M
Malnutrition (Kequshqyerje)
Çdo çrregullim i ushqyerjes. Mund të vijë nga ushqyerja e pakët, por edhe e tepërt dhe e pabalancuar.
Managed Care (Kujdesi i menaxhuar)
Përdorimi i një menaxheri në kontrollin dhe shfrytëzimin e shërbimeve mjekësore dhe kontrollin e shpenzimeve.
Shpesh bashkë me institucionet shëndetësore, forma të tjera të kujdesit të menaxhuar përfshijnë kontrollin nga koleget, procedurat e miratuara që më parë në kirurgji, menaxhimin e rastit për të sëmuret kronike, formulare që kufizojnë rimbursimin farmaceutik në një liste të miratuar, dhe oferta të tjera të kontraktuara. Institucionet e kujdesit të menaxhuar e vendosin theksin në krijimin e strukturave që rrisin kontrollin dhe menaxhimin e financimit dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Managed Health Care ( Kujdesi shëndetësor i menaxhuar)
Një sistem i ofrimit të kujdesit shëndetësor që ndikon shfrytezimin dhe koston e sherbimeve dhe që mat punën e kryer. Qellimi i tij është një sistem që ofron vlera duke i dhënë njerëzve mundësinë për kujdes shëndetësor cileësor dhe në një mënyre kosto-efektive
Managed competition (Konkurence e menaxhuar). Shih gjithashtu “Competition”
Rregullim shtetëror i tregut të kujdesit shëndetësor, i cili përdor konkurencën si mjet për të arritur objektivat e efiçiencës brënda kuadrit të ndërhyrjeve shtetërore, i hartuar për të arritur objektiva politike si ekuiteti.
Management (Menaxhim)
Masat e marra për planifikimin, organizimin, veprimin dhe vlerësimin e të gjithë elementeve të shumtë të një sistemi dhe personelit të përfshire në detyrën e menaxhimit.
Marginal benefit (Përfitim shtesë, skajor, marxhinal)
Një përfitim shtesë që merret duke konsumuar njësinë e fundit (atë të radhës) të një malli.
Shpesh, përfitimi marxhinal është më i ulet sesa përfitimi mesatar, për shembull dita e fundit e qendrimit në spital nuk kontribuon në rezultat aq sa një ditë tjetër gjatë këtij qendrimi. Megjithatë ngandonjëherë për shembull, nëse nevojitet një shkallë e caktuar e imunizmit në komunitet, përfitimi marxhinal është më i madh sesa përfitimi mesatar.
Përkufizim plotësues: Përfitimi shtesë (për shembull në njësi të rezultatit shëndetësor) që prodhohet nga shtimi i një burimi (për shembull një ndërhyrje në kujdesin shëndetësor)
Marginal cost (Kosto marxhinale). Shih “Cost”
Market mechanism (Mekanizmi i tregut)
Ndërveprimi i blerësve dhe shitësve në një treg dhe në ekonomite e përziera, i cili përcakton natyrën dhe volumin e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, dhe shpërndarjen e tyre
Market failure (Dështim i tregut)
Një situatë në të cilën ekonomia e tregut deshton në arritjen e efiçiencës ekonomike.
Përkufizim plotësues: Paaftësia e tregut për të arriur në një ekuilibër efiçient të llogjikshëm në disa kushte të caktuara,si kryesisht ekzistenca e mallrave publike, eksternaliteteve, mungesa e të drejtave të qarta ndaj pronës, paaftësia e disa konsumatoreve për të vepruar në interesin e tyre më të mirë, monopoli natyror si pasojë e uljes konstante të mesatares së kostos së prodhimit, transaksione të tepëruara të kostos ose asimetria e informacionit.
Maternal mortality (Vdekshmeri amëtare)
Një tregues qe mat rrezikun e vdekjes së një nëne nga shkaqe që kanë të bëjnë me barrën. Një vdekje amëtare është vdekja e një nëne kur ajo është shtatëzane ose brënda 42 ditëve të para pas lindjes.
Measles complications (Komplikacionet e fruthit)
Komplikacionet e fruthit janë gjëndje ose infeksione që ndeshen gjatë ose pas kalimit të fruthit. Disa nga komplikacionet e fruthit janë: diarrea, pneumonia, stridori, ulçerat e gojës, infeksioni i syrit. Komplikacion me i rralle është encefaliti (inflamacion i trurit)
Measure of association (Masa e asocijimit)
Një lidhje e përcaktueshme nga pikëpamja sasiore midis ekspozimit dhe sëmundjes. Përfshin riskun relativ, raportin e shkallës.
