aktualisht e shmangin përdorimin e termit “shtrat spitalor” dhe përdorin termin” shtrat për pacientet e shtruar” të cilët ndahen në “shtrate të kujdesit akut”dhe  “shtrate të kujdesit psikiatrik” dhe “shtrate të kujdesit afatgjatë”

Hospital infections (Infeksione spitalore)
Janë ato infeksione që një pacient  i merr në spital pas shtrimit në të. Përbëjnë një shqetesim të madh pasi shumë prej tyre janë rezistent ndaj  antibiotikëve

Host (Strehues)
Një person ose një organizëm tjetër i gjallë që mund të infektohet nga një agjent infektiv në kushte natyrore.

Host factor (Faktori i strehuesit)
Një faktor i brëndshëm (mosha, raca, seksi, sjellja etj) të cilët ndikojnë ekspozimin e individit, ndjeshmërinë ose përgjigjen ndaj një agjenti shkaktar.

Human capital (Kapitali njerëzor)
Investime ne kohe, përpjekjesh dhe parashë në edukim, trajnim ose shëndet  për të përmirësuar produktivitetin ashtu si dhe investimet e kapitalit financiar.

Human resources (Burime njerëzore)
Njerëzit që punojnë në profesione të ndryshme në kujdesin shëndetësor

Hyperendemic disease (Sëmundje hiperendemike)
Një sëmundje që është e pranishme në mënyrë të qëndrueshme me një incidencë te lartë dhe /ose prevalencë të lartë.

Fillimi i faqes

Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2007 | Të gjitha të drejtat e rezervuara