Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937

 

 

I

I D A Shkurtim në anglisht për “International Development Association (Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim).
Themeluar me 1960. Është një shoqatë e lidhur me Bankën Botërore. Ajo jep kredi më fleksibel se ato të një banke. Qendra është në Washington, D.C.

I L 0 Shkurtim në anglisht për. "International Labour Organisation" (Organizata Ndërkombëtare e Punës).
Themeluar me 1919. Qendra në Gjenevë. 150 vende anëtare. Lidhet me OKB-në 1946. Ndër të tjera merret me sigurinë në punë, punën e nënës dhe femijës dhe sigurinë sociale.

Immunization (Imunizim)
Procesi me anë të të cilit nje njeri apo një kafshe mbrohet kundër nje sëmundjeje. Ky term përdoret shpesh në vend te vaksinimit ose inokulimit.

Immunization status (Gjëndja imunitare)
Është krahasimi i vaksinimeve të bëra tek fëmija me ato të keshilluara në kalendarin e vaksinimit. Vlerësimi i një gjendje të tillë do të thotë që një femije ka bërë të gjitha vaksinat që keshillohen për moshën e tij dhe n.q.s jo, të përcaktohen cilat vaksina janë të nevojshme të bëhen.

Immunity (Imunitet)
Një rezistencë natyrore ose e fituar ndaj një semundje të caktuar. Imuniteti mund të jetë i pjesshëm ose i plotë, mund të zgjase për gjithe jetën  ose mund të jetë i përkohshëm. Ka dy tipa te imunitetit, pasiv dhe aktiv. Imuniteti vërtetohet përmes pranisë së kundertrupave në gjak dhe zakonisht mund të percaktohet me teste laboratorike.

Immunosuppression (Frenimi i imunitetit)
Frenim i sistemit imun dhe aftësisë së tij për të luftuar infeksionin. Një frenim i tillë mund të ndodhë nga disa sëmundje si AIDS, linfoma ose nga disa medikamente siç janë disa prej atyre që trajtojnë kancerin.

Impact (Efekt, ndikim, impakt)
Efektet totale,të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta të një programi, shërbimi ose institucioni mbi statusin shëndetësor dhe mbi zhvillimin e përgjithshëm shëndetësor dhe social-ekonomik.

Impairment (Prishje, dobësim)
Në konteksin e shëndetit nënkupton çdo humbje ose shmangie nga normaliteti të struktures apo funksioneve psikologjike, fiziologjike dhe anatomike

Implementation (Zbatim, vënie në jetë, implementim)
Kryerja e një projekti apo programi.
Përfshin jo vetëm punën në vetvete, por  të gjitha aktivitetet mbështetese si përgatitjen e termave të referencës, sigurimin e fondeve, ngritjen e strukturës organizative, komunikimin dhe kryerjen e një projekti të evaluimit.

Incentives (Stimuj, incentive).
Në sistemin shëndetësor janë nxites që përdorin shpërblimin duke tentuar të inkurajojnë tipe të caktuara të veprimtarive.

Incidence (Incidencë)
Numri i rasteve të reja të sëmundjes që hasen në një popullate të caktuar brënda një periudhë të dhënë kohe, zakonisht në një vit.

Incidence rate (Shkalla e incidencës)
Një masë e frekuencës me të cilën një ngjarje si për shembull një rast sëmundje haset në një popullatë të caktuar gjatë një periudhe të caktuar kohe. Emëruesi është popullata në risk dhe numurues është numri i rasteve të reja që hasen gjatë periudhës së caktuar të kohës.

 

Incubacion (Inkubacion)
Një periudhë e ndryshimeve subklinike ose të padukshme që vijnë pas ekspozimit ndaj një agjenti infektiv dhe që mbaron me fillimin e shënjave klinike të sëmundjes infektive

Indicators (Tregues, indikatorë)
Variabla të identifikuar dhe të matshëmm, të cilët ndihmojnë për të treguar ndryshimet që lidhen në mënyrë direkte ose indirekte me qellimin, objektivat dhe shënjestrat.

Indirect transmission (Transmetim indirekt)
Një transmetim i një agjenti  që mbartet nga rezervuari tek strehuesi i ndjeshëm, përmes grimcave të pezulluara në ajër ose përmes  qenieve të gjalla që shërbejnë si vektorë ose atyre jo të gjalla që shërbejnë si mjete të trasportimit

Indirect costs (Kosto indirekte). Shih “Cost”

Infant (Foshnje)
Fëmija nga zero deri në moshën një vjeç

Infant feeding formulae (Formula te ushqyerjes së foshnjes)
Qumështra në gjendje pluhuri (te përqendruara) ose produkte të sojës që shiten si zevendesues të qumeshtit të  gjirit. Ato përgatiten përpara përdorimit me ujë të zier të ftohur.

Infant mortality (Vdekshmëria foshnjore)
Vdekshmëria e foshnjeve nga 0-1 vjeç. 

Infant mortality rate (Shkalla e vdekshmërisë foshnjore)
Një raport që shpreh numrin e vdekjeve midis fëmijeve nën një vit  gjatë një periudhe të caktuar kohe pjestuar me numrin e lindjeve të raportuar për atë periudhë kohe. Zakonisht shkalla e vdekshmërisë foshnjore  shprehet për 1000 lindje të gjalla.

Infectivity (Infektivitet)
Mat proporcionin i personave që i ekspozohen një agjenti shkaktar  dhe që infektohen nga një sëmundje infektive.

