Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  LIGJ
 
Nr.8193, datė 6.2.1997
 
PER TRANSPLANTIMIN E ORGANEVE
 
 
Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr.7491, datė 29.4.1991
"Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Kėshillit tė
Ministrave
 
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
 
V E N D O S I:
 
KREU I
 
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
 
Neni 1
 
Ky ligj ka pėr qėllim tė pėrcaktojė rregullat pėr transplantimin e organeve te njerėzit.
Objekt i kėtij ligji janė veprimtaritė qė lidhen me heqjen dhe implantimin e organeve te njerėzit, tė kryera nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė nga persona fizikė e juridikė, vendas e tė huaj.
 
Neni 2
 
Nė kuptim tė kėtij ligji, transplante janė organet, qelizat dhe indet me origjinė njerėzore ose shtazore tė destinuara pėr t'u transferuar te njeriu.
Transplantimet kryhen:
a) brenda tė njėjtit individ nga njė pjesė e trupit te njėtjetėr;
b) midis individėve tė tė njėjtės specie;
c) midis individėve tė specieve tė ndryshme;
d) midis individėve identikė nga pikėpamja gjenetike.
 
 
 
Neni 3
 
Heqja dhe implantimi i transplanteve kryhet vetėm pėr nevoja mjekėsore dhe kur vlerėsohet se kjo ėshtė e domosdoshme pėr tė siguruar jetėn dhe shėndetin e marrėsit tė transplantit.
 
Neni 4
 
Ndalohet shitblerja e transplanteve, si dhe ėdo lloj veprimtarie qė favorizon reklamimin, tregtimin dhe trafikimin e paligjshėm tė transplanteve.
Kėto veprimtari dėnohen sipas dispozitave tė Kodit Penal.
 
KREU II
 
HEQJA E TRANSPLANTEVE NE DHURUES TE GJALLE
 
Neni 5
 
Heqja e transplanteve bėhet vetėm kur sigurohet vazhdimi i jetės dhe mosdėmtimi i rėndė i shėndetit tė dhuruesit. Nuk mund tė kryhet dhurimi tėrėsor pėr organe unike ose organe qė shkaktojnė dėmtime tė pakthyeshme tė shėndetit tė dhuruesit.
 
Neni 6
 
Dhuruesi i transplanteve mund tė jetė vetėm personi mbi 18 vjc, i cili ka zotėsi tė plotė pėr tė vepruar. Dhurimi bėhet me vullnet tė lirė. Heqja e transplanteve nė dhurues tė gjallė bėhet gjithmonė pasi tė jetė marrė miratimi me shkrim i tyre. Miratimi jepet pasi dhuruesi ėshtė informuar plotėsisht pėr rreziqet dhe pasojat e veprimit tė tij. Informimi bėhet nga mjeku qė do tė kryejė heqjen e transplantit. Miratimi jepet nė prani tė noterit.
Miratimi duhet tė pėrmbajė emrin, moshėn dhe nėnshkrimin e
dhuruesit dhe, sipas rastit, tė personit qė lejon dhurimin. Nė dokumentin e miratimit do tė pasqyrohet personi qė pėrfiton transplantin dhe institucioni shėndetėsor ku do tė kryhet heqja e tij.
 
 
 
 
Neni 7
 
Dhurimi bėhet nė favor tė njė personi tė caktuar, me tė cilin dhuruesi ka lidhje tė afėrt gjinie (prindėr, fėmijė, vėllezėr e motra).
Transplanti i dhuruar nga persona me lidhje gjinie mė tė largėt ose me lidhje e motive pranohet vetėm nė rastet kur:
- nuk ka dhurues tė gjinisė sė afėrt;
- janė tė papajtueshėm nga pikėpamja imunobiologjike;
- nuk pranojnė tė dhurojnė transplant.
 
Neni 8
 
Miratimi quhet i efektshėm 24 orė pas lėshimit. Miratimi pėr dhurimin e transplanteve mund tė revkohet nė ėdo kohė. Revokimi bėhet me njė dokument noterial, ku pasqyrohet emri, mosha dhe nėnshkrimi i personit qė heq dorė nga dhurimi.
 
