Adresa: Bulevardi “Bajram Curri” nr. 1 Tirane, Tel ++355 43 62937
 
Ligje dhe Dokumenta
 
 

Programi i qeverisë
Dokumenta Strategjik
Legjislacioni

 
     
 
Legjislacioni
 
   L I G J
 
Nr.7830, datė 15.6.1994
 
PER AUTOPSITE
 
 
Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr. 7491, datė
29.4.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e
Kėshillit tė Ministrave,
 
 
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
 
 
V E N D O S I :
 
Neni 1
 
Pėrcaktimi i vdekjes sė njė personi tė shtruar ose jo nė njė institucion shėndetėsor kryhet nga ana e mjekut kurues ose tė njė mjeku tjetėr, nė bazė tė kritereve mjekėsore tė shėnjave tė vdekjes.
 
Neni 2
 
Autopsia, qė mund tė jetė anatomo-patologjike ose mjekoligjore, nuk mund te kryhet pa kaluar 12 orė nga casti i vdekjes. Nė raste tė jashtėzakonshme autopsia mund tė bėhet edhe nė njė interval kohe mė tė shkurtėr, por jo mė parė sė katėr orė pas vdekjes dhe vetem pasi vdekja tė jetė vertetuar nga dy mjekė.
 
Neni 3
 
Kur vdekja ndodh nė institucionet shėndetėsore, autopsia
anatomo-patologjike bėhet nė rastet kur shefi i shėrbimit ose i pavionit kėrkon verifikimin e diagnozės a tė shkakut tė vdekjes.
Kur shefi i shėrbimit a i pavionit nuk e kėrkon autopsinė, ose kur vdekja ndodh jashtė institucioneve shėndetėsore, autopsia anatomo-patologjike bėhet vetėm me kėrkesėn e tė afėrmve tė tė vdekurit sipas radhės sė afėrsisė gjinore deri nė shkallėn e tretė, ose me kėrkesėn qė pacienti mund tė ketė bėrė me shkrim a me gojė para vdekjes.
Nė tė gjitha rastet e vdekjeve tė fėmijėve tė porsalindur nė institucionet shėndetėsore, bėhet autopsi anatomo-patologjike.
 
Neni 4
 
Nė tė gjitha rastet autopsia anatomo-patologjike bėhet nė mėnyrė tė shkallėzuar deri nė realizimin e qėllimit pėr tė cilin kryhet.
 
Neni 5
 
Nėse gjatė kryerjes sė autopsisė anatomo-patologjike gjėnden tė dhėna qė dėshmojnė pėr njė vdekje kriminale, autopsia duhet tė ndėrpritet menjėherė dhe mjeku anatomo-patolog qė kryen autopsinė, pasi tė ketė pėrshkruar hollėsisht shėnjat e vėrejtura, drejtperdrejt ose nėpėrmjet drejtorisė sė spitalit, lajmėron organet e prokurorisė a tė policise hetimore, tė cilat marrin masat e nevojshme dhe japin udhėzimet e duhura per t'u vazhduar si autopsi mjekoligjore.
 
Neni 6
 
Autopsia mjekoligjore pėr zbulimin e shkaqeve e te mekanizmit tė vdekjeve kriminale, ose qe dyshohen si tė tilla, kryhet nė mėnyrė tė detyrueshme nė bazė tė urdhrit me shkrim tė prokurorisė, gjykatės a policisė hetimore pėr tė gjitha rastet e :
- vdekjeve me dhunė tė llojeve tė ndryshme : vrasje, vetėvrasje, aksident, lezione mekanike, helmime, asfiksi mekanike, veprimi i temperaturave ekstreme, korrent elektrik dhe cdo lloj tjetėr dhune;
- nė vdekjet e papritura jashte ose brenda institucioneve shėndetėsore, kur nuk dihet me saktėsi shkaku i vdekjes;
- nė vdekjet e fėmijėve tė porsalindur, qė kanė lindur jashtė institucioneve shėndetėsore;
- nė vdekjet e personave tė panjohur ose tė kufomave tė copėtuara a tė kalbėzuara;
- nė vdekjet e pacientėve nė institucionet shėndėtesore, kur ka pretendime nga tė afėrmit pėr trajtimin mjekėsor tė tyre.
 
 
 
Neni 7
 
Nė rastet e parashikuara nė nenin 6, organet e prokurorisė, tė policise hetimore dhe tė ruajtjes sė rendit janė tė detyruara tė marrin tė gjitha masat pėr kryerjen e autopsisė nė kushte sa me optimale (transportimi i kufomės nė morg ose nė vendin ku do tė kryhet autopsia, sigurimi i personelit
mjeko-ligjor gjatė autopsisė, sigurimi i transportimit tė materialeve tė marra pėr ekzaminime plotėsuese nė laboratorėt pėrkatės, etj.).
 
Neni 8
 
Nė rastet e vecanta tė vdekjeve mjekoligjore, ku shkaku i vdekjes dhe mekanizmi i saj vlerėsohen te qarta prej organeve kompetente tė drejtėsisė, mund tė lejohet marrja e kufomes nga familja, pa iu nėnshtruar autopsisė.
 
Neni 9
 
Mjeku specialist qė kryen autopsinė, duhet tė veprojė me takt dhe tė marrė tė gjitha masat qė kufoma t'u paraqitet pas autopsisė tė afėrmve tė saj nė gjendje normale, duke respektuar kėshtu tė gjitha ndjenjat e tyre.
 
Neni 10
 
Vėrtetimi i shkakut tė vdekjes jepet me shkrim nėpėrmjet pėrpilimit te skedės sė vdekjes, qė ėshtė dokumenti mjekėsor e ligjor, i cili lejon shėrbimin funeral tė kryėjė formalitetet e varrimit.
 
Neni 11
 
Skeda e vdekjes plotėsohet nga mjeku kurues qė i ka kuruar pėr kufomat e personave qė nuk i janė nėnshtruar autopsisė, nga specialisti
anatomo-patolog pėr kufomat e personave qė i janė nėnshtruar autopsisė anatomo-patologjike dhe nga specialisti mjekoligjor pėr kufomat e vdekjeve kriminale. Nė rastin e fundit skeda e vdekjes shoqėrohet edhe me njė leje varrimi nga ana e organeve qė kanė kėrkuar ekspertimin.
 
Neni 12
 
Varrimi i njė kufome kryhet si rregull jo mė parė se 12 orė nga koha e vdekjes dhe jo mė vonė se 24 orė nga casti i vėrtetimit tė saj.
Neni 13
 
Pėr zbatimin e ketij ligji ngarkohen organet e drejtėsisė, tė rendit publik dhe Ministria e Shėndetėsisė dhe e Mbrojtjes sė Mjedisit.
 
Neni 14
 
Dekreti nr. 1220, datė 9.2.1951 "Pėr autopsitė", si dhe cdo dispozitė tjetėr qė bie nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohen.
 
Neni 15
 
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė "Fletoren zyrtare".
 
 

 
...
 

 
 
     
Copyright © Ministria e Shëndetësisë 2005 - 2006 | Të gjitha të drejtat e rezervuara