|
| |
|
|
| |
LIGJ[1]
Nr.8167, datė 21.11.1996
PER SHERBIMIN SHENDETESOR STOMATOLOGJIK
Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr.7491, datė 29.4.1991
"Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Kėshillit tė
Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe veprimtarinė nė
fushėn e shėrbimit shėndetėsor stomatologjik, privat dhe publik.
Neni 2
Ministria e Shėndetėsisė pėrcakton strategjinė e zhvillimit tė
shėrbimit stomatologjik, mėnyrėn e organizimit, normat dhe
rregulloret e funksionimit tė tyre dhe pėr sektorin publik formėn e
shpėrblimeve si dhe strukturat e institucioneve.
Neni 3[2]
Shėrbimi shėndetėsor stomatologjik, profilaktik dhe mjekues mbulohet
nga buxheti i shtetit :
1. Plotėsisht:
a) pėr moshat nėn 18 vjeē;
b) pėr tė shtruarit dhe pėr ata qė trajtohen nė institucionet
spitalore, shtetėrore, pėr rastet e mjekimeve urgjente;
c) pėr kategori individėsh, tė pėrcaktuara nė dispozita ligjore;
ē) pėr shėrbimin e urgjencave stomatologjike, pėr moshat mbi 18
vjeē, sipas pėrcaktimeve tė bėra nga Ministria e Shėndetėsisė;
d) pėr trajtime mjekėsore stomatologjike, nė terapi dhe kirurgji, nė
departamentin e stomatologjisė sė Fakultetit tė Mjekėsisė.
2. Pjesėrisht, me tarifa tė pėrcaktuara nga Ministria e Shėndetėsisė
dhe tė miratuara nga Ministria e Financave:
a) pėr shėrbime stomatologjike, ortopedike nė departamentin e
stomatologjisė sė Fakultetit tė Mjekėsisė;
b) pėr shėrbime stomatologjike nė institucionet shtetėrore, pa
subvencion nga shteti ose me drejtim ekonomik.
Neni 4
Ministria e Shėndetėsisė, nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit te
Larte dhe Kerkimeve Shkencore, pėrcaktojnė rregulloret pėrkatėse pėr
shėrbimet shėndetėsore stomatologjike nė institucionet shkollore.
Ministria e Shėndetsisė detyrohet tė sigurojė inventarin, materialet
e konsumit tė nevojshėm pėr kryerjen e kėtij shėrbimi si dhe
mbajtjen nė gadishmėri tė kėtij inventari.
Ministria e Arsimit dhe Kerkimeve Shkencore detyrohet tė sigurojė
mjediset e kushtet e nevojshme tė pėrshtatshme pėr shėrbimin
stomatologjik.
Neni 5
Organet qendrore tė administratės shtetėrore dhe ato tė pushtetit
lokal, shoqatat dhe fondacionet mund tė organizojnė nė shėrbim
shėndetėsor stomatologjik pėr kategori tė caktuar individėsh me
buxhetin e tyre.
KREU II
INSTITUCIONET SHENDETESORE STOMATOLOGJIKE, ORGANIZIMI DHE
FUNKSIONIMI I TYRE
Neni 6
Nė institucionet shėndetėsore stomatologjike pėrfshihen:
- Institucionet stomatologjike publike
- Institucionet stomatologjike private
Neni 7
Institucionet shėndetėsore stomatologike private hapen me kėrkesėn e
personave juridikė dhe fizikė vendas e tė huaj, duke u bazuar nė
kushtet dhe kriteret e pėrcaktuara nga Ministria e Shėndetėsisė.
Neni 8
Instituiconet shėndetėsore spitalore, plotėsimin e nevojave me
shėrbim stomatologjik (si me specialistė e ndihmės-specialistė
stomatologė etj.) e realizojnė si rregull me subjekte private sipas
ēmimeve tė pėrcaktuara nė kontratat e shėrbimeve ose nėpėrmjet
shėrbimit shėndetsor stomatologjik shtetėror.
KREU III
TE DREJTAT PER USHTRIMIN E PROFESIONIT
Neni 9
Tė drejtėn pėr ushtrimin e profesionit nė fushėn e stomatologjisė e
kanė personat juridikė e fizikė vendas e tė huaj.
