S
Salary (Rroge). Shih gjithashtu “Payment”
Shpërblim (prospektiv, i berë që më parë), i cili është fiks për një periudhë të caktuar kohe dhe nuk ndryshon , pavarësisht nga numri i personave të cileve i shërbehet apo nga numri i shërbimeve të kryera. Pra një lloj rroge bazë.
Ky sistem lidhet kryesisht me punësimin direkt nga një organizate.
Përkufizim plotësues: Një mekanizëm pagese kur një specialist i shëndetësisë merr një shumë të përcaktuar parashë për të përmbushur përgjegjësi të caktuara për një organizatë,
Seasonality (Sezonabilitet)
Ndryshim në gjendjen fiziologjike ose në shfaqjen e sëmundjes sipas stinëve
Secondary health care (Kujdes shëndetësor dytësor)
Shih gjithashtu “Primary health care” “Tertiary health care”
Shërbim i specializuar ambulator dhe kujdes spitalor i zakonshëm (shërbime me pacientë ambulatorë dhe të shtruar).
Shpesh futja në të është përmes rekomandimit nga shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor.
Nuk përfshin shërbimet teknike mjekësore shumë të specializuara për pacientë të shtruar
(i cili është kujdesi shëndetësor tretësor)
Përkufizim plotësues:.Kujdes që ofrohet nga specialistët mjekësorë, zakonisht në spitale, por gjithashtu edhe në disa shërbime të specializuara që i ofrohen komunitetit.
Secular trend (Tendencë sekulare)
Ndyshime për një periudhë të gjatë kohe, përgjithësisht për vite apo dekada
Semashko system (Sistemi Semashko)
Një model uniform i organizimit të shërbimeve shëndetësore në vendet e Evropës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore, që u hoq në fillimet e viteve 90. Financimi i shërbimeve shëndetësore bëhej teresisht përmes buxhetit shtetëror, me institucione të kujdesit shëndetësor pronë publike. Për planifikimin, alokimin e burimeve dhe menaxhimin e shpenzimeve kapitale ishin përgjegjës nivele të ndryshme të administrates shtetërore si ai qëndror, rajonal dhe lokal.
Sistemi ka një strukture vertikale, me përgjegjësi të përcaktuara në mënyrë të sakte.
Sensitivity (Sensitivitet)
Aftësia e një sistemi për të zbuluar epidemi ose ndryshime të tjera në shfaqjen e sëmundjes. Po ashtu edhe proporcioni i personave me sëmundje të cilët identifikohen në mënyrë korrekte përmes një testi kontrolli ose sipas përkufizimit të rastit se kanë këtë sëmundje.
Seropositive (Seropozitiv)
Thuhet për gjakun i cili shfaq shenja të pranisë së kundërtrupave. Nomarlisht përdoret për personat e infektuar, por që nuk kanë shenja të sëmundjes
Sewage (Ujra të zeza)
Shkarkime të lëngëta nga bashkësi njerëzore, që rrjedhin në gypa.
Sex-specific mortality rate (Shkalla e vdekshmërisë sipas seksit)
Një shkallë vdekshmërie për femrat apo meshkujt.
Sexually transmitted diseases-STDs (Sëmundje të transmetuara seksualisht)
Këto sëmundje përfshijnë herpesin, sifilisin, gonorenë, klamidjen, HIV/AIDS dhe të tjera. Ato e bëjnë më të lehtë përhapjen e HIV nga një person tek tjetri nga dëmtimi që shkaktojnë në organet seksuale.. Aktualisht përdoret termi infeksione të transmetuara seksualisht.(STI)
Sexual health (Shëndeti seksual)
Integrimi i aspekteve somatike, emocionale,intelektuale dhe sociale të një qënie seksuale në mënyrë të tillë që pasuron dhe rrit pozitivisht personalitetin, komunikimin dhe dashurinë.
Sexually transmited infections, shkurt STI (Infeksione seksualisht të transmetueshme)
Janë ato infeksione që përhapen përmes kontaktit seksual
Sickness fund (Fond për sëmundjen, sigurim shëndetësor)
Pagues si palë e tretë në sistemin e sigurimit shëndetësor social,që mbulon të gjithë komunitetin ose një pjesë të tij.
Fondet e sëmundjes zakonisht janë organizma gati publike. Në Francë dhe Belgjikë ato quhen “mutualities”. Sinonime të tjera janë “sick funds”(fond kur je i sëmurë) dhe“health insurance funds”(fonde të sigurisë shëndetësore). Në sistemin e Llogarisë Shëndetësore të OECD-së, fondet e sëmundjes futen në kategorinë e “fondeve të sigurimit social” nëse ato imponohen ose kontrollohen nga qeveria.
SIDA
Shkurtimi në frëngjisht për AIDS-in
Sin tax (Taksë mëkati)
Taksë për mallra (lluksi) që kanë efekt të dëmshëm mbi shëndetin si alkoli, duhani etj.
Skewed (I anuar ,i shtrembëruar)
Një shpërndarje, e cila është asimetrike.
