Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937

 

 

V

Vaccine (Vaksinë)
Një suspencion i një agjenti infektiv (për shembull virus) ose  i pjesëve të tija. Suspensioni jepet (zakonisht  me injeksion) në mënyrë që të japë rezistencë ose imunitet ndaj  agjentit infektiv. Tani janë duke u studjuar dhe zhvilluar tipe të tjera vaksinash si ato terapeutike.Vaksinat terapeutike mund të ndihmojnë në luftën ndaj HIV-it

Validity (Vlefshmëri,validitet)
Shkalla , se sa aktualisht një matje mat ose zbulon atë që duhej të masë apo zbulojë.

Value of Health for All (Vlera e Shëndetit për të Gjithë)
Shëndeti si e drejtë njerëzore, barazia në shëndet dhe solidariteti, pjesëmarrje dhe përgjegjësi.

Variable (Variabël)
Çdo karakteristikë ose atribut që mund të matet.

Variable cost (Kosto e ndryshueshme, variable). Shih “Cost”

Vector (Vektor)
Një qënie e ndërmjetme në zinxhirin e transmetimit indirekt të një agjenti, që mbart agjentin nga rezervuari tek strehuesi i ndjeshëm

Vector-borne diserase (Sëmundje që mbartet nga vektoret)
Një sëmundje që transmentohet tek njerëzit apo kafshët nga një insekt si një mushkonjë ose ndonjë tjetër arthopod. 

Vehicle (Mjet transporti)
Një ndërmjetës jo i gjallë në transmetimin indirekt të një agjenti që e mbart agjentin  nga rezervuari tek strehuesi i ndjeshëm.

Vertical equity (Ekuitet vertikal). Shih “Equity”

Virus
Një mikroorganizëm jashtëzakonisht i vogël i përbërë nga fije AND-je (Ndonjëherë edhe ARN) e rrethuar nga një membranë proteinike.Viruset janë organizmat më të vegjël infektive të njohur dhe nuk janë në gjendje të jetojnë ose të shumohen jashtë qelizës strehuese. Viruset mund të shkaktojnë sëmundje infektive (për shembull linë, polion, gripin, herpesin). Ka disa viruse që në kushte normale nuk shkaktojnë sëmundje tek njerëzit por mund të behen kërcënues për jetën në rastin kur njeriu është i infektuar me HIV dhe ka AIDS.

Virulence (Virulencë)
Shkalla e patogjenicitetit te një mikroorganizmi që shfaqet me gravitetin e sëmundjes

Vital statistics (Statistika jetësore)
Informacion i grumbulluar statistikisht në lidhje me lindjet, martesat, divorcet dhe vdekjet bazuar mbi regjistrimet e ketyre ngjarjeve jetësore

Voluntary health insurance (Sigurim shëndetësor vullnetar). Në dallim me “Compulsory/Statutory health insurance”
Sigurim shëndetësor i cili merret përsipër nga individet dhe paguhet sipas dëshirës së individëve ( drejtpërsedrejti ose përmes  punëdhënësve)
Sigurimi vullnetar zakonisht blihet nga një organizatë e sigurimit privat, megjithëse në disa raste ai mund të blihet gjithashtu prej organizmave publike ose gati publike. Krahas shpenzimit nga xhepi, shpenzimi për sigurimin vullnetar është komponenti madhor i shpenzimeve  shëndetësore private.

Fillimi i faqes

Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2007 | Të gjitha të drejtat e rezervuara