L I G J
Nr. 9506, datë 3.4.2006
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8626, DATË 22.6.2000 “PËR STATUSIN E INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8626, datë 22.6.2000 “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Neni 9 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 9
Shteti përjashton të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë nga pagesat për kontributet shëndetësore dhe u jep të drejtën e përfitimit falas të barnave, të mbuluara nga skema e sigurimeve të kujdesit shëndetësor.
Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët kanë përfituar statusin, përfitojnë një shtesë në të ardhura për mbulimin e shpenzimeve të paketës së domosdoshme me materiale të veçanta higjieno-sanitare. Masa, kriteret dhe procedura e përfitimit të kësaj shtese në të ardhura përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4840, datë 25.4.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
|