|
| |
|
|
| |
LIGJ
Nr.8092, datė 21.3.1996
PER SHENDETIN MENDOR
Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr.7491, datė 29.4.1991
"Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Kėshillit
tė Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Mbrojtja e shėndetit mendor sigurohet nga strukturat e administratės
shtetėrore dhe institucionet publike e private tė caktuara pėr kėtė
qėllim. Shoqatat, fondacionet, organizatat bamirėse, organizmat e
tjerė joqeveritarė, si dhe grupimet e pacientėve a familjarėve tė
tyre, ndihmojnė nė mbrojtjen e
shėndetit mendor.
Neni 2
Mbrojtja e shėndetit mendor realizohet nėpėrmjet sigurimit tė
kujdesit shėndetėsor dhe tė njė mjedisi social tė pėrshtatshėm pėr
tė sėmurėt mendorė, si dhe nėpėrmjet ndjekjes sė njė politike
parandaluese pėr mbrojtjen e shėndetit mendor.
Neni 3
Politika parandaluese pėr mbrojtjen e shėndetit mendor mbėshtetet
nė:
1. Zbatimin e parimeve tė mbrojtjes sė shėndetit mendor nė
institucionet arsimore, shėndetėsore, qendrat e punės dhe repartet
ushtarake.
2. Ngritjen e institucioneve parandaluese dhe kėshilluese.
3. Mbėshtetjen e organizmave dhe iniciativave nė fushėn e kujdesit
tė shėndetit mendor.
4. Pėrfshirjen e elementeve tė kujdesit shėndetėsor mendor nė
programet e formimit pėr personat qė punojnė nė sektorėt e arsimit,
pėrkujdesjes shoqėrore, shėndetėsisė, administratės, organizimit tė
veprimtarive shlodhėse.
5. Realizimin e kėrkimeve nė fushėn e pėrmirėsimit tė shėndetit
mendor dhe parandalimin e ērregullimeve mendore.
6. Rikuperimin e shėndetit mendor te tė sėmurėt.
Neni 4
Nė kuptim tė kėtij ligji:
1. "Person me ērregullime mendore" ėshtė personi qė:
a) paraqet probleme tė funksionimit mendor, tė cilat, nė bazė tė
njohurive mjekėsore, klasifikohen si ērregullime mendore dhe ėshtė
nevoja pėr trajtim tė specializuar shėndetėsor;
b) ka prapambetje mendore;
c) paraqet ērregullime psikosociale, qė kėrkojnė trajtim tė
specializuar psikosocial;
2. "Institucion psikiatrik dhe rehabilitues" janė:
a) spitali psikiatrik;
b) reparti psikiatrik nė njė spital tė pėrgjithshėm;
c) shtėpitė e kurimit dhe/ose rehabilitimit;
d) agjencitė e shėrbimeve sociale.
3. "Institucionet pėr personat me prapambetje mendore" janė
institucionet e rehabilitimit, edukimit dhe tė kujdesjes pėr
personat me prapambetje mendore.
4. "Miratimi" ėshtė pranimi i bėrė me vullnet tė lirė nga personi
me ērregullime mendore, i cili ėshtė nė gjendje tė kuptojė
informacionin e transmetuar nė mėnyrė tė qartė e tė kuptueshme,
lidhur me shtrimin nė njė institucion psikiatrik, procedurat e
diagnostikimit dhe trajtimit, si dhe rezultatet qė priten prej tyre.
Neni 5
Kujdesi pėr shėndetin mendor pėr personat me ērregullime mendore
sigurohet nga shėrbimi i kujdesit psikosocial, shėrbimi i kujdesit
shėndetėsor parėsor nėpėrmjet mjekut tė familjes dhe nė veēanti nga
shėrbimi shėndetėsor psikiatrik, i cili pėrfshin trajtimin e
urgjencės, shėrbimin ambulator, kujdesin spitalor, shtėpitė e
kurimit, kujdesin komunitar, shėrbimin psikosocial nėpėrmjet
psikologut dhe punonjėsit social.
Neni 6
Personat me zhvillim mendor tė vonuar dhe ata me ērregullime mendore
trajtohen falas nė institucionet publike tė kurimit, rehabilitimit,
arsimimit dhe edukimit.
