Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937

 

 

P

Pandemic (Pandemi)
Sëmundje ngjitesë që dominon në një zonë shumë të gjërë gjeografike (për shembull AIDS-i është një pandemi)

Paramedical staff (Stafi paramjekësor). Shih gjithashtu “Human resources”
Personel që përfshin të gjitha llojet e profesioneve që lidhen me  mjekësinë, si personeli në fushën e infermieristikës, mamisë, higjenës, higjenës së gojës, farmacisë, fizioterapisë, mjekësisë laboratorike, ushtrimeve terapeutike etj.
Përkufizim plotësues: Staf profesional i cili u jep mbështetje direkte mjekëve në punën e tyre ose në trajtimin e sëmundjes. Ai përfshin fizioterapistët dhe radiologët.

Parasite (Parazit)
Një organizëm që jeton brenda ose mbi një organizëm tjetër të cilit i merr ushqimin. Një parazit nuk mund të jetojë në mënyrë të pavaruar. Infeksionet nga parazitet përfshijnë protozoaret (p.sh malarien), helmintët (p.sh askaridin) dhe arthopodët

Pathogen (Patogjen)
Një substancë ose organizëm që është i aftë të shkaktojë sëmundje.

Pathogenesis (Patogjenezë)
Origjina dhe zhvillimi i sëmundjes

Passive immunity (Imunitet pasiv)
Imuniteti që i jepet përmes kundëtrupave të prodhuar në një strehues tjetër dhe që merren në mënyrë natyrore  nga femija prej nënes  së tij  ose në mënyrë artificiale përmes administrimit të një preparati që përmban kundërtrupa (antiserum ose imunoglobulinë)

Patient (Pacient)
Një person në kontakt me sistemin shëndetësor, që kërkon vëmendje për një gjendje shëndetësore.

Patient-centred care (Kujdes shëndetësor që vë në qendër pacientin)
Një mënyrë e të vepruarit që me vetëdije zbaton një perspektivë të pacientit.
Kjo perspektivë mund të karakterizohet si ajo që merr në konsideratë respektin për vlerat, parapëlqimet, dhe nevojat e shprehuara nga pacienti lidhur me koordinimin dhe integrimin e kujdesit shëndetësor, informacionin, komunikimin dhe edukimin, komfortin fizik, mbështetjen emocionale dhe lehtësimin e frikës dhe ankthit, përfshirjen e familjes dhe miqëve, tranzicionin dhe vazhdimësinë.

Patients’ rights (Të drejtat e pacientit).
Një seri të drejtash, përgjegjësishë dhe detyrash, nën të cilat një individ kërkon dhe merr shërbime të kujdesit shëndetësor.Meqë të drejtat e pacientit shpesh nuk janë të qarta, përmbajtja  e tyre ndryshon nga vend në tjetrin si dhe me kalimn e kohës.

Pathogenicity (Patogjenicitet)
Proporcioni i personave të infektuar pas ekspozimit ndaj një agjenti shkaktar, të cilët pastaj zhvillojnë sëmundjen klinike.

Payment (Pagesë). Shih gjithashtu “Prospective payment” dhe “Retrospective payment”
Alokimi i burimeve (zakonisht pará) për institucionet dhe individet e sektorit shëndetësor, në këmbim të një pune (për shembull për ofrimin i shërbimeve, menaxhimin e institucionit)
Pagesa përfshin si dhënien e fondeve ashtu dhe shpërblimin. Format e pagimit përfshijnë buxhetin, pagesën për frymë, pagesën mbi bazë rasti, pagesën tarifë për shërbim,pagesën sipas ditëve dhe rrogen

Payroll tax (Taksa e pages)
Një taksë që pagohet mbi bazën e  pagës Ndonjëherë përdoret në mënyrë jo korrekte, duke e ngatëruar me kontributin, por duhet të rezervohet për situata në të cilat pjesa e financimit e punëdhënesit bazohet thjeshtë në pagën (dhe jo për të paguar një pjesë të kontributeve në emër të të punësuarit, e cila mund të variojë sipas shoqërisë së sigurimeve, tavanit  të të ardhurave etj)

Peer Review (Kontroll simotër, rishikim simoter, rishikim prej të njëjtit rang)
Është një mekanizëm që siguron cilësinë e kujdesit shëndetësor brenda bashkësisë shëndetësore. Ky kontroll i sigurisë kryhet  nga  specialistë të  kujdesit shëndetësor (simotrat) për të siguruar se kujdesi shëndetësor i ofruar dhe shërbimet e përdorura janë siç duhet. Ai mund të përdoret  gjithashtu për të identifikuar  mashtrimet dhe abuzime të tjera të sistemit të pagesës në kujdesin shëndetësor

