N
National Agency of Environement (Agjensia Kombëtare e Mjedisit)
Pasardhësja e Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit. Deri në 1992 në vartësi të Këshillit të Ministrave. Nga 1992 deri me korrik 1998 brenda Ministrisë së Shëndetesisë dhe Mjedisit. Nga korriku 1998 përsëri në vartësi të Këshillit të Ministrave. Duke filluar nga viti 2001 ajo shndërrohet në Ministri të Mjedisit
National Drug Policy (Politikë Kombëtare e Barnave)
Futja, disponueshmeria, cilësia e mirë dhe përdorimi racional i barnave nëpërmjet hartimit dhe miratimit të Listes së Barnave Thelbësore, Formularit Kombëtar të Barnave, Listës së Barnave Kryesore që Rimbursohen dhe regjistrimit të barnave.
National Formulary of Drugs (Formulari Kombëtar i Barnave)
Udhëzues mjekësor i miratuar nga Ministria e Shëndetesisë, në dispozicion të mjekëve dhe farmacistëve, që kontribuon në përdorimin racional të barnave.
National Health Service-NHS (Shërbimi Kombëtar Shëndetësor). Shih “Beveridge system”
National health accounts (Llogaria kombëtare shëndetësore). Shih edhe “Health expenditure”
Informacion, zakonisht në formën e indikatorëve, që një vend mund të grumbullojë lidhur me shpenzimet shëndetësore.
Indikatorët mund të përfshijnë shpenzimet totale shëndetësore, shpenzimet publike, shpenzimet private, shpenzimet nga xhepi, ato nga taksat dhe shpenzime të tjera publike, shpenzimet për sigurimet sociale, shpenzimet publike për shëndetin.
National immunisation days (Ditët kombëtare të imunizimit, vaksinimit)
Nënkuptojnë një fushatë masive vaksinimi në shkallë kombëtare në ditë të caktuara për sigurimin e një mbulese vaksinale optimale. Tipike kanë qënë ditët kombëtare të imunizimit kundër poliomielitit të zbatuara me sukses edhe në Shqipëri në vitet 1996,1997, 1998, pra është një vaksinim plus atij të rutinës (kalendarit të vaksinimit).
National level planning (Planifikimi në nivel kombëtar)
Planifikimi i vazhdueshëm, i gjërë dhe i koordinuar për alokimin ose investimet e burimeve të vendit në mënyrë të tillë, që të arrijë ku duhet dhe nivelin e dëshiruar ekonomik dhe zhvillimin social. Planifikimi në nivel kombëtar përfshin integrimin e nevojave dhe qëllimeve të kujdesit shëndetësor, arsimit, bujqësisë, sigurisë publike, transportit, ekollogjisë dhe agjensive të tjera që lidhen me të.
National Programe on Aids (Programi Kombëtar për AIDS)
Fillon punë në Shqipëri në gusht 1987 brenda Ministrisë së Shëndetësisë, në Drjetorinë e Higjenës dhe Epidemiologiisë me ndihmë direkte të OBSH-së. Programi del me vete, jashtë Ministrisë por në vartësi të saj në korrik 1991.
National Public Health Conference (Konferenca Kombëtare e Shëndetit Publik)
Konferenca më e madhe e shëndetit publik e mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.
(Tiranë 14-16 Janar 1999). Shërbeu si bazë për hartimin e Dokumentit të Politikës dhe Strategjisë së Shëndetësisë
Natural history of disease (Historia natyrore e sëmundjes)
Ecuria kohore e sëmundjes nga fillimi deri në mbarim
N E A P
Shkurt në anglisht për "National Environmental Action Plan” (Plani Kombëtar i Veprimit për Mjedisin). Për herë te parë ky plan është përpiluar nga Komiteti i Mbrojtjes së Mjedisit në bashkëpunim me Bankën Botërore në 1993 dhe miratuar nga Qeveria në janar 1994.