Medical surveillance (Survejanca mjekësore)
Monitorimi i individeve potencialisht të ekspozuar për të zbuluar simptomat e hershme të sëmundjes.
Medical audit (Kontrolli i rezultateve mjekësore). Shih “Clinical audit”
Medical doctor (MD) (Doktor në mjekësi). Shih “Physician”
Medical savings account (Kontoja e kursimeve mjekësore)
Është një lloj kontoje që lejon ose mandaton njerëzit të vendosin pará në konto kursimi
(pa taksë) për ti përdorur vetëm për shpenzime mjekësore.
Members (Anëtare). Shih “Beneficiaries”
Mental health (Shëndet mendor)
Është aftësia për të menduar dhe mësuar si dhe aftësia e një individi për të kuptuar dhe jetuar me emocionet e veta dhe reagimet e të tjerëve. Shendeti mendor ështe një komponent i shendetit i lidhur ngushtë me aspektet e tjera te shëndetit. Shëndeti dhe shëndeti mendor janë produkte te një serie dimensionesh te ndërlidhura, përfshirë dimensionin fizik, emocional, social, kulturor dhe shpirtëror.
Merit good (Mallra meritë). Shih “Good”
Military Hospital of Tirana (Spitali Ushtarak i Tiranës)
Ka 412 shtretër. Është nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Shërben edhe si qendër kombëtare e traumatologjise dhe ortopedisë.
Mixed formula (Formula e përzier)
Shpesh është pagimi i specialistëve, i bazuar mbi një përzierje metodash (për shembull pagesë për frymë plus tarifën për shërbim për disa shërbime të caktuara). Po ashtu ketu mund të futen si plotësuesë edhe pagesa me bonuse ose shënjestra, që përdoren si stimuj në rast se arrihen disa objektiva të caktuara.
Monitoring (Monitorim)
Mbikqyrja e vazhdueshme e një aktiviteti për të ndihmuar në supervizionin e tij dhe për të parë nëse ai po ecën sipas planit.
Përkufizim plotësues: Monitorimi përfshin përcaktimin e metodave për të matur veprimtarinë, përdorimin e burimeve dhe përgjigjen sipas kritereve të caktuara.
Moral hazard (Rrezik moral)
Mundesia e konsumatoreve ose ofruesve që të shfrytezojnë jo sipas rregullave një sistem të përfitimeve, në dëm ose dizavantazh të konsumatoreve të tjere, ofruesve ose komunitetit financiar, pa pësuar pasojat financiare.
Një term i sigurimeve shëndetësore. Aty ku shërbimet nuk paguhen direkt nga individet, ata mund të kenë rrezik ose të veprojnë në një mënyrë, e cila rrit kërkesën për shërbime shëndetësore. Është në interes të siguruesit të krijojë dezincentive ndaj të tilla sjelljeve (si bashekpagesën ose premiume mbi bazën e riskut)
Morbidity cost (Kostoja e sëmundshmërisë). Shih “Cost”
Morbidity rate (Shkalla e sëmundshmërisë)
Shkallë e sëmundjes ose paaftësisë, zakonisht e shprehur për 1000 njerëz.
Mortality cost (Kostoja e vdekshmërisë).Shih “Cost”
Mopping up (Krehje)
Vaksinimi ndaj asaj pjese të popullatës që konsiderohet me risk të lartë për të marrë sëmundjen përkatëse. Për shembull vaksinimi shtëpi me shtëpi për polion praktikohet pas Ditëve Kombëtare të Imunizimit
Morbidity (Morbiditet, sëmundshmëri)
Çdo shmangie, subjektive apo objektive nga një gjendje fiziollogjike apo psikologjike.
Mortality rate (Shkalla e vdekshmërisë)
Masa e shpeshtësisë së hasjes së vdekjes në një popullsi të caktuar gjatë një periudhe të kohe të caktuar.
Multiple infection (Infeksion i shumfishtë)
Një infeksion ku individi është i infektuar me më tepër së një lloj specie.
Mutuelles/Mutualités. Shih “Sickness funds”
Fillimi i faqes |