O
Objective (Objektiv). Shih gjithashtu “Goal”
Një gjendje e matshme ose një nivel i arritjes në çdo stad të përparimit drej qellimit.
Objektivat kanë edhe një kuader kohor përkatës, brenda të cilit duhet të plotësohen .
Përkufizim plotësues: Rezultati përfundimtar që një program, projekt ose një institucion kërkon të arrijë.
Observational study (Studim vëzhgues)
Një studim epidemiologjik në situata ku natyres i lihet të ndjekë ecurinë e saj. Ndryshimet ose diferencat në një karakteristike studiohen pa ndërhyrjen e studiuesit
Occupancy rate (Shkalla e shfrytëzimit)
Përqindja e shtretërve spitalorë të zënë në një periudhe të caktuar kohe (ose një periudhë specifike)
Nëse shkalla mesatare e shfrytëzimit nuk dihet, ajo mund të përllogaritet si më poshtë: pranimi për frymë herë mesataren e kohëqendrimit, pjestuar për shtratet spitalore për frymë herë 365 .
OECD-Organisation for Economic Cooperation and Development (Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik)
Organizatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 1961 për të stimuluar progresin ekonomik dhe tregtinë botërore.
Open enrolment (Rekrutim i hapur)
Një periudhë gjatë së cilës një siguruesi mund ti kërkohet të pranojë çdo anëtar të ri ose abonent, pavaresisht nga risku i tyre.Rekrutimi i hapur i pengon kompanite e sigurimit nga “mbledhja e ajkes”, pra nga seleksionimi i pacientëve më të shëndetshëm, në mënyrë që të nxjerrin përfitim më të madh.
Përkufizim plotësues: Një periudhë gjatë së cilës anëtaret kanë mundësi të zgjedhin një plan shëndetësor alternativ që u ofrohet.
Opportunistic Infections (Infeksione oportuniste)
Janë infeksione që shaktohet nga agjentë infektive në kushte të dobësimit të sistemit imun të organizmit siç ndodh në rastin e AIDS-it. Tek njeriu i shëndoshë ato nuk shkaktojnë sëmundje, ndërsa tek ai me AIDS ato kërcënojnë jetën dhe çojnë në vdekje. Pneumonia nga Pneumocisti carinii, është një nga infeksionet më të zakonshme dhe më vdekjeprurëse oportuniste që shoqërojnë HIV-in.
Opportunity cost (Kostoja oportune) Shih “Cost”
Optimal health (Shëndet optimal)
Barazpesha midis shëndetit fizik,emocional, social, shpirtëror dhe intelektual
Opting-in (Futje, të pranuarit për t’iu bashkuar diçkaje)
Procesi kur njerëzit zgjedhin të marrin pjesë në një plan shëndetësor (zakonisht publik) të cilit nuk do ti përkisnin pa vendimin e tyre aktiv për të bërë një gjë të tillë.
Opting-out (Largim, zgjedhja e opsionit për t’u larguar nga diçka)
Procesi kur njerëzit zgjedhin të mos marrin pjesë në një plan shëndetësor (zakonisht publik), i cili do tu caktohej nëse ata nuk do të bënin një zgjedhje aktive.
Order of Physicians (Urdhëri i mjekëve)
I krijuar në in 1993, është përgjegjës për regjistrimin dhe standartet profesionale të mjekëve.
Ordinal scale (Shkallë rendore)
Klasifikimi në kategori të renditura nga pikëpamja cilësore, për shembull klasa sociale (I,II,III),
Outbreak (Shpërthim)
Përdoret shpesh si sinonim i epidemisë. Ndonjëherë preferohet sepse nuk krijon sencacionin e fjalës epidemi. Gjithashtu përdoret në vend të një epidemie të lokalizuar
Outcome (Rezultat). Shih gjithashtu “Clinical/ Economic outcome” dhe “Output”
Një ndryshim i një situate, që vjen pas një veprimi
Përkufizim plotësues: I referohet një rezultati përfundimtar të një procesi prodhimi ose aktiviteti për shembull një shëndeti më të mrë.
Outcomes research (Puna kërkimore lidhur me rezultatet)
Vlerëson impaktin e kujdesit shëndetësor në rezultatet shëndetësore për pacientët dhe popullatën.
Ajo gjithashtu mund të përfshijë vlerësimin e impakteve ekonomike që lidhen me rezultatet shëndetësore siç janë kosto-efektiviteti dhe dobia e kostos. Studimi i rezultateve e vendos theksin mbi vlerësimet e problemeve shëndetësore (ose sëmundjen) të kujdesit shëndetësor të ofruar në përgjithësi në mjedise reale, në ekipet multidisiplinare dhe një seri të gjërë rezultatesh përfshirë vdekshmërinë, sëmundshmërinë, statusin funksional, mirëqënien mendore dhe aspekte të tjera që lidhen me cilesinë e jetës.
Out-of-pocket expenditure (Shpenzimi nga xhepi)
Veçanerisht në lidhje me Kontabilitetin Kombëtar Shëndetësor. është shuma e të gjitha pagesave nga xhepi të bëra nga individët.
Krahas sigurimit vullnetar privat, shpenzimi nga xhepi është komponenti madhor i shpenzimit shëndetësor privat.
Out-of-pocket payments (Pagesa nga xhepi). Shih “User charges”
Këto pagesa përfshijnë ndarjen e kostos me të tjerë si dhe shpenzimet private për shërbime që nuk mbulohen nga planet respektive shëndetësore
Përkufizim plotësues: Pagesë e bëre nga konsumatori i shërbimeve shëndetësore drejtpërsedrejt tek ofruesi në kohën kur e merr shërbimin. Pagesa që bëhen drejtpërsëdrejti nga pacienti. Ato përfshijnë ndarjen e shpenzimeve (dhe tarifën e paguesit) dhe pagesat jo zyrtare të bera ndaj ofruesve të shërbimit shëndetësor.
Outpatient (Pacient i jashtëm, ambulator), Në dallim me “Inpatient”
Pacient të cilit i ofrohen shërbime mjekësore dhe paramjekësore duke mos qënë i shtruar zyrtarisht në një institucion (klinikë private, spital me qendër për paciente ambulatorë ose ambulanca) dhe që nuk qëndron gjatë natës.
Përfshin pacientin i cili shkon në një spital për trajtim ose konsultë, por që nuk qëndron aty gjatë natës.
Përkufizim plotësues: Pacient të cilit i ofrohen shërbime në një klinike të një mjeku ose mjedise të tjera ambulatore
Outsource: Eshte një praktikë kur një institucion, për shembull një spital kontrakton një kompani tjetër për të ofruar shërbime ose produkte që po të bëheshin nga vetë institucioni do të ishin shumë të kushtueshme, të ndërlikuara dhe që do të hanin kohë për institucionin. (Përkthimi fjalë për fjalë nënkupton nxjerrjen e burimeve të tua jashtë)
Output (Autput). Shih gjithashtu “Outcome”
Rezultati i një procesi.
Përkufizim plotësues: I referohet produktit ose shërbimit imediat që vjen nga një proces ose veprimtari produktive, për shembull rezultatet e një procedure mjekësore.
Over-the-Counter Drug (Bar mbi banak)
Medikament që jepet pa recetë
Një bar që nuk ka nevojë për recetë sipas ligjit përkates të shtetit
Fillimi i faqes |