Per-diem charge/fee/payment (Pagesë,taksë,tarifë mbi bazë ditore)
Pagesë për shërbime mbi bazë dite, zakonisht për trajtimin e pacientëve të shtruar.
Tarifat mbi bazë ditore mbulojnë të gjitha shërbimet dhe shpenzimet për pacient në ditë dhe nuk ndryshojnë sipas trajtimit.
Përkufizim plotësues: Kur pagues të palës së tretë paguajnë spitalet mbi një bazë  ditore.

Perfect competition (Konkurence  e përkryer) Shih “Competition”

Perinatal mortality (Vdekshmeria perinatale)
Vdekjet fetale të vonshme (pas javës së 28 të barrës) plus vdekjet në javën e parë pas lindjes.

Perinatal transmission (Transmetimi perinatal)
Është transmetimi i një shkatari nga nëna tek fëmija gjatë lindjes

Period prevalence (Prevalenca periudhë)
Numri  i rasteve të sëmundjes të pranishme gjatë një periudhe kohe

Personal health care (Shërbime shëndetësore personale)
Janë ato shërbime shëndetësore që kanë të bëjnë me personin, në dallim nga ato që kanë të bëjnë me një bashkësi njerëzish

P H A R E - Shkurt në anglisht për “ Poland Hungary Rehabilitation Economy”.
Program i Bashkimit Evropian në mbështejtje të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Programi në Shqipëri ka filluar në qershor 1992, megjithëse zyra në Tiranë është hapur vetëm në tetor 1993. Fillon aktivitetin në Shqipëri në fushën e shëndetesisë në prill 1994 duke u fokusuar kryesisht në zhvillimin e kujdesit shëndetësor parësor, në mbështetje të reformës për spitalet, përmirësimin e sektorit farmaceutik dhe në kuadrin legjislativ të sektorit shëndetësor.

Pharmaco-vigilance (Farmako-vigjilencë)
Studimet sistematike të kontrolluara (të dokumentuara), të lidhura me përfitimet dhe rreziqet që vijnë nga përdorimi i barnave  që qarkullojnë në tregun farmaceutik.

PHC.Shih “Primary Health Care”

Physician (Mjek)
Një person që ka kryer studimet në mjekësi në nivel universitar. Që të liçensohet legalisht për  punë të pavarur në mjekësi ai ose ajo në shumicën e rasteve i nënshtrohet trajnimit pas-universitar në një spital.I quajtur gjithashtu doktor. Të dhenat lidhur me numrin e mjekeve, si nga burimet kombëtare ashtu dhe nga ato ndërkombëtare duhen të trajtohen me kujdes. Shpesh është e paqartë nëse shifrat (kur janë të disponueshme) i referohen mjekëve të kualifikuar, të regjistruar ose atyre që punojnë aktualisht.

Planning (Planifikim)
Një proces i organizimit të vendimeve dhe veprimeve për të arritur qëllime të caktuara  brenda një politike të caktuar.

P M U - Shkurt në anglisht për "Programme Management Unit" ( Njësi të menaxhimit të programeve)

Pneumocystis carinii pneumonia (Pneumoni nga Pneumocystic carini)
Një infeksion i mushkërive që shkakton numrin më të madh të vdekjeve tek njerëzit të cilët janë HIV pozitiv.

Point prevalence (Prevalencë pikë)
Numri i të sëmureve nga një sëmundje e caktuar në një moment të caktuar kohe

Policy (Politikë)
Një marrëveshje ose konsensus midis partnerëve përkatës për çështje të cilat duhet të trajtohen dhe mbi metodat ose strategjite se si duhen trajtuar ato.

Pollution (Ndotje)
Përndryshim i drejtpërdrejtë a i tërthortë i vetive fizike, kimike, termike, biologjike ose radioaktive i çdo pjese të mjedisit, në masë të tillë sa që krijon rrezik  potencial për shëndetin, sigurinë ose mirëqënien e specieve të gjalla.

“Polluter pays” principle (Parimi “Ai që bën ndotjen paguan”)
Është një parim i përfshirë në ligjet e disa vendeve se ata prodhues të cilët janë përgjegjes për ndotjen duhet të paguajnë kompensimin për dëmin dhe koston e pastrimit  nga  ndotësit.

