Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937

 

 

W

Waiting list (Lista e pritjes)
Numri i njerëzve që presin shtrimin në spital
Gjithashtu përdoret për kujdesin ambulator të specializuar.
për disa proceduara mjekësore si  për shembull zevendesimi i këmbës

Waiting period (Periudha pritëse)
Periudha që një i siguruar duhet të presë përpara se ai të mund të përfitojë nga sigurimet.
Periudha e pritjes nuk duhet të ngatërohet me kohën e pritjes.

Waiting time (Koha e pritjes)
Koha që kalon midis 1) kërkesës që i bëhet një mjeku të përgjithshëm për një takim dhe pritjes së pacientit në departamentin e pacienteve ambulatorë ose 2) datës kur emri i një pacienti është vendosur në listen e pacientëve të shtrueshëm dhe datës së pranimit për shtrim. Koha e pritjes nuk duhet të ngatërohet me periudhën pritëse.

 

Waste water (Ujra mbeturina)
Nënkupton të gjitha ujrat mbeturina, pra është një koncept me i gjerë se vetëm ujrat e zeza.

Welfare economics (Ekonomi të mirëqënies). Shih “Economics” dhe “Health economics”

Willingness to pay (Gatishmëria për të paguar).
Sa i përgatitur është një person që të paguajë për mallra apo shërbime të caktuara.
Metoda e gatishmërisë për të paguar, është një metodë e vlerësimit e përdorur për të përcaktuar sasinë maksimale të parave që një individ është i gatshëm të paguajë për të marrë një përfitim të caktuar (për shembull për të marrë një shërbim  të kujdesit shëndetësor). Kjo metodë përdoret shpesh për analizen kosto-përfitm për të përcaktuar në mënyrë sasiore përfitimet nga pikëpamja monetare.

Whole sale (Shitje me shumicë)
Përdoret kryesisht në shitjen e medikamenteve dhe  i referohet për shembull shitjes së një medikamenti në sasira të mëdha nga një firmë

WHO(OBSH). Shkurtim në shqip për Organizata Botërore e Shëndetësisë (World Health Organization)
Është një agjensi e specializuar e Kombeve të Bashkuara me përgjegjësi parësore për çështje të shëndetit ndërkombëtar dhe shëndetit publik. Përmes kesaj organizate, e cila është krijuar në vitin 1948, mjekësia nga 191 vende të botës shkemben dijet dhe përvojën e saj me synimin për të bërë të mundur gëzimin nga të gjithë qytetarët e një shëndeti, i cili mund ti lejojë ata të bëjnë një jetë produktive nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Qendra është në Gjeneve. Shqipëria është anëtaresuar që në vitin 1947, ende pa u ratifikuar Kushtetuta e OBSH-së.

WHO Humanitarian Mission to Albania (WHO/HM). Misioni Humanitar i
OBSH-së në Shqipëri)
Është një mision që u vendos në Shqiperi gjatë krizës së vitit 1997 për te mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në kapërcimin e krizës. Që pas hapjes së zyrës, Misioni Humanitar i OBSH u perfshi ne nivele te ndryshme ndërhyrjeje si: vlerësimin e emergjencave në shendetin publik, pajisjen me materiale emergjente, mbështetjen teknike ne sektorin farmaceutik dhe kontrollin e semundjeve infektive, rehabilitimin e laboratoreve te shëndetit publik, koordinimin dhe mbështetjen e organizmave te tjera partnere. Gjatë krizes kosovare misioni u fuqizua ndjeshëm.
Aktivitete te rendesishme te tij që vazhduan edhe pas krizes kosovare qenë në fushën e  suverjancës së semundjeve infektive, kontrollin e tuberkulozit, shendetin mendor dhe farmaceutikës. Po ashtu ka pasur  mbështetje të tjera si lidhur me përdorimin e duhur të gjakut, vaksinimin ndaj hepatitit B etj.
Misioni Humanitar i OBSH-së ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndesishëm  në fushën e koordinimit të të gjitha agjensive të tjera të huaja që veprojnë në fushën e shendetit.

WHO Liaison Office (Zyra ndërlidhëse e OBSH-së)
Është zyra përfaqësuese e OBSH-së ne Shqipëri që drejtohet nga zyrtari ndërlidhes i OBSH-së . Funksionon që prej vitit 1992

WHO Liaison Officer  (Zyrtari ndërlidhes i OBSH-së)
Nënkupton një punonjës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili e thënë thjeshtë  shërben si  ndërlidhës midis OBSH-së dhe Qeverisë të vendit përkatës. Është një pozicion që vlen vetëm për vendet e Evropës Lindore dhe që u vendos për herë të parë pas ndryshimeve politike në Evropen Lindore.

Worker compensation (Kompensimi i punonjësve)
Në program sigurimi i detyrueshëm që mbulon kostot e trajtimeve mjekësore dhe të paaftësisë që lidhen me aksidentet në punë dhe sëmundjet.

World AIDS Day (Dita Botërore e AIDS-it)
Është një ditë që kujtohet  çdo  1 dhjetor që prej vitit 1988,  që kur në atë ditë  u mblodhën ministrat e shëndetësisë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi AIDS-n dhe ku u fol shumë për tolerancën dhe për shkëmbimin e hapur të informacionit dhe përvojës lidhur me AIDS-in.

World Bank (Banka Botërore)
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, Organizatë e posaçme e Kombeve të Bashkuara e themeluar në 1945. Filloi punën në 1946. Në 1947 krijon lidhjet me
OKB-në. Qëllimi i saj është që të nxisë zhvillimin ekonomik të vendeve anëtare, duke dhënë kredi për projekte prodhuese dhe keshillim teknik. Gjithashtu ajo promovon investime private të huaja dhe tregtinë

World Health Assembly (Asambleja Botërore e  Shëndetesisë)
Është organizmi suprem vendim-marrës për OBSH-në. Përgjithësisht ajo mblidhet në Gjenevë në maj të çdo viti. Në të marrin pjesë delegacione nga të gjithë 191 vendet anëtare.

World Health Day (Dita Botërore e Shëndetit)
Është një forum për informim dhe diskutim rreth  shëndetit në botë. Ajo  festohet  çdo vit në 7 prill në 191 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, keshtu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rendesishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetësisë i kushtohet një çeshtje të caktuar specifike që përbën shqetesim  botëror.

World TB Day (Dita Botërore të Tuberkulozit)
Dita Botërore e Tuberkulozit mbahet çdo vit në 24 mars. Synimi i saj është që të promovojë ndërgjegjesimin, njohuritë dhe motivimin për  të vepruar kundër tuberkulozit në mbarë botën. Ajo e ka origjinën në vitin 1882, kur u festua 100 vjetori i zbulimit të bacilit të TB-së nga Koch.

Fillimi i faqes

Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2007 | Të gjitha të drejtat e rezervuara