Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937

 

 

R

Random sample (Kampjon që merret rastesisht, kuturu)
Një kampion që  merret duke i zgjedhur individët në mënyrë të tillë që  çdo individ të këtë të njëjtin probabilitet selektimi.

Range (Shtrirje, diapazon)
Në statistike është diferenca midis  vlerave më të mëdha dhe më të vogla në një shpërndarje. Në përdorimin e zakonshëm është diapazoni midis vlerave më të vogla dhe atyre më të medha.

Rate (Shkallë)
Një shprehje e frekuencës me të cilën një ngjarje ndodh në një popullsi të caktuar.
     
Ratio (Raport)
Vlera që merret duke pjestuar një sasi me një tjetër.

Rationing (Racionim)
Kufizimi i ofertës së shërbimeve sipas  kritereve të fshehta apo të hapura, ku kërkesa kalon ofertën. Racionimi nënkupton mungesën e  mekanizmave të tregut plotësisht funksionues për të lidhur kërkesën dhe ofertën.

Reliability (Besueshmeri)
Flitet kur nese një studim do te perseritej ai do te arrinte te njejtat rezultate.

Real Gross Domestic Product-real GDP (Prodhimi i brendshëm bruto  real (Xhi-di-pi-ja reale). Shih gjithashtu “GDP”
GDP-ja e cila shprehet në ekuvalencën fuqiblerese dhe të adaptuar sipas fuqisë blerese vendase të valutës kombëtare e krahasuar me dollarin amerikan.
Shprehja e GDP-së  si GDP reale ka avantazhe madhore. Ajo reflekton pagat dhe çmimet në vend dhe shmang ndryshimet  të cilat  i detyrohen vetëm shkallës së shkembimit (zyrtar) të  valutës vendase ndaj dollarit amerikan. Në vendet me çmime të ulta GDP-ja reale është më e larte sesa  GDP-ja, ndërsa në vendet me  çmime të larta është e kundërta.

Reanimation: Kujdes intensiv. Kujdesi shëndetësor qe kerkon vemendje shumë te madhe dhe kujdes e mbajtje  nen kontroll te vazhdueshem.

Recurrent expenditure (Shpenzime të përsëritshme, rrjedhëse).
Në dallim me shpenzimet kapitale “Capital expenditure”
Janë shpenzimet jo kapitale

Red ribon (Shiriti i kuq apo fjongoja e kuqe)
Në pranverë të vitit 1991 grupi i artistëve Viusual Day në New York hodhi idenë për një simbol mbarëbotëror në luftën kundër AIDS-it, një simbol për solidaritet dhe tolerancë  ndaj  njerëzve me HIV dhe me AIDS, shpesh të  izoluar nga shoqëria. Duke u mbështetur  edhe në  shiritin e verdhë që qarkullonte shumë në atë kohe në Ameriken në kujtim të ushtareve që po luftonin në Luftën e Golfit,.lindi edhe fjongoja e kuqe. Kjo fjongo simbolizon solidaritetin mbarëbotëror me HIV pozitivet dhe të sëmurët me AIDS dhe bashkon njerëzit në luftën e përbashkët kundër kesaj sëmundjeje.

Reemerging infectious diseases (Sëmundje infektive që po rishfaqen)
Janë ato sëmundje që dikur konsideroheshin nën kontroll dhe që në zona relativisht të mëdha të rruzullit tokësor nuk përbënin më ndonjë problem për shëndetin publik, por që tani për disa arsye  janë rikthyer me forcë, si për shembull tuberkulozi, malaria apo disa sëmundje të transmetuara me rrugë seksuale.

Reference price (Çmimi i referencës)
Çmimi maksimum për një grup produktesh të njëjtë ose të ngjashëm (kryesisht medikamente) që një palë e tretë paguese është e gatshme ti rimbursojë.

Referral hospital (Spitale të rekomandimit)
Nënkupton ato spitale ku mjeku i përgjithshëm apo mjeku i familjes dërgon një pacient të tij për shkak se ky i fundit ka nevojë për një shërbim më të specializuar

Reform (Reformë)
Një proces i qëllimshëm, dinamik që përfshin ndryshime politike sistematike, strukturore dhe  të procesit  dhe që synon në arritjen e qëllimeve të dëshirueshme.