Polyclinic (Poliklinikë)
Një lloj ofruesi i shërbimit shëndetësor që ofron kujdes shëndetësor ambulator për më tepër se një specialitet shërbimesh.

Population (Popullsi)
Numri total i banorëve në një zone të caktuar ose në një vend të caktuar.

Population medicine (Mjekësi e popullsisë)
Analizë dhe vlerësim i kujdesit shëndetësor mbi bazën e kumunitetit ose grupit, sesa mbi bazën  e individit. Ndërtimi i një sistemi që  ka si objektiv ata që janë në nevojë më të madhe, duke pranuar edhe humbje në kurriz të përmirësimit të shëndetit mesatar, sesa përpjekja maksimale  për individë të caktuar.

Position paper (Dokumenti i pozicionimit)
Është një dokument që shpreh pozicionimin e Ministrisë së Shëndetesisë lidhur me reformën e sistemit shëndetësor. Është hartuar në shtator 1999 dhe ishte një pararendës i dokumentit të strategjisë shëndetësore

Positive list (Listë pozitive)
Lista e atyre medikamenteve që rimbursohen

Postneonatal mortality rate (Shkalla e vdekshmërisë postneonatale)
Një raport që shpreh numrin e vdekjeve midis fëmijeve nga dita e 28 e sipër por pa e përfshirë vitin gjatë një periudhe të caktuar kohe, pjestuar me numrin e lindjeve të gjalla të raportuar gjatë të njëjtës periudhe kohore. Zakonisht shprehet për 1000 lindje të gjalla.

Potential years of life lost (Vite potenciale të jetës së humbur)
Masë e  viteve të humbur të jetës si pasojë e vdekjes së parakoheshme.
Vdekja premature i referohet normalisht  moshës nga 70 e poshtë (në Evropë)

Practice: Klinike

Pre-existing condition (Gjendje para-ekzistuese). Shih gjithashtu dhe “Adverse selection”
Një sigurim shëndetësor mund të specifikojë se ai nuk do të marrë parasysh problemet tashmë të diagnostikuara ose që ndodhen nën trajtim, përpara se  të blihet polica, që njihet me emrin gjendje paraekzistuese.
Përkufizim plotësues: Një gjendje fizike që ekzistonte përpara nxjerrjes së policës së  sigurimit të këtij apo atij personi ose planit të rekrutimit, i cili mund ose mund të mos e kufizojë kontratën për mbulesën ose për përfitimet.

Premium (Premium,prim)
Një pagesë njeshe për sigurimin vullnetar.
Premiumet mund të diferencohen sipas moshës (në momentin e hyrjes në skeme), seksit dhe sëmundjeve para-ekzistuesë të personit të siguruar, të kalkuluara mbi vlerën prezente të një kostoje të pritshme, të cilen mund të shkaktojë një person i siguruar ose mbi bazë komuniteti.

Prescription (Përshkrim)
Dhënie, shkruajte e një recete

Prescription  fraud (Mashtrimi me recetat )
Bashkëpunimi mjek i pegjithshëm me farmacistin për të bërë receta jo të ndershme

Price (Çmim)
Sasia e parave me të cilat blihet ose shitet diçka.
Çmimet në kujdesin shëndetësor mund të ndryshojnë sipas kostos dhe tarifave.
Përkufizim plotësues: Çmimet e administruara janë çmime të cilat përcaktohen nga një  agjensi administrative sesa  të vendosura në treg.

Primary health care (Kujdesi shëndetësor parësor). Shih gjithashtu dhe “Secondary/Tertiary health care”
Niveli i parë i kontaktit me njerëzit, që vepron për të përmirësuar shëndetin e komunitetit.
Në një sistem me portjer, të gjitha  konsultimet fillestare (jo emergjente) me doktoret, infermieret ose  stafin tjetër shëndetësor, quhen kujdesi shëndetësor parësor, në dallim me kujdesin shëndetësor dytësor ose shërbimet e rekomandimit (ku tjetrit i rekomandohet të shkojë). Në sistemet me akses direkt tek specialisti, dallimi zakonisht bazohet në llojin e institucionit. Për shembull poliklinikat ofrojnë kujdes parësor dhe spitalet dytësor
Përkufizim plotësues: Kujdesi shëndetësor parësor është një kujdes shëndetësor esencial i arritshëm, me një kosto që vendi dhe komuniteti mund ta përballojnë, me metoda që janë praktike, shkencërisht të bazuara dhe të pranueshme nga pikëpamja sociale.

