|
| |
|
|
| |
LIGJ
Nr.9150, datė 30.10.2003
PĖR URDHRIN E FARMACISTĖVE NĖ REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ
Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me
propozimin e Kėshillit tė Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME
Neni 1
1. Pėr ruajtjen e cilėsisė sė lartė tė shėrbimit farmaceutik dhe pėr
zbatimin e rregullave tė moralit e tė etikės profesionale
farmaceutike, krijohet Urdhri i Farmacistėve.
2. Urdhri i Farmacistėve ėshtė ent publik, i cili pėrbėhet nga
individėt, qė ushtrojnė profesionin e farmacistit nė Republikėn e
Shqipėrisė dhe pėrfaqėson interesat e tyre profesionalė nė nivel
partneriteti institucional.
Neni 2
1. Urdhri i Farmacistėve ka pėr mision ruajtjen dhe garantimin e
nivelit tė lartė tė formimit dhe edukimit shkencor e profesional tė
farmacistėve, ushtrimin e profesionit, sipas kėrkesave shkencore,
normave tė etikės mjekėsore e tė Kodit tė Deontologjisė Farmaceutike
Shqiptare dhe mbrojtjen e pacientėve e tė konsumatorėve nga
kequshtrimet profesionale dhe shkeljet e normave tė detyrueshme.
2. Nė pėrmbushje tė kėtij misioni, Urdhri i Farmacistėve:
a) bėn regjistrimin e farmacistėve nė njė regjistėr tė veēantė;
b) mbikėqyr zbatimin e detyrave profesionale, nė pėrputhje me
kėrkesat e shkencave farmaceutike dhe tė legjislacionit farmaceutik;
c) bashkėpunon me institucionet arsimore e shkencore pėr hartimin
dhe planifikimin e programeve tė formimit shkencor, tė specializimit
pasuniversitar dhe tė kualifikimit tė vazhdueshėm tė farmacistėve;
ē) mbikėqyr zbatimin e kėrkesave tė Kodit tė Deontologjisė
Farmaceutike Shqiptare, nė mbrojtje tė interesave tė pacientėve dhe
tė konsumatorėve;
d) jep dhe heq tė drejtėn vetjake pėr ushtrimin e kėtij profesioni.
Neni 3
1. Urdhri i Farmacistėve mbikėqyr respektimin e tė drejtave dhe
detyrave tė personave, qė ushtrojnė profesionin e farmacistit nė
Republikėn e Shqipėrisė, sipas rregullave tė Kodit tė Deontologjisė
Farmaceutike Shqiptare, pėr mbrojtjen e popullatės nga kequshtrimi i
profesionit dhe cenimet e etikės farmaceutike, si dhe nga veprime tė
tjera qė privojnė kujdesin e nevojshėm farmaceutik.
2. Urdhri i Farmacistėve mbron farmacistėt nga veprimet arbitrare tė
administratės publike ose private pėr ushtrimin e profesionit.
Neni 4
1. Anėtarė tė Urdhrit tė Farmacistėve bėhen individėt, shtetas
shqiptarė, tė diplomuar farmacistė nė Republikėn e Shqipėrisė ose
jashtė saj, qė pranojnė Kodin Deontologjik Farmaceutik Shqiptar dhe
qė e ushtrojnė kėtė profesion nė sektorin e prodhimit farmaceutik,
tė shėrbimit dhe tė shpėrndarjes farmaceutike, ambulator e spitalor,
publik dhe privat, ose nė sektorė tė tjerė tė shėndetėsisė.
2. Pėrjashtohen nga ky detyrim, por jo nga e drejta e anėtarėsimit
nė Urdhrin e Farmacistėve, farmacistėt funksionarė tė administratės
publike, pėr sa kohė qė ata nuk ushtrojnė veprimtari tė mirėfilltė
profesionale farmaceutike.
Neni 5
Shtetasit e huaj, pėr ushtrimin e profesionit tė farmacistit nė
sektorin farmaceutik tė Republikės sė Shqipėrisė, janė tė detyruar
tė anėtarėsohen nė Urdhrin e Farmacistėve, tė njohin dhe tė zbatojnė
Kodin e Deontologjisė Farmaceutike Shqiptare, si dhe tė gjitha aktet
ligjore e nėnligjore qė rregullojnė shėrbimin farmaceutik dhe atė
shėndetėsor nė Republikėn e Shqipėrisė.
Neni 6
1. Asnjė individ nuk mund ta ushtrojė profesionin e farmacistit nė
Republikėn e Shqipėrisė, pa qenė anėtar i Urdhrit tė Farmacistėve.
2. Punėdhėnėsit nė institucionet a ndėrmarrjet shtetėrore ose
publike dhe nė subjektet private ndalohen t'i punėsojnė ata nė
kundėrshtim me kėtė dispozitė.
3. Kėshilli Kombėtar i Urdhrit tė Farmacistėve pėrcakton kriteret
pėr pranimin e farmacistėve nė kėtė urdhėr.