Social capital (Kapitali social)
Kapitali social përfaqëson shkallën e kohezionit social i cili ekziston në komunitete. Ai i referohet proceseve midis njerëzve të cilët ndërtojnë rrjete, norma dhe besim social dhe lehtësojnë koordinimin dhe bashkëpunimin për përfitim reciprok.
Social care (Kujdes social)
Shërbime që kanë të bëjnë me kujdesin për pacientet e shtruar afatgjatë plus shërbimet e komunitetit, si qendrat e kujdesit ditor dhe shërbimet sociale për të sëmuret kronike, të moshuarit dhe grupe të tjera me nevoja të veçanta si të sëmuret mendorë dhe invalidet fizikë.
Kufiri midis kujdesit social dhe kujdesit shëndetësor ndryshon nga një vend në tjetrin, veçanerisht për sa i takon shërbimeve sociale, të cilat përfshijnë një komponent të rëndesishëm, por jo dominant të kujdesit shëndetësor siç është për shembull kujdesi shëndetësor afatgjatë për të moshuar që nuk bëjnë dot një jetë të pavarur.
Social health insurance (Sigurimi shëndetësor social). Shih gjithashtu “Bismarckian health system”
Sigurimi shëndetësor social është një program i sigurimit, i cili plotëson të paktën tre kushtet e mëposhtme:
Pjesëmarrja në program është e detyrueshme ose me ligj ose përmes kushteve të punësimit. Progami vepron në emër të një grupi ose kufizohet tek një grup njerëzish ose një punëdhënës kontribuon në program në emër të një të punësuari
Individet e siguruar japin kontribute të rregullta, kryesisht mbi bazën e të ardhurave që nuk lidhen me koston e shërbimeve që ata përdorin..Kontributet administrohen nga një ose më shumë organizma publike gati të pavarur, zakonisht me përgjegjësi statutore (të quajtur zakonisht fonde të sëmundjes), të cilët veprojnë si pagues/blerës të kujdesit shëndetësor. Grumbullimi aktual i kontributeve mund të organizohet gjithashtu përmes institucioneve qeveritare. Nëse sigurimi shëndetësor mandatohet nga qeveria, ai quhet gjithashtu sigurim shëndetësor statutor.
Social marginalization (Emarxhinimi social)
Procesi me anë të të cilit grupet vulnerabël mund të pengohen nga pjesëmarrja e plotë në jetën sociale, politike dhe ekonomike në komunitet. Kjo ndodh kur mungojnë politikat dhe mekanizmat e nevojshëm ndërsektoriale për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë.
Social safety net (Rjeti i sigurisë sociale)
Një organizim bazë për të siguruar se çdo person në shoqëri mund të marrë ndihmë financiare dhe materiale nga shteti, për të shmangur varfërinë absolute dhe për të siguruar mbijetesën.
Social security (Siguri sociale)
Ofrimi i mbrojtes sociale ndaj një numri risqesh, si pamundësia për të punuar si pasojë e sëmundjes ose paaftësisë, papunësisë, moshës së thyer ose mbajtjes së familjes.
Socio-economical status (Statusi social-ekonomik)
Një klasifikim përshkrues i pozitës së një individi në shoqëri duke përdorur kritere të tilla si të ardhurat, niveli arsimor, punësimi dhe vendbanimi.
Sorros foundation (Fondacioni Sorros)
Fusha kryesore të ndërhyrjes në shëndetesi është edukimi shëndetësor, ndihma OJQ-ve të shëndetit, ndihma për njerëzit me paaftësi dhe hadikapatë, trajnim etj.
Specificity (Specificitet)
Proporcioni i personave pa sëmundje, të cilët aktualisht identifikohen nga një test kontrolli ose përmes përcaktimit të rastit si persona që nuk kanë një sëmundje të caktuar.
Spot map (Harte vendtreguese)
Një hartë që tregon vendndodhjen e çdo rasti me një sëmundje ose shpërthim
Specialist (Specialist)
Një mjek i cili ka plotësuar një trajnim pas-universitar dhe pastaj është liçensuar si ekspert në një fushe specifike të mjekësisë.
Speciality (Specialitet)
Një degë e mjeksisë si ortopedia, pediatria, psikiatria (të cilat kërkojnë trajnim të specializuar)
Stakeholders (Aktorë)
Grupe që kanë interes në organizimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor si pacientet, paguesit, mjekët praktikues
Standard deviation (Deviacioni standart)
Masë e përdorur më tepër për dispersionin e një frekuence. Është e barabartë me rënjën katrore të variancës.
Standardised mortality ratio/rate –SMR (Raporti/shkalla e standartizuar e vdekshmërisë)
Numri i vdekjeve në një vit të dhënë si përqindje e atyre të pritshme.
(të pritshme=vdekshmëria standard e periudhës së referimit e përshtatur sipas moshës dhe seksit.). Është një masë e mirë për të krahasuar të dhënat e vdekshmërisë, që bazohen mbi një numër të vogel rastesh ose për krahsimin e të dhënave të vdekshmërisë sipas zonave gjeografike.
Përkufizim plotësues:Raporti i numrit të vdekjeve për banorët e një zone gjeografike mbi numrin e vdekjeve të pritshme bazuar mbi shkallën e vdekshmërisë sipas moshës.
Statistical inference (Konkludim statistikor)
Në statistikë është përgjithësimi nga të dhenat prej kampionëve (mostrave), zakonisht me një shkallë përllogaritje pasigurie.
Statutory health insurance (Sigurim shëndetësor statutor). Shih “Compulsory health insurance” dhe “Social health insurance”
Stewardship (Të përkujdesurit, kujdes në drejtim)
Një funksion i qeverisë që ka te bëjë me përgjegjesinë për mirëqënien e popullsisë dhe me besimin e legjitimitetin me të cilin aktivitetet e saj shihen nga qytetarët. Më rëndom ne e përkthejmë si funksioni drejtues, drejtimi . Më konkretisht ai nënkupton funksionet kryesore të ministrisë së shëndetësisë , strukturën e saj, politikat dhe strategjitë shëndetësore, veprimet ndërsektoriale, informacionin shëndetësor, kornizën ligjore, qeverisjen dhe zhvillimin e sistemit etj. Është njëri prej katër funsioneve të sistemit shëndetësor. Ashtu si dhe fjala “governance” edhe kjo fjalë nuk përkthehet kollaj në gjuhë të tjera.
Strategy (Strategy)
Një kurs veprimi afatgjatë dhe i gjërë që siguron kornizën për veprimtari dhe ngjarje individuale.
Subscribers (Abonentë). Shih “Beneficiaries”
Subsidy (Subvencionim)
Një pagesë e bërë nga qeveria me objektivin e reduktimit të çmimit të tregut të një produkti të caktuar ose të ruajtjes të së ardhurave të prodhuesit.
Substitution effect (Efekti zëvendësues)
Një proporcion ndryshimi në kërkesë si pasojë e ndryshimit të çmimeve relative.
Një rritje e çmimit redukton kërkesën për një mall, ndërsa mund të rritet kërkesa për një zevëndësues të tij.
Sufficient cause (Shkak i mjaftueshëm)
Një faktor shkaktar ose një grumbull faktoresh prania e të cilëve gjithmonë pasohet nga shfaqja e efektit (sëmundjes)
Superior good (Mall superior). Shih “Goods”
Supplier-induced demand (Kërkesë e nxitur nga ofruesi)
Një fenomen ku një ofrues i shërbimit shëndetësor, zakonisht një mjek, ndikon nivelin e kërkesës së një personi për shërbime të kujdesit shëndetësor.
Kërkesa e nxitur nga ofruesi buron nga ekzistenca e asimetrisë së informacionit midis pacientit dhe ofruesit
Etika profesionale inkurajon kërkesën e nxitur nga ofruesi në interes të pacientit, sepse pacienti shpesh ka informacion të pamjaftueshëm për të gjykuar se çfare shërbimesh do të përmirësonin shëndetin e tij. Ofruesit e shërbimeve shëndetësore shfrytëzojnë avantazhin e tyre superior të informacionit për të nxitur kërkesën për interesat e tyre. Kjo është një çeshtje e rëndesishme në sektorin shëndetësor.
Supply (Ofertë)
Sasia e një produkti që vihet në dispozicion për shitje me një çmim të caktuar.
Në një kuptim më të gjërë, shpesh përdoret për imput-e pra duke përfshirë të gjitha burimet shëndetësore
Surgery (Qendër shëndetësore)
Qendër ku ofrohet shërbimi parësor kryesisht diagnostikues dhe kurues.
Surveillance (Survejancë)
Grumbullim i vazhdueshëm i informacionit mbi zhvillimin brënda një sektori
Survey (Studim vëzhgues)
Procesi i grumbullimit të informacionit duke marrë në pyetje një grup të zgjedhur.
Normalisht përfshin shpërndarjen e pyetësoreve të shkruar
Survival curve (Kurba e mbijetesës)
Një kurbë që fillon me 100% të popullsisë në studim dhe tregon përqindjen e popullsisë ende mbijetuese në vazhdimësi për aq kohe sa informacioni është i disponueshëm
Susceptible (I ndjeshëm, i prekshëm)
Një individ i ndjeshëm, i prekshëm,i kapshëm prej infeksionit nga një shkaktar patogjen
Sustainability (Qëndrueshmëri)
Aftësia për të plotësuar nevojat e së tashmes, pa demtuar aftësinë për të plotësuar nevojat e së ardhmes.
Sustainable development (Zhvillim i qëndrueshëm)
Është ai zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes pa rrezikuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre.
SWOT Analysis: Perfshin analizen e aneve te forta dhe te dobta (S=Strong dhe W=Weakness) dhe nje analize te shanceve dhe te rreziqeve ( O=Opportunities-T=Threats)
Fillimi i faqes |