Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr.7491, datė 29.4.1991
"Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Kėshillit
tė Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj pėrcakton kushtet e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese pėr
tė gjitha veprimtaritė qė kryhen me lėndė radioaktive dhe pajisje
rrezatuese, pėr tė mbrojtur punonjėsit e ekspozuar profesionalisht
ndaj rrezatimeve, popullatėn dhe mjedisin nė tėrėsi nga rreziqet e
mundshme tė rrezatimeve.
Neni 2
Nė kuptim tė kėtij ligji:
a) "Rrezatim jonizues" ėshtė rrezatimi elektromagnetik ose grimcor,
i cili shkakton drejtpėrdrejt ose tėrthorazi jonizimin e lėndės me
tė cilėn bashkėvepron.
b) "Lėndė radioaktive" ėshtė ēdo lėndė qė nė mėnyrė tė vetvetishme
lėshon rrezatime jonizuese.
c) "Pajisje rrezatuese" ėshtė ēdo pajisje qė pėrdoret pėr pėrfitimin
e rrezatimeve jonizuese.
ē) "Punė me rrezatime" ėshtė ēdo veprimtari qė kryhet duke pėrdorur
lėndė dhe/ose pajisje rrezatuese.
d) "Instalim rrezatues" ėshtė ēdo njėsi ku pėrdoren dhe/ose ruhen
lėndė radioaktive dhe/ose pajisje rrezatuese.
dh) "Mbetje radioaktive" ėshtė ēdo lėndė radioaktive ose send i
ndotur me lėndė radioaktive, qė nuk mund tė shėrbejnė mė gjatė pėr
qėllime tė dobishme.
e) "Siguria bėrthamore" ėshtė tėrėsia e kushteve qė sigurojnė njė
punė normale me rrezatimet, parandalimin e aksidenteve ose zbutjen e
pasojave tė tyre, mbrojtjen e punonjėsve, popullatės dhe mjedisit
nga rrezatimet.
ė) "Autoriteti kompetent" ėshtė komisioni i mbrojtjes nga
rrezatimet, si organ i pėrcaktuar nė kėtė ligj pėr ushtrimin e
detyrave dhe tė drejtave nė fushėn e mbrojtjes nga rrezatimet
jonizuese.
f) "Zyra e mbrojtjes nga rrezatimet" ėshtė njėsia ekzekutive e
komisionit tė mbrojtjes nga rrezatimet.
g) "Licenca" ėshtė dokumenti qė autorizon mbajtėsin e saj tė kryejė
veprimtari me lėndė radioaktive dhe/ose pajisje rrezatuese.
Neni 3
Subjekti i dispozitave tė kėtij ligji ėshtė ēdo person fizik e
juridik, i cili:
a) Zotėron, transferon, merr, pėrdor, fabrikon ose instalon pajisje
rrezatuese.
b) Kryen kėrkime radiologjike, punime minerare, bluarje, ekstraktim,
pasurim, shitje, transferim, import-eksport, dhėnie me qira dhe
ruajtje tė lėndėve radioaktive.
c) Trajton mbetje radioaktive, ushqime dhe produkte tė tjera tė
ndotura me lėndė radioaktive.
Neni 4
Tė gjithė personat fizikė e juridikė, venda e tė huaj, qė kryejnė
veprimtaritė e parashikuara nė nenin 3 tė kėtij ligji, duhet tė
pajisen me licencė nga autoriteti kompetent. Procedura e pajisjes me
licencė pėrcaktohet nė rregulloren pėrkatėse.
Neni 5
Personat fizikė e juridikė tė pajisur me licencė detyrohen tė
zbatojnė dispozitat e parashikuara nė kėtė ligj, si dhe nė aktet e
tjera tė miratura nė zbatim tė tij.
KREU II
ORGANIZIMI I STRUKTURAVE TE MBROJTJES NGA RREZATIMET
Neni 6
Pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes sė Mjedisit krijohet
komisioni i mbrojtjes nga rrezatimet, i cili ėshtė autoriteti
kompetent kombėtar qė mbikėqyr dhe siguron zbatimin e dispozitave tė
kėtij ligji dhe akteve tė tjera ligjore e nėnligjore nė fushėn e
mbrojtjes nga rrezatimet. Komisioni kryesohet nga ministri i
Shėndetėsisė dhe Mbrojtjes sė Mjedisit dhe tė paktėn 50 pėr qind e
anėtarėve tė tij janė specialistė tė mbrojtjes nga
rrezatimet. Anėtarėt e komisionit emėrohen nga kryetari pėr njė afat
4-vjeēar. Mėnyra e shpėrblimit tė anėtarėve caktohet nga ministri i
Shėndetėsisė dhe i Mbrojtjes sė Mjedisit.