Necessary cause (Shkak i nevojshëm)
Një faktor shkaktar prania e të cilit duhet, që të ndodhë efekti (sëmundja)
Need (Nevojë)
Ajo çka një person kërkon nga pikëpamja e kujdesit shëndetësor
Negative list (Lista negative)
Lista e atyre medikamenteve që nuk rimbursohen
N E H A P Shkurt në anglisht për „National Environmental and Health Action Plan“(Plani Kombëtar për Mjedisin dhe Shëndetin PKVMSH)
Nismën e ka në qershor të vitit 1994 në Konferencën e Helsinkit, ku Ministrat e Mjedisit dhe Shëndetit të Rajonit Evropian u angazhuan të përpilojnë Planet Kombëtare të Veprimit për Mjedisin dhe Shëndetin, duke patur si qellim të orientonin aktivitetet e shëndetit mjedisor brenda vendeve, pa interferuar me prioritetet që çdo vend mund të kishte vendosur dhe të sygjeronin aksionet e bashkërenduara nga OBSH dhe të gjitha organizatat e tjera, me përgjegjësinë për mbrojtjen e shëndetit të njeriut, mirëqenies dhe cilësisë së mjedisit. Vendi yne filloi përgatitjen e PKVMSH në fillim të vitit 1997. Përgatitja e tij u realizua nga grupi teknik i punës për këtë qellim, i drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSH-në. Ai u miratua në qershor 1999.
Neonatal mortality (Vdekshmëria neonatale)
Vdekja e foshnjeve me moshë nën 28 ditë.
Neonatal mortality rate (Shkalla e vdekshmërisë neonatale)
Një shkallë që shpreh numrin e vdekjeve midis fëmijeve nga lindja e sipër pa përfshhirë ditën e 28 të jetës, pjestuar me numrin e lindjeve të gjalla të raportuar për të njëjtën periudhë kohe. Zakonisht kjo shprehet për 1000 lindje të gjalla.
Network (Rrjet)
Një grupim individësh, organizatash dhe agjensishë, i organizuar mbi një bazë jo hierarkike rreth disa çështjeve të interesit të përbashkët, të cilat ndiqen në mënyrë shumë aktive dhe sistemike, mbi bazën e një angazhimi dhe besimi.
Nominal scale (Shkalla nominale)
Klasifikim në kategori jo të renditura për shembull raca, feja,vendi i lindjes janë atribute të matshme individuale thjeshtë nominale pasi nuk është se midis tyre ka një lidhje apo renditje të brendëshme.
Non-governametal organisation (Organizata joqeveritare)
Shkurt në anglisht si NGO(en-xhi-ou). Shumë të pranishme në Shqipëri. Janë vendase dhe të huaja. Nga vendaset me të fuqishmet janë ato që merren me çështjet e grave dhe ato të shëndetit. Nga të huajat mund të përmenden të tilla si CARITAS, PSI, MSI, SEATS, Merlin,Feed the Children, OXFAM, Sorros, SNV, MSF, EEP.
Non-recurrent expenditure (Shpenzim jo-rrjedhes).Shih “Capital expenditure”
Normal curve (Kurbe normale)
Është një kurbë në formë këmbane që rezulton kur ndërtohet grafiku i një shpërndarje normale.
Normal distribution (Shpërdarje normale)
Grumbullimi simetrik i vlerave rreth një vendosje qëndrore.
Notifiable diseases:
Semundje qe duhet denancuar
Nurse (Infermiere)
Një person që ka përfunduar një program të edukimit bazë infermieristik dhe është kualifikuar dhe autorizuar në vendin e tij për të zbatuar në praktikë infermieristikën në të gjitha mjediset, për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjes, kujdesin për të sëmurin dhe rehabilitimin e tij.
Përkufizim plotësues: Të dhënat lidhur me numrin e infermiereve duhet të trajtohen me kujdes. Si në burimet kombëtare ashtu dhe në ato ndërkombëtare, shpesh është e paqarte nëse shifrat (kur janë të disponueshme) i referohen të gjitha infermiereve të kualifikuara, të regjistruara ose atyre që punojnë aktualisht.
Nursing (Kujdesi infermieristik)
Në kuptimin më të gjërë nënkupton ofrimin e kujdesit infermieristik për individë ,familje apo komunitete për të rikthyer shëndetin apo për shërbime parandaluese. Një shërbim i tillë mund të ofrohet që nga ndihmës-infermierja deri tek infermierja dhe infermierja-mami profesioniste.
Fillimi i faqes |