Kur kėta persona janė nėn moshėn 18 vjeē dhe trajtohen nė
institucione private, shteti mbulon pjesėn e shpenzimeve tė
barabartė me koston e trajtimit nė institucionet publike.
Neni 7
Organizmat e pėrkujdesjes shoqėrore, nė bashkėpunim me shėrbimin
shėndetėsor psikiatrik e psikosocial, sigurojnė mbėshtetjen sociale
pėr personat, tė cilėt, pėr shkak tė sėmundjeve mendore ose
zhvillimit mendor tė vonuar, kanė vėshtirėsi nė sigurimin e njė jete
normale, nėpėrmjet:
1. ruajtjes dhe zhvillimit tė aftėsive pėr tė siguruar jetesėn;
2. organizimin e ndihmės nga persona, grupe, organizma dhe
institucione vullnetare;
3. sigurimin e mbėshtetjes financiare dhe materiale, nė pėrputhje me
parimet e politikės shėndetėsore dhe tė pėrkrahjes sociale.
Neni 8
Nė tė gjitha institucionet psikiatrike dhe rehabilituese, Ministria
e Punės, Emigracionit, Pėrkrahjes Sociale dhe ish-tė Pėrndjekurve
Politikė cakton punonjės socialė, tė cilėt mbikėqyrin trajtimin e
pacientėve nga pikėpamja sociale dhe e mbrojtjes sė tė drejtave tė
tyre.
Neni 9
Ministria e Shėndetėsisė dhe e Mbrojtjes sė Mjedisit, nė bashkėpunim
me Ministrinė e Arsimit dhe Ministrinė e Punės, Emigracionit,
Pėrkrahjes Sociale dhe ish-tė Pėrndjekurve Politikė pėrcakton
parimet bazė tė politikės rehabilituese dhe edukative pėr fėmijėt
dhe tė rinjtė me shkallė tė ndryshme prapambetjeje mendore.
KREU II
EKZAMINIMI, TRAJTIMI, REHABILITIMI, KUJDESI
DHE ASISTENCA
Neni 10
Mjeku i familjes ka tė drejtė tė lėshojė njė certifikatė mjekėsore
ose tė rekomandojė njė person me ērregullime mendore te mjeku
psikiatėr, psikologu a punonjėsi social, si dhe tė rekomandojė
trajtimin nė njė institucion tė kujdesit shėndetėsor, vetėm pas
ekzaminimit tė drejtpėrdrejtė tė atij personi.
Rekomandimi pėr njė institucion psikiatrik lėshohet ditėn e
ekzaminimit dhe ėshtė i vlefshėm pėr njė periudhė 5-ditore.
Punonjėsi social a psikologu, kur e gjykojnė tė arsyeshme,
rekomandojnė personin me ērregullime mendore te mjeku i familjes ose
mjeku psikiatėr.
Neni 11
Trajtimi nė institucionet psikiatrike e rehabilituese rregullohet nė
bazė tė parimeve tė pėrgjithshme tė politikės shėndetėsore e
sociale. Ky trajtim ėshtė i njėjtė me atė qė u sigurohet tė sėmurėve
nė spitalet e pėrgjithshme. Nė kėtė trajtim duhet marrė parasysh jo
vetėm aspekti mjekėsor, por edhe
interesat dhe vlerat e tjera personale tė personit qė trajtohet,
duke synuar pėrmirėsimin e shėndetit tė tij mendor me sa mė pak
shqetėsim pėr tė.
Neni 12
Personi me ērregullime mendore i shtruar nė njė institucion
psikiatrik e rehabilitues ka tė drejtėn e kontakteve tė pakufizuara
me familjen dhe persona tė tjerė.
Kontaktet mund tė kufizohen, pėr aq kohė sa ėshtė e nevojshme, kur
ato ndikojnė negativisht nė gjendjen shėndetėsore tė personit, me
vendim tė mjekut kurues dhe miratim tė drejtuesit tė institucionit.
Korrespondenca e tij nuk kontrollohet.
