|
| |
|
|
| |
LIGJ
Nr.8876, datė 4.4.2002
PĖR SHĖNDETIN RIPRODHUES
Nė mbėshtetje tė neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės,
me propozimin e njė grupi deputetėsh,
K U V E N D I
I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe mbikqyrjen e tė
gjitha veprimtarive qė zhvillohen nė fushėn e shėndetit riprodhues,
nė institucionet shėndetėsore private dhe publike, mbron tė drejtat
riprodhuese tė individit e tė ēiftit dhe siguron qė tė drejtat
riprodhuese tė ēdo individi tė mbrohen nė pėrputhje me ligjet dhe
politikat kombėtare e me principe tė tjera tė njohura ndėrkombėtare.
Neni 2
"Shėndeti riprodhues" nėnkupton mirėqenien e pėrgjithshme fizike,
mendore, nė tėrėsi, me mungesėn e sėmundjeve e paaftėsive
problematike, si dhe ēdo kushtėzim tjetėr bazė qė i nevojitet
sistemit tė riprodhimit pėr funksionet, proceset si dhe aftėsinė e
njė jete seksuale tė kėnaqshme e tė sigurt. Ai nėnkupton aftėsinė e
njerėzve pėr t'u riprodhuar dhe lirinė e tyre pėr tė vendosur pėr
mėnyrėn dhe kohėn e riprodhimit, si dhe tė informohen se ku mund ta
bėjnė kėtė dhe ku mund tė gjejnė tė tilla shėrbime.
Neni 3
Kujdesi pėr shėndetin riprodhues pėrfshin njė tėrėsi metodash,
teknikash dhe shėrbimesh shėndetėsore qė ndikojnė mbi shėndetin
riprodhues tė njerėzve, duke parandaluar dhe zgjidhur problemet e
tyre, si mė poshtė:
a) shėrbime dhe kėshillim, informim, edukim, komunikim pėr
planifikimin familjar;
b) shėrbime dhe edukim pėr kujdesin para lindjes, lindjen e sigurt
dhe kujdesin pas lindjes, veēanėrisht ushqyerjen me gji;
c) shėrbime dhe edukim pėr fėmijėt, adoleshentėt dhe kujdes
shėndetėsor pėr gruan;
ē) parandalimin dhe trajtimin pėr sėmundjet seksualisht tė
transmetueshme, HIV/AIDS, e infeksioneve dhe sėmundjeve tė traktit
riprodhues;
d) abortin e sigurt dhe menaxhimin e komplikacioneve lidhur me
abortin;
dh) informim, edukim dhe kėshillim mbi seksualitetin dhe shėndetin
riprodhues;
e) shėrbime referimi pėr planifikimin familjar, komplikacionet e
shtatzanisė, abortin, infertilitetin, infeksionet e traktit
riprodhues, kanceret e gjirit dhe kanceret e sistemit riprodhues,
menopauzėn, sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, pėrfshirė
HIV/AIDS;
ė) parandalimin dhe trajtimin e pėrshtatshėm tė infertilitetit.
Neni 4
1. Shėndeti seksual ėshtė pjesė e shėndetit riprodhues dhe
nėnkupton pėrmirėsimin e jetės dhe marrėdhėnieve seksuale tė
shėndetshme, informimin, kėshillimin, kujdesin lidhur me riprodhimin
dhe sėmundjet seksualisht tė transmetueshme.
2. Shėndeti seksual pėrfshin:
a) zhvillimin normal;
b) marrėdhėniet seksuale tė barabarta dhe tė pėrgjegjshme tė
pranuara njėlloj nga secili partner;
c) mėnjanimin e sėmundjeve dhe ēdo paaftėsie, detyrimit, dhunės dhe
ēdo sjelljeje e praktike tė dėmshme tė lidhura me seksualitetin;
ē) realizimin e njė jete optimale seksuale.
Neni 5
Tė gjithė individėt kanė tė drejtė tė informohen, tė kėshillohen, tė
marrin edukimin dhe shėrbimin e nevojshėm shėndetėsor dhe social pėr
tė pasur njė shėndet tė mirė seksual, si dhe tė ushtrojnė tė drejtat
dhe pėrgjegjėsitė e tyre riprodhuese dhe seksuale.
Neni 6
1. Ēdo grua, e lirė dhe e pėrjashtuar nga ēdo formė diskriminimi,
detyrimi dhe dhune, ka tė drejtė pėr t'u kontrolluar e pėr tė
vendosur lirisht pėr tė gjitha ēėshtjet qė lidhen me seksualitetin e
saj dhe shėndetin seksual e riprodhues.
2. Respektimi reciprok i marrėdhėnieve tė barabarta nga ana e
grave dhe burrave gjatė lidhjeve seksuale dhe riprodhimit nėnkupton
respektin, moscenimin e integritetit tė secilit, mirėkuptimin dhe
ndarjen e pėrgjegjėsive pėr sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre.
Neni 7
Mėmėsia e sigurt kupton tė drejtėn qė ēdo grua tė marrė kujdesin qė
i nevojitet pėr tė pasur njė shėndet tė mirė nga shtatėzania deri nė
lindjen e fėmijės. Elementet kryesore pėr tė siguruar mėmėsinė e
sigurt pėrfshijnė akcesin pėr kujdes me cilėsi tė lartė para
lindjes, gjatė dhe pas lindjes, parandalimin e shtatzanive tė
padėshiruara, parandalimin e abortit tė pasigurt dhe tė lindjes sė
parakohshme.
KREU II
TĖ DREJTAT RIPRODHUESE
Neni 8
1.Tė gjithė individėt dhe ēiftet kanė tė drejtėn tė vendosin
lirisht, por duke respektuar dėshirėn e secilit partner, pėr kohėn,
numrin e intervalin e lindjeve, tė informohen pėr mjetet e duhura tė
realizimit tė tyre, tė kėrkojnė standardet mė tė larta tė shėndetit
riprodhues dhe atij seksual.
2. Ky ligj i garanton ēdo individi vendimmarrjen pėr ushtrimin e tė
drejtave riprodhuese sipas dėshirės dhe interesit tė tyre tė lirė
nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna.
Neni 9
Ēdo individ ka tė drejtėn tė zgjedhė marrėdhėniet e tij seksuale dhe
tė kontrollojė jetėn e tij riprodhuese. Zgjedhja duhet tė bėhet me
vullnetin e tij qė nėnkupton:
a) asnjė grua nuk duhet tė detyrohet tė jetė shtatzėnė;
b) ēdo ndėrhyrje mjekėsore e lidhur me shėndetin riprodhues dhe
seksual duhet kryer me pėlqimin (pranimin) e personit mbi tė cilin
do tė kryhet ndėrhyrja.
Neni 10
1. Tė gjithė individėt dhe ēiftet kanė tė drejtė tė pėrfitojnė nga
pėrdorimi i metodave tė sigurta, tė pėrballueshme dhe tė pranueshme
tė planifikimit familjar, sipas zgjedhjes sė tyre, si dhe ndaj
metodave tė tjera tė zgjedhura pėr rregullimin e fertilitetit.
2. Tė gjithė individėt dhe ēiftet kanė tė drejtė tė pėrfitojnė
shėrbime tė pėrshtatshme tė kujdesit shėndetėsor pėr tė pasur
shtatzani dhe lindje tė sigurt dhe njė fėmijė tė shėndetshėm.
3. Tė gjithė individėt kanė tė drejtė pėr tė pėrfituar nga progresi
shkencor dhe teknologjitė e reja lidhur me riprodhimin e
seksualitetin, kur ato janė tė sigurta dhe tė pranueshme.
Neni 11
1. Gruaja ka tė drejtė pėr njė mėmėsi tė sigurt dhe pėr mėnjanimin
e shtatzanisė sė padėshiruar, e cila mund tė kėrcėnojė jetėn e saj.
Jeta e gruas nuk duhet ekspozuar ndaj rrezikut tė lidhur me
shtatzėninė, lindjen e pengesa tė tjera qė lidhen me pabarazinė
gjinore.
2. Shėrbimet e planifikimit familjar duhet tė pėrdoren dhe tė
promovohen si mjet pėr shmangien e shtatzėnive tė padėshiruara.
3. Ēdo grua ka tė drejtėn pėr mbrojtje shėndetėsore gjatė
shtatzėnisė sė saj, pėr asistencė gjatė lindjes dhe tė pėrfitojė
zbatimin e metodave e praktikave qė minimizojnė rrezikun pėr
shėndetin e saj ose shėndetin e fetusit, tė tė porsalindurit dhe
fėmijės.
Neni 12
1. Ēdo individ ka tė drejtėn pėr edukim shėndetėsor.
2. E drejta pėr edukim shėndetėsor pėrfshin mundėsinė pėr t'u
informuar nė mėnyrė tė pėrshtatshme dhe edukimin nė fushėn e tė
drejtave riprodhuese dhe seksuale. Liria pėr shėndetin riprodhues e
seksual nuk duhet tė kufizohet nga influenca e fesė, e filozofisė
ose e kulturės dhe ideologjisė.
Neni 13
1. Ēdo individ ka tė drejtė pėr kujdes mjekėsor dhe shėrbime bazė tė
nevojshme mjekėsore, qė janė bazė pėr tė mbrojtur shėndetin e
mirėqenien e tij si individ dhe gėzon tė drejtėn pėr kujdes tė
kualifikuar pėr shėndetin riprodhues e seksual.
2. Mėmėsia dhe fėmija kanė tė drejtėn pėr kujdes shėndetėsor dhe
mbėshtetje tė veēantė.
3. Ēdo individ nė moshėn e riprodhimit mund tė kėrkojė ekzaminime
mjekėsore dhe trajtim tė pėrshtatshėm e rehabilitim pėr riprodhim tė
shėndetshėm.
Neni 14
1. Kujdesi dhe shėrbimet shėndetėsore pėr shėndetin riprodhues
ofrohen nga shėrbimet mjekėsore shtetėrore, nga persona juridikė
publikė dhe privatė, si dhe nga personat qė kanė tė drejtė tė
ushtrojnė kėtė veprimtari nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi, qė
janė tė licencuar nga Ministria e Shėndetėsisė pėr kėtė lloj
veprimtarie.
2. Shėrbimet mjekėsore shtetėrore, personat juridikė publikė dhe
privatė, si dhe personat qė kanė tė drejtė tė ushtrojnė kėtė
veprimtari nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi, detyrohen tė
ruajnė konfidencialitetin dhe anonimitetin e tė dhėnave, pėr tė
cilat vihen nė dijeni pėr shkak tė veprimtarisė qė ato ushtrojnė.
Neni 15
1. Me sterilizim kuptohet njė procedurė mjekėsore kirurgjikale, me
anė tė sė cilės kryhet ndalimi i pėrhershėm i aftėsisė pėr riprodhim
tė njė individi.
2. Sterilizimi ėshtė njė metodė e ligjshme pėr planifikimin familjar
dhe kryhet vetėm kur:
a) pacienti jep pėlqimin me shkrim;
a) individi plotėson kriterin moshė.
Neni 16
Ēdo individ ka tė drejtėn, nė pėrputhje me dėshirat e veta, t'u
nėnshtrohet metodave kirurgjikale pėr sterilizimin.
Neni 17
Ēdo individ ka tė drejtėn tė mbrojė aftėsitė e tij riprodhuese, duke
u ankuar kundėr veprimeve, vendimeve, dėmeve tė tė tretėve, kur
cenohen tė drejtat qė lidhen me shėndetin riprodhues.
Neni 18
Ēdo individi duhet t'i sigurohet informim dhe shėrbime shėndetėsore,
t'i jepet ndihmė mjekėsore dhe sociale me metodat e teknikat e
zgjedhura, nė pėrputhje me veēoritė individuale tė pranuara dhe tė
parashikuara me ligj, pėr tė parandaluar shtatzėninė e padėshiruar,
duke pasur parasysh gjendjen e shėndetit, moshėn dhe karakteristikat
individuale.
Neni 19
Adoleshentėt, tė rinjtė gėzojnė tė drejtėn pėr informim dhe shėrbime
pėr shėndetin riprodhues, pėr informim dhe programe qė synojnė
parandalimin e shtatzėnive tė padėshiruara, abuzimeve dhe pėr
gjithēka qė lidhet me sjelljen e tyre aktive seksuale, nė pėrputhje
me moshėn e tyre.