Neni 9
 
Dhuruesit e mitur nėn moshėn 18 vjeė mund tė dhurojnė vetėm inde e qeliza tė rigjenerueshme, vetėm nė rastet kur dhurimi bėhet nė favor tė vėllait ose motrės sė mitur, qė ėshtė nė rrezik jete dhe nuk ka asnjė mundėsi tjetėr trajtimi.
Pėr dhuruesit e mitur nė cdo rast kėrkohet miratimi me shkrim i tė dy prindėrve ose personit qė ushtron autoritetin prindėror.
Pėr dhuruesit e mitur tė moshės 12-18 vjc kėrkohet edhe miratimi
i tyre. Pėr dhuruesit e moshės nėn 12 vjeė kėrkohet edhe miratimi i gjykatės.
 
Neni 10
 
Dhuruesi qė nuk ka zotėsi tė plotė pėr tė vepruar mund tė dhurojė vetėm inde e qeliza tė rigjenerueshme nė favor tė njė pjesėtari tė afėrt tė familjes. Miratimi pėr dhurimin jepet nga kujdestari ligjor.
 
Neni 11
 
Heqja e transplanteve nė dhurues tė gjallė bėhet nga mjeku specialist nė institucione tė specializuara dhe tė licencuara pėr kėtė lloj veprimtarie.
Mjeku duhet tė sigurohet qė dhuruesi i ka kuptuar rreziqet dhe
pasojat e dhurimit dhe se ka dhėnė miratimin e tij me vullnet tė lirė.
Dokumentacioni qė provon dhėnien e miratimit ėshtė pjesė e kartelės sė dhuruesit.
 
KREU III
 
HEQJA E ORGANEVE PAS VDEKJES
 
Neni 12
 
Heqja e organeve pas vdekjes bėhet pasi tė jetė provuar vdekja cerebrale e dhuruesit, nė pėrputhje me kriteret mjekėsore tė pėrcaktuara nė rregulloren pėrkatėse. Vdekja dėshmohet nga njė komision i posacėm prej tre mjekėsh. Vendimi i mjekėve ėshtė i pavarur dhe pasqyrohet nė dėshminė e vdekjes tė nėnshkruar prej tyre. Anėtarėt e komisionit nuk duhet tė kenė asnjė lidhje me procesin e heqjes ose implantimit tė organeve.
 
Neni 13
 
Nė rast se personi ka shprehur me shkrim dėshirėn qė organet e tij tė dhurohen pas vdekjes, organet e tij mund t'u implatohen tė sėmurėve qė janė nė listėn e pritjes.
 
Neni 14

Nė mungesė tė njė miratimi paraprak tė vetė personit, lejen pėr heqjen dhe implantimin e organeve e jep personi qė ėshtė mė i afėrt nė gjini, sipas kėsaj radhe:
1. Bashkėshorti.
2. Fėmijėt madhorė.
3. Prindėrit.
4. Motrat/vėllezėr madhorė.
Pėr tė miturit kėrkohet miratimi i tė dy prindėrve ose i
kujdestarit ligjor.
 
 
Neni 15
 
Mjeku ligjor qė konstaton shkaqet dhe mėnyrėn e vdekjes sė personave tė paidentifikuar, ose kur personat me lidhje tė afėrt gjinore nuk mund tė kontaktohen, mnd tė autorizojė heqjen dhe implatimin e organeve.
Neni 16
 
Nė rast se personi i vdekur ėshtė shprehur me shkrim kundėr heqjes sė organeve tė tij pas vdekjes, leja e dhėnė nga personat e pėrmendur nė nenet 14 dhe 15 ėshtė e pavlefshme.
 
Neni 17
 
Personeli mjekėsor nė institucionin shėndetėsor, ku ėshtė konstatuar vdekja dhe pritet lejimi ose moslejimi i heqjes sė organeve, duhet tė marrė tė gjitha masat e nevojshme mjekėsore pėr ruajtjen e trupit nė gjendjen qė lejon heqjen eventuale tė organeve.
 