Regional Committee for Europe of WHO (Komiteti Rajonal për Evropen i
OBSH-së)
Eshte forumi më i larte i Zyres Rajonale të OBSH-së Perfaqësuesit e çdo Shteti Anëtar të Rajonit Evropian përbëjnë Komitetin Rajonal  për Evropën. Ai mblidhet një herë në vit në shtator për 5 ditë. Ne këto takime shtetet anëtare formulojnë politika rajonale, rekomandojnë dhe mbikqyrin aktivitetet e OBSH-së për Evropën dhe miratojnë buxhetin. Vendimet e tyre marrin formën e rezolutave që janë baza për punën e mëtejshme në Rajonin Evropian

Regional Health Authority of Tirana (Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës-ASHR)
Një organizëm  i ri që ka filluar punë  në vitin 2001 me synim përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor parësor në rrethin e Tiranës përmes një mënyre të re të menaxhimit, planifikimit dhe financimit

Regional hospital (Spital rajonal)
Spital që përveç  popullsisë së rrethit ku është vendosur i sherben edhe qarqeve. Duke mbajtur parasysh ndarjen administraitve të Shqipërisë sot mund të ishte edhe spitali qarku. Përveç  specialiteteve që ka një spital rrethi aty ka edhe shërbime të tjera më të specializuara si okulitstikë, otorinolaringologji, kardiologji etj. Numri i shtretërve shkon nga 200-400.

Registered drug (Bar i regjistruar)
Bar që ka kaluar procedurën e regjistrimit dhe pas dhënies së çertifikatës së regjistrimit qarkullon në tregun farmaceutik shqiptar.

Regressive tax (Taksa regresive). Në dallim me “Progressive tax”
Një taksë  në të cilën i varfëri paguan një porcion më të madh të të ardhurës sesa i pasuri.

Regulation (Regullim)
Ndërhyrje nga qeveria me anë të rregullave, në tregjet apo sistemet e kujdesit shëndetësor. Regullimi përfshin një numër të gjërë mekanizmash, nga aktet ligjore tek kërkesat e imponuara administrativisht për raportim dhe prej stimujve pozitivë si subvencionimet deri tek stimujt negativë si sanksionet legale.
Përkufizim plotësues: Konsiderohet si një marrëveshje e standarteve të ndryshëm dhe zbatimi i tyre

Reimbursement (Rimbursim). Shih “Retrospective payment”

Relative risk (Risku relativ)
Krahasimi  i riskut midis dy grupeve për një problem shëndetësor si sëmundja apo vdekja.
Relevance: Shkalla se sa objektivat e një programi  ose projekti mbeten te vlefshme dhe  perkatese  nese krahasohen me atë çka ishte planifikuar.
Remuneration (Shpërblim)
Një  kompensim për specialistët e shëndetit për kohën dhe përpjekjet e tyre në sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Representative sample (Kampion përfaqësues)
Një kampion karakteristikat e të cilit i korespondojnë atyre të popullatës origjinale apo asaj të referimit.

Reproductive health (Shëndet riprodhues)
Shëndeti riprodhues është një gjendje e mirëqënjes së plotë fizike mendore dhe sociale dhe jo vetëm mungesa e sëmundjes apo të qënit i pamundur në çeshtje që lidhen me sistemin riprodhues, funksionet  dhe procesin e tij. Shëndeti riprodhues trajton proceset, funksionet dhe sistemin e riprodhimit  në të gjitha stadet e jetës. Ai nënkupton që njerëzit janë të aftë të kenë një jetë të përgjegjshme, të kënaqshme dhe të sigurtë seksuale dhe se ata kanë aftësinë  për të riprodhuar dhe lirinë për të vendosur se kur dhe se sa shpesh ata e bëjnë një gjë të tillë.

Reservoir (Rezervuar)
Habitati në të cilin një agjent infektiv jeton, rritet dhe shumohet.normalisht. Ai përfshin rezervuarin njerëzor, atë shtazor dhe atë mjedisor.