Private health care expenditure (Shpenzimi për kujdesin shëndetësor privat).Shih gjithashtu “ Health care expenditure”
Ajo pjesë e shpenzimit total për shëndetin,e cila nuk është publike. Ajo përbëhet kryesisht nga pagesat nga xhepi dhe premiumet për sigurimin shëndetësor privat (ngandonjëhrë nga punëdhënësit në emër të individëve)
Shpenzimi për kujdesin shëndetësor privat plus shpenzimin për kujdesin shëndetësor publik është baraz me shpenzimin total për shëndetin.

Private health care sector (Sektori i kujdesit shëndetësor privat)
Sektori i kujdesit shëndetësor parësor i referohet si financimit ashtu edhe ofrimit të shërbimeve private.
Për financimin privat komponentë kryesorë janë sigurimi social privat, sigurime të tjera dhe pagesat nga xhepi.

Private patient (Pacient privat)
Një pacient i cili paguan të gjithë koston e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të tjera që i bëhen

Privatization (Privatizim).Shih gjithashtu “Decentralization”
Përfshin kalimin e pronësisë dhe funksioneve qeveritare nga organizmat publike në ato private, të  cilat mund të konsistojnë në organizata vullnetare dhe organizata  private fitim- ose jo fitim-prurëse. Shkalla e kontrollit shtetëror është e ndryshme.

Productivity (Produktivitet).
Volumi i output-it për njësi ose për input.
Produktiviteti shpesh shihet si  produktivitet i punës

Process (Proces)
Një veprim i vazhdueshëm dhe i rregullt ose një vazhdim veprimesh, që ndodhin ose kryhen në një mënyrë të caktuar dhe që çojnë në përmbushjen e disa rezultateve.

Productivity cost (Kostoja e produktivitetit). Shih “Cost”

Profit (Fitim)
Ajo çka merret nga një biznes pasi janë plotësuar të gjitha shpenzimet operative ose e ardhura që merret nga një investim ose një pronë.

Progressive tax (Taksë progresive). Në dallim me “regressive tax”
Një taksë ku të pasurit paguajnë një porcion më të madh të të ardhurave të tyre sesa të varfërit.

Prospective study (Studim prospektiv)
Një studim në të cilin studjuesit planifikojnë  dhe menaxhojnë ndërhyrjen për të cilën janë të interesuar në grupe pacientesh që ata i zgjedhin vetë. Në momentin e fillimit të studimit ata nuk e dinë se cilat do të jenë rezultatet e këtij studimi në kontrast me studimin retrospektiv.

Prospective payment (Pagesa prospektive). Në dallim me “Retrospective paymen”. Shih gjithashtu “Payment”
Një pagesë niveli i të cilës fiksohet që më parë se sa të bëhet shërbimi. Për shembull rroga bazë është një lloj pagesë e tillë.
Shëmbuj të kesaj janë buxheti fiks dhe pagesa për frymë.

Provider (Ofrues)
Specialiste ose institucione që ofrojnë kujdes shëndetësor për pacientët.

Prevention (Parandalim)
Masat që synojnë promoconin dhe ruajtjen e shëndetit me ndërhyrje të tilla  si përmirësim i statusit të ushqyerjes, imunizim, furnizim me ujë dhe higjienizim. Ky quhet edhe parandalimi parësor (primar). Parandalimi dytësor (sekondar) përfshin masa që synojnë sigurimin e zbulimit të hershëm të sëmundjeve dhe infeksioneve. Ndërsa parandalimi tretësor (terciar) merret me reduktimin e simptomatikes së sëmundjeve dhe paaftësinë.

Premature (Prematur)
I lindur para javës së 37 të barrës

Prevalence (Prevalencë)
Numri ose proporcioni i rasteve ose ngjarjeve ose gjendjeve shëndetësore në një popullatë të caktuar.

Prevalence rate (Shkalla e prevalencës)
Proporcioni i personave në një popullsi të cilët kanë një sëmundje të caktuar ose një atribut të caktuar në një moment në kohë ose gjatë një periudhe të caktuar kohe.

Propagated outbreak (Shpërthim me përhapje)
Një shpërthim që nuk ka vetëm një burim të përbashkët, por në fakt përhapet nga një person tek tjetri

Proportionate mortality (Vdekshmëria proporcionale)
Proporcioni i vdekjeve  në një popullate të caktuar gjatë një periudhe  kohe  sipas shkaqeve të ndryshme. Çdo shkak shprehet si përqindje e të gjitha vdekjeve dhe shuma e të gjitha shkaqeve  bën 100%.  Këto proporcione nuk janë shkallë të vdekshmërisë pasi emëruesi në këtë rast përfaqësohet nga të gjitha vdekjet dhe jo nga popullsia në të cilën  ndodhin vdekjet.

