Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937

 

 

U

UNAIDS-Programi i përbashkët i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS.
Është një joint-venture inovative e familjes së Kombeve të Bashkuara për të harmonizuar më mirë luftën kundër AIDS-it UNAIDS. Bashkon përpjekjet dhe burimet e tetë organizatave të Kombeve të Bashkuara., ndër to UNICEF, PNUD, UNFPA, UNESCO, Banka Botërore, OBSH  për të ndihmuar botën që të parandalojë infeksionet e reja  me HIV, të kujdeset për ata që tashmë janë të infektuar dhe të zbusë impaktin e epidemisë. Është krijuar në vitin 1995. Fillon punën në vitin 1996

Under-the-table payments (Pagesë nën tavolinë, nën dorë)
Pagesa jo zyrtare, të cilat zakonisht janë të ndaluara, dhe që bëhen  në mënyrë që të plotësohen deshirat, kërkesat, nevojat e dikujt  në kohën  e duhur,  në një shtrirje më të madhe sesa duke ndjekur rregullat dhe rregulloret zyrtare
Quhen gjithashtu edhe pagesa në zarf.

U N D P - Shkurtim në anglisht për « United Nation Development Program » (PNUD)
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin. Themeluar në 1965. Fillon veprimtarinë në vitin 1969. Në Shqipëri që prej 1991. Duke ndihmuar ndër të tjera në përmirësimin e cilësisë së jetës, kontribuon për një shëndet me të mirë.

U N E P - Shkurt në anglisht për "United Nations Environment Programme"
(Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.Themeluar në 1973.

U N E S C O - Shkurtim në anglisht për "United Nations Educational Scientific and Cultural Organization"
Organizata për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën e OKB-së.
Themeluar në 1946. Qendra në Paris.

U N F P A - Shkurt për « United Nation Fund for Population » (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullaten).
Fokusohet në shëndetin riprodhues duke përfshirë planifikimin familiar, strategjitë mbi popullsinë dhe zhvillimin, keshillimin. Themeluar në 1967, që prej 1972 nën PNUD-in. Zyra në Shqipëri është hapur në vitin 1996, ndërkohë që projektet kanë filluar që në vitin 1991.

UN I C E F - Shkurt në anglisht për "United National International Children´s Emergency Fund ” (Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet). Themeluar në 1946. Fillimisht për të lehtësuar pasojat e luftës. Tani merret me mirëqënien e fëmijeve në vendet në zhvillim . UNICEF ka marrë mandatin e Asamblesë së Pergjithshme të Kombeve të Bashkuara që të mbrojë të drejtat e fëmijëve, të ndihmojë për përmbushjen e nevojave të tyre bazë dhe zgjerojë mundesinë e tyre për të arritur potencialin tyre të plotë. Qendra në New York. Prania shumë aktive në Shqipëri që në 1992 edhe në fushën e shëndetesisë.

Universal health insurance (Sigurim shëndetësor universal)
Një plan kombëtar që ofron sigurim shëndetësor ose shërbime për të gjithë qytetaret ose të gjithë njerëzit që ndodhen në një vend..

University Hospital Ceter “Mother  Tereza” in Tirana Qendra  Universitare Spitalore Nënë  Tereza” ne Tiranë)
Eshte i vetmi spital qe ofron sherbim terciar. Njëkohesisht ai ofron edhe shërbim sekondar per rajonin e Tiranës. Ka 1527 shtretër.

U S A I D - Shkurt në anglisht për “United States Agency for International Development". (Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar). Aktiviteti në Shqipëri ka filluar nga fundi i 1991 dhe zyra në Tirane është hapur në janar 1992. Aktiv në Shqipëri edhe në fushën e shëndetit. Fushat kryesore të ndërhyrjes janë nxitja e tregut shëndetësor privat, partneriteti midis spitaleve, shëndeti i grave etj

User charge/fee (Pagesa, tarifa të përdoruesit). Shih gjithashtu “Cost sharing”
Tarifate përdoruesit janë pagesa për mallra dhe shërbime që përdoruesi ose pacienti duhet të paguajë.
Tarifat që vihen për shërbimet shëndetësore ose medikamentet mund të përdoren për të  frenuar koston e ofrimit të shërbimeve dhe të ndikojnë kërkesën për këto produkte.Ato mund të përdoren gjithashtu me objektivin e sigurimit  të të ardhurave për investime shtetërore. Taksat e përdoruesit nuk reflektojnë domosdoshmerisht koston. Termi zakonisht i rezervohet situatave në mungesë të sigurimeve shëndetësore (ndryshe ato quhen bashkëpagesa)

User cost (Kostoja e përdoruesit)
Shih “Costs”

Utilities
Jane sherbimet qe normalisht perfshijne elektricitetin, ujin dhe gazin.

Utilization (Shfrytëzim)
Numri i shërbimeve shëndetësore të përdorura, shpesh i shprehur për 1000 persona në muaj ose vit.

 

Fillimi i faqes

Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2007 | Të gjitha të drejtat e rezervuara