Quality (Cilësi)
Një karakteristike, ose veti e çdo gjëje që e bën atë të mirë ose të keqe, të ngrenshme ose të kapshme pra shkalla se sa e mirë është diçka.
Tëresia e tipareve dhe karakteristikave të një produkti ose shërbimi që mbështetet në aftësinë e tij për të kënaqur nevojat e qarta apo të nënkuptuara.
Quality of life (Cilësi e jetës)
Përceptimi nga individet ose grupet e individeve se nevojat e tyre po plotësohen dhe se atyre nuk po i mohohen mundësitë për të arritur lumturinë dhe përmbushjen e jetës së tyre
Quality of medical care (Cilesia e kujdesit shëndetësor)
Shkalla sesa shërbimet shëndetësore për individë apo popullaten rrisin mundesinë e rezultateve shëndetësore të dëshirueshme dhe janë në përputhje me njohuritë profesioniste aktuale. Përkufizim plotësues: Cilesia e kujdesit është ai komponent i diferencës midis efikasitetit dhe efektivitetit që mund ti atribuohet ofruesve të kujdesit shëndetësor, duke marrë në konsideratë mjedisin në të cilin ata punojnë.
QALY-Quality-Adjusted Life-Years (Vite jetë të modifikuar sipas cilësisë)
Një njësi matëse që kombinon vdekshmerinë dhe përirësimet në cilësinë e jetës (si rezultat i trajtimit mjeksor i matur si numri i viteve të jetës së fituar, i modifikuar sipas cilesisë).Llogariten duke matur vitet totale të humbura për shkak të një sëmundjeje ose të fituar nga trajtimi mjeksor, duke ponderuar çdo vit me një tregues (koefiçient) të cilësisë së jetës (nga 0 që përfaqëson shëndetin më të keq deri në 1 ose 100 që përfaqëson shëndetin më të mirë) për të pasqyryar cilesinë e jetës në atë vit.
Quarantine (Karantinë)
Izolimi i njerëzve, kafshëve, vendeve dhe efekteve që mbartin ose për të cilat dyshohet se mbartin sëmundje të transmetueshme. Fjala e ka origjinën tek pritja 40 ditëshe në radë gjatë të cilët anijet nuk mund të lejoheshin të shkarkonin pasagjërët ose ngarkesën e tyre në kohën kur murtaja dhe epidemi të tjera bënin kërdinë.