Nė varėsi tė komisionit tė mbrojtjes nga rrezatimet ngrihet zyra e
mbrojtjes nga rrezatimet, si organ ekzekutiv i saj. Kryetari i kėsaj
zyre ėshtė edhe sekretar i komisionit.
Neni 7
Komisioni i mbrojtjes nga rrezatimet ka kėto detyra e tė drejta:
a) Nxjerr rregulloret, udhėzimet dhe aktet e praktikave tė mbrojtjes
nga rrezatimet jonizuese dhe sigurinė bėrthamore, tė cilat janė tė
detyrueshme pėr zbatim nga tė gjithė personat fizikė e juridikė.
b) Kontrollon zbatimin e akteve ligjore e nėnligjore mbi mbrojtjen
nga rrezatimi.
c) Pajis me licencė subjektet qė kryejnė veprimtaritė e parashikuara
nė nenin 3 tė kėtij ligji.
ē) Drejton nga ana teknike tė gjitha autoritetet kombėtare dhe
lokale pėr zbatimin e menjėhershėm tė masave tė nevojshme pėr
zbutjen e efekteve tė aksidenteve bėrthamore.
d) Bėn rekomandime dhe propozime pėr pėrmirėsimin e legjislacionit
nė fuqi nė fushėn e mbrojtjes nga rrezatimet.
dh) Miraton standardet e sigurisė pėr mbrojtjen nga rrezatimet.
e) Bashkėpunon me organizmat kombėtarė e ndėrkombėtarė pėr problemet
e mbrojtjes nga rrezatimet.
ė) Angazhon institucionet kėrkimore-shkencore nė tė gjithė vendin
pėr zgjidhjen e problemeve kombėtare nė fushėn e mbrojtjes nga
rrezatimet.
f) Pėrcakton strukturėn organizative tė zyrės sė mbrojtjes nga
rrezatimet, si dhe emėron dhe shkarkon drejtuesin e saj.
g) Bashkėpunon me Inspektoratin Shtetėror tė Punės.
Neni 8
Zyra e mbrojtjes nga rrezatimet ka kėto detyra e tė drejta:
a) Paraqet pėr miratim nė komision aktet rregulluese tė veprimtarisė
sė mbrojtjes nga rrezatimet.
b) Kontrollon nė praktikė zbatimin e akteve ligjore e nėnligjore nė
fushėn e mbrojtjes nga rrezatimet.
c) Kryen inspektimin e instalimeve rrezatuese.
ē) Mbledh informacion dhe kryen matjet e analizat e nevojshme pėr
kontrollin e mbrojtjes nga rrezatimet.
d) Pėrgatit dosjet pėr dhėnien, pezullimin dhe heqjen e licencave
dhe ia paraqet komisionit pėr miratim.
dh) Pėrgatit materialet e mbledhjeve tė komisionit si dhe raportet e
kėrkuara prej tij.
KREU III
DISPOZITA TE FUNDIT
Neni 9
Komisioni i mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese miraton rregulloret
mbi:
a) Procedurat e licencimit pėr veprimtaritė e parashikuara nė nenin
3 tė kėtij ligji.
b) Mbrojtjen e popullatės dhe tė mjedisit nga rrezatimet jonizuese.
c) Mbrojtjen e personave tė ekspozuar profesionalisht ndaj
rrezatimeve.
ē) Standardet dhe aktet praktike tė veprimtarive me burime
rrezatimi.
d) Masat e sigurimit pėr lėndėt, pajisjet dhe instalimet rrezatuese.
dh) Veprimtarinė e zyrės sė mbrojtjes nga rrezatimet.
Neni 10
Shkelja e dispozitave tė parashikuara nė nenet 4 dhe 5 tė kėtij
ligji, kur nuk pėrbėn vepėr penale, dėnohet si kundėrvajtje
administrative, me gjobė nga 10 mijė deri nė 100 mijė lekė.
Gjobat jepen nga organet e kontrollit tė caktuara nga komisioni i
mbrojtjes nga rrezatimet.
Ankimi kundėr vendimeve tė organit tė kontrollit dhe ekzekutimi i
vendimeve bėhet sipas ligjit nr.7697, datė 7.4.1993 "Pėr
kundėrvajtjet administrative".
Neni 11
Tė gjitha dispozitat qė bien nė kundėrshtim me kėtė ligj,
shfuqizohen.
Neni 12
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.