Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937

 

 

T

Target (Shënjestër)
Përfaqëson një lloj objektivi që duhet të arrihet. Është me specifik se një objektiv i zakonshëm dhe zakonisht përcakton atë që duhet të arrihet nga pikëpamja sasiore dhe kohore. Përdoret në Shëndetin për të Gjithë. Për shembull : Në të gjitha vendet në vitin 2015 konsumi i alkolit për frymë nuk duhet të kalojë 6 litra në vit.

Target income (E ardhur shënjestër)
Një e ardhur  që presupozohet se ofruesi i shërbimit shëndetësor duhet të synojë
Përkufizim plotësues: Sasia e shërbimeve ose e tarifave që rregullohen në mënyrë të tillë që të arrijnë të ardhura specifike.

Target of Health for All (Shënjestër  e  Shëndetit për të Gjithë)
Shënjester  evropiane ose kombëtare është një synim drejt të cilit tentohet në përputhje me një politike evropiane ose kombëtare të Shëndetit për të Gjithë. Ajo presupozon një vullnet politik në zotimin për të përdorur burimet e vendit drejt arritjes së këtij synimi.

Technical efficiency (Efiçience teknike).Shih “Efficiency”

Technology assessment in health care (Vlerësimi i teknologjisë në kujdesin shëndetësor).Shih “Health technology assessment”

Tertiary health care (Kujdes shëndetësor tretësor).
Shih gjithashtu “Primary health care”  dhe  “Secondary health care” 
I referohet shërbimeve mjekësore dhe shërbimeve që lidhen me to, që janë tepër komplekse dhe zakonisht me kosto të lartë.
Ata pacientë që cilët rekomandohen prej kujdesit shëndetësor dytësor për diagnoze dhe trajtim që nuk mund ta bëjë dot në kujdesin shëndetësor parësor dhe dytësor. Kujdesi shëndetësor tretësor zakonisht është i disponueshëm në nivel kombëtar ose në qendra ndërkombëtare të referencës.

Third-party payer (Pagues i palës së tretë)
Çdo organizatë publike apo private,që paguan ose siguron shpenzime të kujdesit shëndetësor për përfituesit gjatë kohës në të cilen ata janë paciente.
I referohet situatave kur pala e parë (pacienti) nuk paguan direkt për aktivitetet e palës së dyte (ofruesi, doktori), por përmes një pale të tretë të një siguruesi privat, fondi sigurimesh ose një agjensie qeveritare (pagues i palës së tretë)

Total expenditure on health (Shpenzimi total për shëndetin)
Shpenzim total ose kombëtar  për shëndetin që bazohet në kufijtë e mëposhtëm identifikues dhe funksionale të kujdesit mjekësor:
Shërbimet e kujdesit shëndetësor personal+mallrat mjekësore të harxhuara për pacientë ambulatore= shpenzimet totale personale për shëndetin+ shërbimet parandaluese dhe shëndeti publik+ administrimi shëndetësor dhe sigurimi shëndetësor= shpenzimet korente totale për shëndetin+ investimi për institucionet shëndetësore=shpenzimet totale për shëndetin
Një tjetër formulë është : shpenzimi total për shëndetin=shpenzimi për kujdesin shëndetësor privat+shpenzimet për kujdesin shëndetësor publik.

Trade off: Lëshim, kompromis. Pranimi i diçkaje më të keqe në një drejtim për  hir të një të mire në një drejtim tjetër

Transaction costs (Kosto të transaksioneve)
Kosto që lindin nga procesi i bisedimit midis blerësve (pagues të palës së tretë/blerës) dhe shitësve (ofruesit e shërbimeve, mjeket etj)
Kostot e transaksioneve përfshijnë për shembull hartimin e kontratave etj. Këto reduktojnë përfitimin e bërjes biznes në treg.

Transitional economy (Ekonomi në tranzicion)
Term që përdoret për të përshkruar ekonomitë, të cilat administroheshin me komandë, por që  tani po i japin gjithënjë e më rëndësi forcave të tregut.
Siç e nënkuton  vetë emri ato janë ende në procesin e reformës dhe nuk kanë kaluar tërësisht në ekonominë e tregut.

Transmission of infection (Transmetimi i infeksionit)
Çdo mënyrë ose mekanizëm me anë të cilit një agjent infektiv përhapet në një mjedis ose tek një person tjetër.

Trend (Tendencë)
Një levizje ose ndryshim afatgjatë me frekuencë zakonisht për nga lartë ose poshtë

Triage (Triazh): Një proces i ndarjes të të sëmureve ose të të  plagosurve bazuar në nevojën e tyre për trajtim mjekësor. Një spital triazhi zakonisht përdoret  në urgjencë, ku stafi mjeksor vendos se kush duhet te trajtohet më parë.

Fillimi i faqes

Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2007 | Të gjitha të drejtat e rezervuara