Inpatient (Pacient i brendshëm, i shtruar). Shih gjithashtu “Ambulatory care”. Në dallim me “Outpatient”
Një pacient i cili pranohet zyrtarisht (ose i shtruar në spital) në një institucion për trajtim dhe ose për  kujdes shëndetësor dhe që qendron minimalisht një nate në spital ose në një institucion tjetër që ofron  kujdes për pacientë të brendshëm.
Përkufizim plotësues: Një pacient i cili ka kaluar përmes procedurës së plotë të pranimit dhe ka zënë një shtrat në një pavion me pacientë të brendshëm.

 

 

Input (Input). Shih gjithashtu “Health resources”
Një sasi e caktuar e matshme e burimeve, e caktuar për një proces.
Në punën kërkimore shëndetësore, imputet në prodhimin e kujdesit shëndetësor janë  për shembull shtratet spitalore, mjeket, medikamentet etj
Përkufizim plotësues: I referohet përdorimit të burimeve në një proces prodhimi.

Insured (I siguruar). Shih “Beneficiaries”

Intangible costs (Kosto të paprekshme, të pakapshme). Shih “Costs”

Intensive care: Kujdesi shëndetësor qe kerkon vemendje shumë te madhe dhe kujdes e mbajtje  nen kontroll te vazhdueshem. Reanimacion.(ne kuptimin e sherbimit)

Internal efficiency (Efiçience e brendshme). Shih “Efficiency”

Intersectoral action (Veprim ndërsektorial)
Veprim në të cilin sektori shëndetësor dhe sektorë të tjerë përkatës të ekonomisë bashkëpunojnë ose ndërveprojnë për të arritur qëllimet shëndetësore.
Sektor, në këtë kuptim, është sistemi i kujdesit shëndetësor dhe jo një nënsektor
(si kujdesi ambulator). Një tjetër sektor do të ishte për shembull sistemi arsimor.

Integrated model (Modeli i integruar). Në dallim me “Contract model”
Sigurim shëndetësor i detyrueshëm ose vullnetar ose një financim nga një palë e tretë në të cilin si sigurimi ashtu dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor ofrohet nga i njëjti institucion në një sistem të integruar në mënyrë vertikale.
Në këtë model mjeket paguhen në mënyrë tipike nga rroga dhe spitalet dhe fondet jepen nga buxheti global.  Përfitimet i jepen pacienteve në natyre, shpesh falas.  Versioni publik i këtij modeli përfshin financimin shtetëror dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe shpesh fondet sigurohen kryesisht nga taksat e përgjithshme.
Përkufizim plotësues: Termi përdoret për sistemin e financës së shërbimeve shëndetësore dhe menaxhimit, në të cilin, si financimi dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore ofrohen nga i njëjti institucion, pa ndarje midis blerësve dhe ofruesve,  pra ofruesit e kujdesit shëndetësor janë të punësuar direkt nga një palë e tretë paguese dhe nga pikëpamja menaxheriale janë përgjegjës ndaj një serie organizmash qeverisëse. Ky haset zakonisht në të ashtuquajturit shërbime shëndetësore kombëtare në sistemet e Beverixhit dhe Semashkos.

International Monetary Fund (Fondi Ndërkombëtar Monetar -F M N)
Themeluar me 1944. Promovon bashkëpunimin monetar dhe stabilizimin e valutave. Qendra në Uashington, D.C. Ka 151 vende anëtare.

 

Intervention (Ndërhyrje)
Një aktivitet ose një seri aktivitetesh që synojnë modifikimin e një procesi, ecurije veprimi ose  një sekuence  ngjarjesh, në mënyrë që të ndryshojë një ose disa prej karakteristikave të tyre si rendimentin ose rezultatet e pritshme.

Incubation period (Periudhë e inkubacionit)
Është ajo periudhë kur mikroorganizmi ndodhet në trup, por nuk shkakton shënja të sëmundjes. Quhet shpesh edhe periudha e latencës.

Infection (Infeksion)
Prania e një shaktari brënda një strehuesi ku ai mund, por edhe  nuk mund të shkaktojë sëmundje.

I N S T A T - Instituti i statistikës
Nën vartesinë e Keshillit të Ministrave. Realizon shërbimin statistikor në Republiken e Shqipërisë. Aktivietet aktuale përfshijnë statistikat për çmimet, ato demografike, të biznesit, tregtisë së jashtme e të brendëshme, statistika jetësore, statistika arsimore, shëndetësore, të punës etj.

Integrated Management of Childhood Illnesses, shkurt-IMCI (Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve të Femijërisë)
Një lloj strategjie që lejon trajtimin e menjëhërshëm në periferinë me ekstreme të sistemit të kujdesit shëndetësor të pesë shkaqeve  me të zakonshme të  vdekjeve tek mosha fëminore që janë, pneumonia, sëmundjet diareike, malaria, fruthi dhe  keq-ushqyerja.

Intergovernamental organisation (Organizata ndërqeveritare)
Një organizatë e cila është themeluar mbi bazën e një marrëveshje ndërqeveritare. Për shembull OBSH, Keshilli i Evropës etj.

Investment for health (Investim për shëndetin)
I referohet burimeve të cilat i kushtohen qartë prodhimit  dhe përmirësimit të shëndetit. Ato mund të investohen nga agjensi  publike ose private si dhe nga individë apo grupe njerëzish. 

Fillimi i faqes

Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2007 | Të gjitha të drejtat e rezervuara