Neni 7
Urdhri i Farmacistėve si institucion, gjatė kryerjes sė detyrave,
mban lidhje, sipas pėrkatėsisė, me Ministrinė e Shėndetėsisė, me
institucione tė tjera, si dhe me institucione e organizma publikė
ose jopublikė, nė nivel qendror e vendor. Urdhri i Farmacistėve merr
pjesė nė hartimin e projektligjeve dhe tė dokumenteve tė rėndėsishme
tė farmaceutikės shqiptare.
Neni 8
1. Urdhri i Farmacistėve ka buxhetin e vet, tė cilin e administron
nė pėrputhje me rregullat financiare nė fuqi.
2. Burimet financiare tė Urdhrit tė Farmacistėve janė:
a) kuotizacionet e anėtarėve;
b) tarifat e regjistrimit dhe tė dhėnies sė tė drejtės vetjake pėr
ushtrimin e profesionit;
c) donacionet e ndryshme vendase dhe tė huaja dhe tė ardhura tė
tjera tė ligjshme.
3. Tė ardhurat e realizuara gjatė ushtrimit tė veprimtarisė sė vet,
Urdhri i Farmacistėve i pėrdor pėr tė pėrmbushur misionin e caktuar
me kėtė ligj.
KREU II
ORGANIZIMI DHE DREJTIMI
Neni 9
Organet kryesore tė Urdhrit tė Farmacistėve janė:
a) asambletė;
b) kėshillat;
c) komisionet disiplinore;
ē) Komisioni i Regjistrimit dhe i Dhėnies sė tė Drejtės sė Ushtrimit
tė Profesionit.
Neni 10
1. Asambleja e Pėrgjithshme pėrbėhet nga anėtarėt e kėshillave
rajonalė.
2. Asambleja e Pėrgjithshme zgjedh Kėshillin Kombėtar. Zgjedhjet pėr
Kėshillin Kombėtar bėhen ēdo 4 vjet, me tė drejtė rizgjedhjeje.
Asambleja rajonale pėrbėhet nga tėrėsia e pėrfaqėsuesve tė anėtarėve
tė Urdhrit tė Farmacistėve tė qarkut. Asambleja rajonale zgjedh
kėshillin rajonal. Zgjedhjet e kėshillit rajonal bėhen ēdo 4 vjet,
me tė drejtė rizgjedhjeje.
Neni 11
1. Nė Kėshillin Kombėtar bėjnė pjesė detyrimisht Presidenti i
Urdhrit tė Farmacistėve, zėvendėsi i tij, presidentėt e kėshillave
rajonalė, si dhe nga njė pėrfaqėsues nga Ministria e Shėndetėsisė,
Instituti i Sigurimit Shėndetėsor dhe Fakulteti i Mjekėsisė.
2. Asambleja e Pėrgjithshme zgjedh Presidentin dhe zėvendėsin e tij
me njė mandat 4-vjeēar, me tė drejtėn e njė rizgjedhjeje. Funksioni
i Presidentit ėshtė i papajtueshėm me funksione tė tjera drejtuese
nė administratėn publike.
3. Kėshilli Kombėtar emėron dhe shkarkon Sekretarin e Pėrgjithshėm.
4. Kėshilli Kombėtar merr vendime, me shumicė votash, kur janė tė
pranishėm mė shumė se gjysma e anėtarėve tė vet.
Neni 12
Kėshilli Kombėtar i Urdhrit tė Farmacistėve harton dhe miraton Kodin
e Deontologjisė Farmaceutike, si dhe statutin e Urdhrit tė
Farmacistėve.
Neni 13
Kėshilli Kombėtar, nė pėrputhje me misionin e Urdhrit tė
Farmacistėve, tė parashikuar nė dispozitat e kėtij ligji, ka kėto
pėrgjegjėsi:
a) pėrcakton e miraton strukturėn organizative tė kėshillave
rajonalė dhe tė Kėshillit Kombėtar;
b) cakton kuotizacionin dhe tarifėn e regjistrimit;
c) administron pasuritė e luajtshme dhe tė paluajtshme tė Urdhrit tė
Farmacistėve nė nivel kombėtar, duke pėrcaktuar fondet nė
administrimin e kėshillave rajonalė;
ē) mbikėqyr tė gjitha veprimtaritė dhe administrimin e organeve qė
varen prej tij;
d) mbikėqyr dhe ndėrhyn nė rregullimin e marrėdhėnieve tė punės sė
farmacistėve dhe subjekteve tė tyre private me Ministrinė e
Shėndetėsisė dhe Institutin e Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor.
Neni 14
1. Kėshillat rajonalė krijohen sipas ndarjes
administrative-territoriale.
2. Kėshilli rajonal zgjedh presidentin dhe zėvendėsin e vet. Mandati
i presidentit ėshtė 4 vjet, me tė drejtėn e njė rizgjedhjeje.
3. Kėshilli rajonal emėron dhe shkarkon sekretarin.
Neni 15
Kėshilli rajonal, nėn mbikėqyrjen e Kėshillit Kombėtar, nė
pėrmbushjen e misionit tė Urdhrit tė Farmacistėve, brenda
juridiksionit tė vet ka kėto detyra:
a) mbikėqyr dhe ndėrhyn nė rregullimin e marrėdhėnieve tė punės
ndėrmjet farmacistėve, subjekteve tė ndryshme private farmaceutike
dhe atyre ndėrinstitucionale nė sektorin farmaceutik e shėndetėsor
tė qarkut;
b) administron buxhetin dhe tė gjitha pasuritė e Urdhrit tė
Farmacistėve tė qarkut;
c) zbaton vendimet e Kėshillit Kombėtar dhe rregulloret e udhėzimet
e hartuara prej tij;
ē) cakton komisionin e regjistrimit tė anėtarėve.
Neni 16
1. Pranė Kėshillit Kombėtar dhe kėshillave rajonalė tė Urdhrit tė
Farmacistėve funksionojnė komisionet disiplinore, tė cilat caktohen
respektivisht nga Asambleja e Pėrgjithshme dhe ajo rajonale.
2. Komisionet disiplinore janė organe tė gjykimit profesional, tė
cilat verifikojnė dhe shqyrtojnė ankesat pėr shkeljet e Kodit tė
Deontologjisė Farmaceutike, si dhe gabimet teknike tė farmacistėve
gjatė ushtrimit tė profesionit.
3. Komisionet disiplinore, pranė kėshillave rajonalė, ushtrojnė
kompetenca disiplinore tė shkallės sė parė. Vendimet e tyre janė tė
apelueshme nė komisionin disiplinor tė Kėshillit Kombėtar, i cili
ushtron kompetenca disiplinore tė shkallės sė dytė.
Neni 17
1. Komisioni disiplinor heton dhe gjykon, nė mbėshtetje tė fakteve
dhe provave tė administruara nė seancė dėgjimore. Kur vėrteton se
anėtari ka kryer shkelje tė Kodit tė Deontologjisė Farmaceutike ose
ka bėrė gabime teknike, ai jep njėrėn nga masat e mėposhtme:
a) vėrejtje me shkrim;
b) vėrejtje me paralajmėrim;
c) gjobė nga 10 000 deri 200 000 lekė;
ē) shkarkim nga organet drejtuese tė Urdhrit tė Farmacistėve dhe
heqje tė sė drejtės pėr t'u rizgjedhur nė kėto organe pėr njė
periudhė deri nė 3 vjet;
d) pėrjashtim nga Urdhri i Farmacistėve pėr njė periudhė deri nė 3
vjet.
2. Komisioni ka tė drejtė t'u caktojė kundėrvajtėsve, si masė
plotėsuese, kryerjen e njė rikualifikimi nė institucionet publike,
sipas tarifave tė pėrcaktuara.
3. Masat e mėsipėrme disiplinore vlerėsohen tė shlyera, nė qoftė se
brenda 1 viti nga dita e dhėnies sė tyre, pėr shkronjat "a" dhe "b"
tė kėtij neni, dhe brenda 3 vjetėve pėr shkronjat "c" dhe "d", nuk
ėshtė marrė ndonjė masė tjetėr disiplinore ndaj anėtarit tė Urdhrit
tė Farmacistėve.
Neni 18
1. Ankesat kundėr vendimeve pėr marrjen e masave disiplinore nga
komisioni disiplinor i kėshillit rajonal paraqiten nė komisionin
disiplinor tė Kėshillit Kombėtar tė Urdhrit tė Farmacistėve brenda
30 ditėve nga komunikimi me shkrim i vendimit.
2. Komisioni disiplinor, brenda 30 ditėve nga marrja e ankesės,
detyrohet tė japė vendimin pėr ankesėn e paraqitur. Vendimi i
komisionit disiplinor tė Kėshillit Kombėtar ėshtė pėrfundimtar.
3. Pėr masat disiplinore, tė parashikuara nė shkronjat "c" dhe "d"
tė nenit 17 tė kėtij ligji, personi ka tė drejtė t'i drejtohet
gjykatės brenda 30 ditėve nga data e komunikimit me shkrim tė
vendimit.
KREU III
DISPOZITA KALIMTARE DHE TĖ FUNDIT
Neni 19
1. Ministri i Shėndetėsisė ngarkohet tė ngrejė njė komision tė
pėrkohshėm, i cili duhet tė organizojė zgjedhjet e para tė
kėshillave rajonalė dhe tė Kėshillit Kombėtar tė Urdhrit tė
Farmacistėve.
2. Kėto zgjedhje tė bėhen brenda 3 muajve nga data e hyjes nė fuqi
tė kėtij ligji. Me zgjedhjen e Kėshillit Kombėtar, komisioni i
pėrkohshėm shkrihet.
Neni 20
Urdhri i Farmacistėve financohet nga shteti pėr njė periudhė
njėvjeēare. Masa dhe mėnyra e kėtij financimi pėrcaktohen me akte
nėnligjore, tė nxjerra nga Kėshilli i Ministrave.
Neni 21
Ēdo dispozitė, qė bie nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohet.
Neni 22
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.4010, datė 18.11.2003 tė Presidentit tė
Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu.
|
|
| |
|
|
|