Neni 13
Personi me ērregullime mendore qė ėshtė duke u trajtuar nė njė
institucion psikiatrik e rehabilitues, me propozim tė mjekut qė e
trajton dhe miratim tė titullarit tė institucionit, mund tė lejohet
tė largohet pėrkohėsisht nga institucioni, pa u konsideruar i dalė
prej andej, me kusht qė tė mos paraqesė rrezik pėr shėndetin dhe
jetėn e tij ose tė tė tjerėve.
Neni 14
Veprimtaria rehabilituese nė institucionet psikiatrike e
rehabilituese nuk ka qėllim fitimi. Pėrfshirja e tė sėmurėve me
ērregullime mendore nė veprimtari punėsuese brenda institucionit
psikiatrik ka karakter vullnetar, mjekues dhe rehabilitues, si dhe
lehtėson riintegrimin e pacientėve nė jetėn shoqėrore.
Kushtet e punės, mjediset dhe problemet e tjera qė kanė tė bėjnė me
politikėn rehabilituese nė institucionet psikiatrike, pėrcaktohen
nga Ministria e Shėndetėsisė dhe e Mbrojtjes sė Mjedisit dhe
Ministria e Punės, Emigracionit, Pėrkrahjes Sociale dhe ish tė
Pėrndjekurve Politikė.
Neni 15
Heqja ose kufizimi i zotėsisė pėr tė vepruar i personave me
ērregullime mendore ose me prapambetje mendore mund tė propozohet
nga komisioni psikiatriko-ligjor, i pėrbėrė nga jo mė pak se 3 veta.
Vendimi pėrkatės merret nga gjykata nė pėrputhje me dispozitat e
Kodit tė Procedurės Civile. Nė vendim gjykata cakton edhe
kujdestarin ligjor tė tij.
Neni 16
Titullari i institucionit psikiatrik e rehabilitues duhet tė
njoftojė gjykatėn e rrethit, nėse vėrtetohet qė kujdestari ligjor i
personit me ērregullime mendore ose me prapambetje mendore, qė
ndodhet nėn kontrollin e institucionit tė tij, nuk i pėrmbush
detyrimet e tij. Nė kėtė rast gjykata mund tė revokojė kujdestarin e
caktuar mė parė, duke caktuar njė kujdestar tė ri.
Neni 17
Personi i sėmurė, kujdestari i tij ligjor dhe familjarėt e tij
gėzojnė tė drejtėn pėr t'u informuar pėr gjendjen shėndetėsore tė
tij si dhe metodat e ekzaminimit e tė kurimit qė do tė zbatohen.
Informacioni jepet nga mjeku kurues ose punonjėsi social, nė bazė tė
gjendjes shėndetėsore tė pacientit dhe tė parimeve tė etikės
mjekėsore.
Neni 18
Dispozitat e kėtij ligji, qė parashikojnė tė drejtėn e personit me
ērregullime mendore pėr tė pranuar shtrimin, diagnostikimin,
trajtimin dhe daljen nga institucioni psikiatrik, janė tė vlefshme
edhe pėr kujdestarin ligjor tė pacientit tė mitur dhe/ose tė atij qė
i ėshtė hequr a kufizuar zotėsia pėr tė
vepruar.
KREU III
KUFIZIMI FIZIK
Neni 19
Kufizimi fizik i personit me ērregullime mendore parashikon mbajtjen
me forcė, pėrdorimin e detyruar tė medikamenteve, imobilizimin ose
izolimin. Kushtet dhe mėnyra e aplikimit tė tyre pėrcaktohen nė
rregulloren e shėrbimit psikiatrik.
Neni 20
Pėr realizimin e detyrimeve tė kėtij ligji, kufizimi fizik i
personave me ērregullime mendore mund tė pėrdoret vetėm kur:
a) personi paraqet rrezikshmėri pėr shėndetin dhe/ose jetėn e tij
dhe tė tė tjerėve;
b) kryen veprime kundėr sigurisė publike;
c) me veprimet e tij dėmton ose shkatėrron objektet pėrreth;
d) si dhe nė tė gjitha ato raste qė parashikohen nė rregulloren e
shėrbimit psikiatrik.
Neni 21
Vendimi pėr tė zbatuar kufizimin fizik merret nga mjeku, i cili
pėrcakton mėnyrėn e kufizimit dhe mbikėqyr personalisht zbatimin e
saj. Nė institucionet psikiatrike e rehabilituese, kur ėshtė i
pamundur sigurimi i vendimit tė menjėhershėm tė mjekut, vendimi pėr
zbatimin e kufizimit fizik jepet nga infermieri, i cili njofton
menjėherė mjekun. Mjeku mund tė shfuqizojė vendimin e infermierit,
kur e gjen tė padrejtė.
Veprimet e mjekut, si dhe vendimet e marra nga ai pasqyrohen nė
dokumentacionin pėrkatės.
Neni 22
Pėrpara zbatimit tė kufizimit fizik, personi qė do tė kufizohet
duhet tė informohet. Gjatė zbatimit tė kufizimit fizik duhet tė
zgjidhet mėnyra mė pak shqetėsuese dhe tė tregohet kujdes pėr
mirėqenien e personit.
Neni 23
Vendimi i kufizimit fizik duhet tė pėrligjet brenda 24 orėve nga
marrja e tij pėrpara njė komisioni tė pėrhershėm tė ngritur pėr kėtė
qėllim pranė institucionit psikiatrik e rehabilitues.
Pėrbėrja e komisionit, tė drejtat dhe detyrat, si dhe mėnyra e
funksionimit tė tij, pėrcaktohen me rregullore tė miratuar nga
Ministria e Shėndetėsisė dhe e Mbrojtjes sė Mjedisit.
Neni 24
Pėr zbatimin e vendimeve tė kufizimit fizik, pėr rastet e
parashkuara nė nenin 19, shėrbimi i urgjencės, policia dhe
zjarrfikėsit janė tė detyruar tė ndihmojnė mjekun me kėrkesėn e tij.
KREU IV
SHTRIMI, TRAJTIMI DHE DALJA NE INSTITUCIONIN PSIKIATRIK
Neni 25
Personi, i cili pėr shkak tė ērregullimeve mendore:
1. paraqet rrezikshmėri pėr jetėn ose shėndetin e tij dhe/ose tė
tjerėve;
2. ėshtė i paaftė tė pėrmbushė nevojat e tij jetėsore, mund tė bėhet
objekt i njė ekzaminimi psikiatrik pa pėlqimin e tij, ose tė
pėrfaqėsuesit ligjor. Ekzaminimi i detyrueshėm bėhet me vendim tė
mjekut specialist. Mjeku psikiatėr, nėse e sheh tė nevojshme, mund
tė urdhėrojė transferimin e menjėhershėm tė tė ekzaminuarit nė
spital. Nė rastet kur ėshtė zbatuar masa e kufizimit fizik, personi
duhet tė transferohet nė spital i shoqėruar nga mjeku specialist dhe
personat e ngarkuar me kėtė detyrė. Mjeku qė kryen ekzaminimin fizik
nė kushtet e pėrmendura nė kėtė nen, duhet ta regjistrojė kėtė fakt
nė dokumente mjekėsore (kartelė), duke shpjeguar shkaqet e zbatimit
sė kėsaj mase.
Neni 26
Personi me ērregullime mendore shtrohet nė njė institucion
psikiatrik pas lėshimit tė miratimit me shkrim nga ana e tij, nėse
kėtė e ka kėrkuar mjeku i autorizuar nė vijim tė ekzaminimit tė
drejtpėrdrejtė tė personit dhe kur pėrmbushen kriteret e
indikacionet e pėrcaktuara pėr shtrim nė spital.
Shtrimi nė njė spital psikiatrik i tė miturve ose personave tė
papėrgjegjshėm bėhet me miratim me shkrim tė kujdestarit ligjor tė
personit. Nėse ka mosmarrėveshje ndėrmjet deklaratave pėr shtrimin
nė spital tė bėra nga personi i mitur nė moshė 12-18 vjeē dhe
kujdestari ligjor i tij, vendimi pėr shtrimin nė spital merret nga
komisioni i mjekėve.
Neni 27
Njė person me ērregullime mendore mund tė shtrohet nė njė
institucion psikiatrik, pa marrė miratimin e cituar nė nenin 26,
vetėm nėse pėr shkak tė ērregullimit mendor tė tij ai paraqet rrezik
tė drejtpėrdrejtė pėr jetėn ose shėndetin e tij dhe tė tė tjerėve.
Vendimi pėr shtrimin e njė personi merret nga mjeku specialist vetėm
pasi tė ketė kryer personalisht ekzaminimin e tij.
Personi i sėmurė, familjarėt e tij ose kujdestari ligjor
gėzojnė tė drejtėn tė informohen pėr shkaqet e marrjes sė kėtij
vendimi.
Procedurat e shtrimit pasqyrohen nė kartelat klinike.
Neni 28
Mjeku qė vendos shtrimin pa miratimin e personit, kujdestarit ligjor
tė tij, duhet tė njoftojė brenda 24 orėve shefin e klinikės, i cili
lejon ose jo mbajtjen e mėtejshme tė personit nė institucionin
psikiatrik.
Shefi i klinikės, brenda 48 orėve nga dhėnia e lejes pėr shtrim tė
detyruar, duhet ta paraqesė rastin pėrpara gjykatėsit tė vetėm nė
gjykatėn e rrethit ku ndodhet insitucioni.
Neni 29
Gjyqtari i vetėm, i cili shqyrton ēėshtjen jo mė vonė se 3 ditė nga
paraqitja e saj, thėrret pėr shpjegime personin e shtruar nė
institucionin pa miratimin e tij, kujdestarin ligjor tė tij, mjekun
qė ka kryer shtrimin, shefin e klinikės qė e ka lejuar, si dhe
familjarėt ose personat e interesuar pėr tė
shtruarin. Vendimi i gjyqtarit tė vetėm pėr ta mbajtur ose pėr ta
nxjerrė tė sėmurin nga institucioni psikiatrik zbatohet menjėherė.
Neni 30
Nė rast se personi i shtruar pa miratimin e tij nė institucionin
psikiatrik e jep miratimin pas shtrimit dhe shefi i klinikės bindet
se miratimi ėshtė dhėnė pas informimit tė rregullt, dėrgimi i
ēėshtjes nė gjykatė nuk bėhet.
Neni 31
Personi i shtruar nė njė institucion psikiatrik dhe kujdestari
ligjor i tij kanė tė drejtėn e informimit tė plotė pėr trajtimin
terapeutik qė propozon mjeku specialist. Informimi pėrmbledh mėnyrėn
e trajtimit, medikamentetet qė do tė pėrdoren dhe efektet anėsore tė
mundshme, rezultatet qė priten prej
trajtimit, kohėzgjatjen, trajtimet alternative, si dhe tė dhėna tė
tjera qė kėrkohen prej tyre.
Neni 32
Personi i shtruar pa miratimin e tij nė njė institucion psikiatrik
trajtohet me procedurat mjekėsore tė domosdoshme, pėr tė shmangur
ērregullimet qė kanė sjellė nė shtrimin pa miratim tė tij.
Neni 33
Ministria e Shėndetėsisė dhe e Mbrojtjes sė Mjedisit pėrcakton me
rregullore tė veēantė mėnyrat dhe procedurat e trajtimit terapeutik
qė janė mė tė rrezikshme pėr shėndetin e pacientit dhe pėr tė cilat
kėrkohet me ēdo kusht miratimi i tij ose i kujdestarit ligjor.
Neni 34
Kufizimi fizik mund tė zbatohet ndaj njė personi tė shtruar nė
institucionin psikiatrik pa miratimin e tij nė rrethanat e
pėrcaktuara nė nenin 20 tė ligjit, si dhe kur ky kufizim ėshtė i
nevojshėm pėr tė realizuar ndėrhyrjet terapeutike tė domosdoshme.
Kufizimi mund tė zbatohet edhe pėr tė penguar largimin pa leje nga
institucioni psikiatrik.
Neni 35
Vendimi pėr nxjerrjen nga institucioni psikiatrik i njė personi tė
shtruar me miratimin e tij merret nga shefi i pavionit dhe nga mjeku
kurues, nė rastet kur personi nuk paraqet mė rrezikshmėri pėr veten
e tij dhe pėr tė tjerėt. Zgjatja e periudhės sė shtrimit bėhet me
vendim tė mjekut specialist. Pėr vendimin e mėsipėrm shefi i
pavionit vė nė dijeni familjen, kujdestarin ligjor ose personat e
interesuar.