Resistance (Rezistencë)
Aftësia e një agjenti infektiv për të mposhtur efektin e një medikamenti ndaj tij. Për shembull përdorimi për një kohë të gjatë i medikamentit kundër HIV-it AZT mund të shkaktojë rezistence dhe medikamenti të mos veprojë me ndjaj tij me të njëjtën forcë apo të mos veprojë fare.

Resources (Burime)
Input-et bazë për prodhimin e diçkaje si koha dhe aftësitë e individëve (burimet njerëzore), lenda e parë si toka dhe burimet natyrore (ajri,uji,mineralet etj),transformimi dhe grumbullimi i tyre në kapital (pajisje,aparatura) dhe njohuritë mbi procesin e prodhimit (teknologjite).

Resource costs (Kostot e burimeve). Shih “Costs”

Retail sale (Shitje me pakicë)
Përdoret kryesisht në shitjen e medikamenteve dhe  i referohet për shembull shitjes së një medikamenti në farmaci

Retrospective payment (Pagesa retrospektive). Në dallim me “Prospective payments. Shih gjithashtu “Fee for service” dhe “Contracts”
Një skemë pagese, niveli i së cilës përcaktohet vetëm pasi shërbimet janë ofruar.
I quajtur gjithashtu rimbursim. Forma të tij janë tarifat për shërbim, kosto/tarife për rast dhe pagesat për ditë.
Përkufizim plotësues: Shpërblim i ofruesve mbi bazën e aktiviteteve ose kostos.

Retrospective study (Studim retrospektiv)
Një studim në të cilin kërkuesit zgjedhin një grup pacientesh që tashmë është trajtuar dhe analizojnë të dhënat nga ngjarjet të cilat keta pacientë kane kaluar. Këto studime janë  subjekt i njëanshmërisë, sepse studiuesit mund të zgjedhin grupin e pacientëve me rezultate tashmë të njohura.

Risk aversion (Mospëlqyerje e riskut)
Shkalla deri ku një individ është gati të paguajë për të reduktuar variacionin e humbjeve ose të të ardhurave si pasojë e ngjarjeve rastësore.

Risk pooling (Grumbullim i përbashkët i riskut)
Formimi i një grupi në mënyrë që risqet individuale mund të ndahen midis shumë njerëzve.
Përkufizim plotësues: Aktorë ku cilido prej te cilëve mund të përballet me humbje të medha, bien në ujdi për të kontribuar  me një premium të vogël në një shportë  të përbashkët për ta përdorur për të kompensuar çdo njërin prej tyre  nëse ai  pëson humbje. Kontributet duhet të mbulojnë humbjet plus shpenzimet administrative.

Risk selection (Përzgjedhje e riskut). Shih gjithashtu “Cream skimming”
Rekrutimi i personave më të shëndetshëm sesa mesatarja në një grup të siguruarish.
Kompanitë e sigurimit shpesh  kanë rregulla dhe kontrollojnë bilancet për ti penguar ato që të bëjnë  përzgjedhje të risqeve.

Risk (Risk, rrezik)
Probabiliteti që të shfaqet një problem shëndetësor, pra që një individ të sëmuret ose të vdesë  brenda një periudhe kohe të caktuar ose moshe të caktuar.

Risk factor (Faktor risku)
Një aspekt i sjelljes personale ose i stilit të jetës, ekspozimit ose një karakteristike individuale që mund të jetë e trasheguar, i cili dihet që lidhet me dëmtiminin e shëndetit dhe që konsiderohet i rëndesishëm në parandalimin e problemeve shëndetësore dhe që mund të modifikohen nga zbatimi i një programi shëndetësor.

Risk ratio (Raporti i risku)
Krahasimi i riskut midis dy grupeve për një ngjarje shëndetësore si sëmundja apo vdekja.

Rotary international
OJQ e themeluar me qëllimin për të zbatuar idealet e shërbimit për biznesin dhe jetën profesionale. Krijuar në 1905 në Chicago. Tani përfshin klube në shumë vende të botës. Bashkëpunon me OBSH-në luftën kundër polios. Është aktiv edhe në Shqipëri nga 11 maji i vitit 1992.

Fillimi i faqes

Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2007 | Të gjitha të drejtat e rezervuara