Neni 18
 
Personeli mjekėsor nė institucionet shėndetėsore tė autorizuara pėr heqjen dhe implatimin e organeve duhet tė kenė njė rregullore tip, nė tė cilėn tė pėrcaktohen:
- metodat dhe kriteret pėr diagnostikimin e vdekjes;
- procedurėn pėr konsultimin e regjistrit tė dhuruesve;
- procedurėn pėr konsultimin dhe marrjen e lejes nga tė afėrmit.
 
Neni 19
 
Personeli mjekėsor ruan nė ėdo rast sekretin e identitetit tė dhuruesit dhe marrėsit tė transplantit.
 
KREU IV
 
ORGANIZIMI I STRUKTURAVE ADMINISTRATIVE E MJEKESORE
 
Neni 20
 
Tė gjithė personat qė shprehin dėshirėn e tyre me vullnet tė lirė pėr dhurimin e organeve pas vdekjes, regjistrohen nė regjistrin e dhuruesve. Regjistri mbahet nė Qendrėn Spitalore Universitare nė Tiranė. Dhuruesit pajisen me kartėn e dhuruesit, ku shėnohet emri e mbiemri, datėlindja dhe numri i regjistrimit.
 
Neni 21
 
Ministri i Shėndetėsisė dhe Ambientit krijon me urdhėr tė vecantė Komisionin Kombėtar tė Transplanteve me qendėr nė QSUT, i cili ka pėrgjegjėsinė e zbatimit tė kėtij ligji dhe tė akteve nėnligjore qė rrjedhin prej tij.
Neni 22
 
Komisioni Kombėtar i Transplanteve pėrcakton mėnyrėn e krijimit dhe funksionimit tė bankės sė tė dhėnave, ku pasqyrohen kėrkesat pėr organe. Me sigurimin e njė organi caktohet personi qė e pėrfiton mbi bazėn e kėtyre kritereve:
- pėrshtatshmėria imunobiologjike e organit tė dhuruar me marrėsin;
- urgjenca mjekėsore pėr marrėsin;
- rrethanat qė lidhen me mundėsinė e ruajtjes sė organit deri nė momentin e mbėrritjes te marrėsi;
- radha nė listėn e pritjes, nė rast se faktorėt e tjerė nuk janė vendimtare.
Komisioni pėrcakton edhe institucionet ku do tė krijohen bankat e
organeve, tė cilat ruajnė organet e dhuruara deri nė kohėn e implantimit tė tyre.
 
Neni 23
 
Ministria e Shėndetėsisė dhe Ambientit licenson institucione shėndetėsore publike e private pėr kryerjen e veprimtarive tė parashikuara nė kėtė ligj. Licencimi i institucioneve private qė kėrkojnė tė realizojnė koordinimin e transplanteve, bėhet vetėm kur kryejnė veprimtari jofitimprurėse.
 
Neni 24
 
Kėshilli i Ministrave miraton bashkėpunimin e Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Ambientit dhe institucioneve nė varėsi tė saj me institucione tė vendeve tė tjera qė kryejnė veprimtari tė parashikuara nė kėtė ligj.
 
 
 
 
Neni 25
 
Ministria e Shėndetėsisė dhe Ambientit miraton rregulloret e nevojshme pėr zbatimin e kėtij ligji, tė cilat janė tė detyrueshme pėr tė gjitha institucionet shėndetėsore publike dhe private.
 
Neni 26
 
Nė ligjin nr.8032, datė 16.11.1995 "Pėr shėrbimin e transfuzionit dhe kontrollin e gjakut, produkteve tė tij dhe transplantimeve", shfuqizohet kreu IV dhe nė emėrtimin e ligjit hiqen fjalėt "dhe transplantimeve"
 
Neni 27
 
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
 
Shpallur me dekretin nr.1724, datė 3.3.1997 tė Presidentit tė
Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha
 

 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara