Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
  LIGJ
 
Nr.8528, date 23.9.1999
 
PER NXITJEN DHE MBROJTJEN E te USHQYERIT ME GJI
 
 
Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave
 
K U V E N D I
 
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
 
V E N D O S I :
 
Neni 1
 
Ky ligji ka per qellim te nxite dhe te mbroje te ushqyerit me gji, si dhe te rregulloje tregtimin e zevendesuesve te qumeshtit te gjirit per te ushqyerit e shendetshem te femijeve.
 
Neni 2
 
Ne zbatim te ketij ligji, termat vijues kane keto kuptime:
a) "Reklama" kuptohet reklamimi me çdo mjet per nxitjen, shitjen ose per konsumin e prodhimeve te zevendesuesve te qumeshtit te gjirit.
b) "Ushqim plotesues" kuptohet çdo ushqim i pershtatshem, i paraqitur per ushqim shtese te qumeshtit te gjirit, formula per foshnja ose formula pasuese.
c) "Mbajtese" kuptohet çdo forme paketimi i produktit te percaktuar per shitje si nje njesi per shitje me pakice, duke perfshire edhe ambalazhin.
ç)"Produkt i percaktuar per shitje" kuptohet :
- Formule per foshnjat, e cila nenkupton qumeshtin ose nje produkt te ngjashem me qumeshtin, me origjine shtazore ose bimore, i pergatitur industrialisht, qe tregtohet per ushqimin e foshnjave dhe te femijeve te vegjel, nga lindja deri ne gjashte muaj.
- Formule pasuese, e cila nenkupton qumeshtin ose nje produkt te ngjashem me qumeshtin, me origjine shtazore ose bimore, i pergatitur industrialisht, qe tregtohet si ushqim per foshnjat dhe femijet mbi gjashte muajsh.
- Cdo produkt tjeter, i shitur per ushqimin e foshnjave dhe te femijeve te vegjel.
d) "Foshnje" kuptohet nje femije nga dita e lindjes deri ne 12 muaj.
dh) "Femije i vogel" kuptohet nje femije nga mosha ne 12 muaj deri 3 vjeç.
 
Kufizimet
 
Neni 3
 
Asnje person nuk duhet te prodhoje, te shperndaje, te shese, te magazinoje ose te ekspozoje per shitje produkte te percaktuara ne nenin 2 pika ç te ketij ligji, kur ato:
- nuk jane te regjistruara ne perputhje me ligjet ne fuqi;
- kane arritur daten e skadimit;
- nuk jane ne mbajteset e tyre origjinale.
 
Neni 4
 
Prodhuesve dhe shitesve u ndalohet reklama dhe promovimi i produkteve te percaktuara ne nenin 2 pika ç, duke perfshire ketu paraqitjen speciale, vizuale ne ekrane, reklamat per ulje çmimi, çmimet stimuluese, shitjet speciale, ulje çmimi me kushte te veçanta apo dhurata, si dhe promovimi i tyre ne nje qender shendetesore apo institucion tjeter te sistemit shendetesor shteteror ose privat.
 
Neni 5
 
Ndalohet nje prodhues ose nje person i ngarkuar nga ai, si dhe çdo shites:
a) t'u shese institucioneve shendetesore shteterore dhe private produktet e percaktuara ne nenin 2 pika ç, me çmim me te ulet se çmimet e publikuara nga prodhuesit;
b) te dhuroje ose te shperndaje, brenda nje qendre shendetesore, pajisje ose te ofroje sherbime, si dhe materiale promovuese, qe u referohen ose mund te nxisin perdorimin e nje produkti, te percaktuar sipas nenit 2 pika ç, me perjashtim te rasteve kur kategorizohen si ndihma humanitare;
c) t'u ofroje shperblime, dhurata, kontribute punonjesve te shendetesise, te angazhuar me shendetin e nenes dhe te femijes;
ç) te sponsorizoje veprimtari, pavaresisht nga forma e tyre, qe lidhen me shendetin e nenes dhe te femijes, perjashtuar veprimtarite me karakter te mirefillte shkencor.
 
Neni 6
 
Cdo punonjesi te shendetesise, qe punon ne institucionet shendetesore shteterore dhe/ose private, i ndalohet:
a) te pranoje shperblime, dhurata, kontribute nga nje prodhues, shperndares ose çdo person tjeter i ngarkuar prej tyre;
b) te pranoje ose te shperndaje monstra te ketyre produkteve;
c) te promovoje perdorimin e produkteve te percaktuara ne nenin 2 pika ç, perjashtuar rastet e veçanta, kur ka tregues absolut per perdorimin e tyre, duke shpjeguar qarte edhe pasojat qe sjellin ato.
 