Neni 10
Personat juridikė dhe fizikė vendas e tė huaj janė tė detyruar tė
pajisen me licencė profesionale, tė lėshuar nga Ministria e
Shėndetėsisė dhe e Ambientit:
a) pėr ushtrimin e veprimtarisė private nė fushėn e stomatologjisė;
b) pėr hapjen e institucioneve stomatologjike private (nė trajtėn e
klinikave komplekse dentare);
c) pėr tregtimin e materialeve dhe aparaturave dentare.
ē) pėr kualifikimin e specializimin e specialistėve tė mesėm e tė
lartė dhe pėr hapjen e shkollave profesionale qė pėrgatisin
specialistė tė fushės sė stomatologjisė, sipas legjislacionit pėr
arsimin dhe formimin profesional.”.[3]
Neni 10/1[4]
Personat juridikė dhe fizikė, vendas e tė huaj, qė janė tė pajisur
me licencė profesionale, sipas shkronjės “c” tė nenit 10 tė kėtij
ligji, pėr ēdo importim tė bėrė, pajisen me leje importi pėr
materiale dhe aparatura dentare nga Ministria e Shėndetėsisė.
Licenca e importit ėshtė automatike.
Ministri miraton rregulloren pėrkatėse.”.
Neni 11[5]
Shėrbimi shėndetėsor stomatologjik, publik dhe privat, kontrollohet
nga Inspektorati Stomatologjik Shtetėror.".
Neni 12[6]
Veprimtaria profilaktike, mjekuese dhe diagnostikuese ortodontike
dhe procesi diagnostikues nė institucionet stomatologjike publike
kryhet nga mjekėt stomatologė dhe asistentėt pėrkatės.
Neni 13
Tė drejtėn pėr tžu pajisur me licencė pėr ushtrimin e profesionit pa
praninė e mjekut e gėzojnė ndihmėsmjekėt stomatologė me arsimin e
mesėm profesional, kur kanė punuar me pacientė si asistentė tė
mjekut mbi 10 vjet.
Neni 14
Laborantet e shėrbimit tė ortopedisė gėzojnė tė drejtėn e pajisjes
me licencė pėr ushtrimin e profesionit si laborant dentar.
Laborantėt dentarė nuk u lejohet tė kryejnė veprimtari mjekuese me
pacientė.
KREU III/1[7]
STRUKTURAT E KONTROLLIT TĖ SHĖRBIMIT STOMATOLOGJIK
Neni 14/1
Nė varėsi tė Ministrit tė Shėndetėsisė krijohet Inspektorati
Stomatologjik Shtetėror, si organi mė i lartė i kontrollit
stomatologjik. Struktura, rregullat e funksionimit tė Inspektoratit
Stomatologjik Shtetėror, nė nivel qendror dhe vendor, miratohen nga
Ministri i Shėndetėsisė.
Neni 14/2
Inspektorati Stomatologjik Shtetėror ėshtė organi ekzekutiv i
specializuar, qė kontrollon zbatimin e kėtij ligji dhe tė akteve
nėnligjore nė shėrbimin stomatologjik publik dhe privat.
Neni 14/3
Inspektorati Stomatologjik Shtetėror, nė kryerjen e detyrave tė tij,
bashkėpunon me:
Inspektoratin Sanitar Shtetėror;
Inspektoratin Epidemiologjik;
Komisionin e Mbrojtjes nga Rrezatimet.
Koordinimi i punės sė kėtyre organeve bėhet me urdhėr tė Ministrit
tė Shėndetėsisė.”.
KREU IV
SPECIALIZIMI DHE KUALIFIKIMI I PUNONJESVE
TE SHERBIMIT STOMATOLOGJIK
Neni 15
Departamenti i Stomatologjisė nė Fakultetin e Mjekėsisė ėshtė
institucioni qė pėrgatit specialistėt e lartė tė profileve tė
stomatologjisė.
Neni 16
Tė drejtėn e kualifikimit dhe tė specializimi tė specialistėve tė
mesėm e tė lartė e kanė edhe pesonat juridikė, kur plotėsojnė
kushtet e pėrcaktuara dhe me autorizim nga Ministria e Shėndetėsisė
dhe e Ambientit dhe nga Ministria e Arsimit tė Lartė dhe e Kėrkimeve
Shkencore.
KREU V
DISPOZITA TE FUNDIT
Neni 17
Punonjėsit e shėrbimit stomatologjik janė tė detyruar tė afishojnė
ēmimet dhe shėrbimet qė ata ofrojnė.
