Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937

 

 

L

Latency period (Periudha e latencës)
Një periudhë e ndryshimeve subklinike ose inaparente pas ekspozimit, që mbaron me fillimin e simptomave të sëmundjes kronike.

Legal drinking age (Mosha ligjore e pirjes)
Është ajo moshë poshtë të cilës  ndalohet  me ligj blerja e alkolit

Lehap (Shkurt ne anglisht për  “Local Environemt and Health Action Plan-Plan Lokal i Veprimit për Mjedisin dhe Shendetin)
Perfaqeson shtrirjen ne nivelin lokal te Planit  Kombetar te Veprimit për  Mjedisin dhe Shendetin. 

Licensing (Liçensim). Shih gjithashtu “Accreditation”
Vendosja e kufizimeve legale që përcakton se cilët individe ose institucione kanë të drejten të ofrojnë shërbime ose mallra (zakonisht bazohet në përmbushjen e kërkesave minimale)
Në dallim me akreditimin, i cili është vullnetar dhe kryesisht administrohet nga organizma joqeveritare. liçensimi i institucioneve të kujdesit shëndetësor zakonisht është i detyrueshëm dhe i imponuar nga shteti.
Përkufizim plotësues: Liçensimi i cili përdor standarte, vendos nivele minimale, pra kërkesa që duhet të plotësohen për të caktuar një individ ose një institucion si të përshtatshëm për të ofruar një shërbim për publikun.

Licensing of the activities in the pharmaceutical sector (Liçensimi i veprimitarive në sektorin farmaceutik)
Pajisja me leje për ushtrimin e aktivitetit privat për import, eksport, shitje me shumicë dhe pakicë të barnave, materialeve mjekësore dhe aksesorëve, nga Komisioni Liçencave i Ministrisë së Shëndetësisë.

Lifestyle (Mënyra e jetesës)
Një mënyrë e përgjithshme e të jetuarit e bazuar në ndërlojën midis kushteve të  jetesës në kuptimin e gjërë dhe menyrat idividuale të sjelljes të përcaktuara nga faktoret social-kulturore dhe karakteristikat personale.
     
Life expectancy (Jeta e pritshme)
Numri i viteve që pritet të jetojë mesatarisht një popullsi e dhënë.
Përllogaritet me mesataren e jetës, bazuar në shkallën aktuale të vdekshmërisë për të gjitha grup-moshat. Indikatorë të tjerë të jetës së pritshme janë jeta e pritshme në moshen 1,15, 45 dhe 65 vjeç.

Lifeskills (Aftësi, zotësi jetësore)
Janë ato zotësi personale sociale, njohëse dhe fizike që cilat i bëjnë njerëzit të aftë të kontrollojnë dhe drejtojnë jetën e tyre, dhe të  zhvillojnë aftësinë për të jetuar me ndryshimet dhe për të sjellë ndryshime

List of essential drugs (Lista e medikamenteve esenciale)
Listë medikamentesh më të domosdoshëm për të arritur një nivel shëndetësor të  arsyeshëm për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Hartuar për herë të parë në vitin 1977 nga OBSH-ja. Në atë kohë numëronte rreth 200 zëra. Sot rreth 300. Rishikohet  çdo dy vjet

Long-term care (Kujdesi afatgjatë)
Kujdesi afatgjatë përfshin një seri të gjërë  ndihmash me veprimtari ditore që individet me paaftësi kronike kanë nevojë për një periudhe të gjatë kohe.
Kujdesi shëndetësor parësor merret kryesisht me ruajtjen ose përmirësimin e aftësisë të së moshuarve me paaftësi për të bërë  një jetë  sa më të pavarur që të jetë e mundur. Ai përfshin gjithashtu nevojat sociale dhe mjedisore dhe prandaj është më i gjërë sesa  modeli mjeksor që dominon kujdesin akut. Kryesisht ai është me teknollogji të ulet, megjithëse  është bërë më i koklavitur, pasi tek ai po përfundojnë  të moshuar me nevoja komplekse dhe që qëndrojnë në mjediset tradicionale të  kujdesit afatgjatë përfshirë edhe shtëpite. Shërbimet dhe strehimi janë që të dy thelbesore në zhvillimin e politikës dhe sistemeve të kujdesit shëndetësor afatgjatë.
Përkufizim plotësues: Shtëpi të përkujdesjes, infermieret vizituesë shtëpijake dhe shërbime të tjera që i ofrohen të sëmurëve kronikë ose personave me paaftësi.

Longitudinal study (Studim longitudinal)
Është ai studim që bëhet në kohë, pra jo në një moment të caktuar por në vazhdimësi. 

Fillimi i faqes

Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2007 | Të gjitha të drejtat e rezervuara