Kufizimet e lidhura me etiketat e formulave foshnjore
 
Neni 7
 
Nje prodhues, shperndares ose shites nuk duhet te ofroje per shitje ose te shese formula pasuese, ne qofte se ambalazhi ose etiketa nuk permban formulimin:
"Ushqimi i gjirit eshte ushqimi ideal per rritjen e shendetshme dhe per zhvillimin e femijeve. KUJDES! Ky produkt do te perdoret per foshnjat nen 6 muajshe. Perpara se te vendosesh te plotesosh ose te zevendesosh ushqimin e gjirit me kete produkt, keshillohu me mjekun!"
 
Neni 8
 
Nje prodhues, shperndares ose shites nuk duhet te ofroje per shitje ose te shese formula pasuese, ne qofte se :
a) ambalazhi ose etiketa nuk permban fjalet :
"Ushqimi i gjirit eshte ushqimi ideal per rritjen e shendetshme dhe per zhvillimin e femijeve. Kujdes! Ky produkt do te perdoret per foshnjat mbi 6 muajshe. Perpara se te vendosesh te plotesosh ose te zevendesosh ushqimin e gjirit me kete produkt, keshillohu me mjekun!";
b) etiketa nxit te ushqyerit artificial.
 
Neni 9
 
Nje prodhues ose shperndares nuk duhet te ofroje per shitje ose te shese qumesht te skremuar apo te kondensuar ne forme pluhuri ose te lenget, apo qumesht standard e te skremuar si zevendesues te qumeshtit te gjirit.
Ne ambalazhin e ketyre produkteve duhet detyrimisht te shkruhet:
"Ky produkt nuk duhet te perdoret per ushqimin e foshnjave!"
 
Detyrat e sistemit shendetesor
 
Neni 10
 
Drejtuesit e qendrave shendetesore dhe autoritetet shendetesore, vendore dhe kombetare, duhet te nxisin, te mbeshtesin dhe te mbrojne, ne kuptim te ketij ligji, te ushqyerit me gji dhe te bejne publike mangesite e medha qe krijojne te ushqyerit alternativ.
 
Neni 11
 
Materialet informative apo me qellim edukimi dhe promocioni te jene, detyrimisht, te miratuara nga Ministria e Shendetesise apo nga strukturat perkatese te ngritura ose te autorizuara prej saj.
 
Neni 12
 
Ministria e Shendetesise eshte pergjegjese per zbatimin e ketij ligji.
Ngarkohet Inspektorati Sanitar Shteteror per kontrollin dhe per zbatimin e ketij ligji.
 
Kundervajtjet
 
Neni 13
 
Shkeljet e dispozitave te ketij ligji, kur nuk formojne veper penale, perbejne kundervajtje administrative dhe denohen me gjobe si vijon:
a) Per shkelje te nenit 3, masa e gjobes eshte nga 50 mije deri ne 100 mije leke ose me heqje te lejes se prodhimit dhe/ose importimit.
b) Per shkelje te nenit 4, masa e gjobes eshte nga 25 mije deri ne 50 mije leke.
c) Per shkelje te nenit 5, masa e gjobes eshte nga 40 mije deri ne 75 mije leke.
ç) Per shkelje te nenit 6, masa e gjobes eshte nga 5 mije deri ne 10 mije leke dhe ne rast perseritjeje largim nga detyra.
d) Per shkelje te neneve 7, 8 dhe 9, masa e gjobes eshte nga 50 mije deri ne 100 mije leke.
Per shkelje te nenin 9, ne rast perseritjeje propozohet heqja e licences.
Per gjobat e vena nga inspektoret e rretheve mund te behet ankim tek kryeinspektori sanitar i rrethit, ndersa ndaj inspektoreve sanitare te Republikes, behet ankim te Kryeinspektori sanitar i Republikes.
Ankimi kunder vendimit te denimit me gjobe behet ne perputhje me procedurat e parashikuara ne ligjin nr.7697, date 7.4.1993 "Per kundervajtjet administrative" me ndryshimet e plotesimet e mevonshme.
 
Neni 14
 
Ngarkohet Ministria e Shendetesise te nxjerre aktet nenligjore ne lidhje me kufizimet dhe pergjegjesite e perdorimit te produkteve te percaktuara ne kete ligj, si dhe per problemet lidhur me edukimin dhe promocionin e strukturave shendetesore.
 
Neni 15
 
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
 
Shpallur me dekretin nr.2452, date 5.10.1999 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani
 


 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara