|
| |
|
|
| |
LIGJ
Nr.8045, datė 7.12.1995
PER NDERPRERJEN E SHTATEZENESISE
Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr.7491, datė 29.4.1991
"Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Kėshillit tė
Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Ligji garanton respektimin e ēdo qenie njerėzore qė nė fillim tė
jetės. Ky parim nuk shkelet, pėrveē rasteve kur ėshtė e domosdoshme
dhe nė kushtet e pėrcaktuara nė kėtė ligj.
Mbrojtja e kėtij parimi, informimi pėr problemet e jetės dhe
demografisė kombėtare, edukimi i pėrgjegjėsive sociale, pranimi i
fėmijės nė shoqėri dhe politika familjare janė detyrime kombėtare.
Organet e pushtetit qendror dhe lokal i realizojnė kėto detyrime dhe
mbėshtetin ēdo nismė qė ndihmon pėr realizimin e tyre.
Neni 2
Parimet mbi tė cilat bazohet ky ligj janė:
1. Shėrbimi shėndetėsor i tė gjitha niveleve duhet tė pėrdorė
shėrbimet e planifikimit familjar, si mjet pėr tė shmangur
shtatėzėnėsitė e padėshiruara. Ndėrprerja e shtatėzėnėsisė nuk do tė
konsiderohet nė asnjė rast si metodė e planifikim familjar.
2. Gruaja ka tė drejtėn e informacionit tė saktė dhe kėshillimit
pėrpara ndėrprerjes sė shtatėzėnėsisė.
3. Nė rastet kur ndėrprerja e shtatėzėnėsisė nuk ėshtė nė
kundėrshtim me dispozitat e kėtij ligji, ajo duhet tė kryhet nė
kushte tė sigurta pėr shėndetin e gruas.
4. Nė tė gjitha rastet grave duhet t'u sigurohet shėrbim shėndetėsor
pėr trajtimin e ndėrlikimeve tė mundshme pas ndėrprerjes sė
shtatėzėnėsisė.
5. Kėshillimi dhe shėrbimi i planifikimit familjar pas ndėrprerjes
sė shtatėzėnėsisė duhet tė jetė i menjėhershėm, me qėllim qė tė
shmangen shtatėzėnėsitė e padėshiruara.
6. Ndėrprerja e shtatėzėnėsisė lejohet vetėm kur vėrtetohen rrethana
tė padėshiruara nė kėtė ligj dhe nė ēdo rast me pėlqimin e gruas.
KREU II
NDERPRERJA E SHTATEZENESISE
Neni 3
Ndėrprerja e vullnetshme e shtatėzėnėsisė bėhet vetėm nga mjeku
specialist obstetėr-gjinekolog nė institucione shėndetėsore
shtetėrore e private qė plotėsojnė kushtet e pėrcaktuara nė
udhėzimin pėrkatės tė ministrit tė Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes sė
Mjedisit.
Neni 4
Mjeku tė cilit i kėrkohet ndėrprerja e vullnetshme e
shtatėzėnėsisė,qė nė vizitėn e pare duhet tė informojė gruan pėr:
1. Rreziqet mjekėsore qė sjell ndėrprerja e shtatėzėnėsisė pėr
shtatėzėnėsitė e ardhshme, si dhe problemet biologjike tė ndėrhyrjes
mjekėsore.
2. Tė drejtat, ndihmėn dhe avantazhet e garantuara me ligj pėr
familjen, nėnėn dhe fėmijėn, si dhe pėr mundėsitė e adoptimit tė
fėmijėve qė priten tė lindin.
3. Institucionet dhe organizmat qė mund t'i ofrojnė gruas mbėshtetje
morale dhe financiare.
4. Klinikat dhe spitalet qė kryejnė ndėrprerje tė shtatėzėnėsisė.
Neni 5
Ministri i Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes sė Mjedisit pėrcakton me
udhėzim tė veēantė pėrmbajtjen, mėnyrėn e hartimit dhe shpėrndarjes
sė materialeve udhėzuese me informacionet e parashikuara nė nenin 4.
Neni 6
Nė rast se gruaja, pas marrjes sė informacionit tė pėrmendur nė
nenin 4, pėrsėrit kėrkesėn e saj pėr ndėrprerjen e
shtatėzėnėsisė, mjeku kėrkon konfirmimin me shkrim tė kėrkesės. Ky
konfirmim kėrkohet pasi tė kenė kaluar tė paktėn 7 ditė nga kėrkesa
e parė.
Kur ėshtė e mundur, nė kėshillimin dhe marrjen e vendimit pėr
ndėrprerjen e shtatėzėnėsisė, merr pjesė edhe bashkėshorti ose
prindi.
Nė rast se afati prej 7 ditėsh bėn qė tė tejkalohen afatet e
pėrcaktuara nė kėtė ligj, mjeku mund tė vendosė qė ky afat tė jetė
tė paktėn 2 ditė.
Neni 7
Nė rast konfirmimi, mjeku kryen ndėrprerjen e shtatėzėnėsisė nė
kushtet e pėrcaktuara nė nenin 3. Kur mjeku tė cilit i drejtohet
kėrkesa nuk ėshtė ai qė do tė kryejė ndėrhyrjen, atėherė kėrkesa i
kthehet gruas bashkė me njė vėrtetim mbi respektimin e procedurave
tė nenit 4 dhe 6 pėr t'i paraqitur te mjeku qė do tė kryejė
ndėrprerjen e shtatėzėnėsisė.
Institucioni shtetėror apo privat ku pranohet gruaja, duhet tė
pėrfshijė nė kartelėn e saj kėrkesėn dhe vėrtetimin pėr respektimin
e procedurave.