Neni 20
1. Tė gjithė individėt kanė tė drejtėn pėr:
a) trajtimin e infertilitetit, pėrfshirė zbatimin e metodave dhe
teknologjive moderne pėr riprodhimin;
b) informacion pėr pėrmbajtjen e teknologjive riprodhuese
suplementare, eficencėn, periudhat optimale pėr zbatimin e tyre,
pasojat mjekėsore dhe pasojat e mundshme, si dhe informimin mbi
vlefshmėrinė e metodave tė tjera pėr trajtimin e infertilitetit.
2. Ēiftet dhe individėt do tė kenė tė drejtėn pėr zbatimin e
teknologjive riprodhuese vetėm nė rast tė njė marrėveshjeje tė
pėrbashkėt.
KREU III
ORGANIZIMI I SHĖRBIMIT TĖ SHĖNDETIT RIPRODHUES
Neni 21
Ministri i Shėndetėsisė pėrcakton strukturat dhe shėrbimet e
shėndetit riprodhues, kriteret, rregulloret e funksionimit tė tyre,
si dhe politikėn e strategjinė e zhvillimit pėr shėndetin
riprodhues.
Neni 22
Veprimtaria e shėrbimeve pėr kujdesin ndaj shėndetit riprodhues
pėrfshin:
a) kujdesin para, gjatė dhe pas lindjes;
b) kujdesin pėr rritjen dhe zhvillimin e fėmijės 0-6 vjeē;
c) kujdesin pėr shėndetin e adoleshentėve;
ē) kontrollin dhe mjekimin e sėmundjeve ngjitėse seksualisht tė
transmetueshme HIV/AIDS;
d) informimin dhe edukimin seksual;
dh) parandalimin e shtatzėnive tė padėshiruara nėpėrmjet metodave
kontraceptive tė planifikimit familjar;
e) ndėrprerjen e vullnetshme tė shtatzėnisė;
ė) kurimin e sterilitetit dhe teknikat e riprodhimit;
f) trajtimin e sėmundjeve tė traktit riprodhues;
g) trajtimin e menopauzės.
Neni 23
1. Shėrbimi i shėndetit riprodhues organizohet nė klinika publike
dhe private tė specializuara dhe tė licencuara nė tė tria nivelet e
kujdesit shėndetėsor mbi bazėn e udhėzimit tė Ministrit tė
Shėndetėsisė.
2. Shėrbimet e shėndetit riprodhues nė kujdesin shėndetėsor
parėsor kryejnė parandalimin, zbulimin, trajtimin e problemeve tė
shėndetit riprodhues, informimin dhe edukimin shėndetėsor, ndjekjen
e patologjive nė sistemin riprodhues.
Neni 24
1. Tė gjitha gratė shtatzėna pėrfitojnė falas ndjekjen periodike
mjekėsore tė shtatzėnisė, tė lindjes dhe tė paslindjes, veēanėrisht
ekzaminimet e paralindjes dhe tė paslindjes, tė detyrueshme, qė
caktohen me akt tė Ministrit tė Shėndetėsisė.
2. Numri dhe lloji i ekzaminimeve tė detyrueshme dhe periudha e
kryerjes sė tyre pėrcaktohen me udhėzim tė Ministrit tė
Shėndetėsisė.
3. Tė gjitha gratė shtatzėna kanė tė drejtė tė kryejnė pa pagesė
ekzaminimet e detyrueshme tė pėrshkruara nga mjeku dhe tė marrin
falas fletoren personale tė ndjekjes sė shtatzėnisė.
Neni 25
1. Tė gjithė fėmijėt 0-6 vjeē pėrfitojnė masa parandaluese
shėndetėsore, si dhe kontroll e ndjekje mjekėsore falas.
2. Numri i ekzaminimeve dhe kontrolleve qė duhen kryer pėr fėmijėt
0-6 vjeē, si dhe institucionet qė do t'i kryejnė pėrcaktohen nga
Ministri i Shėndetėsisė.
Neni 26
Metodat kontraceptive pėr planifikimin familjar, tė pranueshme pėr
t'u pėrdorur nė vend, pėrcaktohen me udhėzim tė Ministrit tė
Shėndetėsisė, ku do tė pėrfshihen kondomet, metodat barrierė
vaginale, kontraceptivėt oralė, implantet, injektablėt, IUD,
sterilizimi mashkullor e femėror vullnetar dhe kontracepsioni i
emergjencės. Gjithashtu pacientėt/klientėt duhet tė marrin
informacion tė hollėsishėm pėr rreziqet dhe pėrparėsitė e ēdo
metode.
KREU IV
DIAGNOSTIKIMI PARA LINDJES
Neni 27
Nė kuptim tė shėndetit riprodhues, diagnostikimi para lindjes
ėshtė i lejueshėm pėr tė gjitha gratė.
Neni 28
Rregullat, kushtet dhe metodat e veēanta pėr diagnostikimin para
lindjes do tė pėrcaktohen me akte tė Ministrit tė Shėndetėsisė.
Neni 29
Pėr ekzaminimet qė kryhen lidhur me diagnostikimin para lindjes,
informacioni duhet tė jepet nė mėnyrė tė atillė qė gruaja tė ndiejė
liri tė plotė zgjedhjeje.
KREU V
TEKNIKAT E RIPRODHIMIT MJEKĖSOR TĖ ASISTUAR
Neni 30
Riprodhimi mjekėsor i asituar ka pėr qėllim t'i pėrgjigjet kėrkesės
sė njė individi ose tė njė ēifti pėr tė pasur fėmijė. Ai synon tė
trajtojė njė ose disa shfaqje mjekėsore tė infertilitetit, qė bėjnė
qė njė ēift tė mos arrijė njė shtatzėni me rrugė natyrore.
Neni 31
Riprodhimi mjekėsor i asistuar pėrfshin praktikat klinike dhe
biologjike, tė cilat mundėsojnė konceptimin in vitro, transferimin e
embrioneve dhe inseminimin artificial, si dhe tė gjitha teknikat e
tjera tė barasvlershme qė lejojnė riprodhimin jashtė procesit
natyror.
Neni 32
Zbatimi i teknikave tė riprodhimit kryhet:
a) kur individi ka mbushur moshėn pėr t'u martuar;
b) kur bashkėshortėt kanė dėshtuar nė pėrpjekjet pėr njė periudhė
prej dy vjetėsh pėr tė pasur fėmijė deri nė momentin kur kryhet
transferimi i embrionit dhe inseminimi;
c) nė prani tė mjekut specialist tė licencuar;
ē) vetėm pasi tė jetė marrė pėlqimi me shkrim pėr ēdo cikėl nga
individėt e interesuar.
Neni 33
Teknikat e riprodhimit pėrdoren vetėm nė rastet kur:
a) metoda tė tjera tė trajtimit kundėr infertilitetit tė burrit
ose tė gruas nuk janė produktive ose tė pėrshtatshme dhe nuk
garantojnė rezultatin e dėshiruar;
b) parandalojnė transmetimin te fėmija tė sėmundjeve gjenetike, si
dhe tė sėmundjeve tė tjera qė do tė rezultonin nė njė vdekje tė
parakohshme, nė prapambetje mendore tė tij dhe invaliditet tė rėndė;
c) konsiderohen si njė alternativė pėr lindje natyrore.
KREU VI
INSEMINIMI ARTIFICIAL
Neni 34
Me inseminim artifical kuptohet pėrfitimi i semeneve nga donatori
dhe injektimi i tyre te gruaja. Kjo kryhet kur:
a) bashkėshorti i saj rezulton infertil;
b) dhuruesi nuk ėshtė bashkėshorti i gruas.
Neni 35
Inseminimi artifical me bashkėshortin kryhet nėpėrmjet injektimit
tė semeneve tė bashkėshortit te bashkėshortja. Inseminimi artifical
me bashkėshortin pėrdoret vetėm nė rastin kur paaftėsia e ēiftit pėr
tė lindur nuk vjen si rezultat i mungesės sė aftėsisė riprodhuese tė
burrit.
Neni 36
Kushtet dhe kėrkesat pėr kryerjen e teknologjive riprodhuese tė
asistuara, inseminim-fekondim artificial, me pasoja implantin
embrional, pėrcaktohen me akt tė Ministrit tė Shėndetėsisė.
Neni 37
Gjatė pėrdorimit tė teknologjive riprodhuese tė asistuara, nuk
lejohet zgjedhja e seksit tė fėmijės sė ardhshėm, me pėrjashtim tė
rasteve kur ka mundėsi pėr tė trashėguar sėmundje tė lidhura me
seksin.
Neni 38
Embrioni human ndalohet tė pėrdoret pėr ēfarėdolloj qėllimi tjetėr
komercial ose industrial dhe eksperimental.
Neni 39
1. Burrat dhe gratė kanė tė drejtėn pėr tė ruajtur qelizat
seksuale.
2. Kushtet dhe kėrkesat e ruajtjes dhe vendosjes sė qelizave
seksuale do tė pėrcaktohen me akt tė Ministrit tė Shėndetėsisė.
KREU VII
FEKONDIMI ARTIFICIAL IN VITRO
Neni 40
Me fekondim artificial kuptohet fertilizimi nė rrugė eksperimentale
i vezėve femėrore me spermėn e mashkullit, tė njė ēifti jashtė
organizmit tė gruas. Pjesėmarrja nė tė kushtėzohet nga pėlqimi me
shkrim i gruas, e cila dhuron vezėt dhe burrit qė dhuron spermėn.
Neni 41
Fekondimi artificial zbatohet nė njė nga rastet kur:
a) te gruaja shfaqen dėmtime ose defekte nė tuba;
b) burri ėshtė infertil ose bartės i sėmundjeve gjenetike me rrezik
pėr jetėn;
c) sperma e partnerit mashkull rezulton e papėrshtatshme pėr
kryerjen e njė lindjeje natyrore.
KREU VIII
DISPOZITA PĖRFUNDIMTARE
Neni 42
1. Shkeljet e rregullave tė parashikuara nė nenet pararendėse tė
kėtij ligji, kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, quhen kundėrvajtje
administrative dhe dėnohen nga Ministri i Shėndetėsisė ose nga
persona tė autorizuar prej tij si vijon:
a) pėr ushtrim profesioni nė fushėn e shėndetit riprodhues nga
mjekėt e kėtij specialiteti pa licencė, me gjobė nga 25 000 deri nė
100 000 lekė;
b) pėr funksionimin e institucioneve shėndetėsore private pa licencė
nė fushėn e shėndetit riprodhues, me gjobė nga 50 000 deri nė 1 000
000 lekė.
2. Nė rast pėrsėritjeje tė shkeljeve tė parashikuara nė shkronjat a
dhe b tė pikės 1 tė kėtij neni merren masat e mėposhtme:
a) sekuestrimi i pajisjeve tė institucionit;
b) heqja e tė drejtės sė ushtrimit tė profesionit;
c) kallėzim penal.
Neni 43
Ministri i Shėndetėsisė detyrohet qė tė nxjerrė akte tė veēanta
pėr tė pėrcaktuar specifikimet lidhur me:
a) inseminimin artificial;
b) teknikat e riprodhimit tė asistuar;
c) adoptimin surrogativ.
Neni 44
1. Ministri i Shėndetėsisė duhet tė sigurojė falas pėr
adoleshentėt shėrbime tė shėndetit riprodhues dhe tė edukatės
seksuale.
2. Ministri i Shėndetėsisė nė bashkėpunim me Ministrin e Arsimit
detyrohen qė tė nxjerrin akte tė veēanta pėr tė pėrcaktuar
specifikimet lidhur me:
a) institucionet arsimore dhe ato shėndetėsore pėr adoleshentėt
pėr edukatėn seksuale;
b) modelet e programeve tė edukimit pėr edukatėn seksuale dhe
mbrojtjen e shėndetit riprodhues.
Neni 45
Ky ligj hyn nė fuqi 3 muaj pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 3300, datė 19.4.2002 tė Presidentit tė
Republikės sė Shqipėrisė, Rexhep Meidani.
|
|
| |
|
|
|