Neni 18
Mjekėt stomatologė privatė janė tė lirė tė bėjnė reklamė personale,
e cila duhet tė jetė legale dhe e vėrtetė, pėr tė pėrcjellė mesazhe
tė ndryshme pėr tipat e trajtimit, specializimit dhe kualifikimet.
Neni 19[8]
Shkeljet e rregullave tė parashikuara nė nenet 3, 4, 8, 10, 14 dhe
17 tė kėtij ligji, kur nuk formojnė vepėr penale, pėrbėjnė
kundėrvajtje administrative dhe dėnohen nga organet e pėrcaktuara nė
nenin 11 tė kėtij ligji, si mė poshtė:
a) Pėr ushtrim profesioni pa licencė nė fushėn e stomatologjisė, me
gjobė nga 10 000 deri nė 50 000 lekė dhe nė rast mospajisjeje me
licencė brenda njė afati 2 mujor, me pezullimin e veprimtarisė dhe
deri nė mbylljen e klinikės.
b) Pėr hapjen e institucioneve shėndetėsore stomatologjike private
pa licencė, me gjobė nga 50 000 deri nė 100 000 lekė dhe nė rast
mospajisjeve me licencė, brenda njė afati 2 mujor, me pezullimin e
veprimtarisė dhe deri nė mbylljen e institucionit.
c) Pėr mosrealizimin e kushteve tė nevojshme pėr ushtrimin e
shėrbimit stomatologjik nė institucionet shkollore, me gjobė nga 10
000 deri nė 20 000 lekė, deri nė pezullimin e veprimtarisė.
ē) Pėr mosafishimin e ēmimeve tė shėrbimit, me gjobė nga 1 000 deri
nė 5 000 lekė.
d) Pėr mosrealizimin e shėrbimit stomatologjik pėr moshat nėn 18
vjeē, tė tė shtruarve nė spitale, tė kategorive tė pėrcaktuar nė
dispozitat ligjore dhe urgjencat pėr tė rritur, me gjobė nga 10 000
deri nė 50 000 lekė.
dh) Pėr mospėrmbushjen e detyrimeve ndaj kontratės sė lidhur
ndėrmjet palėve pėr realizimin e shėrbimit, me gjobė nga 10 000 deri
nė
50 000 lekė ose me heqjen e licencės.
e) Pėr ushtrimin e veprimtarisė mjekuese me pacientė nga laborantėt
dentarė, me gjobė nga 10 000 deri 50 000 lekė ose me heqjen e
licencės.
Neni 20
Shqyrtimi i kundėrvajtjes administrative tė parashikuar nė
dispozitat e mėsipėrme bėhet sipas ligjit nr.7679, datė 7.4.1993
"Pėr kundėrvajtjet administrative", me ndryshimet pėrkatėse.
Neni 21
Ministria e Shėndetėsisė dhe Ambientit, Ministria e Arsimit tė Lartė
dhe Kėrkimeve Shkencore dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve
pėrgatisin dhe miratojnė aktet nėnligjore nė zbtim tė kėtij ligji.
Neni 22
Tė gjithė dispozitat qė bien nė kundėrshtim me kėtė ligj,
shfuqizohen.
Neni 23
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1661, datė 5.12.1996 tė Presidentit tė
Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha
[1] Me ligjin Nr 8414 dt 1.10.1998 ne te gjithe ligjin fjalėt
"Ministria e Shėndetėsisė dhe e Mjedisit" zėvendėsohen me fjalėt
"Ministria e Shėndetėsisė", kurse fjalėt "Ministria e Arsimit dhe
Sporteve" dhe Ministria e Arsimit tė Lartė dhe Kėrkimeve Shkencore"
zėvendėsohen me fjalėt "Ministria e Arsimit dhe e Shkencės
[2] Ndryshuar me ligjin Nr 8414 dt 1.10.1998; Neni 1
[3] Ndryshuar me ligjin nr 9153, datė 6.11.2003; Neni 1
[4] Ndryshuar me ligjin nr 9153, datė 6.11.2003; Neni 2
[5] Ndryshuar me ligjin nr 9153, datė 6.11.2003; Neni 3
[6] Ndryshuar me ligjin nr 8414 dt 1.10.1998; Neni 3
[7] Shtohet kreu III/1 me ligjin nr 9153, datė 6.11.2003; Neni 4
[8] Ndryshuar me ligjin nr 8414 dt 1.10.1998; Neni 4
|
|
| |
|
|
|