Neni 36
Pėr ēdo person tė shtruar me ose pa miratimin e tij nė njė
institucion psikiatrik, familja e tij ose pėrfaqėsuesi ligjor kanė
tė drejtėn tė kėrkojnė daljen nga spitali nė ēdo kohė.
Kjo kėrkesė mund tė bėhet nė ēdo formė dhe regjistrohet nė kartelėn
klinike personale.
Nėse refuzohet dalja nga spitali, ata kanė tė drejtėn tė ankohen nė
gjykatėn e rrethit ku ndodhet institucioni psikiatrik, brenda 7
ditėsh nga dita e marrjes dijeni, dhe ēėshtja shqyrtohet nga gjyqari
i vetėm, vendimi i tė cilit ėshtė i formės sė prerė.
Neni 37
Personi qė pėr shkak tė prapambetjes mendore:
a) nuk ėshtė i aftė tė kujdeset pėr veten dhe tė pėrmbushė nevojat
jetėsore tė tij,
b) nuk ka tė siguruar kujdesin e personave tė tjerė dhe
c) nuk ka nevojė pėr trajtim psikiatrik,
rekomandohet nga mjeku pėr pranim nė institucionet pėr personat me
prapambejtje mendore.
Neni 38
Pėr personat e pranuar nė kėto institucione pa miratimin e tyre ose
tė kujdestarit ligjor zbatohen dispozitat e kėtij kreu.
KREU V
DISPOZITA TE FUNDIT
Neni 39
Personat qė zhvillojnė veprimtari tė parashikuara nė kėtė ligj janė
tė detyruar tė ruajnė sekretin profesional pėr ēėshtje qė i kanė
mėsuar gjatė ushtrimit tė detyrės sė tyre. Kėta persona pėrjashtohen
nga detyrimi i ruajtjes sė sekretit profesional vetėm kur
informacioni i jepet mjekut kurues tė tė sėmurit dhe/ose organizmave
tė asistencės sociale, si dhe organeve qė me ligj kanė tė drejtė ta
kėrkojnė kėtė informacion.
Neni 40
Personat e pėrmendur nė nenin 39 nuk mund tė paraqiten nė gjyq me
cilėsinė e dėshmitarit nė njė proces ndaj njė personi me ērregullime
mendore tė trajtuar prej tyre, pėrveēse kur me ligj parashikohet
ndryshe.
Neni 41
Personat me ērregullime mendore qė kanė kryer njė vepėr penale dhe
janė dėnuar nga gjykata tė vuajnė dėnimin nė institucione
psikiatrike, pėrfitojnė kujdesin mjekėsor sipas dispozitave tė kėtij
ligji.
Pėr ta nuk zbatohen dispozitat e parashikuara nė nenet 12, 13, 26,
34 dhe 35 tė kėtij ligji.
Neni 42
Masat e sigurimit pėr personat e pėrmendur nė nenin 41 merren nga
organet e ngarkuara pėr ruajtjen e tyre, sipas rregullores sė
miratuar nga ministri i Drejtėsisė dhe ministri i Shėndetėsisė dhe i
Mbrojtjes sė Mjedisit.
Neni 43
Institucionet psikiatrike janė tė detyruara tė shqyrtojnė tė gjitha
kėrkesat, ankesat dhe propozimet e bėra nga shoqata a grupime tė
tjera vullnetare tė pacientėve, familjarėve ose personave tė
interesuar pėr mbrojtjen e interesave tė tė sėmurėve mendorė.
Neni 44
Ministria e Shėndetėsisė dhe e Mbrojtjes sė Mjedisit dhe Ministria e
Punės, Emigracionit, Pėrkrahjes Sociale dhe ish-tė Pėrndjekurve
Politikė miratojnė rregulloret e nevojshme pėr zbatimin e kėtij
ligji, tė cilat janė tė detyrueshme pėr tė gjitha institucionet
psikiatrike publike dhe private.
Neni 45
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1447, datė 5.4.1996 tė Presidentit tė
Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha
|
|
| |
|
|
|