Public health (Shëndet publik)
Shkenca dhe arti i parandalimit të sëmundjes, zgjatjes së jetës dhe promocionit të shëndetit mendor dhe fizik dhe efiçiences përmes përpjekjeve të organizuara të shoqerisë.
Shëndeti publik është është një koncept social dhe politik që synon në përmirësimin e shëndetit, zgjatjen e jetës dhe përmirësimin e cilesisë së jetës midis  gjithë popullsisë përmes promocionit, parandalimit të sëmundjeve dhe formave të tjera të ndërhyrjeve shëndetësore.

Public health care expenditure (Shpenzim për kujdesin shëndetësor publik). Shih gjithashtu “Private health care expenditure”
Përfshin kujdesin shëndetësor të financuar publikisht si nga ofruesit publikë ashtu dhe privatë. Fondet publike janë shteti, organizmat shtetërore rajonale dhe lokale dhe skemat e sigurimit social. Formimi i kapitalit publik për shëndetin përfshin investimet e financuara në mënyrë publike në institucionet shëndetësore plus transferimin e kapitalit në sektorin privat për ndërtimin e spitalit dhe pajisjen dhe subvencionimin nga qeveria të ofruesve të kujdesit shëndetësor parësor. Ai përfshin fonde për të punësuar shtetëror.
Shpenzimet për kujdesin shëndetësor publik  plus shpenzimet për kujdesin shëndetësor privat janë baraz me shpenzimet shëndetësore totale.

Public health care sector (Sektori i kujdesit shëndetësor publik)
I referohet  financimit dhe ofrimit publik të shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
Meqë financimi dhe ofrimi publik shpesh nuk janë të njëjtë (për shembull paratë publike mund të financojnë shërbime jo publike, ndërsa parate private gjithashtu mund të financojnë shërbime publike) ky term nuk është shumë i dobishëm prandaj duhet shmangur.

Public Health Institute (Instituti i Shëndetit Public)
Vazhdues i Institutit Kërkimor të Higjienës e Epidemiologjisë dhe Prodhimeve Imunobiologjike. Merr statusin e ri me këtë emer në tetor 1995. Fokusohet në çështje të shëndetit publik.

Public health management (Menaxhimi i shëndetit publik)
Strukturat dhe proceset me anë të të cilave përcaktohen dhe zbatohen ndryshimet e nevojshme për  përmirësimin e shëndetit në shoqëri

Public health surveillance (Survejanca e shëndetit publik)
Një grumbullim sistematik, analizë, interpretim dhe shpërndarje e të dhënave shëndetësore mbi një bazë të vazhdueshme për të fituar njohuri mbi tablonë e shfaqjes dhe potencialit të sëmundjes në një popullatë të caktuar, në mënyrë që të kontrollohet dhe parandalohet sëmundja në këtë popullatë.

Public/private mix (Kombinimi, përzierja publike-private)
Kombinimi privato-publik i financimit dhe /ose ofrimit të shërbimeve.

Purchaser (Blerës)
Një organizem i kujdesit shëndetësor, i cili vlerëson nevojat e një popullsie të caktuar dhe blen shërbime për të plotësuar nevojat e ofruesve të kujdesit shëndetësor

Purchaser-provider split: Ndarja e funksioneve te bleresit dhe ofruesit sherbimeve shëndetësore, pra tjeter institucion merret me blerjen e sherbimeve dhe tjetër me ofrimin e tyre.

Purchasing Power Parity-PPP (Ekuivalenca e fuqisë blerëse)
PPP-të janë shkallët e konvertimit të valutës që barazojnë fuqinë blerëse për të gjithë serinë e  mallrave dhe shërbimeve që përmbahen në GDP-në totale të një vendi
PPP-ja është një mjet i dobishëm për kalkulimin e GDP-së reale të një vendi. Ajo nuk pasqyron domosdoshmërisht fuqinë blerëse  për shërbimet shëndetësore, e cila është më e ulët nëse mallrat dhe shërbimet importohen nga vende me çmime më të larta.
Përkufizim plotësues: PPP-të janë shkallët e konvertimit valutor, të cilat eleminojnë diferencën  në nivelin e çmimeve  midis vendeve.

Fillimi i faqes

Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2007 | Të gjitha të drejtat e rezervuara