Neni 8
Nė rast shtatėzėnėsie jashtė martese nė vajza tė mitura deri 16
vjeē, pėrveē kėrkesės sė saj, pėr ndėrprerjen e shtatėzėnėsisė
kėrkohet miratimi i personit qė ushtron autoritetin prindėror ose e
kujdestarit ligjor tė saj.
Kėrkesa e vetė vajzės duhet tė bėhet pa praninė e personave tė
pėrmendur nė paragrafin e mėsipėrm.
Tė martuarat nė moshė tė mitur u nėnshtrohen dispozitave tė nenit 7
tė kėtij ligji.
Neni 9
Ndėrprerja e shtatėzėnėsisė pėr arsye mjekėsore mund tė bėhet deri
nė javėn e 22 tė shtatėzėnėsisė, nė rast se njė komision i pėrbėrė
nga 3 mjekė, pas ekzaminimit dhe konsultimit, gjykon se vazhdimi i
shtatėzėnėsisė dhe/ose lindja e fėmijės rrezikon jetėn ose shėndetin
e gruas.
Kur komisioni gjykon se fetusi ka keqformime tė papajtueshme me
jetėn, apo sėmundje invaliduese me trajtim tė pasigurtė, vendos pėr
ndėrprerjen e shtatėzėnėsisė nė ēdo kohė.
Ministri i Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes sė Mjedisit pėrcakton me
udhėzim tė veēantė rastet e pėrmendura nė paragrafin e parė tė kėtij
neni, si dhe kushtet qė duhet tė plotėsojnė mjekėt e komisionit.
Neni 10
Nė rastet kur gruaja vlerėson se shtatėzėnėsia i krijon probleme
psikosociale, ndėrprerja e vullnetshme mund tė kryhet brenda javės
sė 12 tė shtatėzėnėsisė.
Neni 11
Ndėrprerja e shtatėzėnėsisė pėr arsye sociale bėhet brenda javės sė
22, nė rast se njė komision i pėrbėrė nga 3 specialistė, mjekė,
punonjės socialė, juristė, pas ekzaminimit dhe konsultimit, gjykon
se shtatėzėnėsia ėshtė rezultat i pėrdhunimit ose njė krimi tjetėr
seksual, si dhe kur vėrtetohen arsye tė tjera sociale.
Udhėzimi pėr trajtimin e kėtyre rasteve dhe pėrbėrjen e komisionit
miratohet nga ministri i Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes sė Mjedisit.
Neni 12
Tė gjitha ndėrprerjet e shtatėzėnėsisė duhet tė bėhen objekt i njė
deklarimi tė konfirmuar nga mjeku qė kryen ndėrprerjen, i cili
dėrgohet nga institucioni nė Institutin e Statistikės. Tė dhėnat pėr
ndėrprerjet e shtatėzėnėsive dėrgohen nga institucioni shėndetėsor
shtetėror e privat nė Ministrinė e Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes sė
Mjedisit, sipas udhėzimeve pėrkatėse.
Deklarimi dhe informacionet e tjera nuk duhet tė pėrmbajnė
identitetin e gruas.
Neni 13
Tė gjitha kėshillimoret e grave detyrohen tžu japin grave qė
kėrkojnė tė ndėrprersin shtatėzėnėsinė, informacionin dhe kėshillat
e parashikuara nė kėtė ligj dhe nė akte tė tjera nėnligjore pėr
zbatimin e tij.
Neni 14
Nė tė gjitha rastet e ndėrprerjes sė shtatėzėnėsisė, mjeku qė i
kryen ato ėshtė i detyruar tė informojė gratė pėr shėrbimet e
planifikimit familjar dhe t'i kėshillojė pėr metodat kontraceptive
qė ofron institucioni ku ai punon dhe/ose institucione tė tjera
shtetėrore e private.
KREU III
DISPOZITA TE VECANTA
Neni 15
Ndalohet ēdo lloj propagande dhe reklamimi, direkt ose indirekt, me
fjalė ose figurė, e institucioneve, metodave, medikamenteve e
produkteve qė shkaktojnė ndėrprerje tė shtatėzėnėsisė, pėrveē se nė
botimet shkencore tė destinuara pėr mjekė dhe farmacistė.
Neni 16
Asnjė mjek nuk mund tė detyrohet tė kryejė ndėrprerje tė
shtatėzėnėsisė kundėr vullnetit tė tij.
Neni 17
Shkelja e dispozitave tė parashikuara nė nenet 4, 6, 7, 12, 13, 14
dhe 16 tė kėtij ligji, kur nuk pėrbėn vepėr penale, dėnohet si
kundėrvajtje administrative me gjobė nga 50 mijė deri nė 100 mijė
lekė.
Shkelja e dispozitave tė parashikuara nė nenin 15 dėnohet me gjobė
deri nė 100 mijė lekė.
Gjobat jepen nga organet e kontrollit tė caktuara nga ministri i
Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes sė Mjedisit.
Neni 18
Ankimi kundėr vendimeve tė organit tė kontrollit dhe
ekzekutimi i vendimeve bėhet sipas ligjit nr.7697, datė 7.4.1993
"Pėr kundėrvajtjet administrative".
Neni 19
Kėshilli i Ministrave miraton tarifat shtetėrore pėr ndėrprerjet e
shtatėzanive.
Neni 20
Tė gjitha dispozitat qė bien nė kundėrshtim me kėtė ligj
shfuqizohen.
Neni 21
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1331, datė 22.12.1995 tė Presidentit tė
Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha
|
|
| |
|
|
|